Rrëfimi i Kristi Pines: Do të vrisja për 50 mijë euro

February 15, 2016 11:15

Rrëfimi i Kristi Pines: Do të vrisja për 50 mijë euro

Dëshmi të reja nga grupi i vrasësve me pagesë dalin në dritë. Bëhet fjalë për grupin që drejtohej brenda qelive nga Admir Tafili. Kristi Pine, 24-vjeç, ka pranuar vrasjen e të paktën dy personave dhe përpjekjen për të vrarë dy të tjerë kundrejt pagesave.

Shuma minimale ishte 15 euro, ndërsa maksimale deri në 100 mijë euro. Porosia për vrasjen e radhës përpara se të arrestohej ishte për pronarin e një prone ku do të ndërtohej një hidrocentral.

Pine ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke rrëfyer detaje nga planet e vrasjeve, ku shpesh porositës janë biznesmenë, apo persona që duan të vrasin për hasmëri.

Ai thotë se ka kryer një vrasje në Shkodër, ka tentuar të vrasë një tjetër person në Shkozë dhe nuk ka realizuar disa vrasje të tjera, për të cilat i është ofruar nga 50 deri në 100 mijë euro.

Pine rrëfen detajet nga plani për vrasjen e shtetasit Majlind Lila, i cili kishte konflikt me pronarin e një HEC-i, pasi ishte ndërtuar në tokën e tij. Sipas dëshmisë së Pines, së bashku me shtetasin Alban Beqiraj dhe Elson Merdani, kunati i Admir Tafilit kishte takuar një person të shëndoshë, i cili i kishte treguar se kë duhet të vriste.

“Ke bërë muhabet me atë, duke nënkuptuar Elsonin” dhe pasi shtetasi Kristi i përgjigjet: “Po, kam fol”, i ka treguar me dorë në drejtim duke i thënë: “Ky është personi”, që në atë moment ndodhej në krahun tjetër të rrugës. Pasi Kristi e pyet “për sa?”, ai i është përgjigjur:“…për 50 mijë euro”. Shtetasi Kristi i përgjigjet “OK”.

Për këtë ngjarje, vetë Lila ka bërë kallëzim në polici, dëshmi e cila përputhet me rrëfimin e Kristi Pines. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka marrë të pandehur pronarin e HEC-it, shtetasin Fatos Koka, si dhe personat e tjerë që kanë planifikuar vrasjen e pronarit të tokës, përfshi dhe Admir Tafilin. /Dita/

 

 

February 15, 2016 11:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*