Rrëfimi i Limos Dizdarit: Ortakëria opozitare në prag të 27 janarit

January 12, 2018 11:51

Rrëfimi i Limos Dizdarit: Ortakëria opozitare në prag të 27 janarit

 Përmes intervistës së mëposhtme, artisti i “arratisur” rrëfen si e njohu LSI-në në “shpërgenjtë”e lindjes dhe në kulisat e rritjes, që e shoqëruan prej themelimit të saj. Cilat janë përjetimet e kompozitorit, teksa iu ofrua posti i kryetarit të Konventës, përmes një vizite-surprizë të Ilir Metës në mjediset e Lidhjes së Shkrimtarëve; si ndodhi “puçi” i tij dhe zëvendësimi nga Viktor Tusha, çfarë propozoi Dizdari për kuotizacionet dhe si iu prezantuan si bosa personazhet “e inatosur” me PS-në, por edhe pse vajzat e tij duhej të mburreshin me fjalimin hyrës që Limos Dizdari mbajti 15 vjet më parë në mitingun e Çorovodës.

Teksa lidershipi i “trëndafilit të bardhë” në sfond të kuq, egërsohet me britma e me fluturimin e çizmes së Monikës mbi kokat e deputetëve, duke i shtuar doza agresiviteti parlamentarizmit dhe nota groteske LSI-së, Dizdarit i vijnë në kujtesë braktisjet e para të LSI. Ai tregon si vazhdoi hemoragjia me Sabit Brokajn, dhe se si “vreshti i budallenjve” u shtua edhe me Pëllumb Xhufin, Fatos Klosin e të tjerë. Ai kujton se si shpërtheu “breshëri vrastar” në mbledhjen e tretë të Konventës Kombëtare.

Dizdari rrëfen për “kuajt” që përcaktonin kufijtë e pronave, që, ashtu të lodhur, kullosnin jonxhë të njomë mbi tapitë e vjetra. Sipas tij, ato kishin marrë trajta fushateske dhe funksiononin si forma organizimi në këngën polifonike, në kuptimin që njera nga ato ia merrte, një e dytë që ia kthente dhe një e tretë, (PSD e Skënder Gjinushit), ia hidhte.

Intervista shpjegon se pse Limos Dizdarit iu rezervua fati i fikut të thatë në LSI. Referuar filizofisë popullore, ai thotë se fikun e mirë e ha breshka (ai bie në ferra, atje vetëm breshka shkon).

Cila është qasja e Dizdarit të LSI me fatin e drejtuesve kryesorë të Konventës Kombëtare të Parisit 1871 dhe për fatin që e pret Ilir Metën, jashtë kostumit të Presdientit dhe brenda “kryeneçësive”të Monikës, në banesën politike të trajtuar si bizhu familjare.

Të gjitha këto në intervistën ekskluzive, që Dizdari jep për herë të parë, duke thënë të pathënat e veta.  

Intervistoi Thoma Nika

Limos Dizdari

Zoti Dizdari, ju jeni një ndër figurat shumë të rëndësishme të themelimit të LSI-së. Pas kaq vitesh, si e shikoni agresivitetin e sotëm të LSI-së dhe “ortakërinë” e saj me PD-në në këtë prag protestash?

Kjo pyetje më është bërë shumë herë dhe në shumicën e rasteve kam bërë sikur jam përgjigjur.

Dhe ju keni thënë të vërtetën?

Jo gjithmonë kam thënë të vërtetën. Ajo është e komplikuar, është e vështirë dhe frikshme ta artikulosh. Kërkon një analizë të hollësishme të atmosferës politike në Shqipëri dhe mendimit që ekziston mes partive, aq shumë të shtuara.

Më 2004, kur u themelua LSI-ja, “kuajt” që përcaktonin kufijtë e pronave, pothuajse e kishin kryer punën e tyre. Dhe ashtu të lodhur, ata kullosnin jonxhë të njomë mbi tapitë e vjetra.

“Tabela e Mendelejevit”, e mbushur me bejlerët e rinj, me valencë dhe “vlerë” të lartë, ishte plotësuar dhe e mbingopur për nga vlerat. Ajo çfarë ishte kryer, duhej çimentuar.

 Si ju shfaqej mozaiku i partive politike, që në përfytyrimin tuaj, mund të ishte, pse jo, edhe një polifoni?

Po ta vëzhgoje me pak vemendje, binte lehtësisht në sy zhgënjimi, deri në kufijtë e qesharakes, dëshpërimi i njerëzve. Kjo, për shumë arsye dhe ndër më të hidhurat, sasia në pafundësi e partive që gëlonin në jetën sociale e politike të vendit. Ato kishin marrë trajta fushateske dhe funksiononin si forma organizimi njësoj si në këngët e dobëta polifonike, në kuptimin që njera nga ato ia merrte, një e dytë që ia kthente dhe një e tretë, PSD e Skënder Gji-nushit, që ia hidhte. Dy të parat bënin vazhdimisht rokadë, duke këmbyer pushtetin te njëra-tjetra.

Partia Social-Demokrate, e drejtuar nga një mendje shkencore e ndritur, e kish të pamu-ndur të bënte kompromis me të ligën, me të pistën dhe veçanërisht me antikombëtaren. Ndonëse mbeti një parti e vogël, periferike, pa siguruar kurrë vlerën e saj reale, që meritonte në organizimin e vërtetë e social të Shqipërisë. Nëse ajo po tkurrej çdo ditë, do të thotë se diçka mungonte…Me duket, disiplina e shkencave të sakta, është e vështirë të respektohet.

Ajo mundi të arrijë vetëm një koalicion gjithmonë të heshtur kundra saj, gjersa sot ky zë i mbytur, është bërë i plotë e mohues. Merita për këtë i takon vetëm Gjinushit. Ishte më i mençur se sa duhej. Rrembat e të shkuarës nuk duhej t’i prishnin. Një mendje e mençur më shumë të prish punë, se sa të ndihmon. Ai gjithmonë gjen rrugë të shkurtëra per të të bindur, për të të ndihmuar të marrësh vendime dhe argumenta per të mbajtur premtimet.

Si erdhi tek ju propozimi për të qenë në LSI?

Tamam në këtë atmosferë bie zilja e telefonit në Lidhjen e Shkrimtarëve. Dhe paradhoma e zëvendëskryeministrit Meta më njoftonte se ai ishte nisur për të arritur tek unë. Hyri në oborrin e Lidhjes me një shpurë të madhe burrash hijerëndë, të veshur me kostume të zinj autoritarë e të sertë, ndërsa ai vete u ngjit në zyrën time. Në Lidhje u ndje “lëkundje” e madhe. Artistët, të pamësuar me vizitorë të këtyre niveleve, ngelën të trembur si zogj të pullazeve. Iliri hyri tek unë me një buzëqeshje të ëmbël, e cila e shoqëroi gjatë gjithë kohës që qëndroi aty. Më dha një letër me pesë faqe, ku më propozonte si të parit, të bëhesha pjesë për krijimin e një partie të re. U habita, mbeta si pikëçuditëse. Ne të dy ishim anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste, me Kryetar Fatosin, një burrë i qeshur e me humor, një njeri i hapur, pa barriera kompleksi, njeri i kënduar e me asimilim të lartë, një kryetar partie apo kryeministër me aftësi të mëdha.

Por, siç duket, edhe me huqe të vonuara apo të mbetura pezull nga një adoleshencë apo rini e mirëkontrolluar nga edukuesit e tij. Të punoje me të, sidoqoftë, ishte kënaqësi. Ishte me rendiment në punë. Kjo gjë e kënaqte, por përtonte për ta vazhduar më tutje atë. Nuk di as unë ta shpjegoj pse u largova prej tij. Sidoqoftë, gjithnjë në mënyrë të mjegullt, kam menduar se ka qenë i angazhuar. Çdo vit që kalon më bind se në llojin e tij ka qenë si një tip “luledielli”, për farat e së cilës nuk pyeti kurrë se ku shkuan. Më duhet të pranoj si të vërtetë, si natyrë, si karakter, si koncept apo si qëndrim në detyrë, unë nuk kam qenë as si nxënës, as si qytetar, them as si drejtues, një i tillë verbërisht i bindur, apo, siç quhet “yesman”, nëse nuk isha tërësisht i bindur si mendim e më vonë si ndërgjegje individuale apo shoqërore.

Vazhdimisht keni bërë presion për të treguar për dy qëndrime, që i quani të mençura. Cilat janë ato?

Dëshiroj t’i them edhe për lexuesin ato dy qëndrime vërtet të mençura, për të vërtetuar diçka nga kjo që isha duke thënë.

E para: – Duke pirë një kafe në Klubin e Shkrimtarëve me Kol Jakovën, erdhi një gazetare fare e re dhe e pyeti: – Ç’është gazeta e pavarur? Dhe Kola i përgjigjet: – Ajo që nuk është varur akoma.

E dyta: Filip Çakuli, me shumë humor e mençuri, rrëfente:

Shkova në një ambasadë dhe kërkova 2-3 viza per disa miq të mi. Këshilltari, me të qeshur dhe prerë, më thotë: Nuk mund të të jap viza.

I them këshilltarit: Do të të jap lajme interesante nga Parlamenti.

Dhe ai më thotë me të qeshur: – Para teje ishin 4 deputetë këtu tek unë, Filip.

 Le t’i kthehemi letrës së Ilirit për ju…

 Letra që vuri para meje Iliri, fliste dhe arsyetonte se sa e domosdoshme po bëhej nevoja për t’u shkëputur nga PS e për të krijuar një parti të re – A nuk janë të mjafta këto të 70-a që kemi, – I thashë-po të shtojmë edhe një tjetër?

– Me Nanon nuk vazhdohet… megjithatë, në kryesi vetëm ti kritikon. Unë flas në mbledhjet e Qeverisë.

– Domethënë, unë bëj sherret, ti zihesh për koshat e fiqve- i thashë dhe bërtita.

Nuk doja të largohesha nga PS. Ftesa e Ilirit nuk më entuziazmoi, por m’u duk vetja i vetmuar e pa mbrojtje. Të nesërmen u gjenda i ftuar tek “Sheraton”-i nga Iliri e Dritani, në një drekë nga ato që kish qejf Iliri. Më vonë erdhi edhe Spartak Braho. U ndjeva rehat me ardhjen e tij. Me të kemi një marrëdhënie sinqeriteti të vjetër. Spartaku është burrë zakoni e me tradita. Nuk fjalos shumë, por i ka vlerë fjala dhe është vazhdimisht i kthjellët.

Folëm vetëm për partinë. Këmbëngulja e tyre për të bërë pjesë, më llastoi ca. M’u duk vetja siç duhet të jetë ndjerë edhe Sejfullai, kur u kthye nga Moska si ish-anëtar i Kominternit e iu bashkua lëvizjes komuniste në Shqipëri, për ta ngrysur jetën si përkthyes i veprave të klasikëve komunistë – Leninit, Enverit, Stalinit.

Unë pyeta pak. Më thanë se po punojmë për një lloj programi.

Pyeta se si ishim me fondet… Dritani më garantoi: -Mos e çaj kokën. Sa do?  1, 2, 3, 5 apo 7 milionë euro? Më shumë s’kemi!

Me mendje përtypa… Ky qenkërka thesi.

Pyeta përsëri Ilirin: – Sa do ta caktosh kuotizacionin për çdo anëtar partie?

Me një buzëqeshje në tërë qenien e tij, më tha: – Çfarë rëndësie ka kjo? Ti vetë nuk ke ndonjë mendim?

I propozova që çdo deputet të paguajë 50 mijë lekë, çdo zëvendësministër apo drejtor ndërmarrjeje nacionale 30 mijë lekë, çdo nëpunës 15 mijë lekë dhe çdo anëtar i thjeshtë nga 2 deri në 3 mijë lekë.

  • Po pse kaq shumë?

Në fakt, fola kot dhe po kot, fillova të argumentoj: – Secili që vjen në këtë parti, të ndjehet i vlerësuar si në një teatër, ta blejë vendin tek i cili kërkon të ulet, të mos kenë mundësi të tallet me anëtarët e saj e të mos kemi të drejtë t’i blejmë ata e më pas t’i keqpërdorim.

A u pranua propozimi juaj, apo vetëm u provua?

Sigurisht që propozimi im i improvizuar, nuk u pranua. Por jo se nuk u provua: në ca zgjedhje që u bënë, u tentua të hiqej nga sekretar për Tiranën, të mos ishte Dritani. Pashë me sytë e mi se si nisi të turfullonte Dritani. Dhe u qetësua kur i thanë se do të mbetej në atë post.

Mendoj se diçka e tillë do të ketë ngjarë dhe kur mendoi dhe filloi të xhirohej me kamera të fshehtë.

– Ka harxhuar shumë- më thoshte, sa shumë nga ajo parti: “Gjynah apo jo…allah, allah thashë. Gjynah, por ka patur, mendova.

Sidoqoftë, pranova të punoja për strukturimin e kësaj partie të re. Më kërkuan t’i bashkangjitesha një grupimi të madh, që do të shkonte në Skrapar. Një mendim si prej një djali vendi.

U realizua mitingu i Skraparit dhe çfarë kujton nga ai takim?

Një shpurë shumë e madhe, u nisëm për mitingun në Skrapar. Gjatë gjithë rrugës, në makinën e tij Iliri u kujdes të më thoshte se në çfarë pika duhej të përqendroja fjalën time në Çorovodë, që do të ishte edhe fjala hyrëse në atë takim shumë popullor.

Fola, thashë gjëra të vërteta. Kisha shumë emocion. Në zërin tim kishte një shqetësim, që vërehej lehtësisht. Siç duket, ai vinte si jehonë e luftës, duke pyetur subkoshiencën time, nëse vallë më dëgjonte babai i vrarë në Therepel. Ai nuk ka as varr, ku është?? Po vrasësi i tij, më dëgjon, sa fjalë të vyera thosha?! U prita mirë. Populli është gjithmonë i mirë e i çmuar. Prita të më duartrokiste, kur thashë dhe fola aq shumë fjalë të mira për Ilirin. Në kafen e rastit pas mitingut nuk kishte as kuadro të vendit, as njerëz të luftës e as entuziazëm. Populli ka aftësinë të të lexojë mirë.

Një plak pa dhëmbë e i parruar diçka mërmëriti në gojën e tij të tultë e të lagësht. E falënderova, edhe pse nuk e kisha marrë vesh çfarë tha.

Në kthim ndaluam në Bogovë, ku partiaku më uroi për fjalimin.

Ishte një fjalim programatik. Mendova që vajzat e mia do të kenë arësye të mburren me këtë fjalim të babait.

Sa më shumë largohesha nga Skrapari, aq më shumë bëheshin lëmsh mendimet e gjuhën e kisha të hidhur. E kam kaluar shumë herë nëpër mend fjalën time në Çorovodë. Isha si një regjisor i keq, që kërkoja, përmes përdorimit të situatave, të bëja personazhet më të gjatë, më të bukur e më të mençur se ç’ishin në të vërtetë. E kujtoj shpesh atë fjalim. Si mundësi reale për t’i prishur humorin vetes.

Ishte një intuitë pararendëse si kohë.

Kam përshtypjen se ndoshta kjo ndodh edhe me Edi Ramën dhe me Ben Blushin. Siç duket, me të gjithë tipat artistikë.

A ka vend për paralelizma? Çfarë kujtoni nga “puçi” për të qenë ju Kryetar i Konventës së LSI? 

Ka ndodhur dhe me Dhimitër Anagnostin, Teodor Laçon, Kiço Blushin apo Robert Ndrenikën. Bën përjashtim vetëm Dritëro Agolli. Siç duket, në këtë grup ishte më pak i larguari nga psikologjia e fshatit, që ka afër dhe pohimin dhe motivin, tipar shumë tipik, për politikanët e sotëm.

Ne e kemi parë të organizuar pas krijimit të partisë, në zgjedhjen kryetar i Konventës së LSI. Në mendje kisha e shpresoj të mos ngjaja me fatin e drejtuesve kryesorë të Konventës Ko-mbëtare të Parisit 1871. Shpresoja të bënin punë të mira.

Unë nuk kisha “uri”, as ambicie, isha i tëri me ëndrra, e doja vendin tim, të bëhej më i pasur, me ujëra e diell, më i miri ndër ata që na rrethojnë.

Në mbledhjen e tretë të Konventës Kombëtare shpërtheu një “breshër vrastar” në sallën ku zhvillohej ai takim. Fliste një anëtar i kësaj Konvente, një ish-atashe ushtarak për shumë vite të tëra në një nga shtetet e rëndësishme të NATO-s.

Fliste me shumë etikë, me qetësi të brengosur me fakte dhe shembuj tronditës. Salla mbeti e habitur dhe fytyrat e tyre si të murosura. M’u kërkua të ndërhyja. Nuk hyra dhe nuk e pezullova folësin. Por mbas tij thashë “pushim”.

Mbas pushimit mbledhja vazhdoi e squllët dhe u mbyll shpejt.

2-3 javë më vonë shkova në Itali, me shërbim nga Lidhja e Shkrimtarëve.

Kur erdha, gjeta të caktuar në postin e kryetarit të Konventës Viktor Tushën.

U ndjeva mirë, por nuk m’u dha mundësia t’i uroja Viktorit “punë të mbarë”.

Paskam patur të drejtë, i thashë  Dritanit, kur kërkova që anëtarët e LSI të paguanin kuota të larta anëtarësie. Unë nuk kisha paguar asgjë.

Vazhdova si anëtar i Konventës dhe për ca kohë, për të përfunduar si fiku i thatë. Siç thotë populli, fikun e mirë e ha breshka (ai bie në ferra, atje vetëm breshka shkon).

Jeta rridhte qetë, politika bënte zhurmë dhe njerëzit e saj direkt bënin zullume nga më monstruozet. Pa rënë në sy, u largova dhe nuk u çudit kush, nuk shkroi njeri, fillova jetën e një-trajtshme.

Pas kësaj, si ishin kontaktet me Ilir Metën?

Me Ilirin takoheshim pas punëve të përditshme. Gjithmonë më është dukur një njeri vërtet pa background, por me iniciativë të veçantë, një kuadër ekzekutiv me aftësi vendimmarrëse shumë të veçantë dhe i sigurt në realizimin e atyre vendimeve.

I ngjan Enverit për nga aftësia. Vërtet nuk ka bërë hidrocentrale, shkolla e spitale, as Re-zervat e Skraparit të mbushura me flori e me tërë ato kursime, gjer tek qumështi i dallëndyshes, të gjitha këto, për të siguruar vendin në kohë lufte.

Dhe ashtu ndodhi. Por vërtet ka një stof shumë të mirë prej udhëheqësi.

Ajo çfarë gjendet sot nën kostumin e Presidentit, më duket si një diçka që funskionon si një pakt mes qetësisë së jashtme dhe pasigurisë për atë që mund të ngjajë nesër.

Ilirin, do të doja ta shihja më me dritë.

Mendoni që ikja nga LSI ishte lëvizja e duhur?

 Ca muaj më vonë mora vesh se edhe Sabiti ishte larguar nga partia. E pyeta: – Po ti, ç’pate, pse ike? Me buzëqeshje m’u përgjigj: – Pse, ti të jesh më i mençur se unë?!

Pastaj mora vesh se vreshti i “budallenjve” u shtua edhe me Pëllumb Xhufin, Fatos Klosin, Ndre Legisin e të tjerë. U bëmë shumë, por vendet nuk mbeteshin bosh. Ndryshim përbën sa i gatshëm je, të përdoresh apo të kundërshtosh.

 Do të doja të flisnim pak edhe për Monikën. Si e përjetove gjestin e saj, me çizme drejt Ramës?

Më provokoi të qeshur dhe keqardhje. M’u duk një kopjace, pa të veçantë. Duke ardhur nga i njëjti krevat ëndërrues bashkëshortor, ajo u përpoq të imitonte Ilirin, kur iu hakërrye Jozefinës, që dhe ai më shtyu të mbaja një buzëqeshje në fytyrë. Ai sikur e dinte që nuk do ta linin kurrsesi, të mbërrinte deri te Kryetarja Ata që paguheshin, mund të humbisnin punën.

 Cili është vlerësimi që keni për “martesën” më të fundit: PD-LSI?

 I njëjti vlerësim me atë të Dashamir Shehit, i cili flet gjithnjë thjesht e qartë. Ai kërkon vazhdimisht ta bindë politikën, por kurrë nuk pranon t’i nënshtrohet asaj.

 

 

 

 

January 12, 2018 11:51
Komento

9 Komente

  1. halleluja... January 12, 13:08

    Eshte njerezore per secilin nga ne ,
    te reflektojme sado pak ,perball ksaj situate kercenuse politike
    per shtetin Shqiptare dhe te ardhmen e ktij populli ,perndryshe kush do ishte roli i te qenit Njeri ne kte Bote ,ne kte Jete ?!
    Ne jemi njerez ,qe duam te jetojme po si njerez e jo si deshriojn politikanet ,duke na shndruar jeten ne kafshe .Per te rrespektuar kte jete ,qe e jetojme vetem njiher ,duhet te luftojme ,duhet te tregojme rrespekt per kte jete ,duke reaguar kundrejt Monstres Politike ,ne interes gjithmon te te mires se pergjitheshme e cila eshte rrjedhimishte edhe nji e mire personale e kunderta jo.
    Kompozitori i njohur i muzikes se vite.ve para 90-es ben shume mire qe me ne fund shkruan Nota te tilla ne Pentagramin e Politikes ,sepse tregon qe ndergjegja e tij merr frym ala,por qe nuk do ishte keq ,qe secili nga kta ishProfesioniste te X-Fushe ,te kontribojne edhe ne fushen e muzikes jo vetem ne Tallavane e Politikes duke lene trashegimine e talentit te tij ne ndihme te shoqerise tallava ,qe saher zgjohet nga gjumi ,kercen ne hava .Dhe kjo vlen mendoj un per te gjithe ata ,qe abandonuan profesionet e tyre dhe ju ngjiten politikave te parase .Shif pasojat sot ne cdo fushe ,ku ka deknatuar ajo shoqeri . Ne Llumin e politikes

    Reply to this comment
  2. vasili January 12, 14:14

    Eshte nje tentativ simpatike e autorit,per te bere katarsis,krejt e huaj kjo fjale,ne zooparkun shqiptar.
    Prandaj dhe e lexova me nje endje te vecante.

    Reply to this comment
  3. Niku January 12, 15:29

    Perse nuk e thoni shkurt dhe shkoqur z. Limos qe ju dhe figura te tjera te nderuara si Xhufi, Anagnosti, Ndrenika, etj. u shfrytezua nga delenxhijte politikane si Berisha dhe Meta? Ju e bete kete per perfitime financiare, se pensioni i deputetit eshte disa here me i larte se normalja, por ju humbet shume ne drejtim te asaj qe njerezit kishin krijuar per ju, respektin.

    Reply to this comment
  4. Adih January 12, 15:54

    Dhe ti o Limoz Dizdari fluturove e kalove nga nje koqe tek nje bole .Öse Sarandioce ,shkove ,nga muti ne shurre . Me falni per fjalorin sinqerisht .
    Do beje mire te mos komentosh me o Limoz ..

    Reply to this comment
  5. 7 korrik 2008 January 12, 16:02

    i Nderuar Limoz !

    Je njeri dhe artist i madh
    por nje politikan (deleted=fjala me e keqe shqip).
    .
    Po marr vetem nje shembull kur dhe ti ishe LESH-IST:
    .
    Ne korrik 2008 Ilirimonikaspartakutitvasililuanramapanaritimonika ect bene gjemen per dokumeta autentike se berisha ishte double-spiun…
    dhe
    ne
    2009
    bene
    kualicjon
    me spiunin sperberisha?

    Ja dhe fakti qe eshte ne arkiven e kuvendit:

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë…
    .
    E fundit per Limozin:

    Kur thua se Iliri i ngjan Enverit nga aftesia me keqardhje po te them se nje vizite ne ndonje spital mental e ke te domosdoshme..
    .
    Keto po ti thote nje ish-antienverist i stazhionuar
    por me c’na kane pare syte pas 1992 qe ai vend eshte kthyer ne shprehje gjeografike ne saje:

    1-te hipokrizise kriminale te miqve
    2-vargmalet me krime te berishorreve
    3-impotencen kriminale te edi rames
    4-verberine kriminale te juve intelektualeve “te mire”.qe nga ismail kadavra e deri te lacjani dash kaloqi.

    vazhdon komneti tjeter…

    Reply to this comment
  6. Arberia January 12, 16:44

    Limoz Dizdari hyri ne politike si muzikant me tra-la-la dhe doli prej saj me tekste poetike si e ema e Zeqos maje thanes!

    Reply to this comment
  7. 7 korrik 2008 (2) January 12, 17:05

    (VAZHDIM I KOMENTIT PARE)

    Nëse shteti amerikan qa ka dalë bashkë me Gjermaninë dhe Italinë “dollibash” për reformen antikorrupsion & dekriminalizim dhe nuk fillon dy te parat “BEJLERESHAT E LALZIT” Monika Krymadhen dhe Argita Berishën atëhere keto zhurma te medha per dekriminalizim do perfundojnë si ekspertizat profesionale te Fbi me të cilat salisatanai fshiu menderen
    .

    Të gjitha spërdredhjet dhe marrëzitë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, gjatë javëve të fundit, duke nisur që nga dalja e Luan Ramës në foto me Putinin, tek sulmi me çizme ndaj Edi Ramës në Parlament, tek thirrja e Petrit Vasilit për të vrarë Edi Ramën si Esat Pashë Toptanin, tek histeria kundër Arta Markut, tek letra mashtruese e Metës për Donald Tramp dhe deri tek nënshtetësia për Janullatosin kanë një emërues të përbashkët: Makthin nga drejtësia e re! Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po lëvizin gurët e fundit për të shpëtuar nga arrestimi.
    .
    Dihet tashmë se FBI ka një dosje voluminoze për veprimtarinë e tyre, ku përfshihen afera korruptive, pastrim parash, pasuri të pajustifikuar dhe trafiqe. Burime diplomatike thonë se Ilir Meta është simboli dhe emblema e korrupsionit në Shqipëri dhe se, kur Donald Lu flet për peshqit e mëdhenj, i referohet pikërisht këtij. Nuk ka dilema nëse do të goditet çifti më i korruptuar në Shqipëri dhe Ballkan, dilema konsiston nëse do të goditet nga kryeprokurorja aktuale Arta Marku apo do të pritet ngritja e Byrosë Kombëtare e Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.
    .
    Po çfarë përmban më në detaje dosja voluminoze që kanë në dorë organet shqiptare dhe Perëndimi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Në dosje ka shumë dëshmi komprometuese, fotografime, përgjime, dokumente që faktojnë fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave, dokumente që faktojnë implikimin në trafiqe, dokumente që nxjerrin zbuluar çiftin pas shumë bizneseve që po rrënojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë, dokumente për lobime me para të pista. Në dosja ka rrëfime nga drejtorë të penduar që paguanin çdo muaj gjobën e korrupsionit. Ata kanë zbardhur skemën e korrupsionit, se si paratë e hedhura për vepra publike, kryesisht rrugë, shkonin në xhepat e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Në dosje, e cila është përgatitur gjatë disa viteve nga amerikanë, gjermanë dhe përfaqësues të besuar shqiptarë, ka fatura për shpenzime marramendëse jashtë vendit me paratë e korrupsionit, ka indicie për fshehjen e 500 milionë eurove në Londër etj.

    Fakti, Monika pastron 240 mijë euro

    Nga burime diplomatike është mësuar edhe një fakt edhe më konkret. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në vitin, 2006, kanë pastruar 300 mijë euro. Ata kanë pasur një vilë në Golem, të cilën e kanë deklaruar me vlerë 60 mijë USD, kur kanë deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003. Vetëm tre vjet më vonë, ata e kanë shitur vilën me vlerë 300 mijë dollarë. Mbetet në dorë të kryeprokurores së re Arta Markut ose në dorën e Byrosë së Hetimit për të zbuluar nëse vila ka pasur një vlerë 300 mijë USD dhe Meta e Kryemadhi kanë mashtruar duke e deklaruar 60 mijë USD.
    .
    Apo vila ka kushtuar vërtetë 60 mijë USD dhe Meta e Kryemadhi e kanë deklaruar shitjen 300 mijë USD, për të legalizuar 240 mijë USD para korrupsioni dhe trafiqesh. Arta Marku mund t’i administrojë lehtësisht këto dokumente, nëse do që të zbatojë ligjin dhe t’u shërbejë qytetarëve. Kryeprokurorja e re mund të administrojë dokumentet e kësaj pasurie dhe të vendosë për të firmosur apo urdhrin për arrestimin e Monika Kryemadhit. Faktet janë sheshit. .
    .
    Prandaj duhet te pyesim
    Limozet.
    .Gramozet
    dhe Bajlozet:
    Pse pikerisht tre dite pas kthimit nga Amerika…sulmoi me cizme Monika ?

    Reply to this comment
  8. demo January 12, 17:43

    Ju perdori Meta.

    Reply to this comment
  9. Minotauri January 13, 01:36

    Ka goxha te verteta ne pentagramin fjalacak te Limos Disdarit, por…
    edhe sikur te jene teresisht te verteta, mbase meritojne qenien pjese e ndonje libri me kujtime.
    Gazeta eshte tjeter gje, gazeta i sherben DITES, Ceshtjes se Dites; Kete ben Disdari. Sherben.

    Kjo s’duhet te ndodhte!

    Me kujtohet edhe dicka tjeter, qe mire ishte te mos ndodhte.
    Nano Nuk e donte Limosin deputet, por e lejonte te rrinte ne Lidhje. Partite ne Tirane jane e vetmja menyre per tu realizuar, natyrisht si hallke e tyre, jo si dinjitet.
    Limosi doli kandidat per kryetar Lidhjeje. Krahas Vath Koreshit, ndjese paste. Ishte edhe nje kandidat i trete, shume i deshiruar per kryetar, por jashte shinave te Dites: Zyd Morava, ndjese paste edhe ai…
    Ca si puna ime, qe muaren pjese ne kete farse, pa e ditur deri ne fund se ishte e tille, shkuan dhe votuan per Vath Koreshin. Sepse ishte prozator safi, me ndonje dregez te vogel ne Bio, dhe deri ate moment ishte shume me i patrazuar ne lojen e dites se Limosi, kam te drejte Limos?!
    Kur u muneruan votat, keshtu duhet thene mune—ruan jo numeruan votat, doli qe fitoi Disdari!
    Edhe Fatos Nano nuk e kishte Disdarin deputet, edhe Disdari u be Krietar, edhe…Vathi do behej pak jave me pas…deputet…i …PS-se!
    O rrefehen te gjitha, o nuk mban dot peshe asnjera.
    Tere sa tha per Ilir Floririn, jane te verteta, por Lirua ka shume me shume…
    Ka nje pike kulmore intervista: mbyllet me Dash Shehin! Ia vlen, Aty Limosi eshte i vertete, i besueshem, sepse nuk ka bere llogari. Shenje se Disdari ka bere mire qe zbriti ne Jug…
    Kur ke DETIN, c’e do Kryeqytetin o Njeri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*