Rrëfimi i mësueses së gjakmarrjes: Vrasin edhe për… radhën në mulli

Entela Resuli February 26, 2015 13:34

Rrëfimi i mësueses së gjakmarrjes: Vrasin edhe për… radhën në mulli

Dikush në familjen e tyre ka vrarë. Ata që i vuajnë pasojat e një krimi, shpesh të kryer në gjaknxehtësi e sipër, janë fëmijët edhe gratë. Veriu i vendit vuan ende plagën e gjakmarrjes. Shumë familje janë të ngujuara. Është vetëm një grua e cila, në mënyrë vullnetare, ka zgjedhur që fundjavave të “jetojë” me këto familje, me dëshirën e mirë për t’i ndihmuar. Ajo është Liljana Luani, me profesion mësuese prej 35 vitesh. Karrierën e ka filluar në Malësi të Dukagjinit, të Malësisë së Madhe. Prej 19 vitesh punon si mësuese në shkollën “Pashko Vasa” në qytetin e Shkodrës, ndërsa vitet e fundit më shumë e njohin si mësuesen e fëmijëve të ngujuar.

E takuam në Tiranë, ndërsa ishte duke marrë pjesë në një aktivitet dhe e ftuam në “Dita” për një bisedë, për të mësuar më shumë rreth punës së saj, por edhe rreth fenomenit të gjakmarrjes.

55-vjeçarja që kemi përballë e di çfarë është besa, i njeh mirë edhe rregullat burrnore e zakonet e Malësisë, e ç’do të thotë të shkelësh në një familje të ngujuar, përballë së cilës jo rrallëherë ngrihet shtëpia e gjakësit.

E di që shumë më quajnë të çmendur, madje dyshojnë tek unë, tek përfitimet që mund të kem, por kjo nuk më ka interesuar. Përballem shpesh me pyetjet: Pse e bën ti këtë?! Por është më e fortë se unë, sa më shumë i njoh këto familje, aq më shumë ka dëshirë t’u vij në ndihmë”– na thotë Luani me zërin që i dridhet. Fatmirësisht në gjithë këto vite punë ka patur mirëkuptimin e familjes. Bashkëshorti i saj ka të njëjtin profesion me Liljanën, ndërsa janë prindër të dy djemve të rritur.

Kam një familje në një zonë të thellë të Shkodrës. Janë dy fëmijë që jetojnë vetëm me gjyshen, të ëmën nuk e kanë, ndërsa i ati emigroi dhe është martuar me një tjetër person. Dy fëmijët dhe gjyshja, jetojnë vetëm, të braktisur nga bota. Rruga është shumë e keqe, nuk kalon asnjë makinë. Nuk dua të jap shumë detaje, por një javë më parë më mori njeri prej fëmijëve në telefon dhe më tha: Mësuese, Martini asht duke vdek për bukë. Mu rrënqeth mishi, më iku djali, thashë për një moment. U nisa që atë ditë drejtë banesës së tij dhe i çova çfarë munda”- na tregon mësuese Liljana. Kjo është situata sipas saj. Shumë varfëri, shumë dhimbje dhe pak ndihmë.

The three children hug their hug their teacher who comes twice a week to help them with lessons
Zonja Liljana, prej sa vitesh e bëni punën e mësueses për fëmijët e ngujuar?

Me fëmijët, familjet e të cilëve janë të përfshirë në gjakmarrje përpiqem të jap kontributin tim sado modest qoftë ai, qysh në vitin 2006 e në vazhdim.

Në cilat zona shkoni?

Mbuloj fshatrat e rrethinave të Shkodrës e më gjerë pas orarit mësimor në shkollën publike “Pashko Vasa” ku jap mësim prej 19 vitesh. Kurse në fundjavë shkoj në zona më të largëta. Kam shkuar natyrisht me radhë në Dukagjin, Pukë, Tropojë për të parë gjendjen nga afër. Unë përpiqem me shpirt për të ndihmuar këta fëmijë krejtësisht vullnetarisht, ndonëse vullnetarizmi në Shqipëri duket si tabu.

Zonja Liljana, keni kaluar disa breza në këto vite, fëmijët rriten, si ka qenë fati i tyre i mëvonshëm?

Ndonëse nxënësit e mi rriten, mjerisht ende nuk duket ndonjë dritë jeshile për fatin e tyre. Ata edukohen me frymën e urrejtjes. E kanë shumë të vështirë të dalin nga lëvozhga që u vishet ndër vite. Jetojnë të mbyllur, brenda katër mureve dhe informacioni që kanë për botën jashtë është shumë i paktë. Ata krijojnë një mikrobotë të tyre, janë mes historish vrasjeje e marrjesh gjaku. Fati i tyre nuk është i ndritur. Mund të them që është i venitur, pa jetë…

article-0-172A6832000005DC-4_634x439Kohet e fundit familjet në gjak janë shtuar apo janë pakësuar?

Në të vërtetë nuk ka rritje të konsiderueshme të numrit të vrasjeve për gjakmarrje, me aq informacion sa kam unë, por as zvogëlim të rasteve, pasi duhet bërë shumë më shumë punë si nga shoqëria për çrrënjosjen e këtij fenomeni kaq të pakuptimtë për shekullin që jetojmë.

Pse vrasin njerëzit në këto zona, cilat janë konfliktet kryesore?

Njerëzit vrasin edhe për motive fare ordinere si: Për radhën në mulli, për vijën e ujit, etj, duke iu referuar Kanunit, më mirë me thanë shtrembërimit të Kanunit, i cili sot duhet të ishte në muzeum si një relike e vjetër që tregon se para 600 vjetësh njerëzit zbatonin ligjin Kanun.

Me çfarë mjetesh shkoni në këto familje, si ju presin ata?

Megjithëse duket e pabesueshme, te nxënësit e mi shkoj me furgonat e linjës, me varka ordinere për të kaluar liqenin e Vaut të Dejës dhe për të shkuar në fshatrat përtej liqenit, shpesh rrugën e bëj në këmbë sepse nxënësit e mi më presin me padurim. Ata gëzojnë shumë kur u vjen një njeri nga jashtë!

Po gratë e këtyre familjeve, si jetojnë…?

Gratë e këtyre familjeve për mendimin tim përbëjnë një problematikë më vete sepse vuajnë jashtëzakonisht shumë, jo vetëm nga varfëria ekstreme dhe problematika që sjell ajo në familje, por edhe nga frika për fëmijët e bashkëshortët e tyre dhe dhimbja për familjarët e vrarë. Ato duhet të trajtohen patjetër me kurse të trajnimit profesional të gërshetuara me orë mësimi të edukimit psiko-social, etj. edhe pas përfundimit të kurseve t’ju mundësohet punësimi nga shteti. E them këtë pasi, për mendimin tim ka shumë rëndësi punësimi e integrimi i këtyre grave, do të ndikonte në zbutjen e varfërisë në familjet e tyre dhe vetë gratë do të ndiheshin më të vlerësuara, por ç’ka është më e rëndësishmja, nënat janë faktor kyç në edukimin e fëmijëve me ndjenjën e tolerancës, faljes e besimit në strukturat e shtetit ligjor.

Gjatë këtyre viteve nuk është bërë asgjë për to?

Asgjë. Ka pas përpjekje të vogla por asgjë konkrete nuk ka shkuar në ndihmë të tyre. Mendoj se është e domosdoshme ndërhyrja, pasi nuk kanë munguar rastet kur nga kushtet e rënda i gjakmarrjakanë dhënë fund jetës mbase fare të reja. Kjo është tejet e dhimbshme dhe e pajustifikuar për shtetin dhe shoqërinë, të cilët duhet patjetër të reagojnë më shumë për të luftuar dhe pasojat e gjakmarrjes së tmerrshme që sjell, sidomos me të pafajshmit siç janë nënat dhe fëmijët. Rastet janë mjaft të dhimbshme edhe për fëmijët që janë të prekur nga ky fenomen, qofshin ata të ngujuar apo fëmijët të palës kundërshtare, po edhe fëmijë që rrezikojnë e dalin qoftë edhe me periudha ku për mendimin tim duhen trajtuar, duhen trajtuar këto kategori fëmijësh.

Gjithmonë është folur për këto familje e këta fëmijë… a ka patur ndonjë herë ndonjë iniciativë konkrete për të bërë diçka në të mirë të tyre?

Për mendimin tim është i domosdoshëm një studim real, rast pas rasti, për të parë nivelin arsimor e psiko-social të këtij kontigjenti fëmijësh kudo që të ndodhen, pastaj duhen përgatitur programe serioze pune për të ndërhyrë ashtu si duhet në edukimin e arsimimin e këtyre fëmijëve.

Sipas jush, si mund të ndihmohen këta fëmijë, apo këto familje?

Këto familje duhen ndihmuar me politika punësimi e integrimi, pasi dihet se jetojnë në varfëri ekstreme. Deri tani lëvizjet për t’ju ardhur në ndihme këtyre familjeve janë të pakta përveç rasteve sporadike. Ndërsa në fushën e edukimit arsimor ka pas hapa konkretë nga Ministria e Arsimit ku vetë Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Znj. Lindita Nikolli jo vetëm që më ka dhënë shumë përkrahje në punën time, duke ardhur deri në zonat malore te nxënësit e mi dhe duke dhënë edhe orë mësimi me këta fëmijë e duke shkuar në familjet e tyre nga afër. Kjo tregon se shteti nuk përpiqet ta mbulojë këtë plagë siç është bërë deri dje, por ka kthyer sytë dhe vëmendjen për të gjetur rrugët efikase për të luftuar këtë fenomen, çka nuk është aq e lehtë pasi ka rrënjë shekullore.

Cila është situata më e sikletshme që jeni përballur ndonjëherë për shkak të shkuarjes në këto familje…?

IMG_1870Situatat janë të sikletshme dhe nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, por mua këto nuk më trembin. Mua më tremb vetëm fakti se sa me indiferencë e pranon shoqëria shqiptare gjakmarrjen në vitin 2015.

Pas pak ditësh vjen festa e 7-8 Marsit; si festohet me fëmijë të ngujuar?

Emocionuese është edhe kjo. Mund të duket absurde fjala festë, por është një formë dhe justifikim i këndshëm për t’ua bërë ditën ndryshe këtyre fëmijëve. Festa e 7 Marsit me këta fëmijë është ndryshe nga shkolla “Pashko Vasa” ku unë jap mësim në Shkodër: Marsela më reciton një vjershë. Luani më jep një përqafim. Partizani këndon me çifteli. Pavlini bën një vizatim të bukur, e kështu me radhë. Ndërsa më 8 Mars shkoj te ata fëmijë që ju mungojnë nënat dhe përpiqem me gjithë shpirt t’ju jap kujdesin e dashurinë e nënës së munguar.

Gazetarja Entela Resuli dhe mësuesja Liljana Luani

Gazetarja Entela Resuli dhe mësuesja Liljana Luani

Entela Resuli February 26, 2015 13:34
Komento

27 Komente

  1. alb1 February 26, 14:16

    Liljana Luani, ju jeni nje heroine, ashtu siç e keni dhe mbiemrin, nje luaneshe ne xhunglen shqiptare! Ju nuk keni nevoje per medalje, se ne Shqiperi ato u jepen jo vetem atyre qe nuk kane dhene asnje kontribut per shoqerine tone, por perkundrazi, i kane bere dem asaj. Ju s’keni nevoje per medalje, sepse do te keni mirenjohjen e njerezve te thjeshte, qe eshte kryemedalja me e madhe qe dikush mund te meritoje.

    Reply to this comment
    • nazim February 27, 00:13

      Mire shteti, po njerezit perse nuk dhurojne cte munden , rroba, lodra, ushqime per keto familje. Nuk ka nevoje qe cdo kush te dhuroje shume, nje pale pantallona qe nuk i bejen femijes tuaj, nje shall qofte edhe te vjeter, se me fjale jemi shume te zotet ne por jo me vepra.

      Reply to this comment
    • ali asllani February 27, 09:43

      He me JU LUMTE o gazetare !kaq te rende jeni qe te shkoni vete per reportazh duhet te vij kjo zonje e shenjte tju tregoi hallet e vuajtjet e vocerrakve te ngujuar.dhe ju te shkruani te gatshme artikuj,ne ngrohtesisine e zyrave me kalorifer e ajer te kondicjonuar..

      Entela respekte per shkrimin i shqyt telefonat se pertoni por si vajz e re, mir do ishte ta merje mundimin te shkoje vete ne terren ,pse jo me kete burrnesh qe i more intervisten..ne terren vajze atje je afer realitetit ..

      Reply to this comment
  2. qafir February 26, 15:47

    te vrasesh per radhen te pusi e per motive te tilla ordinere, nuk ka te beje varferia, por keta njerez nuk menaxhojne dot Egon e tyre. njerez 200 vjet prapa civilizimit.

    Reply to this comment
  3. Mami i Dardanit February 26, 15:54

    Te lumte o zonje per ate qe ben !

    Reply to this comment
  4. .............. February 26, 16:02

    Te lumte zonje, po ben nje pune te mrekullueshme per keta femije dhe per gjithe shqiptaret. Keto njerez I japin jete dhe force Shqiperise. Bravo dhe gazetes “Dita” qe I ngre keto probleme dhe I kujton strukturat shteterore te kujdesen per kete shtrese te shoqerise.

    Reply to this comment
  5. Call of Duty February 26, 16:45

    Shqiperise i duhen njerez me te tille karakter. Liliana per Presidente.

    Reply to this comment
  6. MIR February 26, 16:58

    ok

    Reply to this comment
  7. Fadili,Malesi e Madhe February 26, 18:01

    Krenar per ish kolegen time te kahereshme, ne shkollen 8-vjeçare Reç, Liljana Logu (Luani)

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic February 26, 19:37

    Shqiperia e eper po vuan ceshtjen e gjakmarrjes me keq se ne kohen e tukut. Keto zona vetem ne kohen e komunizmit kan pare dite te bardha. Vetem ne ket kohe ato jan ngopur me buk me pun dhe me garanci per jeten e tyre. Keta qe moren persiper te luftojn kunder atije qe nuk ekzistonte(komunizmit) e futen vete frymen e vella vrasejes.Po si e futen ate. Mohuan ligjin dhe i dhane vlera kanunit,Duke vepruar keshtu njerzite u hakmarren edhe per gjysin i cili ishte vrare par 100 vjetesh . Ja pra se c`fare i ben ketij Populli Pergjegjes per kete situat te rende eshte personalishte Sali Berisha me stafin e tije veriore si Jozi.Azem Hajdari e plote kalemgjij rreaksionare te veriut duke mos i perjashtuar edhe bycpapajt te cilet ne rrethin e tyre kane bere gjema te medha. Pra keto zona te ketyre rreksionarev antipopullore dhe kunder vetevets se tyre duke njojtur tradita e egra ne keto zon ne vend qe ti frenonin me autoritetin e tyre ata i nxiten dhe e sakatuan shqiperin e eper., Pra vete keta jan dora e zez e ketyre zonave, Sote numri i vikrimave nga gjekmarrja ka shkuar deri ne 16 000 veta .(Ne se jam gabim ne shifra te me ndihmoj shoqata e pajtimit te gjaqeve.)

    Reply to this comment
  9. LEK DUKAGJINI... February 26, 19:58

    …Respek per te gjithe keta njerez qe sakrifikojne ne sherbim te komuniteteve ne nevoje…Pertej ketyre sakrificave…eshte vendi te sqarojme se, permendja e Kanunit, vend e pavend, nuk eshte ne respekt te askujt, qe ne rastin me te keq tregojne injorancen e tyre ne lidhje me te…Kanuni u hartua si rregullator i jetes se komunitetit, dhe parandalimit te çdo mosmarreveshje qe mund te lindte aty…Tagri i kishes eshte ne shkallen me te larte ,gje qe tregon se Kanunin e pershkon nga fillimi ne fund fryma e krishtere e paqes, e faljes dhe e solidaritetit…Sikur shteti se drejtes ,te ishte i tille, atehere Kanuni, do t’i mbetej historise…

    Reply to this comment
    • plaku i mocem February 26, 20:32

      Po me cudit o “Lek”.Frymen e krishtere te kanunit thoni ju,dhe rezultati ne praktike vrasje per hir te Kanunit!.Ku eshte atehere fryma e krishtere kur ka vrasje?Kur nuk funksionon shteti eshte pleqesia qe duhet respektuar per zgjidhjen e konflikteve,biles per parandalimin e tyre.A dini ju “Lek” ndonje rast qe pleqesia te jete respektuar?Po te ishte se shqiptaret do ti bindeshin pleqesise(gjithmone kur nuk ka shtet,si ky rasti yne,pa 90-es per te cilin ankohen shqiptaret)do ishin shmangur vrasjet dhe situate do te ishte ndryshe.

      Reply to this comment
  10. tomorri February 26, 20:03

    Dua te bertas dhe te kelthas:
    Kush e pruri shqiperine ne kete derexhe?
    Kam nje deshire te zjerrte tu pergjigjem: Vetem Sali Berisha me klanin serb dhe grek.
    Zgjohu shqiptar nga gjumi zgjohu,mjafte fjete se kombi po eleminohet si ajo rera qe gerryen lumi per çdo dite dhe vit.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 27, 00:23

      Tomorri ? Vetëpërgjigja juaj është e saktë. Përgjegjësi kryesor për shpërthimin e gjakmarrjes shqiptare është sali shpellari. Thjesht mori platformën udba-she dhe e zbatoi. Znj. Entela është një gazetare inteligjente dhe ka bërë mirë që sjell këtë temë,në këtë moment. Duhen ndihmuar këta të ngujuar të mjerë që mbeten edhe pa bukë. Nuk duhet të kufizohet ndihma vetëm për të përmbyturit nga uji. Janë më keq këta fatzinj për të cilët do të thosha “të përmbyturit nga gjaku”! Kanë 25 vjet që nuk po shpëtojnë dot kësaj hataje të madhe. Qeveria duhet ta marë shumë seriozisht çështjen e njollës së zezë të gjakmarrjes shqiptare. Nuk mjafton vajtja e një ministreje atje. Këta duhen ndihmuar me shumë mënyra e mjete. Po të kisha unë forcën vendimarrëse do t’a gjeja zgjidhjen kështu,- kush është shkaktari i kësaj batërdie shqiptare,- Saliu! Atëhere shkaktari paguan. Konfiskim i tërë pasurisë dhe dhënia në dobi të përmirësimit të jetës,të arsimimit,të shkollimit etj, të këtyre viktimave. Do t’ju ndërroja vëndet me salinë faqezinë. Ju lumtë Entela dhe arsimtares Liljana! Nderime “tomorri”!

      Reply to this comment
      • ali asllani February 27, 10:29

        O Pellumb po pse e politizon temen ,sps nuk eshte faji i Saliut qe tjetri te vret per rradhen e blojes se mullirit apo per vine e ujit..mos me keqkupto.

        Po te them nji shembull ..
        kur isha vocerrak ,kembezbathur me rroba me arna e qurrat neper turinj ,ne fshatin tim erdhi trupa e Teatrit te Elbasanit nji jave kishte shfaqe,por njerzit venin ne shfaqje se i thonte kryetari keshillit ,je se e benin me deshire per te pare shfaqen..dhe dicka tjeter kishim dhe Vater Kulture plot e perplot me libra te ndryshem por nuk u shkonte ndermend te mernin te lexonin nji liber ,,bile punojsja e vatres kur i kerkoja nji liber me 500 bela ta jipte se thonte ce do!! do ta grisesh ..nuk i interesonte deshira e femijes per te lexuar…

        Cdu te them me kete qe kryetari se dinte per vete se cfar mesazhi zhvillues sillnin ne skene artistat..e jo me tu shpjegonte te tjerve.dhe ajo goca qe punonte te vatra e kultures ishte per te mar rrogen se ishte mbesa e x pergjegjsi sektori,dhe jo per te nxitur rinin per te zgjeruar horizontin me aktivitete te ndryshme..

        Reply to this comment
    • Xha Selmani February 27, 00:30

      E fortë kjo që ke thënë o pëllumb djali… “ndihmë për të përmbyturit nga gjaku”! Po kështu është vërtet. Të paça.

      Reply to this comment
  11. Luani 2 February 26, 20:32

    Paskan fillu me pagu me leke nafte. Bravo. Shk…….. Shqiperine Sander

    Reply to this comment
  12. LEK DUKAGJINI... February 26, 21:03

    …Libri i Kanunit gjendet ne çdo librari, dhe kushdo qe ka sadopak kuriozitet, mund ta lexoje ,dhe te beje diferencen, nga shkrimi, ne praktike….dhe aty ka shembuj te bollshem per çdo rast….

    Reply to this comment
  13. komiti i maleve February 27, 01:23

    e lavdishme mesuesja ne fjale ,duket qe i dhemb shpirti me gjithe mend .
    por nuk eshte kjo zgjidhja ,por duhet nje plan shteteror ,qe ne radhe te pare te pajtoje sa me shume te munde ,familjet ne gjak te cilat e kane shperdoruar dhe bastardizuar kanunin e lekes qe ka qene nje rregullator aty ku nuk ka patur shtet.
    jam dakord qe te kontribuojme per keta femije qe mua ma theren shpirtin dhe zemren .
    jam dakord qe frymezuesi me i madh i antishqiptarizmes eshte sali berisha ,i infiltruari i udb-se jugosllave ne shqiperi nen hunden e enver hoxhes dhe me bekimin e ramiz alise .
    saliu na e mbolli vella-vrasjen dhe po na e mban akoma ne dore uren e zjarrit qe ta ridjege shqiperine .
    zgjodhja ,zgjidhja ,kush eshte .
    per mua duhet nje ministri e posacme per gjak-marrjen dhe te kete te gjithe kontigjentin e nevojshem dhe te funksionoje dhe te paguhen nga shteti emisaret e pajtimit ne raport me numrin e pajtimit te gjaqeve ,ku me pas femijet ,grate por dhe fiset e ngujuara te kene mundesine qe te levizen lirisht neper shqiperi dhe me gjere dhe te bejne nje jete normale si gjithe te tjeret ,pavaresisht se do punojne me shume dhe do hane me pak ,sa per shembull ,por do ta kene jeten te sigurte .
    nga ky kontigjent femijesh -fatkeq do na prodhohen killerat e se nesermes ,te cilet shume sosh do te jene dhe te punesuar si vrases me pagese .
    nuk e di se cfaremendimi mund te kene komentuesit e tjere rreth ketij problemi .
    nga ana tjeter dhe kuvendi ,apo parlamenti duhet te kete seanca te posacme nje dite ne jave per kete problem .
    gjithashtu si mediet e shkruara apo dhe ato vizive ,nuk duhet te qemtojne se sa por…..ben ne dite saliu apo edi apo dikush tjeter por te sjellin shembuj ,kronika dhe mendime per kete problem akut .

    Reply to this comment
  14. Damiano Damiani February 27, 02:05

    Respekt per nje mesuese qe qendron me lart se 90% e gjithe mesuesve shqiptare.

    Reply to this comment
  15. feniks February 27, 07:24

    Eshte TURP qe sot akoma perrdoret KANUNI I LEK DUKAGJINIT VETEM PER TE VRARE E JO PER TE MIRE!!!
    Fakti qe ky KANUN MESJETAR perdoret vetem ne VERI tregon se keta NJEREZ kane DIFEKTE TE RENDA NE FORMIMIN E TYRE FIZIK,MENDOR,EDUKATIV DHE SHOQEROR!
    ATA ME GJYKIMET DHE VEPRIMET E TYRE JANE ME AFER KAFSHES SE NJERIUT!!!
    Kam jetuar ne VERI per gati 18 vjet,por para 90-te shteti e kishte ne DORE TE RREPTE KRIMIN!
    Pse nuk ngujoheshin atehere???
    Sot jo vetem mungon shteti,per 25 vjet,por SUNDIMI shumevjecar i agjentit serb dhe ARMIKUT TE URRYER TE GJUTHE SHQIPTAREVE Sali Berisha ,ka nxitur akoma me shume te gjitha TURBULLIRAT PSIKIKE,MORALE,EDUKATIVE DHE NJEREZOORE te ketyre kafsheve me fytyre njeriu!
    Ata kane DIFEKTE TE RENDA NE MAREDHENIET NE FAMILJE!
    Gruaja dhe femra ne pergjithesi trasjtohet si SKLLAVE!!!
    Ne gjakun e meshkujve qarkullon HELMI IM URREJTEJ,KOKEFORTESISE,I GJAKNXEHTESISE etj!
    ENVER HOXHA I KISHTE VENE NE MENGENE keta njerez MESJETARE qe per TURP quhen edhe shqiptare!!!

    Reply to this comment
  16. Darius February 27, 08:23

    Kanunet shqiptare kane qene 7,dhe Lek Dukagjini mblodhi ne gojdhena doke dhe zakone dhe i shkruajti,Kanunet/Besa/Kodet flitet te jene shkruar ngs Aleksandri i Madh ose Leka.
    Per te ngujuarit veriu eshte nje problem prej shekujsh qe nuk ka per tu zgjidhur…..kaq kollaj.

    Reply to this comment
  17. shqip hesapi February 27, 08:26

    Te lumte Liliana ! Erdhe qe erdhe ne Tirane,pse nuk e takove dhe Saliun ?Me kete rast te beje dhe nje akt te madh patriotik duke i dhene nje plumb ne koke per te lare te gjitha gjaqet.Vetem keshtu behet qe te veproje ligji ku te denohet per jete vrasesi.

    Reply to this comment
  18. Zogu February 27, 08:53

    Ju lumte Dita se keto jane artikuj qe mund te cajne mjegullnajen e krijuar nga politika ne keto 25 vite.

    Reply to this comment
  19. Aldo February 27, 09:33

    Duke lexuar komentet ne kete artikull kuptova qe edhe Leke Dukagjinin e paska bere Sali Berisha!!!! Po mire ja e pati Saliu per 20 vjet, kjo qeveria e kulluar e PS a ka ngritur te pakten nje plan e grup pune per kete gje ? Kryeministri jone e ka mendjen te PHOTO OF THE DAY, duke nga mbushur mendjen sesa bukur shkon mendjen ne kete vend te rrenuar .

    Reply to this comment
  20. padrino February 27, 11:07

    Nderim dhe respekt për mësuesen , ndonjë komentues thotë po shoqëria shqiptare çfarë bën ,po ka shoqëri civile në Shqipëri. .? E dimë të gjithë kush është përgjegjësi i kësaj katraure që 25 vjet që vazhdon sali serbo-greku, po edhe socialistët që kanë qeverisur, dhe po na qeverisin çfarë kanë bërë për ta venë para drejtësisë, saliun dhe bandën e tij pd, vetëm chiacchiere, sa për ardhur në pushtet dhe asgjë .çfarë po bën piktori që premtoi ripjelljen e Shqipërisë para 23qershorit se do vinte drejtësinë në vend, deri tani asgjë , vetëm llafe. Shteti shqiptar duhet të funksionojë në radhë të parë për këta fëmijë, që t’u japi mundësinë të kenë një ardhme, por të vendosë dhe autoritetin si shtet në këto zona.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*