Rrëfimi i Ndre Legisit: I kam thënë Ramës, se pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër

September 24, 2015 21:11

Rrëfimi i Ndre Legisit: I kam thënë Ramës, se pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër

Ish deputeti i Kuvendit që në vitin 1992, vjen me një rrëfim eksluziv në emisionin e Ylli Rakipit, “Të paekspozuarit”.

Për herë të parë Legisi tregon arsyet pse vendosi të largohet nga politika, problemet e brendëshme të Partisë Socialiste, marrëdhëniet me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe qendrimi i kryetarëve për jo servilët.

Ndre Legisi u arratis nga liria që ne fituam në vitet 90 drejt një lirie tjetër. Z. Legisi, saktësisht,  kur ju u arratiset nga politika shqiptare?

Në vitet 90 kishim entuziazmin e lirisë dhe e ndjenim shumë pranë lirinë kur mendonim se demokracia do të na krijonte disa mundësi që i kishim vetëm me të dëgjuar.

Është vërtetë rastësi e bukur angazhimi në politikë. Në vitet 90 isha zbatues eksperimentesh në Katedrën e Perimeve dhe ishim entuziast për ndryshimet. Lëvizja mori një vrull që nuk ishte shumë i pranueshëm nga mënyra si zhvilloheshin ngjarjet. Jam ballafaquar me zotin Berisha, në mes te studentëve.

Për mua ishte e rëndësishme dhe e shenjtë. Babai im, Gjergj Legisi, ka qenë dëshmor i luftës nacional çlirimtare. I thyen pllakën përkujtimore të shkollës, ndjeja përgjegjësi, isha njeri që e doja ndryshim. I them Berishës cili është qëndrimi ndaj simboleve të luftës, ndaj luftës. Ai dha disa përgjigje duke mos qenë shumë i qartë. Dhe simbolet e luftës tha Berisha janë simbole komuniste.

Ndre Legisi: Më vinte zor kur më propozuan për deputet

Unë mora mikrofonin dhe i thashë nga ky moment nuk jam më këtu.  Kjo ngjarje zhvillohej në Institut Bujqësor. Nga ajo ngjarje u vura në fokus të PS. Nuk mund të shkelja mbi disa parime.

Bëra letër të Zeri i Popullit, për të takuar të parin, z. Musa Ulqini, ishte gazetar me dëshirë, te ZP nuk shkruante kushdo. Ai ma botoi letrën e hapur. Pas saj u bëra protagonist. Thosha kush po e dëmton demokracinë, mbresa nga mitingjet e PD.

Pata edhe një diskutim me z. Azem Hajdari.  U bëra personazh i njohur, pasi krijuam Forumin Eurosocialist në 1992. U propozova për deputet por më vinte zor se në Institut Bujqësor kishte shumë profesorë dhe unë mendoja se s’më takonte mua.

I thashë Luan Memushit, duan të më vënë mua duhet t’ju vendosin ju.

Politika për mua ka qenë një tribun për tu njohur edhe për të mësuar shumë gjëra. Ka qenë mundësi për të komunikuar me njerëzit, për të përfaqësuar njerëzit. Jam zgjedhur tre herë me votim të drejtpërdrejt, sistemi mazhoritar. Sikush duhet të merret me politikë, ata një ditë nuk do të jenë në politikë dhe duhet të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë atë ditë.

Legisi: Krijimi i LSI ishte i duhur për kohën

Nga momentet më përcaktues në jetën tuaj është viti 2009, ishit një nga njerëzit e rëndësishëm të LSI-së, filloi  negociata për koalicion. Dilema ku duhet të shkonte Ilir Meta ishte momenti më i vështirë, keni qenë ju negociator për koalicionin Rama-Meta dhe Berisha -Meta, Meta Vendoste?

Kam pasur një perudhë të gjatë kohore me Ilir Metën kemi bërë rrugë së bashku, krijuam LSI së bashku me shokët e tjerë, nuk e konsideroj gabim krijimin, ishte e duhur për kohën. Kam pikëpamjen që Shqipëria është e majtë dhe PS filloi të mos e përballonte pushtetin në mënyrën si ishte organizuar para 2008. Pas krijimit të LSI filloi historia e koalicioneve.

Legisi: I kam thënë Ramës, se pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër

Është e vërtetë bashkë më Shpëtim Nazarkon kemi qenë në zyrën e Edi Ramës për ti ofruar një koalicion me LSI para zgjedhjeve.

Rama refuzoi duke mos pranuar emrat, unë pata një debat i thashë që po bën një gabim s’ke për t’u bërë kryeministër, pa ne.

Natyrisht edhe unë s’bëhem dot deputet pa PS dhe LSI. Lezha ishte e vështirë, për shkak të problematikës së qarkut. Unë s’do jem deputet, por as ti kryeministër. Lëvizi nga vendi i dhashë dorën dhe u larguam. Shkuam te Ilir Meta, i thashë se Rama nuk bën koalicion. U bë menjëherë konferencë për shtyp dhe shpalli koalicion, gabimi ishte i Edi Ramës.

Legisi: Isha kundër koalicionit me Berishën

Çdo bashkëpunim mes PS dhe PD për ndryshmet kushtetuese, gjithçka u bë për të shkatërruar LSI. Deshëm të na hiqnin anëtarin e komisionit.

Para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve duhet t’i jepnim dorën Edi Ramës por gjërat shkuan keq. Berisha ftoi Metën dhe ndodhi koalicionin. Unë në fakt isha kundra.

As Berisha nuk e bënte dot qeverisjen pa LSI. Ne i morën votat si të majtë, dhe sipas meje ne nuk kishim të drejtë që të bënim këtë koalicion. Unë i dhashë dorën Metës ai shkoi në punën e tij, u bë zv/kryeministër, ministër, ndërsa unë u ktheva në fshat.

Metën e kundërshtova në këtë projekt. Meta është politikan shumë pragmatist, ai e dinte orientimin dhe e vërteta është që i funksionoi. Meta me politikën e tij ishte i suksesshëm, gabimi ishte i imi. Nuk jam penduar, por ai vajti me Berishën u kthye në PS dhe vazhdon të ushtrojë pushtetin.

 

September 24, 2015 21:11
Komento

7 Komente

  1. "BALASHI" September 24, 22:05

    Per rrugen e re te nisur te inkurajoj. Bravo. Suksese. Per mua ke qene dinjitoz. Kam 2 probleme
    1. Ke bere gabim qe ke hequr mustaqet.
    2. Rames duhet ti thoshje jo vetem qe nuk behet kryeminister pa lsi, por edhe se lsi eshte poshtersi e domosdoshme, se me vjedhje e grabitje eshte bere faktor… ti duhet ta kuptosh Legisi se LSI eshte kancer ne shoqerine shqiptare.

    Reply to this comment
    • furgon vajtje ardhje PS LSI September 24, 22:19

      Ky nga PS vajti tek LSI per ideal te Metes. Pastaj kur Meta per ideal u be me Berishen, ky vajti tek Rama. Pastaj kur Rama u be me Meten, Rama e hodhi ne rruge. Tani qe u bind qe me Ramen ngelesh rrugeve po troket prape me Meten. Po cfare jane keto budalleqe o Legis? Po Rama behej kryeminister pa Meten sa here te donte se ka socialiste sa te duash Shqiperia. Por i keni poshterruar socialistet sa s’po u ben dora te votojne me PS. Kisha nji mik timin dhjete vjete e shante Meten nga mengjesi deri ne darke, tamam sic bente Rama me pare. Por me tha para pak muajsh do shkoj te LSI se aty te pakten mbaron ndonje pune. Ja keshtu i keni pushteruar socialistet. E keni mbushur administraten me Koco e me Bundra qe nuk jane hic socialiste kurse socialistet jane rrugeve. Prandaj te kuptoj shume mire Legis pse po e con furgonin prape tek LSI. Por mos fol si idealist se e dime mire se cfare eshte LSI dhe Meta. E dime shume mire sepse te kemi degjuar ty dhe Ramen kur e shanit me liber shpie.

      Reply to this comment
    • furgon vajtje ardhje PS LSI September 24, 22:24

      Dua ta korrigjoj komentin e meparshem. Sepse po shoh Ora News qe Legisi ne fakt ka thene qe Rama fitonte edhe pa Meten po te ishte me shume parimor. Cti bejme gazetarise shqiptare qe Meten e ka pike te dobet. Edhe po ta akuzosh Meten gazeta thote e lavderuan. Eh cfare ben paraja, ujin perpjete e hedh.

      Reply to this comment
  2. shpatar September 25, 08:58

    Qe te zberthesh politiken shqiptare eshte gjeja me e lehte .Keto qe thote Legisi jane pak te verteta por nuk kane vlere .Rama nuk u be K/Minister nga koalicjoni me LSIne. Berisha nuk do te sundonte i pavdekshem ne ate post . Ishte monenti qe te behesh rotacjoni sic ndodh ne shume vende te tjera .Dhe pa LSI Rama, donte z’donte populli do behej K/Minister. Do gjendeshin forca te tjera qe do krijohej qeveria socjaliste .Sic i thane Metes shko tek Saliu do shkonin dhe shume te tjere .
    LSI u ngrit ,thone analistet, por harrojne se kjo erdhi si rezultat i urrejtjes per te shporrur Berishen.Nese LSI ,nuk do deklaronte para zgjedhjeve se do beje koalicjon me PS, nuk do ti kalonte me shume se 5 deputet . U fry se tek ajo kaluan kontigjentet e lekundur te Berishes. Populli i knsideron si te majte dhe preferencat ishin kunder kriminelit Berisha .Berisha te mos kishte bere 21 janarin do te ishte perseri ne pushtet .Me qe eshte kriminel pagoje genin qe ka .Rama do merrte sic ka marre gjithmon ate perqindje e mjaftushme ,psh ,te bente koalicjon me Camet .
    LSI mbetet parti xholi qe do te thote:Bashkepunim me kedo vetem te jem ne qeverisje.Si dashnore e PD i bene presjon Rames se mund te beje dhe marveshje me PD.Kjo sjellje e saje ne te ardhmen do te kete pasoja te renda per te .
    Sado keq te qeverisi Rama te majtet do te mbeten ne kuatat qe kane . Qe do te thote qendrushmeri pa xhonglime ne politike .Ja dhe llogjika me e vogel per te kuptuar koalicjonin me LSI.Cfare ka ndryshuar ne keto 2 vjete qeverisje RaMA -META ku kane dhe shumicen. Nuk kane arritur te bejne ato qe beri Berisha pa shumicen .Asnje reforme nuk eshte perfunduar per te shkulur pisllekun qe la Berisha .Bile hajdutet dhe pislleqet nga deputetet jane shtuar me shume .
    Ci do Ps hunjte e LSI? Asnje punonjes i LSI nuk ka levizur nga vendi edhe pse eshte debil. Masat e deri tanishme kane kaluar ne kurrizin e elektoratit te Ps .Me kete nuk dua te fuse grindje por PS e Rama te jetne me dobica se kane te bejne me mashtrusa te te paskrupullte Mbrojtaja dhe stimulimi i socjalistve real do te ndryshoje dhe klimen politike .Do te eliminohen mashtrusat hajdutet ,kriminelet qe meshihen me ombrelen e partie qe perfaqsojne . Ky do te jete dhe dekriminalizimi qe perflitet kaq shume .Kemi arritur deri atje sa te kerkojme qe kete pune ta bejne amerikanet .Turp qe do te sjelle pasoja me te renda nga e shkuara .Pastrimin e bene i zoti ishtepise e jo miku apo gjitoni .Cfare ka qe behet kaq e veshtire ku dosjet jane me ton qe presin te egzekutohen .Ska Drejtesi .Po pushtet ka ?Po popull, qe ti thuash:Ne Drejtesi jane te hurit dhe litarit qe mbrojne kriminelet e hajdutet -ka ?

    Reply to this comment
  3. I.Troplini September 25, 10:53

    Pa LSI, nuk behesh Kryeminister,

    me LSI, nuk ben dot shtet dhe je pergjithmone i marre peng nga hajduteria shqipfolese, nga ajo qe nuk jeton me djersen e ballit por me blloqet e xhambazeve dhe matrapazeve, nga ajo qe pasurine kombetare, e trajton si cifligun e babait.
    Z.Legisi, perpiqet te argumentoje nga pozicioni i nje njeriu parimor, por keto parime qe vendos per te tjeret, nuk i mjaftojne per te analizuar situaten personale dhe te “partise” qe aderon.
    Nuk ka parime tek nje force sektare dhe pa asnje esence politike si LSI. Shoqeria shqiptare, nuk ka asnje perfitim apo ecje perpara ne plotesimin e standartave per te ndjekur rrugen e BE, nese vendi drejtohet nga njerez me karakteristikat e tutoreve.
    Eshte harbuteri, dhunimi i simboleve te luftes dhe primitivizem mosmbrojtja e tyre. Eshte poshtersi, “menyra e punes” se LSI, ky klientelizem banditesk dhe ky korrupsion gjithepefshires, me te cilin financon kete shtrirje territoriale.
    Pra Z.Legisi. Rama u be Kryeminister me votat e LSI.
    Ja ku jemi, 2 vjet pas atij pazari matrapazesh. Duam te bejme shtet por nuk e bejme dot sepse hajdutet nuk lejojne qe simotrat dhe vellezerit e tyre te perballen me drejtesine. Simotrat dhe vellezerit, jane ata qe kane duart te lyera me gjak shqiptaresh dhe llogarite bankare te femijeve dhe bashkshorteve me miliardat e vjedhura nga trupi i dergjur i ketij kombi.
    Pa drejtesi, nuk ka shtetformim Z.Legisi. Partia juaj, mund te sherbeje si trampoline per pelivane politike por ajo mbetet nje grope gjirizi e madhe per shoqerine dhe kombin shqiptar. Te na rruaje koalicioni me bllokun e Ilir Metes dhe drejtoreshen e arsimit ne Fier qe sherbente si “drejtoreshe bordelloje”. Kjo eshte LSI.

    Reply to this comment
  4. Shahisti September 25, 16:27

    Or ju socialiste leshi, rrini urte e mos hani shume, se po ju iku LSI nga koalicioni hajde beni qeveri me kete timin pastaj, he biro, mos hani shume…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*