Një libër i Nexhmije Hoxhës për Kosovën

March 4, 2015 16:50

Një libër i Nexhmije Hoxhës për Kosovën

Me origjinë nga Dibra e Madhe, e lindur në Manastir, e shkolluar në Tiranë, Nexhmije Hoxha do të bëhej një nga gratë më autoritare e më të fuqishme të vendit për gjysmë shekulli në atë pjesë të Shqipërisë së mbetur nga copëtimi që i bënë fuqitë e huaja dhe më të mëdha të kohës një shekull e ca më parë.

Pavarësisht se ajo e ka mohuar të ketë pasur ndikim mbi vendimmarrjet e të shoqit, pra të Enver Hoxhës, shumëkush beson edhe sot e kësaj dite pikërisht të kundërtën. Prandaj dhe figura dhe personaliteti i saj ka ngjallur dhe ngjall vazhdimisht debate në opinionin e gjerë sa herë shfaqet në publik me libra dhe intervista.

Bashkëshortja e Enver Hoxhës nuk mund të kishte tjetër fat. Ajo u bë pjesë e pandarë e një sistemi që u vendos në mbarim të Luftës së Dytë Botërore dhe që për fatin e saj personal qëlloi të ishte në anën e fitimtarëve të asaj lufte dhe në krah të njeriut më të fuqishëm që nxori ajo kohë në Shqipëri: Enver Hoxhës. Me këtë lavdi ajo kaloi një gjysmë shekulli të jetës së saj.

Mirëpo, ashtu si janë ndërtuar punët e kësaj bote, nuk ka lavdi të përjetshme. Nexhmije Hoxha është një nga njerëzit që i ka provuar edhe parajsën, edhe ferrin. Sepse jetoi gjatë. Ne e kemi parë në të dyja gjendjet: Edhe kur ishte në zenitin e pushtetit absolut, edhe kur zbriti poshtë midis njerëzve të zakonshëm. I hodhën edhe prangat dhe e burgosën pas rrëzimit të sistemit që ajo përfaqësoi.

Para afro një muaji Nexhmije Hoxha mbushi 94 vjeç. Këtë përvjetor të ditëlindjes së saj ajo me sa duket e kishte menduar ta kremtonte me botimin e një libri, duke regjistruar kështu një rekord të llojit të vet. Në këtë libër kemi të bëjmë me një histori sa personale, aq dhe kombëtare, me një dëshmi që nuk duhej të mungonte në memuaristikën e shqiptarëve. Është aty qëndrimi i saj dhe i Enverit doemos për Kosovën, një nga pikat nevralgjike të historisë sonë kombëtare.

A e ka shitur Enveri Kosovën, sikurse është thënë shpesh pas përmbysjes së regjimit komunist? Jo! Enveri ka qenë një nacionalist i madh dhe Kosovën e kishte një nga brengat më të mëdha të tij, pohon në këtë libër Nexhmija.

Gjithsesi, duke e njohur peshën e fatit të saj, ajo ka punuar dhe vazhdon të punojë me një devocion të habitshëm në mbrojtje të kauzës komuniste dhe të regjimit që përfaqësoi, pavarësisht se ai regjim përfundoi si një katastrofë për Shqipërinë. Nexhmije Hoxha në të gjitha shkrimet e saj ka mbrojtur, e mbron, e miraton dhe e justifikon Enverin në të gjitha qëndrimet dhe vendimet e tij.

Të krijohet një përshtypje se e justifikon verbërisht të shoqin, edhe pasi kanë kaluar tridhjetë vjet nga vdekja e tij. Përzihen në këtë rast ideali, përkushtimi, dashuria, adhurimi, bashkautorësia në ato që kanë ndodhur. Ajo është njësh me Enverin dhe për këtë nuk kemi pse ta qortojmë. Duket se qëndrimet kontestuese gjatë këtij çerekshekulli të fundit asaj nuk i bëjnë përshtypje duke vazhduar të argumentojë se kjo ishte rruga e vetme dhe më e mira që mund të ndiqej për Shqipërinë dhe shqiptarët./Xh.Shehu

 

 ****

Nexhmije Hoxha: Ç’është ky libër me titullin “Kosova e lirë”?

Materialet qё pёrfshihen nё kёtё libёr janё shkruar vite mё parё. Ato botohen pёr herё tё parё, pёrveç ndonjё shkrimi, qё e kam gjykuar tё rёndёsishёm, siç ёshtё ai pёr qёndrimet e Enver Hoxhёs ndaj Çёshtjes sё Kosovёs, i botuar mё parё. Materialet jepen siç janё shkruar nё kohёn e ngjarjeve, pa ndryshuar asgjё, pёrveç rasteve kur ёshtё dashur tё heq ndonjё fjali a paragraf, qё nuk ka lidhje me Kosovёn. Materialet nё librin “Kosova e lirё” janё ndarё nё 4 pjesё.

Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha

PJESA E PARË pёrfshin kujtimet e mia dhe ato tё rrёfyera nga prindёrit e mi, pёr Dibrёn e Madhe, e cila ёshtё vendlindja e familjes Xhuglini, banuese e hershme e saj. Nё kёtё pjesё pёrshkruhen pёrndjekjet dhe barbarizmat e serbёve ndaj kёsaj treve dhe gjithё Dibrёs, veçanёrisht gjatё Luftёs Ballkanike tё viteve 1912-13, qё e detyruan familjen Xhuglini tё shpёrngulet nё Manastir, ku linda unё, nё shkurt tё vitit 1921. Nё kёtё pjesё tё librit, pёrfshihen edhe kujtimet e mia pёr periudhёn e fёmijёrisё, deri nё moshёn 7-vjeçare, qё kalova nё Manastir. Ato janё shkruar vonё, nё moshё madhore, nё bazё tё tregimeve nga nёna e gjyshja, dhe nga mbresat e mia nga aq sa mbaja mend, si edhe kujtimet e njё vizite tё pёrmallshme qё bёra nё Manastir nё vitin 1998.

PJESA E DYTË pёrmban disa shkrime tё mia pёr qёndrimin e Enver Hoxhёs ndaj “Çёshtjes sё Kosovёs”. Kёtu kam pёrfshirё vetёm 2-3 shkrime tё mia, qё edhe janё botuar mё parё, siç ёshtё Parathёnia pёr librin e djalit tim, Ilirit, “Kosova ёshtё Shqipёri”, botuar nё vitin 1999, qё ёshtё njё pёrmbledhje e qёndrimeve tё babait tё tij, Enver Hoxhёs, ndaj Çёshtjes sё Kosovёs. Nё Veprat e Enverit dhe nё Ditarin e tij ka shumё shkrime tё rёndёsishme pёr Kosovёn qё janё tё botuara, por kёto janё shkrime tё tij, qё s’mё pёrkasin mua t’i pёrfshij nё librin tim. Ka edhe materiale shumё tё rёndёsishme, tё pabotuara nga Enveri dhe tё panjohura, siç ishte letra, qё ai i ka dёrguar Stalinit nё vitin 1949 pёr Çёshtjen e Kosovёs, e cila u botua nё shtypin e kёtyre viteve tё fundit, nxjerrё nga arkivat ruse, si edhe njё letёr qё i paska dёrguar Enverit, luftёtari i madh pёr lirinё e Kosovёs, Jusuf Gёrvalla, pёr tё cilёn as unё nuk kam pasur dijeni. Nё kёtё pjesё tё librit bёhet fjalё pёr letra, lule dhe disa dhurata simbolike tё ardhura nga rinia dhe shqiptarёt e Kosovёs. Po ashtu, edhe nga shqiptarёt e trevave tё tjera shqiptare, sidomos nga emigrantёt nё Zvicёr, nё Gjermani dhe nё vendet nordike, si dhe nga diaspora. Në këtë pjesë kam përfshirë edhe një profil për gruan e shquar kosovare, Bije Vokshi.

NË PJESËN E TRETË jepen takimet e mia dhe letёrkёmbimet me personalitete tё Lёvizjes Ndёrkombёtare Marksiste-Leniniste, qё mbёshtesnin Luftёn e drejtё tё shqiptarёve tё Kosovёs dhe Ushtrinё e tyre Çlirimtare (UÇK).

Nё disa nga kёto takime, lidhje telefonike ose nё fakse, u pёrballova me disa drejtues ose pjesёtarё tё grupeve tё partive komuniste, qё ishin kundёr Luftёs qё bёnin shqiptarёt e Kosovёs dhe Ushtria e tyre Çlirimtare (UÇK) kundёr Serbisё, sipas tyre “socialiste”, dhe kundёr S.Millosheviçit, tё cilin ata e quanin po ashtu “socialist”(!).

Pas pёrmbysjes sё sistemit monist nё vendin tonё, shumё nga kёto personalitete vazhduan tё mbajnё lidhje miqёsore me Shqipёrinё dhe me mua.

Mё 4 dhjetor tё vitit 1991, kur mё arrestuan me akuza tё sajuara financiare, por, nё tё vёrtetё, pёr motive politike, vetёm pse isha bashkёshortja e Enver Hoxhёs, kёta miq mё ofruan tё dёrgonin avokat mbrojtёs, organizuan komitete pёr “lirimin nga burgu tё Nexhmije Hoxhёs”, shkruan peticione, tё firmuara nga personalitete dhe profesorё tё njohur tё fushёs sociale e tё kulturёs, drejtuar institucioneve shtetёrore tё Shqipёrisё, organizuan protesta nё disa nga kryeqytetet e Europёs, kryesisht, Paris, Londёr dhe nё qytete tё Italisё, si nё Milano, Bari, Leçe, protesta qё vazhduan kohё pas kohe.

Pasi dola nga burgu, mё 10 janar 1997, unё u ndesha me dy ngjarje tё mёdha, shumё shqetёsuese: Nё Shqipёri, me revoltat popullore kundёr mashtrimit me piramidat financiare, nga shteti dhe qeveria e Sali Berishёs, sa u desh ndёrhyrja ushtarake e Forcave tё Paqes “Alba” nga OKB-ja. Ngjarja tjetёr, shumё e dhimbshme, ishin lajmet nga Kosova, pёr masakrat e paraushtarakёve tё Sllobodan Millosheviçit tё Serbisё.

Po nё kёtё kohё, unё mora ftesa, sё pari, nga shqiptarёt emigrantё qё jetonin nё Zvicёr e Gjermani, si dhe nga disa parti a grupe marksiste tё vendeve tё Europёs Perёndimore. Nё nёntor tё vitit 1997 dhe nё maj tё vitit 1998, unё bёra disa vizita nё vende tё Europёs Perёndimore, Itali, Belgjikё, Francё, Gjermani. Nё kёtё pjesё tё librit jepen tё dhёnat e kёtyre takimeve, letёrkёmbimet me personalitetet e lёvizjes ndёrkombёtare M-L, si me ata qё mbёshtesnin Luftёn e drejtё tё shqiptarёve tё Kosovёs, edhe me ata qё e kundёrshtonin. Kёtu botohen pёr herё tё parё dy letra tё miat, tё shkruara njёra nё frёngjisht dhe tjetra nё italisht, ku shpreh qёndrimin tim tё vendosur.

PJESA E KATËRT. Shumica e materialeve tё kёsaj pjese, tё cilat botohen pёr herё tё parё, janё pёrshёndetje qё unё u kam dёrguar tubimeve tё shqiptarёve tё Kosovёs e tё trevave tё tjera, si dhe tё atyre nё emigracion, kryesisht nё Zvicёr, Gjermani a gjetkё, tubime pёrkujtimore kushtuar Enver Hoxhёs. Esenca, thelbi i kёtyre tubimeve dhe i pёrshёndetjeve tё mia ёshtё aspirata e pёrbashkёt e tё gjithё shqiptarёve, tё njё gjaku e tё njё gjuhe, tё shohin BASHKIMIN e tё gjitha trevave tё tyre nё NJË SHQIPËRI.   Nё kёtё pjesё pёrfshihen edhe disa letra pёrkujtimore pёr luftёtarё dhe komandantё tё shquar tё UÇK-sё, qё ranё dёshmorё pёr Lirinё e Pavarёsinё e Kosovёs.

Gjatё luftimeve nё Kosovё, nё vitet ’98 e nё vazhdim, kam qenё shumё e nderuar qё shqiptarё nga brenda Kosovёs, qё vinin nё Tiranё, pёr punё dhe pёr nevojat e luftёs, dhe shqiptarё nga emigracioni, qё kalonin nga Tirana dhe shkonin nё Kosovё, pёr tё luftuar nё radhёt e Ushtrisё Çlirimtare (UÇK), mё vizitonin nё shtёpinё time tё vogёl, nё njё rrugicё tё humbur, nё periferi tё Tiranёs.

Pas Çlirimit tё Kosovёs nga forcat ushtarake serbe tё Millosheviçit dhe pas Shpalljes sё Pavarёsisё e nё vazhdim prita me shumё kёnaqёsi qindra shqiptarё nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Me emocione tё veçanta prita luftёtarё dhe komandantё tё UÇK-sё, qё dilnin nga spitali ushtarak i Tiranёs me kokё, gjoks e krah tё fashuar, pasi kishin kuruar plagёt e marra në luftё. Me trishtim kujtoj atdhetarin e zjarrtё, shqiptarin e Kosovёs, Arunin, qё njoha gjatё vizitёs sime nё Dysseldorf tё Gjermanisё, e ftuar nga Klubi “Emin Duraku”, ku pata njё takim dhe u prita shumё ngrohtё. Njё ditё, kur luftohej ende nё Kosovё, Aruni kaloi nё Tiranё, erdhi nё shtёpinё time dhe mё tha: “Loke, po shkoj tё luftoj pёr Çlirimin e Kosovёs, nuk po fle dot…”. Pas afro njё muaji, Arunit i qёlloi tё luftojё i vetёm, i rrethuar nga trupa serbe, dhe luftoi gjersa dha jetёn.

Pas Shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, unё mora shumё ftesa nga miqtё pёr tё vizituar Kosovёn e çliruar, por, pёr arsye tё moshёs, jo aq nga ana fizike, sesa prej emocioneve tё forta, nuk shkova fizikisht, por ndihem e lumtur shpirtёrisht qё u realizua hapi i parё i njё ёndёrrimi gjatё gjithё jetёs sime, si edhe i tё gjithё shqiptarёve, pёr tё arritur mё tej nё BASHKIMIN e tёrё shqiptarёve, si komb i njё gjaku e njё gjuhe, dhe tё territoreve tё njohura mijёra vjet mё parё si treva shqiptare.

Nё qindra vizita tё shqiptarёve tё Kosovёs dhe tё trevave tё tjera shqiptare, kanё qenё edhe figura, qё sot mbajnё funksione tё rёndёsishme nё shtetin e ri tё Kosovёs dhe qё mё kanё nderuar me vizitat e tyre.

Shumё prekёse ka qenё vizita e motrёs sё Ukshin Hotit, politologut dhe atdhetarit tё zjarrtё tё Kosovёs, me inteligjencё, kulturё e mençuri tё rallё, qё serbomёdhenjtё barbarё e zhdukёn. Edhe sot e kёsaj dite nuk dihet nёse ёshtё gjallё a vdekur. Por nё mendjet e zemrat e shqiptarёve tё Kosovёs, si dhe tё gjithё atyre qё janё njohur me veprimtarinё e tij, Ukshin Hoti ёshtё i gjallё.

Me emocion tё veçantё kam pritur vёllain e Adem Jasharit, Komandantit legjendar tё Luftёs pёr Çlirimin e Kosovёs nga pushtuesit serbё, dhe nipin e tij, mbetur gjallё nga familja e tij, qё luftoi gjer nё fishekёt e fundit, brenda “shtёpisё-kala” tё tyre tё rrethuar.

Shumё e nderuar kam qenё nga vizitat, mё se njё herё, gjatё Luftёs nё Kosovё e pas saj, nga Luftёtarёt e Komandantёt e UÇK-sё si: Xhevat Zeka, Ismet Sylejmani e tё tjerё, qё organizuan nё “Sallёn e Kuqe”, nё Prishtinё, Mbledhjen Akademike nё pёrkujtim tё 100-vjetorit tё lindjes sё Enver Hoxhёs.

Po ashtu, me mirёnjohje tё veçantё kujtoj pёr dashamirёsinё, mbёshtetjen dhe ndihmёn e tyre personale shqiptarёt kosovarё Rilind Bytyçi dhe djalin e tij Ilirjanin; vёllezёrit Besim dhe Hyzer Gashi, tё cilёt, si atdhetarё tё flaktё, veprimtarinë e sipërmarrjes së suksesshme të tyre e zhvillojnё vetёm me Shqipёrinё; mikun e ngushtё tё familjes qё nga vitet ’90, Enver Lena, nga Struga; Ramadan Vokshin dhe bashkёshorten e tij Emine, Idriz Sulejmanin si dhe Shpëtimin me shokë të tjerë në Bernë, nga emigrantёt e Zvicrёs; nga ata tё Gjermanisё, Sabri Durakun dhe drejtues tё Klubit “Emin Duraku” si dhe Fadil Shytin, nga ata të Suedisë.

nexhmijaKёrkoj tё falur qё nuk kam pasur mundёsi tё pёrmend shumё emra.

Gjithashtu, kёrkoj falje qё nё fashikujt e fotografive kam vёnё vetёm ato qё m’i kanё dёrguar ose qё kam pasur.

Unё jam plotёsisht e vetёdijshme se gjithё kёto nderime qё mё bёhen mua nga vëllezërit kosovarë janё tё lidhura me faktin si bashkёshorte e Enver Hoxhёs, ndaj tё cilit, shqiptarёt e Kosovёs e tё trevave tё tjera shqiptare ushqejnё njё dashuri tё madhe dhe vlerёsojnё lart rolin e Enver Hoxhёs si Mbrojtёs i tё drejtave tё tyre, si Komandant i shquar qё çliroi Shqipёrinё nga pushtuesit nazifashistё dhe si burrё shteti, qё siguroi Pavarёsinё e Sovranitetin e atdheut mёmё dhe nderoi gjithё kombin shqiptar.

Thellёsisht e prekur nga kjo dashuri dhe nga ky vlerёsim i lartё, falёnderoj dhe pёrulem me respekt para gjithё kёtyre vёllezёrve dhe miqve dashamirёs. Në fund të kësaj pjese kam përfshirë edhe një profil të birit të shquar të Dibrës, antifashistit dhe shkrimtarit progresist, Haki Stërmilli, ndërsa në mbyllje të librit kam hedhur disa konsiderata për atdhetarin e madh Arbën Xhaferi dhe akademikun Rexhep Qosja.

MANASTIRI, VENDLINDJA IME

Unë kam lindur në Manastir, mё 8 shkurt 1921. Babai thoshte që datëlindjen time e kishte shënuar në një derë tё shtёpisё. Nuk e di nëse kjo ka të bëjë me faktin qё shqiptarët atje hezitonin t’i regjistronin fëmijët në zyrat e gjendjes civile të serbo-maqedonasve. Sidoqoftë, datëlindja ime është e pёrcaktuar: 8 shkurt 1921.

Nëna më kishte thënë se emrin ma kishte zgjedhur ajo, sepse i kishte pëlqyer kur dёgjonte fqinjёn, qё i thërriste vajzës së vet ‘Nexhmije’. Emër ky me origjinë persiane a arabe, që, siç më kanë thënë, do të thotë “yll”. Unë kam qenë fëmija e parë që rrojta. Pas meje lindi vëllai, Fehmiu.

Familja ime prej 4 vetash u largua nga Manastiri, kur unë isha 7 vjeç. Manastirin e mbaj mend shumë pak, ndёrsa shtëpinë ku kemi jetuar e mbaj mend shumë mirë.

Për të hyrë në të, nga rruga, kishte një portë të madhe, si të qëmotit, që hapej veç për ngarkesa të mëdha, kurse ne, njerëzit e shtëpisë, hynim e dilnim duke hapur një kanatë të vogël. Shtëpia ishte me tre kate dhe me dy oborre, qё i kujtoj fare qartё. Oborri i parё ishte ai i hyrjes. Nё tё kishte njё hambar pёr bereqetin dhe një makinë shirëse. Në këtë oborr shihnin (merrnin dritë) një pjesë e dritareve të një krahu të shtëpisë. Këto dritare i kujtoj me mall, sepse prej tyre më ka mbetur një kujtim i paharruar. Qё andej mund të shihja djalin e xhaxhait të madh, Ahmetin, që ishte i sëmurë rëndë nga tuberkulozi dhe e mbanin të izoluar nё njё odё tё veçantё, sidomos nga ne fëmijët. Atij i shërbente vetëm gjyshja jonë, sepse babai edhe nëna i kishin vdekur dhe ai, bashkë me të vëllanë, Skënderin (Xhuglini) mbetën jetimë. Ahmeti vdiq fare i ri, kurse Skënderin e rriti nëna ime, prandaj unë e konsideroja si vëllain tim tё madh.

Vjen një moshë që jo vetëm nis e kujton vitet e vegjëlisë, por edhe të kap një mall për vendet dhe për shoqërinë e fëmijërisë e të rinisë, mall që nuk të lë të qetë, derisa ta shuash duke shkuar në vendlindje. Këtë bëra edhe unë në vitin 1998. Pasi kisha dalё nga burgu, një miku i familjes më ftoi në Strugë. Pavarësisht moshës dhe lodhjes nga burgu, vajta tërë gëzim. U çmalla me ata njerëz të mirë aty buzë liqenit dhe një ditë i kёrkova të mё çonin në Manastir.

Kështu, një të diel të verës së nxehtë tё atij viti, lamë Ohrin e bukur, të cilin e kisha vizituar një herë në vitin e parë pas çlirimit të Shqipërisë, por tani kishte ndryshuar mjaft. Pas dy orë e gjysmë rrugë arritëm në Manastir. Vetë ideja që po shkoja në atë qytet, më emocionoi shumë, por, kur mbërrita aty, emocionet m’u shtuan edhe më shumë. Ndjeva një kënaqësi të madhe dhe vrisja mendjen a do të më kujtoheshin rrugët dhe rrugicat ku kisha bredhur fëmijë, a do ta gjeja vallë vendin e shtëpisë së babait, të kushërinjve të mi etj. Xhaxhai im, Arifi, na ka lënë një shёnim për adresën e shtëpisë, emërtimi zyrtar ishte: “Vranska ulica”, kurse populli i thoshte: rruga e Isuf Emin Agës (njё pasanik i madh). Shtëpia jonë ishte komshi me këtë dhe me Sinan Hoxhën (ky i njohur si fallxhor).

Fillova të kërkoja. Brodhëm nëpër qytet, por nuk po orientohesha dot. Rrugën e shtëpisë nuk e gjeta, megjithëse, kur pyesnim kalimtarët, u përmendja emrin sllav të saj, më thoshin se nuk e kishin dëgjuar, as atë dhe, aq më pak, emërtimin turqisht.

U mërzita shumë. Por kishin kaluar më shumë se 70 vjet dhe një qytet, që shekuj më parë ka qenë qendër vilajeti, nuk mund të mbetej në vend, ai ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë. Manastirin e vegjëlisë sime e mbaja mend si një qytet më të ri, më të freskët. Kurse Manastiri që gjeta m’u duk si i lodhur, i braktisur, rrugët ishin pothuaj bosh (ndoshta, ngaqë ishte e diel dhe bënte shumë vapë).

… Duke u larguar, miku që na shoqëronte na tregoi një ndërtesë në krahun e djathtë të urës. Na tha se aty ishte mbledhur Kongresi i Alfabetit shqip, në vitin 1908. U shtanga! M’u kujtua për një çast se e kisha parë fasadën e saj në ndonjë fotografi të botuar në libra apo albume, por edhe u habita sesi ishte e mundur që, kur isha fëmijë, vinim kaq afër kësaj shtëpie të shtrenjtë, prindërit as nuk na e kishin zënë në gojë këtë shtëpi dhe këtë ngjarje. Për më shumë, siç na është thënë, njëri nga xhaxhallarët e mi, Arif Xhuglini, pati marrë pjesë në të. Unë nuk pata mundësi ta verifikoj këtë, por, nëse kjo është e vërtetë, mendoj se xhaxhai ka qenë aty si përkthyes, meqenëse është i njohur fakti që me këtë funksion ai ka qenë edhe pranë Komisionit Ndërkombëtar për Shqipërinë në vitet 1912-1913.

Tani them, sa e çuditshme që në fëmijërinë tonë prindërit na flisnin pak për ngjarjet politike, historike dhe për veprimtarinë e tyre. Si duket, kjo lidhej jo vetëm me hallet e shumta të tyre, por edhe me atmosferën mbytëse në kushtet e përndjekjeve të shqiptarëve nga ana e serbo-maqedonasve.

Bëmë fotografi para ndërtesës së këtij Kuvendi historik për ne shqiptarët dhe për gjuhën shqipe.

Vajta e përmalluar në vendlindjen time, por po largohesha prej saj me zemër të rënduar, sepse qyteti, ku u linda dhe hodha hapat e parë në jetë, m’u duk si i huaj, njerëzit që pyesnim përgjigjeshin në sllavisht dhe si të bezdisur. Nuk takuam asnjë shqiptar. Shtëpinë e dashur të prindërve e gjyshërve të mi nuk e gjeta… Gjithsesi, hoqa një rëndim që ndieja në shpirt, që më mundonte prej aq dekadash, pashë edhe një herë rrugët, gurët, lumin e qytetit të lindjes.

 

Nesër do të lexoni:

Qëndrimi i Enver Hoxhës për çështjen e Kosovës.

-A e ka shitur ai Kosovën dhe biseda që ka bërë me Titon në vitin 1946

-Prapaskenat e emisarëve të Beogradit dhe plani për ta bërë Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë

 

 

March 4, 2015 16:50
Komento

36 Komente

  1. Huta March 4, 17:25

    Pse nuk e shkrojtet nje liber me kete titull para 1999?

    Reply to this comment
    • 21 March 4, 18:31

      deri ne 1997 edhe mund ta shaje enver hoxhen me liber shtepie por ne ditet e sotme qe jemi kthyer ne hale ambasadash te pakten te mos e zeme ne goje se jemi te dhjere
      se me SERBerishen dhe UDBashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.

      Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.
      Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
      Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
      Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
      .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
      Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
      Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret..

      Reply to this comment
  2. Zoro March 4, 17:57

    Enver Hoxha e ka dashur Kosoven dhe kosovaret si cdo shqiptare, por ma do mendja nuk i hante dot serbet , fuqite e medha ishin me ta, me amerikanet nuk kishim mardhenie, ruset mbanin anen e sllaveve dhe kinezet pa bythe keshtu qe nuk u kruajt fare duke konsoliduar shtetin e diktatures qe e coi deri ne 3 miljon.
    Nexhmia nuk mund te thuhet se nuk i donte njerzit e saj andej.Nuk po flasim per ketej per luften e famshme te klasave qe ne bark te nenes.

    Reply to this comment
  3. LOVE March 4, 18:01

    KUCEDER !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    http://youtu.be/lYUpbtMOauM

    Reply to this comment
    • puntori March 4, 21:29

      kur flasin dhe homoseksualet i thone tew keshe 2 par buthe nje ta cjereshe e tjetren ta keshew qe te dhjeseshe

      Reply to this comment
  4. latif March 4, 18:23

    Saharaja nuk ka lot te qaje,
    Saharaja bluan vec gure.
    Wilson Blloshmi

    Reply to this comment
    • mirel March 4, 19:39

      Qe kur Visloni qenka kthyer ne Wilson?

      Reply to this comment
    • Demir Pojanit March 4, 20:05

      Bedri Blloshmi eshte shkak i vrasjes se dy poeteve-
      Gjithcka filloi ne mars 1976.Bedri Blloshmi kishte zene te hasdisej me magazinjeren e Quksit dhe ju duk vetja si me i bukuri fshatit.Filloi ti vardisej te bijes se kryetarit te keshillit te fshatit,qe kishte nje baba kokoroc,qe e thirri Bedriun per sqarime ne zyren e tij.Aty i dha nje dajak ku te dhemb e ku te djeg,ashtu fshace,sa Bedriu ulerinte si gomar-Boll,se do te tregoj kush e shan partine ne fshat!Gjate nje mbledhje me kuadrot e partise ne Librazhd,ky kryetar keshilli i thote kryetarut te deges se puneve te brendshme zotit Merda Hasa:- Shiko,se keni nje thesar te pazbuluar ne Berzeshte! E therrasin Bedrine per zbor,e mbajten me te ngrene e te pire dy muaj rresht ne hotel-turizmin e Librazhdit,sa u rrefye mire,jo vetem per te vellane Wilson Blloshmin dhe kusherirn e tij Genc Leka,por edhe per magazinjeren rruspien me gjithe te shoqin qe vidhnin,kafsharet ,qe hidhnin plehun ne perrua,ca sharrxhinj trupash ne Stravaj.Si u zberthye mire Bedriu,u arrestuan dy poetet dhe grupi i sabotatoreve,Dy poetet,qe permbushnin kushtet politike si kryetare grupi u pushkatuan,ndersa Bedriu si bashkepunetor dhe te tjeret si ordinere,u burgosen me afate te ndryshme.Se si shkoi historia e ketij gjyqi dihet mire nga librat dhe dokumentaret e botuar.
      Reply
      – See more at: http://gazetadielli.com/sami-blloshmi-mi-moren-nga-duart-femijet-njerin-ma-pushkatuan-tjetrin-ma-denuan-25-vjete-burg/#sthash.IuN5eV3v.dpuf

      Reply to this comment
  5. Lëmi Llukës March 4, 19:00

    Ah moj shoqja Nexhmije , shoqja Nexhmije !
    Edhe Ti , si Yt shoq shkruan me stilin e tij ” Vitet e Vegjëlisë ” !
    Emocionet e tua nuk janë emocionet e mia . Unë të kam patur 50 vjet mbi kokë , 50 vjet në timon të anijes , na përplase nga të desh qejfi deri sa e mbyte fare , barkën tonë të shkretë !
    Po , ti ishe Antifashiste por , këtë antifashizmin tënd shqipëtarët e paguan shumë shtrenjtë – të mbajtën mbi kokë 50 vjet . Ose më saktë , i sundove 50 vjet duke terrorizuar antifashistët më të mirë , komunistët më të mirë !
    Përfshirja në Lëvizjen Komuniste e njerëzve që s’i lidhte asgjë me idealin komunist , si Enver Hoxha e Nexhmije Xhuglini , qe fatale për Shqipërinë e pasluftës !
    Këto pasoja po i vuajmë sot dhe do ti vuajmë akoma gjatë !
    Akoma ti Nexhmije ?! Na ler rehat , pash Zotin , në hallin që na ka zënë !

    Reply to this comment
  6. Mark uk March 4, 19:20

    zoro: Meqese i donte Kosovart pse nuk i kerkoj kurr botrisht.Pse i lejoj te pushkatoheshin 4000 kosovar nga Kuksi deri ne Sukubin[ Mali i zi] Pse ata rrezikzi qe vinin te NANA SHQIPERI i arrestonte i torturonte dhe ja dorzonte perseri SERBVE.

    Reply to this comment
    • Damiano Damiani March 4, 22:39

      Mark! A i ke mbledhur dhite akoma? A ke pasur bar dhe gjeth per t’i ushqyer? Me keto merru ti Mark se ato punet e tjera nuk jane per ty.

      Reply to this comment
      • ben tironsi March 5, 04:53

        Mark uk eshte ashtu sic thoni ju por kjo plake e qelbur qahet per disa vjet burg qe shpellari e perkedheli , por vetem nga fam ime jane dekada me burg per tentativ arratisje hyren nga 22 vjec e dolen te sakatosur , skerkon askush te hakmeret por mos talli bythen ne moshen 94 vjec akoma me ket popull.

        Reply to this comment
      • albina March 5, 16:23

        te lumte goja

        Reply to this comment
    • Prizreni March 5, 09:48

      Markuk, shumë dokumente flasin, arkivat flasin, të dhënat flasin, historia na tregon për punën, angazhimin, luftën dhe tërë forcen që ka bërë dhe dhënë Enver Hoxha për Kosovë. Kjo vlen për ata që shohin dhe dëgjojnë,ata që lexojnë ( fakte dhe argumente, e jo prralla) për ata që duanë të dijnë të vërteten. Ndërsa sa i përket kthimit të atyre ”kosovarëve” tek serbët, ata ishin individë të përpunuar mirë në laboratoret serbe dhe pastaj i dërgoheshin në Shqipëri, Pastaj në Shqipëri pasi zbuloheshin se kush ishin, normale që kalonin nëpër proceduarat e duhura si agjentë serb dhe pastaj ktheheshin nga kanë ardhur. Kështu që po më vije keq se po flet dhe shkruan me gjuhën e tyre(të atyre agjentëve) sepse këta kur ktheheshin në Kosovë( në atë kohë nën Jugosllavi) këta agjent nuk lënin gje pa folur kundër Enver Hoxhës dhe vet Shqipërisë.Sa djem e vajza patriot kanë ikur nga viset shqiptare nën Jugosllavi,për në Shqipëri për t’i ikur arrestimeve sllave por këta janë rehatuar, janë trajtuar tamam si vllezër dhe motra dhe kanë qenë strehuar në mënyrën më të mirë të mundur.Këto janë fakte , nëse don dhe t’i argumentoj me emra konkret. Kështu që ti,për spiunat serbë mos u merakosë. Edhe asaj çka ti mendon për vrasjet e shqiptarëve për në Mal të zi, ende askush nuk e din të vërteten, dhe një gjë dua të them kur përmende shifra, të bëjë një pyetje por si është e mundur të kalojnë 4000 kosovar për në Mal të Zi dhe nuk na paska bërë askush reztencë, por sa serbë kan qenë dashur të jenë për ti dërguar këta ”4000 kosovar” në Mal të Zi???a mundë ta imagjinosh? Kështu që ti na qenke frymëzuar nga të njejtit frymëzues i këtyre ”kosavarëve” të kthyer prapë. Sa për për sqarim të të gjithë lexuesëve dhe debatuesëve, kemi bërë biseda, kemi bërë hulumtime nëpër Kosovë, për çudi shumë vështirë gjen familje që e kanë prindër apo familjar të vrarë në Mal të Zi. Kemi kontaktuar edhe me persona direkt që kanë qenë në këtë mes dhe ata dëshmojnë se nuk kanë qenë më shumë se 250 veta. Na vije shumë keq edhe për ta. Tregojnë dhe mënyren se si i kanë dërguar atje dhe çdo gjë bie në kundërshtim me këta prrallar të sotëm.

      Reply to this comment
  7. mirel March 4, 19:43

    Dhe Manastiri i sllavezuar
    Shqiptaret qe vazhdojne te zhvendosen nga trojet e tyre sistematikisht dhe plerat qe nuk heqin dore se qeni cerdhe krimbash.
    Populli shqiptar sot me shume se kurre ka nevoje per nje figure si Enveri.

    Reply to this comment
  8. arialibera March 4, 19:46

    enver hoxha as nuk e ka shitur dhe as nuk e mbronte, si titua dhe hoxha ishin aktore te vegjel dhe te parendesishem per te vendosur per kosoven dhe per ndryshimin e statu quo-se, sa per levizjen marksist-leniniste dihet qe dogktrina marksiste eshte kunder nacionalismit.

    Reply to this comment
  9. lol March 4, 20:03

    Po kur rôle ti nexhmije per monastirin shqiptare?kur nuk existon me!
    Pse askkush nuk tregon gje per familjen e kesaj?

    Reply to this comment
  10. arber March 4, 21:25

    o injorante e te pa shkolle qe derdellisni .po kur nuk lexon e ve llogjiken kur le kriminelet te te bejne para e prapa keshtu flisni
    a e dini kur i eshte dhene Kosova serbise?
    a e dini kur UCK luftonte e bota vuri sanksione kunder serbise , kush e furnizoi makinen vrasese me nafte? e sot jane milioneret e politikes .
    shkoni ne you tube e gjeni enver hoxha e kosova e degjoni.
    shikoni 25 shkaterime e jo 50 vjet ndertime .enveri ka te tijat qe populli i di e nuk i fala , por ishte nacionalist qe sot keta lriminele po ju shesin me cdo gje.

    Reply to this comment
    • albina March 5, 16:26

      me ke flet ekae qe nuk eprdorin logjiken jane qe i rendeojne tokes dhe vetes se tyre thjesht monstra po i shohim cfare po i bejne shqiperise gjate 24 vjet dhe sot po shohim largimet masive te kosovareve nga kosova kush po eben kete dhe pse

      Reply to this comment
  11. Zoro March 4, 22:53

    “Mark uk”
    Nuk jam historian dhe nuk e njoh kete historine e 4000 kosovareve te vrare nga E.Hoxha ne teritorin e ish Jugosllavise!!!

    Reply to this comment
  12. Pac March 4, 23:19

    Po te ishte vetem nje Mark uk idiot ne do ta mbronim si vlere e idiotizmit kombtar , por e keqja eshte se ne idiotet e tipit mark uk po na qeverisin nen masken e demokracis tash 25 vjet , ne unision me moton shaj Enver e vith e shkatrro çdo pasuri komtare .

    Reply to this comment
  13. Fadil March 5, 02:09

    E nderuar, Nexhmije Hoxha!

    Është një nder i veçantë për mua, që Ty vetranja e LANÇ-re, paske shprehur respektin ndaj meje, është gjithashtu një nder i madh edhe konsiderata e miqve dhe mikeshave këtu në FB, që e paskan përforcuar më tej konsideratën tënde ndaj përpjekjeve të mia në atdhe po edhe në mërgim që të japë kontributin tim modest për atë të uruar Shqipëri, për të cilën u derdhë dhe po derdhet pandërprerë, djersë, lot e gjak gjatë shekujve që ta kemi të lirë, të barabartë, të ribashkuar dhe të përparuar!

    -Ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejshme në realizmin e dëshirave tuaja më të madhështore për gjithë ato përpjekje që ke bërë, me pushkë e penë, Ty e nderuar atdhetare dibrane, përkrahë gjeniut, Enver, përkrahë PKSH-së, gjatë luftës, në paqe ( PPSH-së).
    Ty, je e pathyeshme, e pandalshme në hapat e historisë, gjer në ditët tona!…

    Uroj, që të keni jetë të gjatë, që prej teje të kemi edhe më shumë shkrime dhe botime të tjera në rrugëdritën tonë të historisë për të sqaruar të vërtetat dhe vetëm të vërtetat për të djeshmen dhe të sotmen shqiptare,-për të qenë të sigurt për ardhmërinë që ne idealistët dhe idealistet komunistë dhe komuniste e kishim, e kemi dhe do ta kemi busullë kryesore të jetës, të luftës dhe të punës!!!
    Të fala revolucionare!
    Lavdi Enver Hoxhës!
    Lavdi marksizëm-leninizmit!
    Rroftë Shqipëria!
    Rroftë kombi shqiptar!
    5. Mars . 2015

    Reply to this comment
  14. Alfade March 5, 03:30

    Legjendari i Shqiperise ka qene dhe do te mbetet vetem nje emer, Enver Hoxha !!!

    Reply to this comment
  15. arkivistja March 5, 04:48

    Arnautistani eshte akoma nen hyqmen otomane !-Tere udheheqesat,kane qene me origjne turke dhe me gjak e mentalitet turk. Po ashtu edhe familja e kucedres eshte turke,kusherinjte e pare nga e ema edhe sot e mbajne mbiemrin TURKESHI.-Kjo kuceder denoi me burg edhe kusheririn e pare Abdulla Turkeshin qe ne vitin 1946.
    Sa per carcafin qe ka kallaisur ai @21,me siper le t’ja tregoje te gjyshes kur t’i veje ne varr e t’i qaje,-sa per ndertime sot jane njemilion e dyqindmije vila te reja moderne.bujqesia eshte intensive dhe eksporton 11 here,me shume se ne kohen e kucedres, turizmi eshte ritur 87 mije, HERE me shume,energjitika ka ndertuar mbi 250 HEC-e, megjithe pengesat burokratike dhe po vazhdon me ritme te shpejta,industria e mishit dhe e vezeve eshte ritur 680 HERE,industria e perpunimit te qumshtit eshte ritur 450 HERE,(fshataret e shikonin qumshtin me dylbi ne kohen e kucedres,lere mishin e vezet i mernin ne farmaci me recete,s’kishte kafe bile as prej elbi),buka e grurit sot eshte e disa llojshme (kucedra s’te jepte as buke misri),njerzit jane te lire te levizin kudo neper bote, kane vetura e mjete te shumta transporti,ndersa ne kohen e kucedres shtyheshin e shtypeshin neper urbane “qivure” e trena “haleane” (kjo i terbon bllokmenet,se deshin vetem ata te dilnin,ndersa populli skllav duhej vetem te punonte e te bindej,perndryshe BURGU).-Se per pak harrova,VAJI I ULLIRIT u be edhe objekt humori (duhet te jesh familje deshmori pa te marresh vaj te perzjere me v.lule-dielli ).Ne banka populli ka depozita 11 miliard $,(me gjithe humbjen qe pesoi nga piramidat)qe ne kohen e kucedres nuk i kishte i tere shteti me gjith popull brenda.-Bobo c’mu kujtuan opingat,fshatarit nuk ju ndane nga lindja deri ne varr,(qe thua ti @21,opingat beheshin prej llastikes se gomave te makinave qe ishin jashte perdorimi,nje pale 500 lek,per te ritur e 300 lek per femije,kishin nje te vecante se nuk kuptohej e majta me te djathten e i mbathje urgjentisht.
    Ndersa, persa i perket moralit,ne kohen e kucedres mbahej e fshehur dhe denoheshe per thashetheme nese flisje me perbuzje per prostitutat gra,qethua ti @21,neper kombinate e uzina,ku punonin gra e “goca”,ishte vendi i tradhetise se kurores(me mijra),kete e verteton me se miri hapja e shtepive te foshnjes(befotrofe) ne tere qytetet e vendit,kopilet liheshin aty dhe i ritte shteti (jane mijra femije ilegale tashme te ritur).Ndersa per ‘atdhetarizem’ eshte e kote te harxhosh kohen e frymen,ishte demagogji dhe e shtirur deri ne peshtirosje,cdo njeri kishte macokun e lepurin ne bark,e pordhet ne zemer. VDEKJE DIKTATOREVE e diktatoruceve,RROFTE LIRIA E PERJETESHME E POPULLIT,-RROFTE U.S.A. dhe EUROPA PERENDIMORE qe na dhuruan LIRINE ja u pacim per jete hua.

    Reply to this comment
  16. lumi March 5, 09:21

    Pershendes Gazeten Dta.
    Qe me dha ket munsi per ti uruar dilindjen te madhes Nexhmie Hoxha ju beft dita nimi
    Shendet ashtu si ja don zemra e vet.urime .
    Lavdi Pofetit Shqpetar te madhit e te pa vdekshmit .
    ENVER HOXHA

    Reply to this comment
  17. skifteri March 5, 10:22

    ***…Respekte per Enver Hoxhen , ngrit nje kombe nga balta dhe e qytetroi ,emiri tije nuk do harrohe asnjehere ne jete te jetve.Te shetitje dhe naten tere maleve te shqiperise nuk te gjente gje,sot jemi te denuar te mbyllur me shtat çelsa ne shtepite tona dhe nuk jemi te sigurt se po na hedhin ne ere me dinamite, sot jan te gjithe te armatosur me arme te pa ligjshme per te vrare njeri tjetrin.ARMET E.Hoxha I kishte shperndare ne popull ne çdo fshat, por nuk I perdorte kushe kunder shtetit apo qytetarit shqiptare.Popullin e kishte armatosur me arme ne pikat e hapies kunder armikut qe munde te na sulmonte.Edhe ndonje arme qe munde te te humbte , harrohej ne pylle,e sillte njeriu i pare qe e gjente e dorzonte vete ne depo te armatimit,nuk e fshihte ne shtepi per ta perdorur per mbrojtjen e jetes e familjes tije ,pasi ate e mbronte shteti shqiptar me ligje dhe qytetari shetiste I lire kudo,zhduku dhe gjaçet dhe hasmerite vjetra ndermjet qytetarve .Kushe vriste denohej me burge te perjeteshm ose me pushkatim.Kjo mase ishte siguri e liri e jashezakonshme per popullin shqiptar ,ajo liri e siguri nuk do te harrohet kurre ne histori.sot te grabitet te rrembehet vllaj ,motra ,nena ,babaj,femija ne prag te shtepise,çfar jete munde te quhet kjo?..Asgje veçese jete vuajtje e tradhedie egersie nje lufte per pasuri duke harruar jeten e njeriut dhe moralin qe ka .Kurse ne kohen e E.H kurre nuk ndodhnin gjera tilla egersie antinjerzore kriminale.Kosova dhe tere kombi ka qene pjesa e mendjes dhe trupit te E.Hoxhes.Kushe hedhe balte mbi kete te vertete ,ndyne fytyren e tije .Z.Nexhmie ! ju dhe Ramizi mbase vitit 90 ja late shqiprine nje komunisti S.Berisha nje egoist mashtuesi, njeriu qe shkatrroi pasurine,jeten,nderin,moralin,luften,lavdine e shqiptarve, hodhi gjithçka ne ere,sa dhe nje pushtues me i eger nuk do te kishte bere,e mbushet koven me qumshte dhe I dhate shkelmin,kjo eshte e rende e pa pranueshme.po e vuajme ne shqiptaret [email protected]@@@@@@@@@@

    Reply to this comment
  18. latif March 5, 12:37

    Nuk e luan topi.Dy kukuvajka te zeza nuk heshtin kurre ne kete vend; Nexhmie Hoxha dhe Sali Berisha.

    Reply to this comment
  19. xhateli March 5, 13:43

    O laqif, ki pak respekt pwr moshwn dhe pwr njw antifashiste tw orwve tw para, qw hodhi tej carcafin dhe ferexhenw dhe luftoi pushtuesit dhe punoi pwr clirimin e nwnws tate nga ferxheja e islamit qw tw ka mbulue edhe ty o qifkw, dhe ta ka degradue trunin.
    Turp pwr tw tilla komente qw bwhen nga kafshw tw papwrgjegjshme si puna jote.

    Reply to this comment
  20. Skelari March 5, 14:02

    Po e shkruajta njehere çfare me ktheni mbrapa……………e njejte eshte edhe puna e dokumentave.

    Reply to this comment
  21. Ura March 10, 20:02

    Me parate e droges se nipit u botua ky liber.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*