Rrëfimi i Nexhmije Hoxhës, si jeton gruaja 96-vjeçare e ish-udhëheqësit komunist

November 24, 2017 20:16

Rrëfimi i Nexhmije Hoxhës, si jeton gruaja 96-vjeçare e ish-udhëheqësit komunist

Rrëfimi i rrallë i të vesë së Enver Hoxhës për jetën e saj ndërsa kalon pleqërinë në një shtëpi të thjeshtë në periferi të Tiranës. Njihuni me detajet si jeton gruaja e ish-udhëheqësit komunist dhe si i shtyn ditët 96-vjeçarja.

Nga Albert Z. Zholi

Në arkivin e mëse tremijë intervistave më kishte munguar një intervistë me ish-numrin një të gruas që ka bërë më shumë histori dhe ka ngjallur debate pafund në Shqipëri që nga krijimi i PKSH më 8 nëntor 1941 deri më sot. Nuk e di përse kisha hezituar, por ishte ndoshta dhe mendimi se kishte deklaruar që nuk do të jepte intervistë dhe kjo më kishte stepur disi. Lloj-lloj mendimesh më vinin në kokë për këtë figurë kaq të çuditshme të historisë shqiptare, që me jetën e saj shekullore, ka përbrenda ngjarje dhe histori të pabesueshme. Ishte këmbëngulja e kryeredaktorit të “Albanian Free Press”, z. Kurani që të merrja këtë nismë. Në arkivin tim shënoj 8 intervista me ish-anëtarë të Byrosë Politike ku emri i Nexhmije Hoxhës përmendej shpesh. Për të është folur shumë, që nga fjalët më të bukura, por edhe deri në ato më fyeset, por ajo i qëndron besnike idealit të saj duke mos i marrë në konsideratë çfarë flitet. Ajo që e gërryen më tepër qetësinë e saj është hedhja baltë mbi luftën nacional-çlirimtare.

Banesa

Tek rrethrrotullimi “Shqiponja” fiks në qendër të saj djathtas-anash kur shkon për në Durrës, një rrugicë e ngushtë si rrugicat e vjetra karakteristike të Tiranës, aty ku kanë qenë dikur zyrat e ish-pularisë së Tiranës, në katin e dytë të çon në vendin ku ndodhet banesa ose thjesht, shtëpia ku banon shoqja (siç kërkon t’i flasësh) Nexhmije Hoxha. Ajo është një ndërtesë dykatëshe me tarracë. Ka një oborr të vogël ku me vështirësi parkohen 4 automjete.

Ndërtesa ka ngelur ashtu siç ka qenë, e ndërtuar në kohën e Enverit (siç thonë banorët). Në katin e parë ka 3 familje. Korridori i banesës në hyrje është shumë i gjerë 2.5 metër, në qendër ndodhet dera e një hyrjeje ndërsa në fund majtas ka një kthesë e cila të çon në një korridor ku dallohen tre dyer të tjera (pra tre familje).

Në të djathtë të korridorit janë shkallët e gjera që të çojnë në katin e dytë. Pllakat e dyshemesë janë po ato të kohës së “xhaxhit”, të mëdha, të plasaritura dhe të pamirëmbajtura. Sa ngjitesh në katin e dytë, 5 metra larg kthesës në qendër të korridorit të gjerë ndodhet dera e shtëpisë së Nexhmijes. Dera ka një mbrojtëse të jashtme xhami dhe pastaj dera normale me dërrasë të bërë në vitet e para të demokracisë. Korridori në hyrje të katit të dytë ka dhe një ballkon të gjerë ku banorët dalin në mbrëmje dhe sodisin ambientin para “Shqiponjës’.

Në katin e dytë në tavan ka tre llambadarë shumë të vjetër ku asnjëra prej tyre nuk lëshon dritë, llambat janë të djegura. Para derës së hyrjes së Nexhmijes janë dy tavolina me nga 3 karrige plastike ngjyrë kafe (një majtas-një djathtas derës). Si duket këtu qëndrojnë të afërmit apo miqtë kur vijnë në pranverë apo verë për të biseduar në freski.

Në murin e korridorit në lartësinë 1.2 metër anash derës, është instaluar zilja elektrike e vjetër. Kur troket derën e shtëpisë ta hap Pranvera vajza e Nexhmijes. Trupgjatë, ajo të prêt fytyrëqeshur. Sa hyn të bie në sy një korridor i ngushtë i mbajtur pastër, ku djathtas është një derë e mbyllur, ndërsa majtas, Pranvera të tregon rrugën për të hyrë në dhomën e shoqes Nexhmije Hoxha. Korridori ishte i lyer me bojë plastike të bardhë dhe me gjithë vjetërsinë e godinës, pastërtia dallohej kudo.

Në dhomën e Nexhmije Hoxhës

Në fund të korridorit, djathtas, një derë e bardhë gjysmë me xham shërben si hyrje për në dhomën e Nexhmije Hoxhës. Sa hap derën, Pranvera na uron mirëseardhjen. Në të djathtë të derës, 2 metra larg saj, afër murit, në një kolltuk të zakonshëm gri në të bardhë qëndron 96-vjeçarja Nexhmije Hoxha. Sa hapet dera, ajo ngrihet paksa në këmbë dhe më zgjat dorën me një buzëqeshje.

Pasi takohemi dhe shtrëngojmë duart ajo më afron të ulem. Për disa minuta e pyesim njëri-tjetrin për punën, shëndetin, familjet, fëmijët, zhvillimet e fundit politike. Në të djathtë të kolltukut të saj ndodhet një komodinë ku mbi të shikon, letra, libra, ilaçe, një radio të vogël, stilolapsa dhe një ndriçuese lëvizëse (abazhur). Aty ku mbaron komodina ndodhet një karrige mbajtëse metalike për ata që kanë vështirësi në lëvizje. Karrigia qëndron ngjitur me derën në hyrje.

Para komodinës ndodhet një kalorifer lëvizës i cili ishte i fikur. Para këmbëve qëndron një kolltuk i vogël pa shpinëmbajtëse që shërben për të vendosur këmbët paksa lart në raste kur i kërkohet. Rreth 20 cm mbi kokë në mur ndodhet një fotografi e zmadhuar e Enver Hoxhës me përmasa 1.5×1.2 metër. Është bërë në Drilon të Pogradecit dhe që mbahet si një ndër fotot e rralla të Enver Hoxhës që është publikuar kudo në atë sistem por edhe sot.

Në të majtë (kur je përballë) të kësaj fotografie gjigante, ndodhen 5 fotografi të përmasave të ndryshme të gjitha në xham me një kornizë të hollë metalike. Në foton e madhe 40×30 cm është gjithë familja Hoxha dalë në ish-shtëpinë te Blloku në vitet ’80. Në të janë dallohen fëmijët e tyre me bashkëshortet/bashkëshortin, me nipërit dhe mbesat. Siç thekson Nexhmija ajo kishte qenë fotografia më e dashur për Enverin, por edhe për të.

Në të majtë të saj ndodhet një foto e Enverit në zyrën e tij të punës. Poshtë saj një foto me nipërit dhe mbesat. Poshtë fotos së Enverit, një foto e Nexhmijes me mbesën dhe ngjitur saj, një foto tjetër familjare.

Në të djathtë, në faqen e murit mbi një komo ndodhen në kornizë xhami, foto individuale të të gjithë fëmijëve por dhe nipërve dhe mbesave kur ishin të vegjël.

“E kam gëzuar këtë jetë shumë mes nipërve dhe mbesave”, – thotë Nexhmija. “Kam plot 7 nipër dhe mbesa, – vazhdon ajo, – që më kanë mbushur me gëzim dhe krenari dhe më kanë plotësuar boshllëkun e madh të këtyre viteve”.

Lart komosë ndodhen dy portrete në vaj të Enver Hoxhës dhe në krah të djathtë të tyre një foto e rrallë e Nexhmije Hoxhës e bërë në vitin 1944 në Bizë të Martaneshit, në bazën ajrore të amerikano-anglezëve. Në krah të saj ndodhet dhe një portret pikture në vaj i Nexhmije Hoxhës kur ishte studente në Institutin femëror “Mëma Mbretëreshë” e bërë në bazë të një fotoje të saj kur ishte 15 vjeçe.

Në këndin e dhomës në të majtë qëndron e varur një tjetër pikturë e Enver Hoxhës të cilën ia kishte bërë një piktor i ri, emigrant në Francë. Në të djathtën time (përballë Nexhmijes) ndodhej një dritare e madhe, e mbuluar me një tyl të bardhë dhe bezhë, ku kishte mundësi drite. Më tej në një taketuke gjendej boceti i skulpturës që ishte vendosur në Gjirokastër, një bocet i bardhë i ruajtur bukur, ku tregohet Enver Hoxha i ulur me një pallto të hedhur krahëve. Në krah të saj një televizor i vogël plazmë, prodhim i vjetër, 20 polsh (inch).

Në fund të murit, majtas, ku mbaron tyli, në lartësinë 1.5 metër nga dyshemeja, ndodhet një foto në xham e Nexhmijes me Enverin, përballë njëri-tjetrit, ulur në karrige, foto e shkrepur në Drilon. Ndërsa mbrapa një bibliotekë e madhe e vjetër ngjyrë kafe, ku dominojnë librat e Enver Hoxhës, por edhe ato të Nexhmijes.

Në tavan, një llambadar i thjeshtë ndriçonte dhomën me përmasa 4.5×4 metër katrorë. Në krah të djathtë të kolltukut ku ishte ulur Nexhmija, ndodhej krevati dopio, i Nexhmijes. Një krevat hekuri i thjeshtë, pa kokë dhe fundore, i mbuluar me një batanije ngjyrë kafe dhe bezhë me kuadrate, e pastër dhe në fund të këmbëve qëndronte pulti komandimit të televizorit.

Nexhmije Hoxha rrëfen përmes komentimit të fotove dhe pikturave

Kur e pyes se kush i ka bërë fotografitë dhe pikturat, ku janë bërë dhe kohën Nexhmija përgjigjet:

“Foton kryesore që kam mbi kokë dhe foton ku është Enveri në Drilon, jashtë, mes burimeve ujore dhe pemëve e ka bërë Sulo Gradeci”, – sqaron Nexhmija. Thuajse të gjitha fotot e Drilonit dhe në Pogradec janë fotografi të tij. Kryesisht në punë, në pushime apo dhe gëzime familjare fotot i bënte Sulo Gradeci. Kjo është fotoja më popullore e tij. Po ashtu dhe shumicën e fotove familjare i realizonte Sulo Gradeci”.

“Pikturën kryesore vaji me përmasa 70×80 e ka bërë Myrteza Fushekati. Kjo është një ndër pikturat më të bukura që është riprodhuar shumë herë ndërhyn Pranvera. Në këtë pikturë (vaj-kanavacë) Enveri tregon i buzëqeshur në zyrën e punës. Një pikturë shumë popullore dhe e kërkuar”.

Në krah të djathtë të kësaj pikture është një pikturë më e vogël të cilën e ka pikturuar Zef Shoshi. “Enveri në këtë foto tregohet me një cigare pranë gojës që e mban me dorën e majtë. Në këtë pikturë (vaj-kanavacë) Enveri ka dalë shumë serioz (ndryshe nga piktura e Myrteza Fushekatit) dhe i mendueshëm sërish me ato flokët që i merr era. Zef Shoshi ka përcjellë një pikturë me ide dhe emocionale. Piktura më shumë i ngjan një psikanalize të ish-udhëheqësit komunist”.

Fotoja ku ka dalë pranë një çadre gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nexhmija tregon se është bërë në Bizë të Martaneshit, aty ku kishin bazën e tyre misionet anglo-amerikane. Në foto Nexhmija dallohet e ulur pranë çadrës, me flokë të zeza të derdhura mbi supe. Ajo pohon se nuk e mban mend se kush ia ka bërë këtë foto. Por e quan një ndër fotot më të bukura të saj ndaj e ruan me shumë kujdes dhe e ka shumëfishuar. Këtë foto e ka vendosur dhe në librin e saj “Kujtime për luftën çlirimtare”. Nexhmija kujton faktin se kjo foto është bërë në vitin 1944 pas Kongresit të PKSH që u mbajt në Helmës të Skraparit.

“Pikturën tjetër të vogël 30×30 e ka bërë Kujtim Buza. Një foto ku Enveri tregohet me tiparet e një udhëheqësi të vërtetë. Kujtim Buza ka bërë dhe pikturën ku Enveri tregohet në çadër gjatë luftës”.

Boceti i skulpturës që ishte vendosur në Gjirokastër, pranë Obeliskut, është realizuar nga “Skulptori i Popullit” Mumtaz Dhrami. Boceti qëndron afër televizorit dhe nga bardhësia ndryshon ngjyrim sipas reflekseve që shpërndan televizori. Boceti është mbajtur me shumë kujdes dhe ndriçon nga pastërtia. “Ky është një nga senet më me vlerë”, – sqaron Pranvera Hoxha. Kjo përmendore që ishte në Gjirokastër nuk dihet ku ka përfunduar.

“Në dhomën tjetër kemi dhe shumë foto dhe piktura”, – thotë Nexhmija, – por këto janë ato që mua më pëlqejnë më shumë dhe që i shoh çdo ditë”. Këto foto dhe piktura për të ishin relaksi i disa minutave ditore. Kur zgjohet në mëngjes tregon se gjëja e parë që bën, hedh sytë në këto relike familjare që thotë se e bëjnë më të kthjellët.

Enveri dhe Labëria

Duke qenë se Enveri është nga Labëria dhe e quante veten lab safi Nexhmija ka ndjekur me vëmendje të gjitha aktivitetet e Shoqatës Kulturore Atdhetare Labëria që ajo e quan kryeshoqatë. Madje ajo ka përgatitur dhe një letër falënderimi për këtë Shoqatë e cila ka karakter të theksuar patriotik por edhe mbron dhe nderon luftën nacional-çlirimtare. Këtë letër ajo e ka shkruar me dorë, ku bie në sy shkrimi i saj i bukur, i qartë dhe pa gabime. Një shkrim tejet I lexueshëm dhe korrekt. Në bisedë ajo thekson se Enveri e donte shumë këngën labe por edhe e këndonte çdo mëngjes. Sipas kujtimeve të saj Enveri kur shkonte të rruhej patjetër do të këndonte labçe. Dy janë këngët që ai kishte më për zemër: “Çerçiz Topulli më thonë” dhe ” Bilbilenjtë 13 vanë në litarë vetë”. Këto këngë i dëgjonte me vëmendje kur i jepte radio Tirana por edhe I kishte të incizuara. Këto këngë sikur i jepnin forcë thotë ajo. Kur ishin gjallë prindërit e Enverit, ai shkonte në dhomën e pritjes së tyre dhe fillonte këndonte me babanë e tij Halilin i cili pëlqente po këto këngë. Halili ja merrte dhe Enveri ja kthente. Aneja dëgjonte dhe kënaqej.

Shënimet

Aty mbi komodinë ajo ka letra pambarim dhe stilolapsa. Aktualisht, Nexhmija është autore e 5 librave dhe sipas saj ajo është duke mbajtur shënime të cilat i vijnë në kujtesë herë pas here të cilat nuk janë të botuara. Deri tashmë Nexhmija ka botuar pesë libra publicistikë me kujtime por si duket, ajo e shikon që ka shumë ngjarje dhe fakte të pa publikuara dhe po punon sistematikisht për hedhjen e tyre në libër. Ndoshta nuk do të jetë befasi kur ajo së shpejti do të hedh në treg librin e saj të fundit me kujtime.

Memorja perfekte

Ajo që më bëri përshtypje tek biseda me të ishte kujtesa e saj. Një kujtesë e pabesueshme për një 96-vjeçare. Mund të them se gjatë gjithë bisedës ajo kurrë nuk e përsëriti dy herë një mendim apo ta korrigjonte. Disa herë ajo ishte në dakortësi me vajzën e saj Pranverën. Mund të them se biseda me të dhe me Vito Kapon më kanë lënë një hapi për kujtesën. Dy femra që kanë kaluar shumë peripeci në jetë, mes shumë goditjesh por që kanë një forcë dhe kujtesë që do ta kishte zili çdo 50-vjeçar.

Kur bëhet fjalë për krijimtarinë e Enverit

Shumë herë kam lexuar në gazeta apo në libra që Enveri nuk dinte të shkruante apo se dhe librat dhe fjalimet ia bënin të tjerët. Kur flitet për krijimtarinë Nexhmija tund kokën duke siguruar se asgjë nuk është e vërtetë për çka flitet, madje edhe nënqesh. Ajo thekson se Enveri çdo gjë e shkruante vetë, madje kur Byroja Politike mori vendim që në punë të vinte me orar të reduktuar, atëherë ai pati dhe prodhimtarinë më të madhe në krijimtari. Kryesisht në këtë kohë, Enver Hoxha shkroi librat me kujtime, “Vite të vegjëlisë”, “Me Stalinin”, “Dy popuj miq”, “Shënime për lindjen e Mesme”, etj…

Sipas Nexhmijes, dorëshkrimet e Enverit i zbardhte dhe radhiste Haxhi Kroi dhe pastaj i shikonte Sevo Tarifa, por askush nuk ndryshonte mendimet e Enverit. Unë personalisht nuk marr përsipër të them se kush ka të drejtë dhe me kë është e vërteta, por tek lexuesi i “Albanian Free Press” do përcjell dy fakte interesante:

Në bisedën me ish-sekretaren e Enverit në vitet e luftës, Vito Kapo, në një intervistë që i kam marrë ajo është shprehur: “Enveri kur bënte raporte apo fjalime nuk ngecej në asnjë fjalë. M’i thoshte fjalitë kur shkruaja në makinë shkrimi sikur i lexonte diku në letër. Ishte i pagabueshëm në logjikën e fjalive dhe nuk më kthente kurrë mbrapa. Unë 34 vjet kam qenë presidente e Bashkimit të Grave. Prandaj shoku Enver më thoshte që ty të kemi për problemet sociale. Përveç kaq, unë isha edhe anëtare e kryesisë të bashkimeve profesionale”.

Sevo Tarifa (ish-sekretar i Enver Hoxhës) në një intervistë në muajin prill 2017:

“Enver Hoxha shkruante bukur, pastër dhe ishte krijues shumë i mirë. Askush nga ne nuk ka shkruar librat e tij, ata libra janë fryt i punës, i dijes, i studimeve dhe kujtesës së tij të shkëlqyer. Ne kur merrnim në dorë librat e tij kishim të drejtë vetëm të bënim korrektime shumë të vogla ndrysa për redaktim mund të bënim fjalë ose data ngjarjesh që nuk përputheshin në koherencë. Dhe këto ndryshime mikroskopike bëheshin duke e vënë atë në dijeni dhe duke bashkëpunuar me historianë. Kujtesa e tij ishte fenomenale pasi ai studionte shumë dhe njihte çdo gjë që ndodhte në botë. Kush thotë që librat e Enverit i kanë bërë të tjerët gënjen veten”.

Lufta Nacionalçlirimtare

Kur biseda jonë erdhi rreth luftës Nacionalçlirimtare, Nexhmija shpesh herë tundte kokën. “Nuk e kuptoj, – thotë, – pse hidhet kaq baltë ndaj kësaj lufte, kur edhe ish-aleatët tanë e vlerësojnë pa masë”. Më tej më tregon dhe librin voluminoz (ma dhuron) që ka bërë për këtë luftë heroike. Nuk heziton të thotë se “ajo mbetet lufta më e madhe popullore dhe më e organizuar e popullit shqiptar”. Duke u ndalur tregon se “ndjek çdo gazetë që publikon për luftën dhe vlerëson shumë shoqatën Labëria që respekton të rënët por edhe datat më historike të kësaj lufte”.

Kërkesa

Kur po dilja dhe i dhashë dorën, Nexhmije Hoxha më bëri një kërkesë: Nuk bëmë intervistë, por një bisedë e shoqëruar me ilustrimin e fotove. “Kurrsesi s’dua ta cilësosh intervistë, pasi ishte këmbëngulja jote që më theu. Kam dhënë fjalën se s’do jap më intervista”, – thekson ajo. Kurse shton: Këtu në komodinë, kam ende shumë kujtime…

Jetëshkrimi i Nexhmije Hoxhës

Nexhmije Hoxha u lind më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”. Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945 dhe sollën në jetë tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. (Albania Free Press)

November 24, 2017 20:16
Komento

24 Komente

  1. Na munde Enver ..na munde ,dhe i vdekur !! November 24, 20:25

    Jam ai djali rebel i Tiranes, ai qe floket kerkonte t’i mbante te gjata, qe vishte xhinse kauboj dhe degjonte Beatles, Queen, Deep Purple, Scorpions.
    .
    Jam ai djali qe emrin s’e kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavaresisht se baben ma quanin Eqerem.
    Jam ai djali qe ironikisht perdorte epitetin “tirons” per te gjithe ata tip sekretaresh partie qe “Mirmengjes” t’u thoshe ”Te na rroje partia” te pergjigjeshin me dialekte gjithfaresh, teksa te binte rasti te ndesheshe me ta neper nderrmarrje apo lagje te Tiranes, ne universitete apo ne xhiron e madhe, qethur kinezçe dhe me ecje “rruli” (epitet ky per ushtaret e rinj), e që nuk ngurronin te te kritikonin “shfaqet e huaja”, ne publik, me ze paksa te larte, qe te ishin te sigurt qe edhe muret degjonin. Kane qene te neveritshem!’
    .
    Une jam ai djali qe nenqeshja sa here dilje ne tribuna rrethuar nga turma te ekzaltuara. Te kam urryer Enver, te kam urryer. Si nje i ri qe donte te ish i lire. I lire te blente nje makine, i lire te paguhej aq mire sa ne vendet perendimore; si une dhe te gjithe te tjeret. I lire te kendonte kenget e grupeve me te degjuara te kohes, i lire te bente c’te donte: i lire te shikoja me shume drita shumengjyreshe ne Tirane, me shume ndertesa moderne, veshje te kohes, pse jo? Edhe me shume shale femrash.
    .
    Ndaj kur vdiqet ju, nuk derdha lot si qindra mijera te tjere, apo miliona. Por u talla nen ze.
    Kane kaluar shume vite qysh atehere. Jam bere prind, kam makine dhe shtepi, kam shume gjera, por edhe shume gjera me mungojne.
    E para me mungon siguria per te ardhmen e punes se femijes, pavaresisht pages qe me duhet te paguaj per arsimimin e saj. Me mungon siguria per jeten e saj, per veset qe mund te marre, si droga, bixhozi, apo prostitucioni, nga nevoja per te jetuar, ne pamundesi te gjetjes se nje pune qe t’i siguroje jetesen.
    .
    E dyta me mungon siguria per punen. Me duhet te laj kredite bankare per borxhet qe kam marre, por kam friken edhe te shendetit. Nese semurem me duhen para: para per semundjen, para per edukimin e femijes, para per jetese. Ndaj me duhet te bej llogarine se cila kushton me pak: sherimi im, apo vdekja ime, pa marre mjekime.
    .
    E treta me mungon siguria ne rruge: mund te behem pre e ndonje krimi, e ndonje krimineli. Ky i fundit mund te jete edhe nje prind si une, qe ka humbur punen, apo nje i ri qe ka mbaruar shkollen. Apo akoma me keq: nje njeri qe ka humb shpresen tek e ardhmja.
    .
    E katerta me mungojne shoket, kusherinjete, komshinjte. Te gjithe kane ndryshuar, jane bere si ujqer. Cuditerisht kam degjuar se edhe ata kete mendim kane per mua.

    Me mungon Shqiperia. Ajo Shqiperi e bukur, e lulezuar me pyje dhe lumenj te kristalte, qe tashme duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembe te deformuar betoni.
    .
    Me mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapesira ku femijet loznin para pallateve. Vendin e tyre e kane zene ndertesa shumekateshe qe nderthuren me njera-tjeren si ne nje orgji nga ku lindin njerez te zymte dhe te shperfytyruar, me mendjen per te ikur diku larg, larg nga aty.
    .
    Me mungon drejtesia. Te paudhet shiten gjithcka, vodhen gjithcka, dhe sot quhen politkane, ose VIP-a. Dhe femrat gjysme te zhveshura qe mbajne mikrofonin si penis ne dore po VIP-a quhen. Dhe gazetaret- sherbetore besnike te kujtdo qe paguan, pavaresisht cmimit qe sjellin ne jete njerezish si rrjedhoje e asaj qe shkruajne, quhen VIP-a.
    .
    Ka qindra organizata ne mbrojtje te femrave, kunder dhunes ndaj tyre apo femijeve, luftes kunder droges, bixhozit. Ehhhh, sa shume organizata qe ka! E di, dikur s’i kemi pasur keto organizata. Por as problemet.

    Me munde Enver me munde!

    Dhe sa here te shikoj ne foto duke qeshur, me duket sikur me tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe me dhemb shume. Do te doja te te mundja, te benim nje Shqiperi me te mire, me te bukur, me te jetueshme se ajo qe na le ti, per t’ua lene femijve tane.

    Dhe keshtu te vija prane varrit tend dhe te te thosha: Te munda Enver,te munda..! por nuk mundem..

    Kerkoj falje !

    Reply to this comment
    • Claus November 24, 22:14

      Na more ti “na munde Enver na munde…” po a nuk ti ka thene keto Enveri kur ishte ne kete jete?

      Megjithate shkrim i sinqerte i nje djali qe dikur ndoshta i kalonte pasditet tek bordurat dhe degjonte brockullat e R.P. per golat e Kevin Keegen ose te Paolo Rossit dhe shihte Vespen e K. plot zili duke tymosur cigare DS nga paketat e shokeve kur nuk kishte vete.

      Reply to this comment
      • ak November 25, 02:20

        Mos na i kujto R.P-en se u bene djemte e ushtarakeve me te vuajtur se te burgosurit e Spacit edhe pse pinin qumesht dallendyshe dhe benin pershesh me buke lepurushi….
        .
        Pp pse mor Bert e pyeta nje here ne dakort qe shan Enverin..po pse me kaq helm sa dhe serbet apo greket nuk arrijne ne keto nivele ?

        ..Dua te mbijetoj..ishte pergjigja.

        Me kete video montazh qe ka bere,R.P-en ose duhet ta hedhi dikush ne gjyq ose duhet te vizitohet ne ndonje spital te difekteve mentale

        https://www.youtube.com/watch?v=7qpOB0dhTxA

        Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku November 24, 22:36

      Shume mire, e morem vesh. Paskemi edhe nje tjeter. Tashti degjo ,me vemendje:
      Merr familjen dhe hajde tek Stanet e Linosit, e di ti, aty mbas Dajtit. Aty kemi ngritur ilegalisht fshatin-Republike Enveria. Merr edhe familjen me vehte. Per cdo pjestar te familjes merr buke per 5 dite deri sa te hysh ne force. Per uje s’ka nevoje se ka bollek, tamam si ne kohe te Komandantit.
      Eshte fillimi dhe kemi ca veshtiresi, por veshtiresite na kalisin, dhe kur na merr uria dhe s’kemi cfare te hame, shtrengojme dhembet me force nga urrejtja per armikun. Si fillim do te veme te rrish ne nje kasolle te vogel. Por mbas dy javesh mund te inkuadrohesh per ndertimet me pune vullnetare, ku po te kesh zene mik kryetarin e keshillit mund te fitosh nje apartament me nje dhome e kuzhine. Kjo mund te zgjase nja dy vjet, po kush pyet, te ardhmen e ndritur e kemi perpara.
      Per shkollat e kalamajve s’ka problem. Funksionon shkolla fillore me te kater klasat bashke. Aty jep mesim nje mesuese shume e kualifikuar 74 vjece, mesuese e popullit. Per me tej e kemi pak veshtire se nuk kemi shume mesues te kualifikuar, po sidoqofte bejme si bejme. E rendesishme eshte qe nuk do te paguash as nje lek.
      Fshati eshte I elektrifikuar I gjithi, tamam si ne Kohen e komandantit, po he per he nuk mund te mbajme frigorifere, apo soba gatimi se konsumojne shume korrent dhe fondet tashti per tashti meqe nuk kemi arritur ne fazen e socializmit te thelle nuk na mjaftojne dhe Edvin Rama mund te fuse ne burg kryetarin e keshillit.
      Fshati nuk ka as kishe, as xhami keshtuqe per nga opiumi jemi rehat. Nje camarrok qe se nga kish gjetur nje cigare marihuana dhe e solli ne fshat e rrahem me rrip, e varem me kokeposhte deri sa tregoi emrin e atij qe ia kishte dhene. Po atij s’kishim c’ti benim se na dilte jashte juridiksionit.
      Po u semure kemi doktor Papapetron aty, qe pat punuar edhe ne kliniken e bllokut. Te viziton pa pare, po kur vjen puna tek ilacet duhet t’I paguash vete. Tashti per tashti nuk kemi te tjera mundesi por ne planin e ardheshem 5-vjecar do te ndertojme nje punishte te thjeshte antibiotikesh qe do te kete edhe nje repart te vogel per paste dhembesh dhe locion mbas rrojes.
      E shtuna dhe e djela jane dite pune. Dite pushimi jane vetem 8 Nentori, 29 Nentori dhe 1 Janari, por po e lypi interesi I pergjithshem I fshatit edhe ne mengjeset e ketyre diteve mund te dilet per pastrim terirori ose pune te tjera te rendesishme sipas planeve te keshillit.
      Popullsia e fshatit ne keto momente eshte 354 veta. Presim qe me politikat e drejta te nderzimit, edhe me prurje te reja nga jashte, sidozot juve, ne fund te vitit te arrijme 845 veta. Fshati ende nuk ka nje kinema, megjithese kemi siguruar nje makine te vjeter filmi, nga ato je jepte filma neper kampet e pioniereve ne Kohen e Komandantit. Televizor kemi vetem nje bardhe e zi te vjeter, po e kemi me grup keshtuqe mund te shohim edhe ndonje ndeshje te jashtme futbolli. Bastet nuk lejohen si shfaqje te huaja dhe qe mund te shkaterrojne ekonomine e brishte te fshatit.
      Mireardhç dhe po deshe sill edhe 3 kallep sapun rrobash. Eshte nje artikull qe mungon krejtesisht ne dyqanin e fshatit, ku mund te blihen cigare Partizani.

      Reply to this comment
    • Niko Shpiragu November 24, 22:41

      Nuk e di kush je ti qe shkruan me lart, por nje gje e di me siguri qe ti perfaqeslon si shimica jone qe kemi jetuar te dyja kohet pendesen dhe keqardhjen per ato qe ka kaluar ky vend pas 90-s. Jane te verteta ato brengat e kohes se dikureshme qe ne i patem dhe qe i lidhnim me fajet e shoqerise se atehereshme dhe qe i permblidhnim vetem ne nje emer te pervecem Enver. Edhe sot une prap mendoj se mjaft gjera u bene gabim ose duheshin bere me mire, por kur shohim kete periudhe te gjate tranzicioni pa fund me padrejtesite me te medha ne kurriz te njeriut te drejte e te ndershem, sikur na eshte zbutur shpirti per ate te kaluar qe e anatemonim aq shume. Nuk kam dyshuar kurre se LNC e popullit tone eshte faqia me e lavdishme e historise se tij, Kjo faqe per mua eshte e mbyllur pergjithemone pavaresisht se eshte hedhur balte e madhe mbi te. Une gjithemone kame cmuar shume ate pune te madhe te popullit tone per rimekembjen e vendit dhe perparimin e tij frontal para viteve 90. Vleresoj si nje kontribut te jashtezakonshem perpjekjet per shkollimin , shendetesine, kulturen emancipimin e gruas shqiptare, industrializimin e vendit e tjere dhe e ndiej vehten shume krenar qe kam qene pjese e asaj shoqerie. Ata qe i mohojne keto nuk jane realiste ose jane pjese e asaj shoqerise qe ka qene kundershtare e kohes dhe si e tille ajo duke mos e pranuar ate kohe mohon edhe punen e popullit punonjes. Eshte jashte cdo lloj dyshimi qe udheheqja e asaj kohe ishte sektare dhe shume mizore me kundershtaret e saj dhe shume e ngurte me rregullat e saj te jeteses se lire ne nje vend te lire. Patjeter keto dhe gabime te tjera qe u bene gjate kohes, rriten pakenaqesine ne shume qytetare, sidomos te pjeses me te ndieshme te saj si intelektualet dhe te rinjte. Mendimi im ishte se regjimit i kishte mbaruar afati dhe duhej te ndryshonte ashtu sic edhe ndryshi me pas. Ishte disidenca e brendeshme qe e krijoi vet regjimi forca madhore qe pruri ndryshimin. Sot rrahin gjoksin me shume ish klasa e permbysur ne 44 qe e pruri kete ndryshim . E them me bindje se po te ishte per te bijte e koloboracionisteve regjimi do te jetonte edhe njemije vjet. Ate e sollem ne, njerez si ju dhe une,pavaresisht se shperblimet i moren ata dhe disa sahanlepires nga ana jone. Keta hajduter pasi ne fillim shkaterruan mundin e njerezve me pas e vodhen gjithcka dhe e shiten per interesa te tyre. Vendi eshte dhene me koncensione kompanive te huaja ku keta bastardet e sotem zoterojne partneritet me perqindje te larta ne ato kompani. Dhe populli i thjeshte ashtu sic thoni ju humbi gjithcka dhe keshtu pesoi cgenjimin me te madh te atij ndryshimi qe e beri vet. Pritem per me mire por perfunduam me keq. Shume nga ne kane humbur fare dinjitetin e tyre dhe sot punojne jashte vendit me pagesa qesharake sa qe me veshtiresi jetojne. Dhe ne te njejten kohe media e pamoraleshme i sherben politikes plackitese dhe zbukuron realitetin tone qe jetojme jashte per te mashtruar shqiptaret. Shumica e njerezve dhe ne menyre te vecante te rinjte jane pa pune dhe e kane mendjen te emigrojne se nuk shohin asnje shprese ne vendin e tyre. Dhe padysimin me te vogel kjo e ashtuquajtura kohe e demokracise po i ngre lavde periudhe se mepereshme dhe me te vertete ne sot kemi pesuar cgenjimin me te madh. Kjo kohe e cmendur po i nge lavde Enverit sepse populli nuk po shikon asnje njeri qe jo vetem te jete me i mire ose i njejte me te, por ne te vertete nuk i afrohet aspak atij. Me gjithe te metat qe ka patur ai ne e dime shume mire se ai nuk ishte hajdut si keta te sotmit, nuk ishte sahanlepires i te huajve si kata te sotmit dhe kishte te pakten dinjitet qe mos te paguante para per te dale fotografi me te huajte qe te krekoset si disa te sotem. Ai ishte shume radikal dhe ne nuk kemi qene e as jemi dakort me kete, por ama nuk e lejoi Shqiperine te behet koloni e te tjereve si sot. Shume per te folur por nuk eshte qellimi im ky ne te vertete. Ne u perpoqem te benim vendin me te mire ,por e bem me keq dhe kemi pesuar zhgenjim. Po te vazhdoje keshtu do te vije nje dite qe po ky popull qe e rrezoi bustin e Enveri do kerkoj prap te beje, bile edhe me te madh. Dhe kjo sado e padeshirueshme qe te jete, do te jete pergjegjesia e klases se sotme politike dhe e vet popullit te coroditur.

      Reply to this comment
  2. katarakti November 24, 20:56

    Mund ta akuzosh per shume te zeza regjimin e kaluar, nje pjese te se ciles perfaqesuesit e tij i kane hak dhe i meritojne. Por nuk mund t’i akuzosh kurrsesi per vjedhjen e pasurise se popullit apo shitjen e aseteve kombetare. Ndryshe nga keta demon-kratet qe erdhen ne pushtet pas 1990-tes.

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 24, 22:04

    NA BERE TE MALLENGJEHEMI ME PORTETRIN E NJE KRIMINELE GJAKATARE QE MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI ME GJITHE BURRIN E SAJ SADIST, PDERAST DHE SPIUN TE GJERMANIT.

    Ore ti dallkauk ke do te mashtrosh ti more Albert Zhulsi? Ne cilin vend ish komunist te Evropes Lindore dalin idiote si puna jote dhe shkruajne melodrama per nje kriminele gjakatare sic eshte Nexhmije Hoxha? He mo me trego nje vend ish komunist ku dalin idiotet dhe mallengjejne miletin me shkrime turpi dhe rezili per nje vend qe po kerkon te antarsohet ne BE?

    PO DO TE NDJEKIN PAS DHE DO VRASIN VIKTIMAT E NEXHMIJES MORE MAVRI FANATIKE?

    Ti kerkon te mallengjes fanatiket me shkrime te tilla, por harron se Shqypnia eshte i vetmi vend ne Evrope qe nuk ka kerkuar akoma falje per krimet e komunizmit, pushteti dekoron xhelatet dhe krimineletet e Enverit me medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese, mban Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes dhe ka injoruar totalisht viktimat e tij.

    CFARE MORALI KE TI MORE FANATIKU ALBERT ZHOLI?

    Reply to this comment
    • spartaku November 24, 22:43

      Intelektuali! Na çave bythen me ate llogjiken tende prej psikopati.Njerez si ty jane per te ruajtur dhit ne pyll,se njeri pylli je ti,dhe si i till,nuk mere vesh nga bota.

      Reply to this comment
    • Gjenerali November 24, 23:09

      Sait bej, si kaluat ne darke tek nazistet sonte ti dhe ballistet tjere?

      Reply to this comment
    • ELIOT November 25, 12:04

      INTELE ….KY DJALI NGA TIRONA NA I VJEN KEQ NGA DISA GJERA TE ENVERIT ….. ;;;por sqenka aspak i zgjuar se RAMEN BERISHEN NANON METEN BASHEN …. JANE PRODHIMI I ENVERIT …JANE NIPERIT E ENVERIT … DHE SMUND TE PRESESH GJERA POZITIVE ME RRENJET E BOLSHEVIKEVE …. I MESOI ENVERI ME KORRUPSION ME EGOIZMIN E TIJE .. ME DOLLARET QE I VIDHTE POPULLIT .. DHE TIRONSI SE KUPTON DEMOKRACINE E VERTETE ME ATE TE RAMES BERISHES … TIRONS JAM EDHE UNE NJE TIRONS I BULEVARDIT ..POR DEMOKRACIA NE FRANCE NE EUROPE SKA ASGJE ME ATE NE SHQIPERI … DHE ENVERI NA HOQI DEMOKRACINE GJEN ME TE SHTREJTE NE BOTE …NA HOQI LIBERTENE … DHE DISA COBANE KOMUNISTA BENIN SI AMERIKANE NE MES TE TIRONES ….. .DHE NEXHMIJE HOXHA ESHTE NJE SKAMJE NJE BISHE E EGER ..NJE NDYRESIRA QEKURRE SHQIPERIA SKA PAR NDONJEHERE … TIRONS … LEXO NDRYSHIMIN E HITLERIT DHE TE ENVERIT ….KUR GJENERALI ERWIN ROMEL E TRADHETOI HITLERIN NE 44 … HITLERI E DETYROI TE VRISTE VETEN …POR FAMILJEN DHE GRUAN SJA VRAU …. SJA FUTI NE BURG ….NDERSA ENVERI MIRE QE MEHMETIN E DETUROI TE VISTE VETEN ?????? POR FEMIJET GRUAN DHE FAREFISIN JA FUTEN NE BURG …. E KUPTON QE EDHE HITLERI KISHTE ME ZEMER SE ENVERI …..APO TA BEJ ME VIZATIME SI NE KOPESHT ..PRANDAJ KURRRRE MOS TE MUNGOJE NJE QEN SI ENVERI QE N MORRI RININE NA MORI FEMIJERINE NA TORTUROI NENAT TONA BABALLARET TANE ..QE TANI KANE VEKUR POR KURRE SJA HARROI TORTURAT QE KANE QEQUR ME HITLERIN E SHQIPERISE ..

      Reply to this comment
  4. Bushi November 24, 22:36

    Bravo! Bravo! Bravo o djali rebel i Tiranes.Me le me goje hapur me komentin tend brilant.Duhet nje mendje e mpreht qe te gjykosh kaq mire,kaq bukur dhe kaq sinqeritet.Dy realitetet qe pershkruan jan vertete ashtu,dhe nuk i luan topi.Pershendetje.

    Reply to this comment
  5. Haxhi lleshi November 24, 22:54

    Ju hypte enveri prape ne qafe,or buthqira

    Reply to this comment
  6. vasili November 25, 00:51

    E kemi treguar katerciperisht,vecanerisht tani, qe nuk jemi popull por kope.
    Dhe kopeja asnjehere nuk kthen syte nga vehtja,te shikoje se nga cfare lloj kafshesh permban dhe te dije te numeroje madhesine e saj.
    Frika bashkuar me injorancen dhe dembelizmin gjenetik te kopese, ka bere qe Saliu,ta kthente ate nga rruga e demokracise perendimore dhe ta drejtonte me krraben e vet, thelle mbrapesht,drejt osmanizmit,arabizmit dhe komunizmit katundar.
    Pra del, qe nuk e ka fajin as Enveri dhe as Saliu,por vec kopeja,qe ben andej,nga e drejton krraba,qe i gjakos brinjet,pa nxjerre blegerime.
    Dhe mbas kesaj,natyrshem del qe cobani me pak i eger dhe me i sigurt del Enveri,
    Prandaj,si kope,e kemi te pamundur te kuptojme c eshte demokracia njerzore dhe ishim me mire ne komunizmin e tij,se sa ne islamizmin-komunist,te diabolikut Sali,qe percon te gjithe llojet e krimit dhe te vesit njerezor,duke asgjesuar identitetin njerzor shqiptar dhe ate kombetar.

    Reply to this comment
  7. Mark U.K November 25, 09:04

    Duhet ta dini se te gjitha kto qe ndodhin ne Shqiperi e kan burimin te ai rregjim i poshter.Duhet te presim aq sa ka zgjatur okupimi komunist te hiqet era e keqe e tyre.Nuk e di se kujt i plasi per ket vejushen e zez pervec asaj fares se keqe qe la rregjimi.Nexhmijes i uroj edhe nja 30Vite jete e te vuaj te zezat qe i ka be kti vendi.Ju nostalgjiket shkoni e beni homazhe te shoqit,po kujdes se mos po ju bejn shurren edhe ju kur ta shurrojn te tjert.

    Reply to this comment
  8. Mark U.K November 25, 09:17

    Albert c ke dasht te ato dy vejusha more ditzi.Biseduat gje jasht teme,tregou i ndershem.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit November 25, 10:24

    sado mbeshtetesit e Enverit kerkojne ta shpetojne figuren e tij nga duart e maskarenjve biografe, une mendoj se keta te fundit kane te drejte ta quajne kopil. Enveri me siguri absolute duhet te kete qene kopil i Cerçiz Topullit, se kishte damar trimi. Cuditem edhe sot sesi Enveri ia arriti te disiplinoje e te fute ne pune shqiptaret, biles ne pune vullnetare ne te shumten e heres, e papare ndonjehere ne histori. Pa lere gatishmerine luftarake, ne nivelin e Izraelit e ndofta me mire nga ata. Cuditem sesi me arme modeste, por me disipline te çelikte Enver Hoxha sfidonte fuqite e dy shteteve shoviniste fqinje; ky patjeter ishte i biri real i Cerçizit. I vuri vulen historise dhe stabilizoi problemin e madh te çeshtjes shqiptare, qe eshte Integriteti territorial. Keto gjera nuk behen pa sakrifica dhe kombe me te medha e me te fuqishme se ne kane sakrifikuar me shume se nje brez. Te kujtojme nga u nisem, nga ç’baza ekonomike dhe politike dhe pastaj te diskutojme. Nuk behet shteti me llogje dhe nastradinlleqe, shteti do burra trima qe ta presin me vendosmeri vijen ndarese. Del kryeministri sot, pas 27 vjet ndryshimesh demokratike ku nuk njeh qeni te zotin dhe kerkon qe te pastrohen sheshet dhe ambienti, biles edhe vullnetarisht…E kuptoni sesa perpara ka qene Enveri, qe keto gjera i bente me kohe e me vakt dhe autoriteti i mesuesit ishte absolut, i mjekut absolut. Ligji ishte i barabarte per te gjithe. Kur dilje nga shinat haje burgun ose plumbin, qofte minister mbrojtjeje apo i brendshem, qofte kriminel ordiner me dy klase shkolle. Me thoni nje ish-minister te denuar per korrupsion, apo per tradheti, apo per krim e masaker ne bulevard. I biri i Sali Berishes bente tregti me xhambaze me pasurine ushtarake dhe aksidentalisht shperthen nje fshat e vdesin 26 e plagosen 300 te tjere, Enveri kete e pushkatonte si qen dhe ia fshinte farefisin nga harta. Kurse ne “demokraci” ky kercenon shefin e shtabit te ushtrise dhe del ambasada mike ta mbroje duke e arratisur ne Amerike. Rrofshin shtetet partnere qe arratisin shefat e shtabeve dhe i shpetojne nga Shkelzenat e plotfuqishem. Jemi kthyer ne shtet anonim ku te gjithe shajne te gjithe e duke gjykuar Enverin me standartet e sotme dhe jo te kohes se tij. Si tha Zheleznovi: ” Do ta kerkojme Vloren gjeneral, por s’do ta gjejme me. Do vijme si çifuti ne shkretetire…”. Sikur ta dinte Kadareja qe e paska shkruar tamam per Enverin do çmendej fare, por ja qe peshtyma po u bie ne surrat atyre qe peshtyne lart e shume lart.

    Reply to this comment
  10. Rita November 25, 10:40

    Nga titulli irritohesh e komentin e mbyll me urimin qe pas djallit te shkojne te gjithe nostalgjiket ! Atje ne ferr te qendroni ne rradhe ( si dikur per qumeshtin e femijeve apo te vajgurit ) per t”i puthur by…… apo doren kriminelit “”

    Reply to this comment
  11. demo November 25, 11:13

    Ti nuk je ai djali me xhinsa,por je perseri e perseri AI,AJo
    @Dashuri Kolera.Me t`u dhimbe jot eme ne katin e dyte te pularise,por ne reaksionaret,bejleret agallaret nuk e ndihmojme dot..E ndihmuam Enverin tuaj,e beme me duqan,e beme me para kontrabande,,ay na i mori te tera.Tokat,dyqanet,shtepite…Edhe ne si ju jetojme ne ate palo apartament qe na dha ndermarrja 30 e ca vjet me pare.Me dhimbet Nexhmija ne katin e dyte te pularise,por ne jemi me keq.Tokat dhe pronat na i mori Saliu me ligjin “Toke e Xanun,7501.Shko kerkoji zgjerim Xen Gerdecit,se ai ka nje pallat mbreteror ne Sauk.Dergo Sokolin me Lilin se e kane grure me Saliun,tu hape nje verande ne Gjirin e Lalezit.Jua ka detyrim,se ju e nxorret nga vrim e shpelles ne Lugun e Zi,e shkolluat,e organizatuat,ne Paris e derguat,,e bete kafshen Mbret.Ndera lahet me nder.Te ishte per ne bejleret,agallaret,Saliu do ishte me lekure Capi duke i rene ciftelise tek shpella Dragobise.

    Reply to this comment
  12. muhamed tabaku November 25, 13:48

    Beni vetem nje krahasim ndermjet pasanikeve te sotem te bere te tille me pronat qe krijoi sistemi Komunist dhe te pasirise qe i la familje nje si e quani ju Ish diktatori. Nje i mencur mendoj une edhe pse ka pikpamje te kunderta ne rregjimin komunist ne kete rast nuk do te flase dhe ky do te jete qendrimi me i mencur.

    Reply to this comment
  13. tomorraku November 25, 14:44

    Albert Xholi .Emrin e ke te bukur , ama mbiemrin !! Xhol ma1 xholi i Ago servilit dhe te dy ish servila te Xhuvelerise , qe u mjmi dhe ju tashti e shani se u bete “udheheqes”te “Laberise”, ,Po faji s’eshte i shoqates po i kryesise qe ju mban akoma dhe nuk u sikterise!

    Reply to this comment
  14. tomorraku November 25, 14:44

    Albert Xholi .Emrin e ke te bukur , ama mbiemrin !! Xhol ma1 xholi i Ago servilit dhe te dy ish servila te Xhuvelerise , qe u mjmi dhe ju tashti e shani se u bete “udheheqes”te “Laberise”, ,Po faji s’eshte i shoqates po i kryesise qe ju mban akoma dhe nuk u sikterise!

    Reply to this comment
  15. tomorraku November 25, 14:46

    Albert Xholi .Emrin e ke te bukur , ama mbiemrin !! Xhol ma1 xholi i Ago servilit dhe te dy ish servila te Xhuvelerise , qe u majmi dhe ju tashti e shani se u bete “udheheqes”te “Laberise”, ,Po faji s’eshte i shoqates po i kryesise qe ju mban akoma dhe nuk u sikterise!

    Reply to this comment
  16. dashuri ne kohen e koleres (2) November 25, 17:23

    i ndyeruar demo 1

    do ta kisha kenaqsi te kisha bere komentin qe eshte ne krye dhe e pershendes ate zotni qe e ka bere…..Do thuash qe je ti “ai-ajo”..e pranoj me kenaqsi te marr persiper dhe nuk me plasi Trapi.po e bej kete sakrifice
    .
    Ku eshte thelbi i problemit sot qe komentuesi ‘Niko Shpiragu” e thote ne menyre sakte ???
    .
    Marrezia e shqiptareve pas 1992 con uje ne mullirin e Enverit dhe kete nuk ka “gop some” ta hedhe poshte dhe as kokrroca interneti si Demoni Demo & company.

    .i ndyeruar demo 2
    ………………………………..

    Ne shoqerine shqiptare sot ka 4 kategori ne lidhje me Enverin:
    .
    a-Jane enveristet qe nuk perbejne me shume se 0.1 te shoqerise me ne krye Muhearrem Xhafen e shkrete
    .
    b-Jane a-enveristet qe nuk e kane rruar ,nuk e rruajne dhe nuk do ta rruajne per Enverin por vleresojne se koha e Enverit edhe pse e ashper ishte vite drite larg me kohen e merhumeve Zog & Serberishe.(80% e shqipfoleve)
    .
    C jane anti-enveriste fisnike qe e shajne Enverin aq sa i takoj por njohin dhe disa merita te tij si luften apo rindertimin.(10% e shqipfolese)
    .
    D-Jane antienveristet kanibale qe i rruajten bolet enverit sa ishte gjalle dhe sot kane kaluar “out the order’..Ne kete grup perfshin dhe monstra si Bashkim Shehu-spartak ngjela-fatos lubonja-Agim Myftiu-sali berisha dhe kryemonstra Mehmet Elezi qe besoj se eshte dhe ‘Demoja yne” qe nga lepires te sumes enverit pas 1992 i bene “gojore” elezserbiberit.
    .

    .i ndyeruar demo 3
    ………………………………..
    te kam bere ca pyetje rradhen e kaluar dhe eshte mire te pergjigjesh dhe jo te na cash menderen
    .
    Nuk mjaftojne dhe monstrat anal-iste por jane dhe mostrat e internetit ku dhe te Dita jane disa si” intelektuali “apo ky “demo” mos qofshin e njejta dore.
    .Zavalli “demo” edhe sot nuk ka kursyer helmin e tij.Deri diku e ka te drejte per KT-en ..por gjuha qe perdor ndaj Mehmet Shehut dhe te tjereve si Morra-Cimka-kafe fshati-lloqe katundi-mejhane etj eshte diskretituese per nje person qe “ka lexuar sagat norvegjeze”…pra DEMO eshte nje lloj Kasemi por me kokeposhte..
    .
    Se ky demo-ja
    .
    -po na quan marshallin Tito-shpetimtarin e Shqiperise
    -po na quan xhaferr deven Hero kombetar
    -po na quan lufte ncl si lufte civile
    -po na quan Karl Marksin budalla
    po ne 1984 na paska punuar ne nen firme kroate
    -po ne vitet 70′ na paska punuar ne Gramsh dhe ka punuar me pithologun francez E.Topja

    -dhe me e forta na paska shkruar 13 libra dhe shume dokumentare
    .
    Pra Demoni Demo i fshehur pas ferres ka vite te tera qe hedh helm te zi..por kam nje pyetje:
    .
    Po pse o monster merr dynjane me goje me gjuhe te helmatisur..??

    Pse nuk na thua kush jane keto libra por rri pas gardhit dhe gjuan si puna jevgut ?
    ..
    Kam qene kunder Enverit dhe Mehmetit
    por per tipa si puna juaj
    kane bere mire
    qe ju kane shkerdhyer me qen e me mace se e meritoni…

    tung !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*