Rrëfimi i Pangalos: Kur Berisha më dha të drejtë për piramidat dhe Nanon

May 16, 2018 11:00

Rrëfimi i Pangalos: Kur Berisha më dha të drejtë për piramidat dhe Nanon

 

Ai është një nga politikanët më të njohur grekë të 30 viteve të fundit.

Kjo edhe për shkak të rolit të tij tepër aktiv brenda PASOK-ut, si dhe pozicioneve të larta që ka mbajtur për shumë vite në qeveritë greke, ku ka pasur rolin kryesor për ngritjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i të gjitha qeverive të dala nga PASOK-u nga viti 1981 e deri më sot, Theodoros Pangalos, ka vizituar dje Shqipërinë, por këtë herë si publicist me librin e tij të përkthyer në shqip “Me Papandreun në Europë”.

Në një sallë të mbushur me personalitete të politikës, diplomacisë dhe medias, ku i pranishëm ka qenë dhe Presidenti Ilir Meta, diplomati i grek ka rrëfyer disa episode të jetës së tij të lidhura me Shqipërinë dhe udhëheqësit e kohës.

Pangalos kujton një bisedë të zhvilluar me presidentin e kohës Sali Berisha në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Më është dashur të udhëtoj një herë nga Gjirokastra për në Vlorë me helikopter ku do të takohesha me presidentin e Republikës së Shqipërisë të asaj kohe që ishte zoti Berisha.

Dhe kam pasur nderin të flija në vilën e Enver hoxhës madje në dhomën dhe krevatin e tij. Një dhomë katër me katër dhe më besoni kam fjetur kaq mirë.

Me zotin Berisha kam biseduar gjithë atë natë dhe i thashë dy gjëra për të cilat këmbëngulja.

Gjëja e parë ishin piramidat, që ju e dini jepnin para me interesa shumë të larta.

Në fillim Berisha u përpoq të shmangej duke bërë dhe shaka e duke më thënë se je dinak dhe kërkon që ato para t’u shkojnë bankave greke. Pastaj më tha që je marksist dhe unë jam liberal demokrat. Unë i thashë nuk dua të ndërhyj në treg. U detyrova në atë kohë dhe i thashë, ‘zoti president më falni nuk dua t’u jap mësime por duhet të dini që paraja është një mall i veçantë, nuk është si mallrat e tjera. Asnjë vend i botës nuk i le bankat e veta pa kontroll’”, tregoi Pangalos.

Ish-zëvendës kryeministri grek me origjinë arvanitase, shprehet se ka insistuar tek Berisha për lirimin e Nanos nga burgu, madje duke i sugjeruar hartimin e një ligji të posaçëm në parlamentin e asaj kohe, por është përballur me refuzimin e hapur të Berishës, i cili vite më vonë do t’i kërkonte falje.

“Gjëja tjetër që i thashë, e ftova që të nxirrte Fatos Nanon nga burgu. Më tha që është e paligjshme. I thashë, pse është e paligjshme, ju nuk keni një kushtetutë të re keni të vjetrën ndaj bëni një ligj pasi keni shumicën në parlament ku të thotë Fatos Nano të lirohet nga burgu. U bë çfarë u bë ju e dini shumë më mirë se unë”, kujton Pangalos.

Ai rrëfeu se vite më vonë Berisha i dha të drejtë .

“E takova vite më vonë në Strasburg, hëngrëm dhe drekë me të dhe ishte në nderin e tij që e pranoi duke më thënë që për dy gjërat që diskutuam atë natë në Vlorë ke pasur të drejtë, edhe Nanon duhej ta kisha nxjerrë nga burgu edhe piramidat duhej t’i kisha ndaluar”, tha Pangalos.

Por politikani grek duket se ka këshilluar jo pak liderë shqiptarë të pas viteve ‘90, ku njëri prej tyre ka qenë edhe vetë presidenti Ilir Meta.

“Vetëm pak ditë pasi unë kisha humbur në një garë në Partinë Socialiste për pozicionin numër 2, pasi kryetari ishte i dënuar politik, Tritan Shehu ishte ministër i jashtëm atëherë, më tha që zoti Pangalos të fton për një kafe. Ishte inaugurimi i Konsullatës Greke. Më tha e di që je i mërzitur shko bëj ca ditë pushime. Je shumë i ri për t’u mërzitur. Një këshillë shumë e vlefshme”, rrëfeu Meta.

May 16, 2018 11:00
Komento

6 Komente

  1. Xha Lipja May 16, 11:48

    Këto thënie, të cilat duket sikur janë babaxhanllëqe, tregojnë papjekurinë e këtyre politikanëve tanë, të cilët janë këshilluar nga të huajt; mbasi gabimet e tyre në drejtimtë shtetit ishin fatale për popullin dhe vendin tonë. E keqja se kjo gjë vazhdon dhe si një njeri që i shoh të qarta gjërat, pa asnjë kompleks partiak, them me vete por sot për të gjithë: Turp i madh për ne shqiptarët që lejojmë të na drejtojnë të paaftët lidhur me papërgjegjshmërinë ndaj kombit, por shumë të aftë për të groposur vendin dhe popullin për interesatë e tyre dhe lëpirës së të tjerëve.
    Zgjohu popull. Hidhi në hale të korruptuarit!
    Xha Lipja

    Reply to this comment
    • Merqez Katunari May 16, 12:27

      Babezia per pushtet, padituria, arroganca ka qene dhe eshte tipar dallues i politikaneve shqiptare. Historia ka treguar qe jemi sunduar nga keta dallkauke qe per interesin e tyre ishin gati te djegin shqiperine. Kane perfituar se kane patur edhe nje popull pa ndonje kulture shtet formuese

      Reply to this comment
  2. Aleksander Thana May 16, 14:25

    Ky eshte Sali dinaku, I pa karakter dhe i pa bese dhe Jo se se ka kuptuar gabimin . Kjo eshte natyra dhe fytyra e vertete e armikut te Shqiperine e shqiptareve. I ndergjegjshem dhe I perkushtuar per shkaterrim, ashtu sic dhe ka bere e vazhdon. Kanseri Sali do te vazhdoje perhapjen e metastazes ne dejet e kombit shqiptar deri ne frymen e grahmat e fundit.

    Reply to this comment
  3. Pellazgos May 16, 14:56

    Tani pyetja eshte,cfare mendojne Sulejmanet,Hamzate,Qemalet,Idrizat, qe jane bere Eltona,Eriona,Edvina,Elvisa.Akili eshte “shqipetare kurse Arxilea eshte Greke,Jupiteri eshte Italiane dhe Zeusi Greke,Homeri eshte “shqipetare” kurse Omiros Greke,Kostandinopoja eshte “shqipetare” kurse Kostandinopoli Greke?
    Eshte nje pyetje qe do pak raki,pak meze perpara dhe cdo gje mbaron.

    Reply to this comment
  4. lisi May 16, 15:50

    O pallaskos te lumte qe nuk le rast pa ngrene mut kur te del ne shteg shqiptaria. Mos ki frike se nuk ju leme pa te kurre.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 May 16, 17:15

    a të jetnë dhe këto thënje një monedhë shkëmbimi për marrveshjen që po bëhet??
    atë që njohim ne si marveshja e detit,seria e dytë titulli:”më e mirë se e para”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*