Rrëfimi i reporterit Rudolf Vogel: Situata në Shqipëri në vitin e fundit të pushtimit. Familjet e mëdha shqiptare Vrioni, Vlora, Frashëri dhe bashkëpunimi i tyre me pushtuesit (PJ. IV)

January 9, 2021 11:47

Rrëfimi i reporterit Rudolf Vogel: Situata në Shqipëri në vitin e fundit të pushtimit. Familjet e mëdha shqiptare Vrioni, Vlora, Frashëri dhe bashkëpunimi i tyre me pushtuesit (PJ. IV)

Ekskluzive/ Marenglen Kasmi (IV)

(Vijon nga numri i kaluar)

Meqenëse unë shërbeva tek ambasadori Schliep si njëfarë “atasheu kulturor”, kisha shumë informacion për negociatat zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që Schliep-i informohej nga unë mbi çështjet ushtarake. Shpesh informacione merr vetëm ai, i cili, po ashtu zotëron informacione! Dhe unë kisha informacione nga shërbimi që ndiqte lajmet e Reuter-it. Pra, unë dija shumë më shumë se Schliep-i.

Një kënaqësi të veçantë përbënin ftesat që merrnim ndonjëherë nga shtresat e larta të familjeve bejlere. Unë merrja ftesë çdo 14 ditë nga familja Vrioni, e cila ishte një nga pesë familjet e mëdha të vjetra të Shqipërisë dhe pasuria e saj nuk afrohej me familjen e Vlorajve apo familjeve të tjera. Ende nuk e di edhe sot nëse këto ftesa, të cilat para së gjithash vinin nga gruaja e beut të Vrionëve, e cila fliste rrjedhshëm katër gjuhë, vinin me porosi të britanikëve apo jo, siç ndodhte me ftesat që vinin nga familja e Vlorajve. Gjithsesi, unë dhe shoku im, togeri Y (ndoshta Janko – shën. im M. K) kujdeseshim shumë që në këto mbrëmje të mos thoshim gjëra që mund të na komprometonin më vonë.

Unë jam ftuar në mënyrë të përsëritur edhe në ish-pallatin e mbretit, në të cilin organizonte pritje presidenti i Regjencës Mehdi Frashëri, të cilat organizoheshin në mënyrë të shkëlqyer nga vajza e tij, Mediha. Bashkëshortja e Mehdi Frashërit, një turke, nuk doli asnjëherë në dukje. Ishte një e fshehtë e njohur nga të gjithë që komandanti i Korparmatës 21 (gjenerali Fehn – shën. im M. K) kishte një simpati të veçantë për vajzën tepër sharmante të presidentit. Komanda e Armatës e vlerësoi këtë “kolaboracion” aq të diskutueshëm, saqë për arsye anshmërie ndaj qeverisë shqiptare e largoi atë nga detyra në Shqipëri dhe e zëvendësoi me një gjeneral tjetër. Po ashtu, gjenerali Fehn ishte bërë i njohur, sepse ishte dashur të largohej nga Afrika e Veriut, meqenëse këndvështrimet e tij strategjike nuk përkonin gjithmonë me ato të gjeneralit Rommel.

Këto mbrëmje shqiptare më jepnin shpesh kënaqësinë të shërbeja si përkthyes ndërmjet gjeneralëve gjermanë të ftuar dhe elitës (shqiptare). Praktikisht nuk u zhvillua asnjë darkë, pritje ose takim që nuk do të shërbeja si përkthyes, sepse i vetmi njeri që fliste perfekt shqip dhe që mund ta kryente këtë detyrë, majori von Scheiger, nuk ishte në varësi të Korparmatës dhe as që e çonte nëpër mend të “keqpërdorej” si përkthyes.  Me majorin Scheiger krijova në muajt në vazhdim një lidhje shumë të fortë shoqërore. Ai ishte morfinist dhe gjatë ditës i pakapshëm, sepse flinte gjumë. Në mbrëmje vonë ai shfaqej në hotel “Dajti” për t’u takuar me shokët e tij shqiptarë, të cilët i njihte të gjithë prej shumë vitesh. Më vonë ulej me mua në tavolinë, ku pinim më shumë se një gotë verë. Për mua u bë e padurueshme të ulesha në tavolinë çdo ditë, deri pasmesnate. Më duhej që të nesërmen në orën tetë të paraqitesha në punë, ndërkohë që majori Scheiger flinte deri në drekë. Kur një herë pas mesnate portieri më lajmëroi që major Scheiger dëshironte të fliste me mua në hollin e hotelit, iu përgjigja atij se tani isha duke fjetur dhe iu luta t’i thoshte majorit të kishte mirëkuptim për këtë gjë. Pak minuta më vonë, para derës time u shfaq majori von Scheiger, duke trokitur me forcë dhe kur unë nuk po e hapja derën, shtiu me revolverin e tij mbi kornizën e derës. Kjo kërkesë nuk mund të injorohej dhe pija vazhdoi përsëri të derdhej lumë për aq kohë sa majori von Scheiger ishte në Tiranë. Sa i përket revolverit, ishte e vetëkuptueshme që gjithë shqiptarët, përfshi edhe anëtarët e qeverisë uleshin në lokal vetëm të armatosur. Secili prej tyre nuk e mbante revolverin në ije sipas mënyrës gjermane, por në brez, gati për të  shtënë.

Marrëdhëniet e mia të ngushta me anëtarët e qeverisë dhe para së gjithash shoqëria ime me ministrin e Informacionit më bënte mua të isha i vetmi gjerman që mund të mbaja të informuar si gjeneralin gjerman në Shqipëri, ashtu edhe komandantin e forcave gjermane me atë çka gatuhej në nivelin e lartë drejtues shqiptar. Ishte një kazan që vlonte nga intrigat dhe plane të shpeshta për ndërrime qeveritare. Kush nuk kishte ende asnjë post, mundohej të merrte një të tillë, me qëllim të mbushte xhepat para se të mbylleshin portat. Korrupsioni lulëzonte, ari rridhte lumë.

Ministri Neubacher, si i ngarkuari i posaçëm i Hitler-it për Juglindjen e pruri arin në Shqipëri me avion. E mbaj mend shumë mirë kur një mëngjes, ambasadori Dr. Martin Schliep më telefonoi dhe m’u lut të shkoja tek ai i armatosur rëndë dhe me helmetë në kokë. Ai më kërkoi të kryeja një detyrë të veçantë. Kur mbërrita në legatën gjermane, aty ishin edhe tre oficerë të rinj. Udhëtuam menjëherë drejt aerodromit. Pas disa minutash u ul një avion JU-52. Ambasadori u afrua së bashku me atasheun e ekonomisë dhe na tha: “Zotërinj, më duhet t’ju marr një betim shërbimi. Betohuni që nuk do të tregoni asnjëherë për atë çfarë do të ndodhë tani”. Ne u betuam dhe u afruam tek avioni, prej të cilit po shkarkoheshin një e nga një thasë, të cilët ishin të vulosur dhe plot me monedha ari, siç na siguroi atasheu ekonomik. Nuk e di sa thasë të tillë që peshonin 40 ose 50 pfund na u desh të transportonim për në makinë, mua dhe shokëve të mi, por ishin shumë. Thasët i mbyllëm në kasafortën e legatës. Ky transport dhe pjesëmarrja ime janë një provë kyçe për atë çka ka shkruar Neubacher-i në kujtimet e tij, që kostoja e qëndrimit të Wehrmacht-it në Shqipëri u mundësua me arin e ardhur nga Gjermania. Ari u shkëmbye me bankënota shqiptare dhe ato iu dhanë logjistikës për të shpërndarë rrogat e ushtarakëve. E thashë pak më sipër që para se të bëhej ky transport ne na ishte dashur njëherë të prisnim një muaj të plotë, deri sa morën rrogat.

Me ambasadorin dr. Martin Schliep më lidhte më shumë se një miqësi e ngushtë. Shoku im, nëntogeri Y dhe unë ishim pothuajse çdo ditë miq në legatë dhe luanim me zell ping-pong çdo pasdite. Pas sulmit tragjik ndaj znj. Erika Schliep, të cilën e përmenda dhe do të flas në detaje për të, ambasadori ngeli vetëm dhe më ftonte çdo natë ku përpiqeshim të boshatisnim bodrumin e tij plot me verë Mosel, para se të largoheshim nga Shqipëria. Atij i jam shumë mirënjohës për shumë informacione të brendshme, për marrëdhënien ndërmjet Ministrisë së Jashtme dhe Wehrmacht-it, për të cilat ai zakonisht nuk fliste. Ai kishte përvojë të veçantë, çka e tregoi jo vetëm në mënyrën se si nuk u përpoq të mbronte bashkëshorten e tij, por edhe që ngeli deri në fund një pikë e fortë, ku mund të mbështetesha. Praktikisht unë mora përsipër të kryeja detyrën e një atasheu kulturor, ndonëse atij nuk i duhej të më paguante pagë në një formë a tjetër. Por, ai nuk tregohej i ngurtë kur unë i kërkoja ndonjë pagesë të veçantë, të cilën duhej ta merrja në konsideratë gjatë punës sime si atashe kulturor.

Nga Zonja Vrioni mora vesh disa historira të lezetshme mbi traditat dhe zakonet shqiptare. Ja një nga ato: Familjet e bejlerëve në Tiranë, që ishin farefis e me lidhje të ngushta familjare, i bënin vizita njëra-tjetrës pa pushim. Çdo familje beu, e sidomos ato më të pasurat, merrnin në punë një grup të tërë shërbyesesh, të cilat nuk bënin gjë tjetër veçse bluanin të freskët e zienin për mysafirët kafenë e famshme e të shkëlqyer turke. Rituali i zakonshëm e kërkonte që mysafirit t‘i servirej menjëherë një filxhan me kafe turke. Nëse mysafiri qëndronte më gjatë seç pritej, atëherë paralajmërohej që ishte koha për të ikur, duke i vënë përpara një filxhan të dytë kafeje. Nëse kjo shenjë nuk bënte punë, atëherë ndodhte e jashtëzakonshmja: I vihej përpara edhe një filxhan i tretë me kafe e kjo do të thoshte përzënie! E nëse ndodhte që miku nuk e respektonte as këtë, atëherë ai nuk ftohej më kurrë në familjet e bejlerëve, pasi gjëra të tilla përfliteshin lart e poshtë.

Siç vura re pak e nga pak, një pjesë e mirë e familjeve të bejlerëve ishin anglofilë. Shumë më vonë mora vesh se pak para pushtimit italian në Tiranë ishte hapur një kolegj amerikan. Kjo ishte edhe arsyeja pse kaq shumë bejlerë flisnin anglisht. Pas shpinës së gjermanëve dhe qeverisë shqiptare, siç del nga kujtimet e oficerëve parashutistë anglezë, ata gjatë luftës mbanin lidhje të ngushta me anglezët. Anglezët ia kishin shpërblyer pjesërisht atyre shumë keq këtë.

Do të ishte mëkat nga ana ime nëse nuk do të përmendja shprehimisht investimet e mëdha italiane në Shqipëri, pas largimit të mbretit Zog. Pothuaj të gjitha rrugët funksionale të asfaltuara i kishin ndërtuar italianët e sidomos urat e panumërta të lumenjve malorë të rrëmbyer. I dërguari gjerman në kohën e mbretit Zog, Luckwald, në librin e tij të vogël mbi Shqipërinë, natyrisht duke lëvduar italianët përmend gjithsesi të dhëna të përafërta që flasin vetë. Burimet e vetme natyrore të Shqipërisë që vlen të përmenden konsistonin në disa miniera kromi e sidomos në burimet e naftës në Shqipërinë e Jugut. Si minierat e kromit, ashtu edhe shpimet për naftë u kishin kushtuar shumë italianëve. Në vitin 1940 nxirrej rreth 160.000 tonë naftë, sasi e cila në kohën e pushtimit gjerman jo vetëm që u arrit të mbahej, por me gjithë sulmet ajrore të Aleatëve, u rrit më tej. Energjinë më të shumtë italianët ia kushtuan eliminimit të kënetave të mëdha përgjatë bregdetit. Majori von Scheiger, i përmendur shpesh këtu, e që e njihja mirë, më tregonte se gjatë Luftës së Parë Botërore, Aleatët dhe ushtria austriake kishin qëndruar përballë njëri-tjetrit për më shumë se dy vjet pa qëlluar asnjëherë të vetme, pasi ishin pllakosur krejtësisht nga malaria. Pra, italianët e dinin shumë mirë se pa shfarosur malarien prodhimi agrar nuk mund të rritej. Ata organizuan 3 projekte të mëdha për tharjen e kënetave dhe shfarosjen e malaries dhe vunë në dispozicion shuma goxha të mëdha monetare. Qeveria e sotme komuniste  shqiptare mundi të mbështetej në këto projekte të përgatitura me kujdes.

Me gjithë përpjekjet e gjermanëve për shfarosjen e malaries me avionë me DDT, çdo njësi ushtarake u detyrua me urdhër të rreptë të ndiqte këtë procedurë: Çdo komandant njësie merrte çdo darkë, në sy të njësisë së tij, ilaçin kundër malaries Resochin dhe kujdesej që çdo vartës i tij ta merrte atë. Unë vetë munda të siguroja kininë nga Gjermania dhe e kaloja mirë me dy doza kinine në javë. Shumë nga ushtarët që njihja morën ngjyrë krejtësisht të verdhë për shkak të marrjes së Resochin-ës. Me turbullim të madh, në fund të aventurës sonë shqiptare dëgjuam se edhe vetë mjeku i përgjithshëm i korpusit ishte sëmurur nga Malaria Tropica …

Çka më habiste te shqiptarët, ishte toleranca e tyre fetare. 70% e tyre ishin myslimanë, 20% në Jug ortodoksë dhe vetëm 10% në zonat e pakalueshme të Mirditës, katolikë. Katolikët ishin nën urdhrin françeskan, i cili me figurën e Pater Harapit u bë pjesë e Regjencës. Ky, siç raportonte Neubacher-i, në fund të pushtimit refuzoi të kërkonte azil në Gjermani, qëndroi në Shkodër dhe u ekzekutua shpejt nga komunistët.

Një ditë mora nga oficeri ynë i zbulimit një pako me letra për përkthim. Letra që u ishin gjetur komunistëve të rinj të vdekur, me sa duket intelektualë. Në këto letra të përkthyera m’u shpalos përpara një botë krejt e re: Këta studentë dhe intelektualë të rinj shqiptarë, me gjithë bindjet e tyre komuniste, jetonin në romanticizmin e shekullit XIX. Ç’ekzuberancë! Ç’emocione! U ndjeva i kthyer në kohën e Arendt-it, Theodor Körner-it dhe zgjimit të rinisë akademike gjermane kundër Napoleonit në vitet 1812-1813. Kush arrinte ta shihte këtë frymë idealiste te rinia komuniste, e cila nuk kishte të bënte aspak me qëndrimin absolutisht realist e kundër luftës të plebenjve, fshatarëve të varfër e punëtorëve me mëditje, mund të kuptonte forcën, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin, me të cilën luftonte në fund të fundit kjo pakicë e vogël komuniste.

Megjithatë, gjeta në jug të Shqipërisë kryetarin e sektit bektashian, çka nuk ishte fare pa rrezik. Ky urdhër, ku bënte pjesë edhe kryetari i Regjencës, Frashëri, luan edhe sot në Turqi, pas kulisave, një rol të konsiderueshëm në botën fetare të myslimanëve. Më parë ky urdhër ka pasur disa herë rol vendimtar në historinë e Turqisë. Por ky sekt, të cilit i përkisnin një pjesë e madhe e drejtuesve myslimanë në Shqipëri kujdesej për tolerancë e moderim. Me sa di unë, mes tre besimeve nuk ka pasur luftëra fetare.

Politika gjermane vështirësohej edhe nga mungesa e theksuar e gjermanëve që flisnin shqip. Përveç majorit von Scheiger që u përmend edhe më sipër, i cili ishte djali i një bankieri nga Graz-i dhe kishte shërbyer si major në Luftën e Parë Botërore e më pas kishte punuar për shumë vite si atashe tregtar në ambasadën austriake në Tiranë, ku edhe do të angazhohej më vonë si specialist nga Konsullata e Përgjithshme, dhe më pas legata gjermane, kishte shumë pak gjermanë që flisnin shqip. Majori von Scheiger jetonte me një shqiptare dhe jo vetëm që fliste shkëlqyer shqip, por po ashtu njihte shtresën e lartë shqiptare si askush tjetër, deri në degëzimet e saj më të fundit. Përveç tij, unë takohesha shpesh edhe me nëntogerin Janko, një ish-përfaqësues tregtar në Shqipëri, i cili shërbente në degën e zbulimit të frontit, njihja mësuesin e gjimnazit, Bertram dhe po ashtu nënkolonelin von Kirchner, i cili më parë kishte qenë instruktor i ushtrisë shqiptare gjatë monarkisë së Ahmet Zogut. Unë u miqësova në mënyrë të veçantë me togerin Pan të kundërzbulimit, i cili kishte një grua shqiptare, dhe për mendimin tim jepte informatat më të sakta dhe kishte ndërtuar rrjetin më të mirë të agjentëve në Shqipëri.

Lidhja e paevitueshme në Shqipëri me rrethe të caktuara njerëzish, krijuar përgjatë viteve, si dhe interesat e tyre komerciale, po aq të paevitueshme, nuk sollën në asnjë mënyrë një vlerësim të njëtrajtshëm nga pala gjermane për të gjithë politikanët e tregtarët shqiptarë. Dy përfaqësuesit më të rëndësishëm ishin majori von Scheiger dhe nënkoloneli von Kirchner. Gjithsesi Kirchner-i u lirua që në shkurt 1944 edhe pse kishte lidhjet më të ngushta me të gjithë oficerët dhe oficerët e xhandarmërisë së Shqipërisë së vjetër. Cilat ishin arsyet, nuk e dija. Dhe po kështu, nuk arrita kurrë ta mësoj. Supozohej se komandanti intrigant, mendjemadh i SS-ve, Fitzthum-i, nuk e duronte dot. Kirchner-i kishte një personalitet të drejtpërdrejtë dhe të hapur që nuk i dridhej qerpiku e me sa duket ia thoshte mendimet hapur Fitzthum-it.

Betram-i ra në një pritë gjatë një udhëtimi në Shqipërinë e Jugut, ku u torturua për vdekje. Si pasojë e atentateve në vazhdimësi, në muajt e parë, ishte e vështirë të gjeje shqiptarë gjermanishtfolës, një numër i madh i të cilëve kishte studiuar në Vjenë, të ishin të gatshëm të shërbenin si përkthyes. Ata kishin frikë të angazhoheshin. Një pjesë e madhe e tyre kishin marrë menjëherë poste shtetërore dhe për shkak të një dembelizmi të vetëkuptueshëm në Shqipëri kundrejt punës, na refuzonin çdo lloj shërbimi.

Zyra ime e përkthimit, e vetmja që ekzistonte zyrtarisht për Wehrmacht-in gjerman përbëhej nga tri veta dhe drejtohej nga një mësues, i cili paraqitej në punë rreth orës 11:00 në mes të një vape të madhe, veshur me pizhame dhe ulej për nja tre ose katër orë duke përkthyer me zell, sidomos gazetën ditore shqiptare, gjë që për raportet shqiptare përbënte një performancë goxha të lartë pune.

Njëherë, kur komandanti vendor erdhi papritur për të kontrolluar zyrën tonë, e cila nuk bënte pjesë në zonën e tij të shërbimit, pasi nuk i paguante qera “Banca del Lavoro”-s (shiko “kontrata” ime me italianët) lëshoi një pasthirrmë indinjate, kur e gjeti mësuesin duke punuar me pizhame. Ai e quajti këtë, një mënyrë të pabesueshme të sjelli me shqiptarët në një zyrë të Wehrmacht-it gjerman. Krejt ftohtë iu përgjigja se do t’i isha shumë mirënjohës po të më gjente një shqiptar të veshur për të qenë. Por meqë isha i detyruar t’i çoja gjeneralit komandues sa më shpejt disa përkthime, nuk e vrisja mendjen nëse ky njeri vinte edhe me brekë banje, për sa kohë e bënte punën e tij. Komandanti vendor u largua nga zyra ime i inatosur dhe nuk u pa më kurrë te ne.

Përballë një fronti me disiplinë të hekurt komuniste qëndronte një front shqiptar i përçarë. Komunistët punonin vetëm me parulla kombëtare e për këtë arsye nuk e quanin veten kurrë partia komuniste, por “Fronti Nacionalçlirimtar”. Ata kishin me vete nxënësit dhe brezin e ri, si dhe një pjesë të të rinjve nga familjet e bejlerëve. Agjitacioni i tyre në thelb mbështetej në barazimin e pushtimit italian me atë gjerman. Në krahasim me verdhushkat që oficerët e agjentët britanikë shpërndanin në Shqipëri, puna jonë nga ana tjetër ishte e mjeruar. Vlerësohej se secili nga anëtarët e misionit britanik ushtarak kishte në dispozicion të paktën 10.000 sterlina ari. Ndërkohë, për të gjithë propagandën në shtyp ishte miratuar nga pala gjermane dhe shqiptare një shumë mujore qesharake prej 50.000 frangash shqiptare në kartëmonedha. Këtu ishin përfshirë edhe shpenzimet për transmetimet gjermanisht në Radio Tirana, për zyrën time si dhe pagat e përkthyesve. Pra për shqiptarët nuk ekzistonte ndonjë lloj interesi financiar për të bashkëpunuar me ne, e shumta, vetëm për marrjen e ushqimeve e kjo në një vend, ku pa para ishte e vetëkuptueshme të mos lëvizej as gishti, ndërkohë që për një verdhushkë merrej në konsideratë edhe kryerja e një vrasjeje.

Vështirësitë financiare të gjermanëve në Shqipëri merrnin herë pas here një formë groteske, si pasojë e krijimit të padobishëm të një qeverie shqiptare, e cila deklarohej si neutrale e ku në ditën e pavarësisë, kryetari i Regjencës, Mehdi Frashëri, e shpallte solemnisht Shqipërinë si “Zvicra e Ballkanit”. Pagat e ushtarëve gjermanë nuk paguheshin dot për javë të tëra, edhe pse arrinin vetëm në 3-4 milionë franga në muaj e për shkak të inflacionit nuk kishin ndonjë peshë të madhe. Ishte e pritshme që kjo të rriste irritimin e trupave, pakënaqësinë e tyre ndaj politikës gjermane, por mbi të gjitha të forconte mosbesimin e tyre ndaj vetë shqiptarëve dhe tendencës për agresion ndaj tyre gjatë operacioneve ushtarake.

Hermann Neubacher-i thotë në kujtimet e tij, se një oficer gjerman me pagën e tij mujore, në rastin më të mirë mund t’i lejonte vetes një vakt në një restorant shqiptar. Greqia kishte tashmë eksperienca me inflacionin në sektorin monetar. Nga buxheti gjerman në Shqipëri prej rreth 30 – 35 milionë frangash, vetëm 3-4 milionë shkonin drejtpërdrejt në trupa. Domethënë as 10%, ndërkohë që 90% shpenzoheshin nga ana tjetër për punë të organizatës Todt e sidomos për punime fortifikimesh pa kuptim përgjatë bregut të Adriatikut. Aty xhenierët përpiqeshin të fortifikonin bregdetin, edhe pse që në fillim të këtyre punimeve dihej se me forcat ekzistuese dhe me dy divizione gjermane jashtëzakonisht të dobëta për luftë, këto fortifikime përgjatë një bregdeti të jashtëzakonshëm për zbarkime, nuk do të mund të mbaheshin kurrë. Nga muaji maj e qershor 1944 anglezët zbrisnin sa herë donin në jug të Vlorës, madje njëherë në Himarë ata u zmbrapsën nga Wehrmacht-i gjerman vetëm më ndihmën e partizanëve komunistë, pasi as këta të fundit nuk kishin interes për zbarkime angleze. Ata kishin frikë se kështu mund të rrezikohej pushteti i tyre i ardhshëm.

Vështirësitë më të mëdha rezultuan gjatë luftimit të partizanëve. Pas sigurimit të qyteteve të mëdha në sajë të aksioneve energjike të ministrit të Brendshëm Deva, komunistët nuk kishin në dorën e tyre asnjë qytet me rëndësi. Shpresohej që nga janari deri në maj me masat e duhura, Wehrmacht-i së bashku me shqiptarë nacionalistë do të asgjësonin edhe qendrën kryesore të bandave komuniste në Shqipërinë e Jugut, duke e çliruar plotësisht Shqipërinë prej tyre. Mungesa e ushqimeve, dimri i dytë i ashpër dhe moszbarkimi i britanikëve i kishin dobësuar shumë bandat nëpër male. Grupimet komuniste ishin në kontrast të vazhdueshëm me fshatarët, të cilët ishin vazhdimisht të pasigurt për shkak të plaçkitjeve e marrjes së haraçeve nga ana e nacionalistëve, si dhe e bandave komuniste dhe kërkonin vendosjen e një rendi të fortë.

Marrëdhëniet midis oficerëve britanikë dhe partizanëve komunistë, të cilëve, sipas udhëzimeve nga Londra duhet t’u jepej çdo gjë nuk ishin aspak të mira. Më vonë, pas kapjes rob të shefit të misionit ushtarak britanik, gjeneralit Davis, kam dëgjuar nga ai plot ankesa e akuza të hidhura ndaj aleatëve të tij komunistë. Davis-i nuk kishte pse të heshtte më. Në vitin 1945 ai u lirua si rob i yni.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

January 9, 2021 11:47
Komento

16 Komente

  1. Tradite trasheguar qysh nga koha e Pushtuesit te fundit Turkut qe i beri me prona xhambazet me elastike e me besnike te tyre January 9, 12:11

    Hah !
    Si mundet ti intersonte Shqiperia , te ashtuquajture
    Bejlere ,
    kur ne disa Breza Familjet e tyre kishin qen ne sherbim
    te Pushtuesit Shekullore Turk ,
    dhe Nocioni Atdhe i sherbente thjeshte si Karte Mashtrimi
    e ne cdo kohe bashkpunonin sipas Situates me te Fortin,

    thjeshte duke par interesin Personal , ate te Mbrojtjes se
    Pronave trasheguar nga Pushtuesi shekullore per sherbimet e bera .
    Pra tradita ishte bere ke kta Bejllare ,Mentalitet jetese ,
    ishte shndruar ne Karaktere ,
    qe behesh me Prona e Pasuri dhe qendron ne Krye te
    Vendit ,
    vetem duke i sherbyer Pushtuesit te Huajit .
    Dhe nji pasqyre e ktij Karakteri eshte trasheguar deri ne
    diten tona sot, ne Politikanet Shqiptare .

    Shembulli i qarte salih berisha ( nji funderine njerezore ne sherbim te hapur te Serbit etj )
    ,presidenti meta (ne sherbim jovetem por Kryesishte te Athines duke zbatuar Politikat e Grekut ne Shqiperi ) basha – qe eshte nji Prostitute e hapur per te Gjithe ,per cdo Te Huaj ,
    kush ja ferkon me bukur ,me premtimet per ta prure ne Pushtet etj etj .

    Pra kjo eshte Paqyra e te vertetes ,qe pak e shikojne ne
    ate vend ,sepse shumica ka ,,
    nji Mungese te Thesuarte Ndjenjes Kombetare
    dhe eshte
    Rrace nga Zagret e Beut !

    Si mundet te kerkosh nji Shtet me kte Bakterie Kanceroze
    per nji Komb !

    E paimagjinushme .

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati January 9, 20:01

      Nga sa thuhet aty ne leter per veprimtarine tradhetare te parise se asaj kohe
      Enver Hoxha ka pasur plotesisht te drejte qe i ka goditur klasat e pasura te Shqiperise ,
      te cilat kane qene me ndjenja ekstreme Anti shqiptare .
      Dhe biles do bente mire ti perzinte jashte Shqiperise te gjithe pa perjashtim familjet e tyre ,
      qe te pastrohej Shqiperia nga ai rrasat i kalbur

      Me interesantja aty eshte se ky Nazisti eshte fascinated e pothuajse i mahnitur nga permbajtja plot art e kulture e letrave te te rinjve komuniste ,
      duke i kujtuar atij jeten akademike kur ai ishte i ri dhe plot ndjenja humane e plot respekt per Artin e Kulturen
      dhe nuk ishte me tru te shpelare nga ideologjia e piste e Nazizmit

      Reply to this comment
  2. demo January 9, 13:00

    Shume realist.Ditari me realist qe kam lexuar per periudhen e konfl.IIbot.
    Bejleret tone qe hanin e pinin me ushtaraket gjermane,qe ua solli zoti si shpetimtare te Atdheut.
    Komunistyet qe bashkoinin forcat me gjermanet per te perzene Anglezet nga bregdeti shqiptar
    Anglezet e keqtrajtuar nga komunistet,qe urdheroheshin nga qendra:Tu jepnin gjithcka komunisteve!Ndryshe nuk realizoheshin Spastrimi ethnik i Camerise dhe Masakrat e Kosoves.Kthimi i Kosoves nen Serbi.
    Anglia e mbajti Premtimin.
    Gjermanet paskan pasur urdher nga lart te sillen mire me popullin shqiptar.
    Edhe ato Aksione,jo operacioni dimrit,jo operacioni veres,qe na ka mesuar historia partise,paskan qene nga terbimi i ushtareve gjermane qe kishin 3 muaj qe nuk merrnin rrogat.
    I vetmi atdhetar i vertete,qe spastroi qytetet nga komunistet paska qene xhaferr deva(e thote gjermani vete).

    Reply to this comment
    • mirel January 9, 17:09

      E demo, ashtu thane dhe camet, por e hengren ne qafe nga greket per shpresen qe paten se gjermanet do ti clironin nga greket.
      Dhe dhi e zgjebosur, dhe bishtin perpjete. Nuk mjaftoi tragjedia came, por duhet te merte rrokullimen dhe Shqiperia. Thuaj Faleminderit Enver Hoxhes, sic ka bere Noli, dhe ulu ne gjunje ti kerkosh falje, se beri shtet, kur kurvat qe ankohen po e copetojne Shqiperine prape nga e para, si ne 1913en

      Reply to this comment
    • popull January 9, 17:10

      Atdhetaret e vertete ishin te rinjte komuniste qe autori i njohu nga letrat qe u perktheu dhe qe u mahnit prej tyre. Nuk ishte gjaksori Xhafer Deva, o Demo simpatizanti i nazi-fashizmit.

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati January 9, 19:48

        Populli bravo !

        Ke kapur tamam esencen e asaj qe e ka cuditur oficerin nazist

        Letrat e te rinjve komuniste te vrare e kane mahnitur gjermanin dhe i kujtuan atij vitet e rinise akademike ,
        kur jo vetem rinia gjermane por gjithe rinia e Perendimit ishte nen efektin e Kultures dhe artit modern te kohes

        Dhe pikerisht kjo e cuditi kete gjermanin , qe ato ideale te bukura te asaj Europe moderne te cilat Nazizmi i shtypi me racizmin e tij ,
        jetonin akoma ne mendjet e te rinjve komuniste Shqiptare

        Reply to this comment
      • mirel January 9, 23:00

        o popull, shikoja surratin bashibozukut shqiptar me kostum, mu si Fadil Hasa

        Reply to this comment
    • Remo January 10, 13:28

      Familjet e “medha” me myk te vjeter ose bytheshitur turkoshake!
      O Demir, eshte per turp kjo qe ka shkruajtur ky gjetmano-italiani i qejfit!
      Bejleret qe hanin e pinin me “clirimtaret e tu naziste”, po edhe grate i ndanin me ta?
      Si ja benin nderin mikut? …cfare bastardesh! Pale, na paskan luftuar bashke Partizanet me Wermahtin ne Himare kunder Anglezeve!! A nuk do te behej e njohur nga Britaniket kjo sikur te ishte e vertete?! Trillim i poshter nga nje nazist ahengu!! Po ato masakrat ne civile qe bene ata se bashku me Devat, si i interpreton ti more njeri qe nxjerr nga goja vetem helm ngado?! Ne Borove si fillim, apo sa vune kembe ne toke Shqipetare!! Po ata te rrembyerit ne Vlore, mbi 600 persona qe nuk u kthyen kurre me!! Shikoni mire foton se si rrine bythelepiresit nga Xh. Deve krimineli, Anton mashtruesi me vello dhe i fundit Mehdi Frasheri(cfare fytyre anadollake, me ke me ngjan”?)…..
      E thote Gjermani vete, thoni ju qe Deva ishte atdhetar i vertete(duke masakruar Shqipetaret)Te rente pika mu ne koke!!

      Reply to this comment
  3. Bureto January 9, 14:23

    Se pari shkrimi i Vogel, nga që eshte ca i gjate, duhet lexuar me durim. Shume, nëse ka të tille që e lexojne, priren të shohin ato pak gjera që u interesojne, sidomos kur ato shikohen bardhe e zi, dhe qe sigurisht e bardha, sipas tyre, anon nga “komunistet” që luftonin për pushtet dhe sidomos në sherbim të jugosllaveve, dhe jo realitetin, i cili s’ka me bukur se sa shkruan Vogel. Por jo vetem. Tashme historia eshte shume më e qarte dhe kushdo i interesuar sigurisht që ka më shume burime per ta kuptuar ate realitet.
    Komenti i demos, në menyre të koncentruar, e ben kete.

    Reply to this comment
  4. Lili January 9, 15:17

    Demo, ashtu ishte mete vertete : qillimi angleze ishte sikur iserbeve e i grekeve : sa ma shume shqiptare te masakrohen , softe nderveti, qe shqiperia tecoptohet ma lehte!
    E kane plan afatgjat qeupervuar edhe ne97!
    Sot me nje taktike tjeter prape vazhdon me grekizimin e jugut !

    Reply to this comment
  5. skenderi January 9, 17:41

    me teper shqiptare ka vrare dulla se fashizmi , edhe kto masakra tridhjet vjecare jane pasoje e rregjimit monster te dulles , por ky kallaballek eshte fis me mushken

    Reply to this comment
    • Zaho January 9, 19:27

      Nena e budallenjve eshte gjithmon shtatzane -thone italianet ! Ti je shembull tipik ! Si ka mundesi qe te jeni kaq budallenj ? 28.000 viktima jane te verifikuara si pasoje e fashizmit e nazismit ne Shqiperi (ne nje vend me 900.000 banor)! Ketu nuk llogariten ata qe nuk u kthyen kurre nga internimet e burgimet !! E keto jane shifrat vetem nga e Shqiptarve qe ishin te perfshire edhe direkt apo indirekt e luftuan nazi-fashizmin ! Pa permendur shifrat e viktimave te italianve e gjermanve apo forcave kolaboracioniste apo civilet ! Te gjitha keto ne 4 vjet ! Kurse ne 45 vjet komunizem me gjithe fryrjet qe i jane bere shifrave te periudhes komuniste ne Shqiperi pas 90′ rezulton se te burgosur e te denuar per arsye politike ne ate periudhe kane qene 34.000 persona (nje shifer super e fryre ) e 984 te vdekur vdiqen ne burgje (pothuaj te gjithe per arsye natyrore) ! Te pushkatuar per arsye politike rezultojne me pak se 100 ne 45 vjet !! Uroj qe nje dite Maringleni si historian apo dikush tjeter ti nxjerr shifrat e sakta e “terrorit komunist” ne Shqiperi ! Sa per shifrat e ketyre 30 vjet po ju a le ju anti-komunisteve dhe pas-ardhesve te baballarve te kombit qe morren pushtetin pas 90′ !

      Reply to this comment
    • Remo January 10, 16:38

      Skender,
      Shkruaj Shqip o Kerric Gomari.
      O dallkauk qe i paske kuptuar te gjitha!
      Gjithollog si puna jote te dale nga shkolla e Sali Shpellarit gjen me shumice ngado, prandaj ai vend ka shkuar ne gremine!

      Reply to this comment
  6. demo January 9, 22:06

    Mirel
    Komunistet ishin kollona sllave ne atdheun e shqiptareve.
    Te tille rezultuan vertet.Pushtuan Kosoven per llogari te serbeve.
    Acqua in boca per Spastrimin Ethnik te Camerise,megjithese kur u kryen masakrat e Camerise kishin 26 brigada dhe 2 divizione.
    Ishin te rinj,idealiste, hidheshin ne zjarr per interesat sllavo-greke,vrisnin baben dhe vellane,jo vetem kunatin per idealin serbo-sllav.
    Emisaret serbo-malazeze ishin si perendite marsiane qe kllonuan humanoidet primitive

    Reply to this comment
  7. Vlonjati vertet January 9, 23:05

    O skender nderro barin e ke te perzim e paske te cilsis ibret fare , kur pi ket lloj bari mos komento hajvan , nga 92 shi e deri sot jan vrar 80 mij shqiptar debil , tre her me shum se ne kohen e luftes, Enveri pushkatoj kriminelet dhe tradhtaret e luftes gjyshin e demos me shok qe shiten bythen tek nazifashistet dhe prap gjith e gjith u pushkatuan diku tek 4500 persona , qe ne fakt tradhtar jan dhe 10 her me shum prandaj jeni te shumt ju sot demo dhe ti me shok.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim