Rrëfimi i rrallë: Zogu sipas gruas që për 4 vjet ndau me të shtratin

January 2, 2018 19:44

Rrëfimi i rrallë: Zogu sipas gruas që për 4 vjet ndau me të shtratin

Është 10 gusht i vitit 1929, një ditë e nxehtë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Nga Parisi, kërcimtarja e kabareve Tanja Visirova, falë një kontrate të firmosur me Lalë Krosin, ka mbërritur në Shqipëri, një vend që nuk e kishte shkelur kurrë më parë.

Sipas asaj që i kishin thënë duhet të kërcente “në teatrin mbretëror të Tiranës për Ahmet Zogun, mbretin e shqiptarëve”.

Por e mbajtën në Durrës në një rezidencë ku Zogu do t’i shprehte më pas dashurinë.

Ata jetuan bashkë nga viti 1929, deri në vitin 1933.

Rrëfimin e Tanjas e ka sjellë për DITA diplomati dhe publicisti Idajet Hoxha.

Visirova ka shkuar në ambasadën shqiptare në Francë, ku Hoxha ishte Sekretar i Parë dhe Konsull i Përgjithshëm, e më pas janë bërë miq dhe janë takuar shpesh.

Tanja bëri përpjekje pranë kësaj ambasade në vitin 1977 për t’ju lidhur një pension nga shteti shqiptar si ish-grua e mbretit Zog dhe u interesua për 10 ha tokë në Durrës që Ahmeti ia kishte dhuruar me dokument.

Problemin e ndoqi pikërisht diplomati Hoxha, por pa rezultat.

Rrëfimi i diplomatit bazohet në pohime të vetë Tanjës. Hoxha thotë se babai i saj ishte polak dhe nëna rumune. Ai tregon momentin kur Visirovën e sollën përpara Ahmetit.

“Zogu e priti si i magjepsur. E pyeti për një histori personale të saj. Më pas nxori një dosje dhe i thotë: “Ju duhet të dini Tanja, unë ju njoh mire. Ju kam parë kur kërcenit në Folie Berger. Erdha të të shikoja në mënyrë të fshehtë. Veç kësaj, qëndrimi im në Paris ishte shume i shkurtër’. Më pas ai i tregoi fotografi të Visirovas dhe një hetim të tërë policor, duke shtuar: “Detektivët e mi ju kanë ndjekur. Na duhej të njihnim opinionet tuaja politike. Të mësonim mënyrën e jetesës!’…

Në takimin tjetër Visirova i tregon kontratën. Pasi e lexoi, Zogu i tha:

“Këta janë hajdutë. Kam thënë të bëjnë një kontratë për 25 mijë, ata e kanë bërë për pesëmbëdhjetë mijë franga”. Zogu ishte shumë i egërsuar ndaj ministrave të vet, të cilët, siç thoshte, e vidhnin. Çmimet e të gjitha sendeve që i kishin blerë Tanjas, ishin katërfishuar, ose ishin pesëfishuar në fatura”. 

Hoxha thotë se sipas rrëfimeve të Visirovës “në fund Ahmeti arriti çka dëshironte, por vetëm pas një muaji”.

Ja si shprehet Tanja për marrëdhëniet intime me Zogun:

“Besoj se e kam çuditur, madje jo në pak gjëra. Vinte të më takonte në Durrës, hanim bashkë. Kaloja pasditen me ‘të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullta banje. Nuk bëhej fjalë të bënim not nudo megjithëse ia kërkova disa herë. Protokolli parashikonte dhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej në të njëjtën orë. Zogu, nuk ishte një qenie e ndezur me pasion, por më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua. Por protokolli, kotësitë e funksonit të tij, merrnin frenat dhe i vinin nën kontroll te gjitha gjërat e tjera”.

Për shkak të Tanjës e bija e Shefqet Verlacit që flitej se do fejohej me Ahmet Zogun iu largua atij.

Kur shkuan nga Durrësi në Tiranë, Visirova njohu familjen e Ahmetit, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj saj ishte e menjëhershme.

“Unë isha jashtë shijeve të motrave të mbretit. Nuk kisha prirje të njëjta për gjëra të kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun ti premtonte se asnjë herë, sa të qe gjalle ajo, ky nuk do te merrte për grua, një vajzë që nuk ishte myslimane”.

Zogu e pyeste shpesh për burrat e tjerë në jetën e saj. Visirova tregon:

“Unë kam qenë një grua që mbante marrëdhënie të shumta me meshkuj, por nuk kam qenë nga ato që u japin të pijnë dy tre gota dhe dorëzohen. Për mua dashuria është një festë intime. Që t’i hapem dikujt duhet që ai të jetë edhe miku im veç të tjerave. Zogu nuk diti të zgjonte tek unë këtë ndjesi, në fakt as në dashurinë fizike nuk më kënaqi kurrë. 

Një natë pësova një krize apendisiti. Kërkova mjekun. Kur erdhi Zogu në mëngjes me pyeti: ’Mjeku të pa të zhveshur?! Të preku?’. Unë u tërbova dhe i thashë: ’Ju mbaheni për europian por ju thoni gjëra që vetëm një orjentali i vijnë në mendje. Sa për zhveshjen, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët me kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të më vijë një mjek të më vizitoje!?”

Tanja u zhduk pak përpara takimit të fundit me Idajet Hoxhën, pak pasi ishte botuar një libër kujtimesh ku ajo kishte përmendur raportet me Ahmet Zogun.

Hoxha tregon për DITA:

“Në ambasadë Tanja Visirova kishte lënë një numër telefoni dhe një adresë në Vens, rreth 70 km në veri të Nicës. Disa km para se të futem në qytet, bëra një telefonatë.  Në telefon u përgjigj dikush tjetër që më tha se Visirova ishte larguar nga ajo adresë. I thashë shoferit të shkonim gjithsesi aty.

Pronarja më tregoi se disa ditë më parë aty kishin shkuar dy burra, rreth 60-vjeç. Të veshur mirë, me kravata e kostume të markës ‘Mark & Spencer’. Debatuan gjatë me Tanjën”.  Kuptova që e kërcënuan, dëgjova të flitej për një libër, për diçka të keqe që kishte bërë, por jo më gjatë.

Pas kësaj, Tanja, iku me gjithë bagazhet e saj. Nuk më la adresë” – më tha pronarja e godinës.

Sipas informacioneve që Hoxha mblodhi më pas, kërcënuesit duhet të ishin njerëz të Ahmet Zogut.

“Pikërisht, ato ditë ishte botuar një libër për Tanja Visirovën ku flitej edhe për bashkëjetesën e saj 4-vjeçare me Ahmet Zogun. Prej asaj kohe nuk u bë më e gjallë” – mbyllet rrëfimi i diplomatit për DITA.

b.m. / dita

 

 

 

January 2, 2018 19:44
Komento

22 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. January 2, 22:03

    Dhe ky Zogu imoral e vrases serial ish mbet i vetshpallur u nderua me nje monument tek ish stacioni i trenit ne Tirane nga vrasesi tjeter seria Sali ram berishovici me sozi.Turp dhe bashkefajesi se bashku.

    Reply to this comment
  2. loni January 2, 22:42

    Zogu i kurves.

    Reply to this comment
  3. shvejku January 2, 23:54

    Jo mo,per ate Zogollin qe ka shtatoren tek “treni” behet fjale?!
    -Tradhetar,po,kurvar po,hajdut i floririt po,organizues i diversanteve po,atehere per keto i eshte ngritur shtatorja ?!
    Bravo shtet kurve i Sali Berishes!

    Reply to this comment
  4. Arber I January 3, 00:01

    Deshmi shume e sakte pervec kesaj fjalie:

    “Për shkak të Tanjës e bija e Shefqet Verlacit që flitej se do fejohej me Ahmet Zogun iu largua atij.” Fejesa e Zogut me te bijen e Shefqet bej Verlacit eshte prishur qysh me 1927, Tanja Visirova ka ardhur ne Shqiperi ne veren e vitit 1929. Ne fakt, Zogu, pasi u shpall “Mbret i Shqiptareve”, krijoi haremin e tij ku Visirova ishte gruaja e dyte, nga kater gra te huaja qe mbajti deri ne vitin 1934. Pas ketij viti e shtyu me grate e vartesve, Si sara Blloshmi etj, si dhe nxeneset e shkolles “Nana Mbretneshe”

    Reply to this comment
  5. tonia January 3, 00:34

    Shqiptaret e vertete i kenduar Zogut qe ne kohen qe u vetshpall “mbret”me keto vargje lapidare qe mund t’i vendosin edhe sot te monumenti qe i kane ngritur rrufjanet e rinj:”Kendo shqype si kokoshi
    edhe lutju perendise,
    se si sot lindi kodoshi,
    njaj kurvar biri I rrospise,
    Zogu i Pare” mbret I Shqypnise.”

    Reply to this comment
  6. Jevi January 3, 09:47

    Po pse Zogu nuk ishte njeri me ndjenja? Flasim kot se te pakten Ai i ka bere hapur gjerat, e keta te sotmit i bejne
    “fsheurazi”ne zyraMbushni gazeten e mos tregoni gjera qe s’kane asnje interes.

    Reply to this comment
  7. Sami January 3, 13:00

    Zogu boni shtet , per here te pare .pse nuk thoni qe edhe enveri ne paris shkonte ne burdello ?

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 3, 15:42

      po qe per te thene psh, perse nuk thone edhe qe Edvini qihej ne bythe, e kushedi vazhdon te qihet akoma.

      Reply to this comment
    • Cubi January 3, 17:05

      Bravo Sami efendem balldemi!
      Ketu e ke kapur Enverin nga….koqet>
      O gomar!
      Edghe ne se ka shkuar ne Paris,atehere ishte djale i ri,ndersa Zogolli ishte mbret i Shqiperise!
      As kaq nuk do te kuptosh o kelyshi i kurves?
      Pastaj kjo kurva ,Visirova ishte e shpallur zyrtasrisht si kurve,ndersa per Enverin ti ke vetem shpifje nga urrejtja!
      Mos ha mut kot se Enverit nuk keni cfare t’i gjeni asnje njolle gjate jetes se tij!
      Te gjithe armiqte e tij jane ne konflikt interesi kur e akuzojne ose shpifin,se dihet qe keta kellira kurre nuk do thone ndonje fjale te mire per ate,per derisa ai ua shkerdheu nenat dhe baballaret tuaj,nga keni dale ju bastardet e qelbosur sot e na cani trapin!

      Reply to this comment
  8. edi January 3, 15:29

    intersant ne ate foto te prostitutes franceze ,
    Kurora e Mretit zogj i kq qendru mbi
    fronin e P!…!
    nderkohe qe koka e zogut eshte rras mrena

    Reply to this comment
    • shvejku January 3, 17:08

      Ja ku ishte shteti qe beri Zogolli!
      Megjithate edhe ate e shiti per 5 leke tek fashizmi,vodhi floririn e Shqiperise e ia mbathi neper bote si zog kurve dhe nuk me pranoi asnje qeveri ne Europe,por perfundoi ne Afriken e Jugut si trafikant droge e armesh!

      Reply to this comment
  9. Info analitike eshte sumelepires i tradhetareve te Shqiperise January 3, 15:33

    O Sami loqja! Çar shteti bono Zogu mor magjara?! Shetin e bythes, ate te zagareve dhe gomereve apo ate te cubave qe vrisnin pas shpine?! Zogu i nastradin Kostrecit, nipi i Esat tradhetarit boni shtetin skllavopronar, se per feudalizem as qe behesh fjale. Industria me e madhe ishte punishtja e sapunit e babait te nastradinit ne Shkoder, prefekti me i zot ishte Qazim Mulleti dhe ushtaraku me i zot ishte Osman Gazepi. Ndersa mjeti me modern i transportit publik ishin gomeret e Vrapit te Tiranes.

    Reply to this comment
    • info analitike January 3, 18:02

      O vezhguesi i koqeve te enverit po mos me vesh mua zanatin tend te keqen, jo per gje po e keni zakon ju qe beni kopilin dhe ta lini ne dere.

      Reply to this comment
  10. A January 3, 16:58

    “E vertete” eshte qe ZOGU i I-re shkonte me nxeneset e Shkolles “Nana Mbretereshe” ne Tirane, aty ishin si nxenese edhe Nexhmie Xhuglini (Hoxha) bashkeshortja e Enver Hoxhes, Vito Kondi (Kapo) bashkeshortja e Hysni Kapos, Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) bashkeshortja e Mehmet Shehut, Safo Cela (Marko) bashkeshortja e e shkrimtarit Petro Marku, Liri Belishova etj. Nexhmija, Vito dhe Liria jane gjalle, pyeteni?

    Reply to this comment
  11. fteri January 3, 17:31

    Një numër i madh dokumentesh dhe raporte “tepër sekrete” të CIA-s amerikane të viteve 1940-1960 tashmë janë de-klasifikuar. Mes këtij lëmi dokumentesh gjenden dhe raporte tepër interesante në lidhje me informacionet që siguronte në vitin 1949 Agjencia Amerikane e Inteligjencës për mbretin shqiptar të rrëzuar nga froni, Ahmet Zogu. Asokohe Zogu qëndronte më tepër në Egjipt,Aleksandri, nën mbrojtjen e mikut dhe mbështetësit të tij Mbretit Faruk të Egjiptit.

    Por një avokat amerikan në Nju Jork, i quajtur Edgar M. Church mundi që të hynte në kontakt me familjen dhe oborrin e Zogut duke u bërë dhe përfaqësues juridik i interesave të Zogut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokati Church, e krijoi këtë lidhje falë gruas së tij Konteshës Margaret. Margareta ishte kushërira e gruas së Zogut, Geraldinës. Për shkak të kësaj lidhje krushqie, avokati u pajtua nga familja mbretërore për të mbuluar disa çështje të kësaj familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por paralelisht ai mbante në kontakt shërbimin sekret amerikan për të gjitha zhvillimet dhe informacionet domethënëse që ai mësonte në lidhje me Ahmet Zogun dhe oborrin e tij. Janë një numër i madh raportesh dhe informatash që avokati Church i ka kaluar CIA-s duke detajuar të dhëna mbi atë që ndodhte në oborrin e Zogut, tashmë në ekzil.

    Raporti i parë, që po e botojmë sot, është hartuar nga avokati Church në mesin e Shtatorit 1949, është administruar zyrtarisht në rangjet më të larta të CIA-s në 30 Shtator 1949 dhe është de-klasifikuar në vitin 2006. Ky raport i hartuar nga avokati amerikan bën një përmbledhje tërësore të situatës financiare të Ahmet Zogut në SHBA, të implikimit të Zogut me nxjerrjen dhe përvetësimin e floririt të shtetit që asokohe ishte në vlerën e 3 milionë dollarëve si dhe për disa aspekte tronditëse në jetën private të Zogut. Krushku amerikan i Ahmet Zogut, njëkohësisht dhe agjent i CIA-s pranë tij, raporton ndër të tjera se mbreti shqiptar kishte një marrëdhënie incesti me njërën nga motrat e veta duke e identifikuar të motrën si Zenida, që korrespondon me Senijen.

    Madje avokati amerikan i raportonte CIA-s se bashkëshortja e mbretit, Geraldina kishte dijeni të plotë mbi këtë fakt. Më pas avokati amerikan lë të nënkuptohet se vetë Geraldina ‘argëtohej” me një bashkëpunëtor të Zogut, të identifikuar si Alexander De Villa (a.k.a Skënderi). Në raportin e tij, avokati Church detajon dhe rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të Zogut dhe përshkruan edhe karakteristikat e tyre, ndërsa në fund të këtij raporti ai nënvizon se Zogu do e ketë shumë të vështirë të arrijë ambiciet e veta politike nëse nuk del nga influenca femërore. Më poshtë teksti i plotë i përkthyer në shqip dhe i marrë nga dokumenti autentik i CIA-s amerikane:

    Reply to this comment
  12. MH January 3, 17:48

    Ne qoftse behet fjale per Vettingun per te vendos cdogje ne vendin e duhur moralisht e atdhetarisht.Deshiroj qe dhe qeshtjen e ish te vetshpallurit mbret i Shqiperise te vihet nen kontrollin e Vettingut dhe ti jepet fund permendoreve e rrugave te vendosura ne emrin e keti zog gomarit i zogut te kurves nga PD nji fashizem e gjalle ne kohen sot moderne.Popullit ti krijohet ambienti identik me moralin dhe patriotizmin atdhetare qe e ka karterizue ne shekuj deri m’sot te mos i nenshtrohet askujt e te mos zhduket.

    Reply to this comment
  13. fteri January 3, 18:23

    Dhe historia e trisht e mbretit vazhdon :
    Në një letër dërguar Agjencise Qendrore të Inteligjencës në SHBA(CIA-s), avokati amerikan Edgar M.Church, shpjegon në detaje vizitën e tij në Egjipt në vitin 1949 dhe ofron një tablo për të gjithë personazhet që njohu atje. Në këtë letër avokati amerikan shprehet se ai personalisht nuk ka parë apo takuar asnjërën prej motrave të Ahmet Zogut, por shton se kunata e Zogut, i ka rrëfyer atij mbi marrëdhënien që kishte Zogu me të motrën e vetë.

    Më pas avokati amerikan raporton dhe informon se gjatë një shëtitje me Geraldinën në rezidencën e re që po ndërtonte Zogu, kjo e fundit i bëri të ditur se motrat e Zogut do të jetonin veçmas çiftit, por la të nënkuptohej se përjashtim bënte Senija, e cila do të qëndronte pranë dhomave të Zogut. Avokati amerikan përshkruan në detaje dhe arkat me florinj që mbante Zogu në shtëpi dhe historinë e një shërbëtoreje të shtëpisë që u dyshua se kishte vjedhur flori. Më pas Edgar M.Church, detajon dhe të dhënat mbi motrën e Geraldinës dhe bashkëshortin e saj amerikan të cilët thekson se nuk mund të konsiderohen “veçanërisht të besueshëm”. Por përtej këtij fakt, në dosjen e de-klasifikuar amerikane të CIA-s, avokati amerikan në disa letra të njëpasnjëshme që i ka dërguar kësaj agjencie të inteligjencës ka theksuar faktin se edhe ai vetë besonte dhe kishte krijuar bindjen se Zogu dhe motra e tij Senije(të cilën amerikani herë e shkruan Xenida dhe herë Xeneia,) kishin një marrëdhënie intime mes tyre dhe se Geraldina, gruaja e Zogut, ishte në dijeni të plotë të këtij fakti.

    Avokati amerikan nga ana e tij u afrua pranë oborrit të Mbretit Shqiptar në Ekzil nga vetë gruaja e Zogut, pasi ai ishte i martuar me kushërirën e saj.

    Reply to this comment
    • edi January 3, 22:23

      Dje pash videon ke Arte.de
      dhe kjo qe deklaron CIA kuptohej qarte edhe nga cronika ,gjuha e shprehur e historianit te zogut . Senija kishte nji lidhje shume te afert me Zogun , -por natyrishte ,sepse ajo e mbeshteste Zogun “politikishte” (theksohet plot ironi nga historiani europian) . Mbas marteses se Zogut me Gerardinen, e cila zuri vendin e kshilltares ke Zogu dhe gruas natyrishte , Zogu beri nji manover (nuk thuhet perse -ja !) dhe tentoj ta largonte Sanijen ne Turqi .ku i kishte gjetur edhe nji burre “princ turk” . Ne darken e marteses Sanija ulur ne krah te majte te Zogut ,i pershperit Zogut ne vesh ; Un nuk e dua Turkun . Gjate kohes se shkurter te njohjes tone Fejeses , kuptova se Turku nuk ishte i interesuar fare per Femra ,por per Meshkuj . (pra turku na ishte nji dylber -peder ) dhe martesa nuk funxionoj ,u prish e Senija nuk ju nda me Zogut .
      ——————————————————————-
      Pozitivja nga ajo histori e turpeshme e mbrfeterise Zogut ,ishte vetem ajo se filmi ishte ber nga nji tjeter perspektive dhe tregonte vetem anet me pozitive te Shqiperise dhe reputacionit te saj ne Europen e asaj kohe ,pra dukej qarte nji film i zgjedhur dhe perpunuar me kujdes ,qe pamjet mbi Shqiperine dhe vet Zogun te ishin te nji niveli relativishte te kenaqshem per kohen ,e jepnin nji imazh pozitive per boten e sotme ,ne syt e europianeve e kam fjalen ,qe e kan menduar Shqiperine si afganistan .Filmi ,pra dekomentari
      “Die Rose von Tirana”
      dukej qarte qe ishte i porositur nga trashgimtaret e familjes se Zogut per ti dhene madheshti ,sigurishte Familjes Mreterore ,por njikohesishte padashur edhe si shkruaj me larte imazhit te Shqiperise ne opinionin Europian Sot . ( per hir te se vertetes Hungarezia Gerardine ,qe vinte natyrishte nga nji familje kontesh Hungareze e me nji nene Amerikane ishte nji + i Madhe ne cdo aspekt te asaj jete ,e cila kishte nji ndikim mjaft pozitive fal kultures se saj europiane ,ne imazhin e mbreterise Shqiptare por edhe Shqiperise .Nji Zonje ,qe pamvaresishte se kujt i qendroi pran ,por meriton cdo rrespekt nga shqiptaret .Ishte nji personalitet femenil e njeri mjaft pozitive .

      Reply to this comment
  14. fteri January 3, 19:04

    A ka ngjashmëri tradhëtia e A.Zogut me shitjen e trojeve shqiptare serbisë dhe tradhëtarit S.Berishës më shitjen e detit -greqisë .

    Akuzat e forta të Izet Haxhisë ndaj ish presidentit -kryeministrit-kreut të PD-së Berisha janë bërë prej kohësh publike. Por nuk mund të mos ngjallnin kureshtje në këtë tekst të Izetit, veçanërisht pjesët: “dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943”, dhe në vijim, “vëllai i tij biologjik Radovan Karaxhiç…”.

    DITA kontaktoi me Izetin për ta pyetur se çfarë nënkuptonte ai me këtë “lojë fjalësh”; a mos ishte një romuz për shkak të ngjashmërisë vërtet të dukshme mes Berishës dhe Karaxhiçit? Izet Haxhia na dërgoi sqarimin e mëposhtëm, që vërtet do ta vërë lexuesin në mendime:

    “Ja si qëndron çështja. Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

    Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Pasi e merr veten ky partizani, lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

    Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Kjo bisedë dëgjohet nga Sheqerja, e ëma e Salës, e cila njofton partizanin serb që të largohet menjëherë. Zeqiri merr pushkën e hap zjarr nga penxherja, në dhomën ku flinte partizani serb. Por shtiu mbi krevatin bosh. Ai ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

    Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944….

    Po ju them dhe këtë: Ndoshta Berisha i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që kishte me Radovan Karaxhiçin, i cili fati e kishte bërë të ishte i biri i një partizani serb nga Bosnja që ishte strehuar në kullën e Berishajve në Viçidol në atë vjeshtë të 1943-it…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*