Rrëfimi i ruses që u dënua me 10 vjet burg në Shqipëri: Frika, susta komanduese e historisë

July 7, 2018 10:43

Rrëfimi i ruses që u dënua me 10 vjet burg në Shqipëri: Frika, susta komanduese e historisë

 

Taisa Pisha ka jetuar në Shqipëri përgjatë viteve ’57-’90, dhjetë prej të cilave i ka kaluar në burg. Gjithë ç’ka jetuar, ajo i ka përshkruar në një libër autobiografik “Shpresuam dhe mbijetuam”. Aty është treguar gjithçka, nga denoncimet, dhuna, spiunimet… gjithë elementët që i ishin kthyer në mënyrë jetese.

Libri u botua në rusisht dhe u përkthye më pas për t’u botuar në shqip, sipas amanetit të autores, e cila është ndarë nga jeta 3 vite më parë. Taisa ishte me origjinë hebreje, por e lindur në Rusi. Ajo u njoh me Gaqo Pishën në Moskë, ndërsa të dy ishin studentë dhe erdhi me të në Shqipëri ku u emërua pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në vitin ’76 akuzohet për spiunazh dhe dënohet me burg. Menjëherë pas ’90-s, Taisa largohet me dy djemtë e saj në Izrael.

LIBRI

…Frika e kthen njeriun në rreckë, e privon nga mundësia për të rezistuar. Por ja që e gjithë puna e hetuesve bazohej te frika, te trembja. Shumë kemi lexuar e mësuar për rolin e ekonomisë në ecjen e ngjarjeve shoqërore (falë Marksit), jo më pak është thënë nga idealistët për rolin e ideve (falë Kantit), por askush nuk përmend frikën, çfarë roli ka luajtur ajo në fatet e njerëzve. Frika makabre, si i ka ndryshuar, thyer, sakatuar ajo njerëzit dhe ngjarjet.

Frika…kjo sustë komanduese e historisë! Nën ndjesinë e frikës i kalova të gjitha vitet e burgut, megjithëse ne vazhdimisht rrekeshim të rezistonim, ta mposhtnim frikën. Mua, njeriun aq të shoqërueshëm, frika dhe burgu më ndryshuan shumë. Tani jam bërë njeri krejt tjetër, e mbyllur, me shumë vështirësi afrohem me njerëzit. Kanë kaluar shumë vite, që pas lirimit nga burgu, por akulli i frikës në shpirtin tim ende nuk ka shkrirë. Edhe tani, që po shkruaj këto radhë, frika e vjetër ende më shoqëron.

…Në qeli, gjatë hetimeve, pashë një ëndërr të tillë: “Në shtëpinë tonë po presim mysafirë. Gjithçka është gati për ardhjen e tyre: në bufe janë radhitur tortat, byrekët, biskotat, çokollatat, nëpër shtëpi bredhin njerëzit e mi dhe presin të vijnë miqtë. Kurse mysafirët, familja e vëllait të Gaqos dhe disa familje të tjera të njerëzve të afërt dhe të miqve tanë, sillen rrotull shtëpisë dhe nuk hyjnë dot… dhe nuk erdhën…”

Më habiti kjo ëndërr, kurse njëra nga shqiptaret, kur e dëgjoi, e interpretoi kështu: “Është fare e thjeshtë: shtëpia juaj është e mbushur me pikëllim, kurse të afërmit dhe miqtë nuk mund të vijnë dhe ta ndajnë me ju të keqen që ju zuri… duan, por nuk munden”. Po, ëndrra pasqyroi me vërtetësi atë çka po ndodhte. Më vonë, në kamp, pasi kalova të gjithë rrathët e ferrit, hetimeve, gjyqeve, e kuptova dhe mendoj se kisha të drejtë: njerëzit tanë tej hekurave e kishin më të vështirë se ne. Nëse ne ishim të gjitha të barabarta, të gjitha njëlloj të vuajtura, njëlloj të poshtëruara, ata në liri ndiheshin shumë më keq. Ata papritur e pakujtuar u bënë të deklasuar.

Shumica iu kthyen krahët, u trembën, u shmangën. Kosta, nxënësi më i mirë i klasës së tij të 7-të, hokatar, pjesëmarrës në të gjitha veprimtaritë e shkollës, konkurset, mbrëmjet, aktivist, papritur u bë “djalë i armikut të popullit”. Merret me mend se sa e mundonte kjo djalin. Megjithëse e mbaroi 8-vjeçaren me nota të shkëlqyera, Kostën nuk e lejuan të hynte në teknikum ditën. Ai u regjistrua në gjimnaz, por për të marrë një profesion nisi të punojë dhe të vazhdojë shkollën në teknikum… natën. Sashën nuk e lejuan të vazhdonte universitetin.

U detyrua të punojë si punëtor i thjeshtë në fermë, pastaj e morën ushtar. Gjatë gjithë kësaj kohe, gjatë një viti e gjysmë që zgjati hetimi im, mua më gënjenin pa pikë druajtje, më thoshin se në familjen time gjithçka shkonte për bukuri. Dhe unë u besoja… desha të besoja dhe besova. Në fakt, familja ishte në gjendje të vështirë dhe jetonte shumë ngushtë. Pasi morën Sashën ushtar, ata provuan edhe urinë, sepse me pensionin e vogël të burrit më ndihmonin mua, Sashën në ushtri, blinin ilaçe të shtrenjta për Gaqon e sëmurë dhe rronin me thërrimet që mbeteshin.

Gjendja tej hekurave ishte e tmerrshme. Arrestimet vazhdonin, njerëzit i internonin, i hiqnin nga puna, i dëbonin nga universiteti. Sigurimsat shpërndanin në të katër anët gjithfarë gjepurash për spiunë, sabotatorë, armiq. Atje flitej edhe për radiotransmetueset, që gjoja kishin gjetur në shtëpitë tona. Në revistën “Për Mbrojtjen e Atdheut”, organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, botoheshin shkrime për “çekistët”* trima shqiptarë, të cilët qëndronin në roje të sigurisë së shtetit dhe shkulnin me rrënjë rebelët. Gjithkush që komunikonte në ndonjë mënyrë me familjet tona dhe përpiqej t’i ndihmonte, rrezikonte të futej në rrethin e njerëzve të përndjekur. Këtej buronin frika dhe spiunimet, si mjete mbijetese. Spiunimet i ndeshje kudo: në punë, në familje. Njerëzit i detyronin të spiunonin edhe të afërmit e tyre, ose, në rastin më të mirë, të mos komunikonin me ata që kishin rënë në hall. E gjithë koha e hetimit tim, gjyqit, kaloi me frikë për familjen time. Për shkak të kësaj frike, unë humba aftësinë për të menduar, arsyetuar dhe për të vlerësuar me gjakftohtësi gjendjen e krijuar.

NË BURG, GJATË HETIMIT

Ditën e dytë pas arrestimit, llozi pas derës lëvizi me gërvimë të tmerrshme, u hap dera dhe gardiania thirri: “Merri plaçkat!” Nuk e mora vesh se çfarë plaçkash duhej të mblidhja. Ajo më shtyu me harbutëri, më tregoi me kokë dyshekun, batanijet dhe pagurin e ujit. Pasi i mblodha të gjitha, ajo më drejtoi nëpër korridor, ndaloi pranë një dere dhe më shtyu brenda. Aty pashë një grua rreth 35 vjeçe, nuk e mbaj mend si e quanin… kishte emër grek, a Parashqevi, a Polikseni… edhe fytyrën nuk ia mbaj mend. Po ta takoja tani në po atë moshë, me siguri nuk do ta njihja.

Ato ditë të para të hetimit, kur ende s’e kisha humbur aftësinë për të arsyetuar, e kuptova se ajo grua ishte spiune dhe s’kisha ç’të bisedoja me të. Kisha frikë, por nuk mendoja dot gjë tjetër, veç shtëpisë. Mendoja për burrin tim të sëmurë, për djemtë. Ata kishin mbetur vetëm, nuk kishin as pará. Ne jetonim me vështirësi, nga rroga ime deri te pensioni i tij… po tani, si do të rrojnë me atë pension të vogël… duhej të blinin edhe ilaçe të shtrenjta. Po Sasha? Si do të shkojë jeta e tij?…

Unë mendoja vetëm për ata, flisja vetëm për ata. Për çfarëdo pyetje që më bënin gjatë hetimit, unë u flisja vetëm për shtëpinë. Që në marrjen në pyetje për herë të parë, kërkova të shkruaja një autorizim në emër të djalit, që të merrte rrogën time. E dija se në shtëpi nuk kishte pará. Sa përbindësh i egër, i pamëshirshëm duhet të ishte sistemi dhe organet e tij të sigurimit të shtetit, sa të më fusnin mua në burg, të më ndanin nga burri i sëmurë rëndë! Ata e dinin shumë mirë se unë s’kisha bërë ASGJË të keqe, nuk kisha faj. Këtej mund të nxirrej përfundimi: ata mund të më bëjnë ç’të duan, të më padisin për gjithçka, të më japin çdo dënim.

Pas disa ditëve, fqinja ime trokiti në mur dhe nisi të më tregojë për diçka, që gjoja ia kishin thënë nga qelia ngjitur. Unë i besova. As më vajti në mendje se gjithçka ishte e kurdisur. “Ua! – ia bëri fqinja, – atje është Nina Pumo!” “Ashtu? Trokit! Pyete si është!” – iu luta. Ajo trokiti dhe nisi të më tregojë për Ninën. Disa ditë më vonë, pas trokitjes së radhës, ajo më tha se Nina akuzohet për spiunazh, në grupin e saj bëjnë pjesë Nadja dhe Zoja. U pataksa. “Nadja?! Ç’hyn Nadja këtu? Nadja ka kohë që është dënuar 7 vjet për agjitacion!” Fqinja trokiti në mur dhe mori përgjigje që andej: “Nadjën e sollën nga kampi; tani e akuzojnë për spiunazh. Ato i kanë pranuar dhe firmosur të gjitha”.

Vetëm më vonë, kur na çuan në kamp dhe takova Ninën, ajo më tha se nuk kishte qenë kurrë në qeli ngjitur me mua dhe nuk dinte të trokiste në mur, prandaj asnjëherë nuk ka trokitur, kurse fqinja ime vepronte për llogari të hetuesve. Ata donin të më trembnin dhe e arritën të vetën. Unë u binda se hetuesit mund të bënin me mua ç’të donin, të më akuzonin për gjithçka u tekej. Isha plotësisht e sigurt se asnjëra nga shoqet e mia nuk qe marrë ndonjëherë me spiunazh. Ne qëndruam në Shqipëri vetëm për hir të fëmijëve dhe familjeve tona.

Specialistët dhe këshilltarët sovjetikë, deri para prishjes së marrëdhënieve, punonin në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në ushtri, në industri, në financa… kudo. Ata kishin informacion të plotë për gjendjen në vend, ishin në gjendje të rekrutonin spiunë dhe agjentë të vërtetë, me vlerë, çka besoj se e kishin bërë. Për këto nuk kam ditur gjë as atëherë, as tani. Mirëpo këta spiunë duheshin kërkuar, duheshin gjetur, e kjo nuk ishte fort e lehtë. Kurse kështu… kap, arresto, frikëso, kërcëno, torturo dhe… mbaroi puna, rrjeti agjenturor u zbulua!… Dekorata dhe lavdi çekistëve trima shqiptarë, sigurimsave! Kurse për njerëzit e vegjël, për fëmijët e tyre, për burrat, as që do të dijë njeri. Njeriu është një… hiç!… Kaluan disa ditë.

Fqinja sërish komunikoi gjatë me të trokitura në mur me qelinë nga e majta jonë, pastaj më tha: “U zhvillua gjyqi dhe Nadja u dënua me 18 vjet heqje lirie, Zoja me 15, kurse Nina me 14”. Nuk e tregoj dot tmerrin që më pushtoi. Edhe tani, kur kanë kaluar kaq vite, sa herë e kujtoj atë kohë, sërish më rrëmben një dallgë tmerri. Tani s’duhet të ketë më frikë, gjithçka mbeti pas, por tortura me frikën është e tmerrshme, gjurmët dhe hija e saj mbetën për tërë jetën. E ndjeva veten si buburrec i pafuqishëm, mbi të cilin përplaset me rropamë, si bllok betoni, tirania komuniste.

Pas disa ditësh, fqinjën ma hoqën nga qelia, nisi kështu epopeja e burgimit fillikat, e cila zgjati gati një vit e gjysmë. Po t’i krijoje mundësi dikujt nga jashtë të hapte dritaren e qelisë sime dhe të hidhte sytë brenda, do të shihte një krijesë në gjysmëterr, midis katër mureve, ulur mbi një dyshek të pistë kashte dhe me një dritare aq lart, sa nuk do të mundeshe kurrë të vështroje jashtë dhe të shihje se ç’bëhej atje; me një derë gjithë shula dhe me dry, që hapej vetëm tri herë në ditë për nevoja vetjake dhe për marrjen e ushqimit. Ai, me siguri, do të mbetej i habitur, si është e mundur që i burgosuri ende është gjallë dhe nuk i ka dhënë vetë fund jetës. Mirëpo, ja që njeriu shumë shpesh mbijeton, edhe në kushte të skajshme.

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës dhe ai mësohet me këtë jetë të tmerrshme. Qelia! Ajo ishte… një pus i gurtë, me sipërfaqe afër 5 metra katrorë dhe 6 metra lartësi. Pusi ishte bosh, me dysheme dërrase; aty flinim. Shumë lart nga dyshemeja ishte një dritare e vogël katrore me hekura, pa kornizë dhe pa xhama. Prej andej, ditën hynte pak dritë, kurse në ditët me diell nëpër murin përballë saj lëvizte njolla e dritës. Nisur nga pozicioni i saj, unë mësova të përcaktoj kohën pa gabime. Përpiqesha ta shfrytëzoja atë rreze të vogël dielli, lëvizja nëpër qeli dhe vija fytyrën para saj, thithja pikat e ajrit të freskët nga dritarja. Që andej në verë futej më shumë ajër i nxehtë, kurse në dimër i ftohtë acar. Por, gjithsesi, ishte ajër i freskët.

Dita niste me zhurmë dhe rropamë. Në mëngjes me rrahje shuplakash, oficeri i shërbimit ndërronte turnin, pastaj zhurma e dyerve që hapeshin, kryerja e nevojave vetjake, silla. Pinim çajin paksa të ngrohtë, pa sheqer dhe njomnim koren e bukës në të. Niste kështu dita e gjatë e qetësisë mbytëse. Qetësi e padurueshme dhe nganjëherë britma, që ta bënin shpirtin akull, zhurmë hapash dhe sërish qetësi.

Gardianët i bënin punët pa zhurmë, ecnin, afroheshin te dera për të parë nga vrima se ç’bëhej në qelitë, aq lehtë, sa nga brenda nuk e kuptoje dot se dikush të shihte nga vrima e veshur me rrjetë. Befas, në mes të kësaj qetësie, dëgjoheshin gërvima të frikshme, rropamë që të bënin të dridheshe, të kërceje përpjetë, teksa zemra niste të rrihte më shpesh. Dera hapej kanat dhe një zë i vrazhdë të thoshte: “Ej, ti, çohu!” Ecje nëpër korridor, në gjysmëterr, muret dhe dyert ishin të lyera me bojë kafe, shumë dyer, të gjitha pranë e pranë, te të gjitha ishin varur dryna masivë.

Gjithçka ishte menduar mirë, çdo vogëlsirë ishte sajuar e tillë që të të thyejë, të të shtypë, të të frikësojë. Njeriu me çdo gjë mund të mësohet, por unë kurrë nuk u mësova dot me zhurmën e shulave dhe drynit, me gërvimat e derës, kur hapej e mbyllej, me kërcitjet e kapakëve të vrimave në dyert e qelive. Gjatë paraburgimit s’kishte takime, ishte terr dhe dezinformim i plotë, as libra, as gazeta, as letër, as laps. Që të mos çmendesha, të merresha me diçka, sajoja gjithfarë: nxirrja nga dysheku i pistë një kallam kashte dhe “shkruaja” me të në dysheme, kombinoja fjalë çfarëdo, njëfarë fjalëkryqi. Kur hapej dera, mjaftonte një lëvizje e shpejtë për të kthyer gjithçka në një dorë kashtë.

Një ditë më morën më shpejt për te hetuesi dhe nuk arrita ta fshihja fjalëkryqin tim. Kur më kthyen në qeli, mbikëqyrësja Vasilika, (ajo shquhej për vigjilencë dhe egërsi të veçantë) lexoi fjalët në dysheme, kujtoi se kisha një kalem të fshehur dhe hyri me vërtik në qeli, por kashta u shpërnda. Shpëtova pa britma dhe pa të shara. Dera u mbyll dhe unë sërish mbeta vetëm. Për t’u marrë me diçka, sa për të shtyrë orët pambarim, më shumë se çdo gjë tjetër më ndihmonin vjershat. Unë përpiqesha të rikujtoja vargje që dikur i kisha ditur përmendsh dhe i kisha dashur shumë. Më shpesh më kujtohej Pushkini, Lermontovi, Esenini dhe Simonovi.

I recitoja, në fillim me zë të ulët, pastaj me zë të plotë. Hapej dritareza e derës dhe oshtinte britma e inatosur e gardianes: “Mjaft!” Unë nisja t’i përsërisja vjershat me zë të ulët. Kujtoja shumë syresh dhe i përsëritja me vete, sërish e sërish. Kjo më ndihmonte të shpërngulesha në botë tjetër, shumë të largët dhe herë-herë më bëhej se nuk do të kthehesha kurrë tek ajo. Kur u takuam më vonë në kamp, mësova se vjershat e Pushkinit kishin shpëtuar edhe të tjera shoqe të mia, i kishin ndihmuar të mbijetonin, të mos luanin mendsh. Ditët e para, kur fqinja ime trokiste në mur, desha edhe unë ta mësoja këtë mënyrë komunikimi.

Fqinja më tha se trokiste sipas alfabetit. Një e trokitur – A, dy – B etj.. Mirëpo unë, megjithëse e dija alfabetin e gjuhës shqipe, nuk arrija t’i “lexoja” trokitjet, sepse e përsëritja shumë ngadalë alfabetin. Atëherë vendosa të mësoja përmendësh numrin e çdo shkronje dhe të numëroja trokitjet. Dhe ashtu bëra. Nuk shkoi keq! Pasi u lirova nga burgu, lexova librin e Fatos Lubonjës: “Ridënimi” dhe mësova që burrat përdornin për të komunikuar një mënyrë më efikase, por ne, gratë, nuk e dinim atë ABC prandaj trokitnim me radhë çdo shkronjë. Herë llomotitnim diçka, herë mësonim diçka nga gratë e qelive fqinje… kalonim kohën!

Të trokisje s’ishte fort e lehtë, madje me rrezik; rojet dhe gardianet vazhdimisht kontrollonin, afroheshin tinës, përgjonin dhe kapnin shkelësit. Një ditë, rojet ia behën në qelinë time dhe vetëm sepse i binda me pamjen e padjallëzuar dhe u thashë se nuk e dija alfabetin e gjuhës shqipe, shpëtova nga biruca. Zakonisht trokitnim mbrëmjeve, kur shefat iknin në shtëpi, kurse rojet mbaronin punë dhe mblidheshin në fund të korridorit, për të llomotitur mes tyre.

Më kujtohen dy raste të veçanta gjatë “ndërlidhjes”. Pranë qelisë sime, nga e djathta, rrinte dikush që merrte ushqim ndryshe nga i yni. Në vend të lëtyrës së zezë, që na jepnin ne të tjerëve, atje çonin pure, qofte. Trokita dhe pyeta për emrin. “Mina”, – m’u përgjigj ajo. Më vonë, kur ishim në kamp, mësova se ishin dy motra, Mina dhe Nadira, dy vajza të reja fshatare, të akuzuara sipas një çështjeje të sajuar… për punë lopësh. Për këtë do të shkruaj më poshtë me hollësi. Gjatë hetimit, Mina u sëmur keq. Procesi ishte politik. Jeta e Minës duhej ruajtur derisa të zhvillohej gjyqi. Edhe fqinjët e mi nga e majta e kishin vënë re ushqimin e Minës dhe nisën të më pyesnin se kush rri në atë qeli. Unë nisa të trokas: “M-I-N-…”

Atë çast dëgjova sinjalin; fqinja gërvishti murin, çka do të thoshte: “E kuptova, mund të mos vazhdosh”. Gjashtë muaj më pas u takova me fqinjën time në kamp dhe mësova që germat “min…” ajo i kishte marrë si të parat e fjalës “ministri”. Ishte koha, kur në burgje futën gati të gjithë elitën partiake dhe shtetërore, prandaj prania në mes të të burgosurave e një ministri nuk habiti njeri. Rasti tjetër. Do të ketë qenë 1 tetori 1976. Më çuan te hetuesi, i cili po lexonte gazetën. Ia ngula sytë gazetës si e djegur për ujë. Prej 5 muajsh nuk dija se ç’bëhej në botë.

Lexova: “Përshëndetje e udhëheqjes së PPSH-së për udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës”. Emri i Mao Ce Dunit nuk ishte. Ç’të ketë ndodhur? Nuk e pyeta hetuesin, sepse mund të merrja si përgjigje ndonjë fjalë të rëndë ose tallëse. Kur u ktheva në qeli, mendova të pyesja fqinjët; ata ishin “të freskët”, vetëm pak kohë më parë kishin ardhur. Kisha frikë të pyesja me tekst të hapur. Në Shqipëri isha mësuar me kohë të heshtja, të mos pyesja. Më në fund e sajova: trokita për pyetjen: “Do të vijë Mao Ce Duni në Tiranë?” Mora përgjigje: “Ai ka vdekur.” “O Zot! – mendova. – Ndoshta me vdekjen e tij diçka do të ndryshojë dhe ne do të na lirojnë?”

Shpresa të kota, të pabazuara gjëkundi! Frika, mungesa e shpresës, vetmia bënin të vetën. Befas, nisa të kem halucinacione dëgjimi. Më bëhej sikur dëgjoja zërin e Sashës që më thërriste: “Mama, mama!” Mendova e tmerruar që e kishin arrestuar, ai më thërret… dhe gati më merrej fryma. Kjo vazhdoi disa minuta dhe më kaloi, pastaj nisi sërish, gjithnjë e më shpesh. Qëllonte të arrija deri në gjendje të fikëti; rrija shtrirë gjatë, pa lëvizur, ose dridhesha, këlthisja. Në raste të tilla, në qelinë time sillnin fqinjën, që njëfarë kohe të mos mbetesha vetëm. Pastaj fqinjën e nxirrnin dhe gjithçka niste nga e para.

Burimi: Panorama

a.s/dita

July 7, 2018 10:43
Komento

24 Komente

  1. Epiriot me Zemer e Shpirt July 7, 11:33

    Tahir ,lluku lluku babashta.
    edhe kjo antikomunistja nga rusia na duhej ne.Keta jane si kosovaret qe dergonte udb ketej e keto i dergonte kgb.Tashi na dolen krejt viktima te komunizmit.hahahahahahaha

    Reply to this comment
  2. vasili July 7, 12:33

    Nje shkrim per te pershendetur,nje nga historite e shumta te jetuara te makabritet hoxhist-komunist,ku vuajtjet shpirterore te njerezve te vertete ishin me shume dimensionale dhe te thella se dhe ato te Aushvicit.
    Dhe shume nga monstrat qe i ideuan dhe i zhvilluan ato,si nexhmije,vito etj,bashke me mercenaret e tyre,tarifa,mustafaj etj,vazhdojne te jetojne te qete,ne pleqerine e thelle dhe te vazhdojne te lehin,por qe nuk mund te kafshojne ne nje goje pa dhembe,megjithe terbimin e madh per ta bere kete.

    Reply to this comment
  3. Labi July 7, 13:34

    Epiriot o legen njerzit kan vuajtur neper burgje dhe internime dhe ti tallesh do zoti ta kishe provo ti burgun e enverit do ti kishin pre koqet

    Reply to this comment
    • Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni July 8, 16:26

      Or malok trashe, qe genjen veten me etiketen “labi”, por qe s’ke lidhje as me leberit as Shqiptaret.

      Shqiptaret kane qene kamunist qe prej mbi 3000 vjetesh, dhe nuk jane njohur per krime. Madje, kane mbrojtur ata nevoje, perfi ketu edhe bythen tyaj te ndyre kur ju vune perpara Serbet. Ndersa ju e keni kriminalitetin pjese te kultures, me gjakmarrjet, fishekun ne paje dhe martesat ne djep.

      Aq te thella jane rrenjet e komunizmit ne kulturen Shqiptare, sa edhe Arbereshet e Italise qe u larguan para 600 vjetesh, u shquan si komuniste, me personazhe te tille si Antonio Gramshi
      https://en.wikipedia.org/wiki/Antonio_Gramsci

      Edhe Toskanet e Italise, qe u larguan para mbi 2000 vjetesh, nxorren numrin me te madh te komunisteve dhe partizaneve ne Itali.

      Edhe Skenderbeu komunist ishte, se jeta ne keshtjelle e tille eshte, e perbashket, komune, apo komuniste. Edhe ajo gejedhena me Skenderbeun qe merr lidh nje tufe shkopinj, jua jep luftetareve qe te provojne ti thyejne, dhe kur ata s’ja dalin i zgjdh dhe ja jep nje femije ti thyeje nje nga nje, eshte per te thene qe ne jemi nje kulture komuniste, nje per te gjithe dhe te gjithe per nje, nuk jem i nje kulture kapitaliste, secili per vete zoti per te gjithe.

      Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt July 8, 21:18

        https://www.youtube.com/watch?v=D1suEKsDgEI me lot hahahahaha rraca ilire hahahaha.Dialektin Ilir te dalmacise eshte trashegura tek epiriotet e jo vetem dialekti i te folures por cdo gje tjeter.

        Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt July 8, 21:24

        https://www.youtube.com/watch?v=QES0P1p8pxI geghamja hahahahaha
        mjafton te shikosh kaubojsin politikan me zefin e muzeve qe e mban veten per ilir edhe ende nuk di shqip por me daulle e cifteli armenik tipik , kokcepa si ata *minoritaret greke* nga saranda koka me cepa tipik turkmen kaukazi avar hahaha

        Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt July 8, 21:46

        Masakra e Sicilise pas luftes se dyte boterore nga banditet e paguar nga partia demokristiane e italise u krye mbi arbereshet masivisht pasi ata ishin perkrahesit kryesore te se majtes ne rajon.
        Po ashtu masakra kunder te majteve greke pas luftes se dyte boterore u krye pothuajse mbi popullsi arbanite.Kam lexuar nje shkrim ne greqi te shoqeruar me fotografi ku kokat e njerezve vareshin ne samaret e mushkave ose te ekspozuara neper tavolina nga fashistet greke te perkrahur nga anglo amerikanet.
        Sipas hartave qe mi shpjegronte nje shok grek,ishin fshatra pothuajse teresisht me arbanite sheshet e masakrave.Sipas emrave te viktimave ishin kryesisht Arbanite .Midis tyre edhembiemra te njohur ne historine moderne greke si suliote e nga peleponezi.
        Po e VERTETE, ,shqiptaret nga natyra jane te majte.
        Origjina e te djathtes ose sic e quaj une djashit ne shqiperi jane kryesisht mbetje nga Perandoria Osmane ,ai grup qe perfaqsonte fene edhe shtetin osman.Edhe natyrisht zonat me influence vatikaniste ku i mbanin nejrezit ne nivelin e bishaveteegra e ne injorance te plote.
        Biles ajo ishte edhe vatra efudnit e terrorrizmit antishqiptar deri vone.Vaterqe u rindiz perseri mbas viteve 90′.
        Ne kohen e perandorise Osmane e majta shqiptare ose me sakte ishin bektashinjte shqiptare,qe kundershtuan cdo dhune e padrejtesi te zullumqarevepushtetar te kohes.
        Aq majtistaishin bektashinjte sqe kur ne turqi uinstalua shteti kapitalist i formes extreme te djathte ngamustaf qemali i perzune krejt bektashit e turqise ,tecilet ne masen e madhe ishin shqiptare.
        Shembuj te tjere pruri edhe komentuesi me siper.
        Po deshe i marrim edhe nje e per nje ne analize krejt djathistat shqipfoles e do te dalin ne ato koordinata etnokulturare qe permenda me siper.
        Apo djathisti tjeter ahmet zogolli?Nje boshnjak bashke me toptanet qe erdhen ne tokateAlbanise mbasrenies se shtetit arber.Pikerisht ne kohen e Sokolovicit ,personit pushtet madhne perandorine osmane ne ate kohe.
        Cdo gje eshte e dokumentuar edhe e faktuar qartesisht.
        Ne jug( ku eshte epiqendrae rraces arberore) kryesisht djathista jane te ardhurit nga siper ,apo nje pjese e vlleheve qe kane tradite familjare mercenarizmin oriento bizantin grekor.Edhe ata jane te ardhur ,shume prej tyre u albanizuan edhenuk dallojne nga albanet,nje pjesee tyre ngeli armike e kesaj toke e bejne te djathtin ,dmth pro grekus.
        Dallimi i antikomunistavejugor edheverior eshtei qartesepse jugoret u bene antikomunist (lexo antishqiptar) ne te shumten e rasteve pa dashur.
        Por e treguan veten ne kampet egreqise apo kudo qe u ndodhen pas luftes se dyte boterore.Shumica absolutee tyre nuk PRANOI ,tevihej ne sherbim te agjenturave te huja kunder shtetit edhe popullit te tyre.E kunderta e malokeveqe u vune ne sherbim te serbeve,grekeve e dreqit t e birit, kunder popullit edhe shtetit shqiptar.
        Sapatriote jeni o fryma e qelbet e qenezuar ,e treguat veten mbas 90′.Edhe gureteshtetit edhe Shqiperise do deshmojne per antishqiptarine tuaj ne diten e madhe ,aq keq i keni bere edhe ibeni ketijvendi edheketij populli saqe nuk ka det tua lale gjynahet tuaja kundrejt ketij populli.
        Meshire per ju apo respekt t per ju?
        Pervec mallkimeve nuk u jep gje tjeter ky popull edhe ky vend.Kriminela te poshter imoral deri ne ektrem.

        Reply to this comment
  4. katarakti July 7, 16:00

    Me perjashtim te disa krimineleve perverse, gjithe shqiptaret e kane kuptuar sot se çfare tiranie dhe barbarie perfaqesonte regjimi i Enver Hoxhes. U denuan gra ruse, gra polake, burrat qe ishin martuar me to. U torturuan dhe u poshteruan ne nje fare feje te paimagjinueshme me qindra intelektuale me kulture perendimore, vetem sepse nuk e donin komunizmin dhe nuk e duartrokisnin Enver Hoxhen. Dhe me duket se ka ende sot qe e mbrojne dhe e justifikojne ate diktature. Qe i denonte njerezit edhe per shprehjen e nje opinioni. Ishte terrori jakobin i vulgut kunder gjithçkaje intelektuale, fisnike, qytetare dhe perendimore. Krimet e perbindshme te Enver Hoxhes nuk duhet te falen dhe as te harrohen. Siç nuk duhet te mohohet edhe transformimi teresor i Shqiperise anadollake dhe dumbabiste gjate asaj kohe ne nje shtet modern. Medalja pra ka dy ane. Njera ane kullon gjak te pafajshmish, ana tjeter ndriçon.

    Reply to this comment
  5. demo July 7, 16:09

    Keto gra intelektuale ruse perballen me dinjitet terrorin enverist per hir te femijeve.I kemi pasur komshij.

    Reply to this comment
  6. Mon Kukaleshi July 8, 02:00

    Keto gra ishin viktimat e preferuara te operativeve zhulanjose te sistemit, te zbritur nga malet apo te ardhur nga fushat, morracake me valixhe druri, zbatuesit e devotshem te komunizmit te zi alla shqiptar, qe konsistonte ne krijimin e nje burgu te madh i ngjashem me ferrin e Dante Aligerit.

    Reply to this comment
  7. Epiriot me Zemer e Shpirt July 8, 13:37

    Te gjithe ju labi apo xhuxhi shkretuar ,apo krejt ata si ju qe jane pjese e djathit shqiptar dmth djathistavesic e quajne veten ,na hapet barkun me hipokrizine tuaj legene deri ne peshtirosje.Fare e felliqte tju kishte vrare enveri sishsit gjalle sot te flisnit ju.Po ju meshiroi se rrinit si pula me morra perpara popullit shqiptar ju tradhetare me breza.Ne cdo kohe ju edhe brez ju e keni trashegim gjenetik tradhetine.
    Tashi medemek ju vjeka keq per kete ruse komunisten edhe *solidarizoheni * me dhimbjen e saj hahaha
    O tutkuna e te poshter krejt keto grate ruse ishin fije te KGB keshtu ka qene athere e keshtu eshte edhe sot.
    Edhe njeher jua them shumica e kosovareveqe hynin ketej ishin fije te UDBe demii tyre sidomos pas 1990 kunder shtetit edhepopullit shqiptar, eshte i llahtarshem aq sa nuk meritojne as te kalojne ne toke tone.Jo me te quhen bashke etnik.
    Njejte edheper nje gazep camoresh,Spiuna te grekut e te shejtanit.
    Une flas si Shqiptar as si mengjarashe edhe as si djath-ist.
    Po kju keni Atdhe ju shkerdhata mercenare.Ju spiuna brez pas brezi e aktualisht antishqiptare.
    Harram qe shkruani shqip edhe e quani veten shqiptar pale cfare trashegimie etnogjenetike keni ju sojsezer.Sepse nuk ka mundesi ndryshe.
    Djathti me krimba jeni ju.
    Lani gojen edepseza kur flisni per Enver Hoxhen.
    Burre trim si ai ky vend njeher ne 500 vjet i nxjerr.
    Porsi Jusufi atje ne Misir
    qe i kishte dhene Zoti Hir
    Hir me bukuri e mencuri
    shpirtin plot me dhimbshuri
    qe shpetoi popullin e tij
    ashtu njejte edhe Enveri
    Yll Epiri djale si Levendi
    qe Zot i doli ketij vendi
    o sarhosha edhe djathora
    c’mban Shqiperia e diaspora
    ju jeni si ata qent me morra
    jeni e zeza per kete popull
    qe nga Shkodra gjer ne Dropull
    jeni ftyra e fara e tradhetise
    Turpi i fushes edhe i malcise

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 8, 14:50

      Mor gjoja Epiriot , s’te vjen turp mor mut gjirizi, morr i kuq, shkerdhate haleje.

      Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt July 8, 15:42

        E di cfare eshte turpi o edepsez?

        Reply to this comment
        • intelektuali July 8, 21:28

          O MUT i Sigurimit te Enveri Pederastit, o Jashteqitje kriminale e Partise se Punes, o Ftyrkeq xhelat gjirizesh spiunesh dhe kalecesh,

          PO TI E HA TURPIN ME BUKE MORE KAKE ENVERISTE?

          Me ke tallesh ti more karagjoz kriminel i Enverit ne ne asnje vend tjeter te Botes?

          Reply to this comment
          • Epiriot me Zemer e Shpirt July 8, 22:26

            Ta kam thene edhe here tjeter mistrec pseudointelktual,
            edhe intelektual edhe turkobosnjak si ty dmth goro e shqiperuar ne fjalen malok ,nuk shkon.
            Intelktual?!
            Pa njeher na posto dicka Intelektuale jezid ,mbetje e dyndjeve stepore bosnjake kaukazike ?
            Ky eshte kulmi ,kur ve nickname *Intelektuali*,kur nuk zoteron as gjuhen shqipe te drejteshkruar.
            Me bere edhe agjent te Sigurimit .armes me te forte qe kishte shteti shqiptar qe tradhetare te poshter e shkaterruat edhe e shitet tek udb-ja edhe Asfalja pa llogaritur te tjeret,
            E thashe edhe me siper edhe guret e druret e Shqiperise do te deshmojne per poshtersiteedhe krimet tuaja kundrejt Shqiperise edhe popullit Shqiptar.
            Ju qe keni ideal vetem parane ,si qenie inferiore qe jeni e gastronomike.Ju nuk keni pasur edhe nuk i njihni Idelatet humaniste por jeni kriminela imoral deri ne ektrem.Te duash shtetine dhe vendin tend te ben njeri o kafshe shpellash qe nuk ju lidh as gjenetika me popullin shqiptar.
            Po ju jeni fise endacake stepash te euroazise dhe kallamishteve Danubiane ,ku dini ju cfare eshte Atdheu.
            Ju jeni kakasher te gjithe.Nen anti Enverizmin ose antikomunizmin tuaj te peshtire ju maskoni ne fakt AntiShqiptarine tuaj patologjike.Urrejtjen ndaj vendasve ,edhe ciltersise se tyre.Habiteni kur shikoni se nje prej vendasve ka idealin e Atdhedashurise ,ju duket ndjenje e pakuptimte pasi nuk i perkisni kesaj toke.Jeni ardhacake ,maloke sllavo turkmene.
            Ku keni turp te turperoheni ju?!

          • Plaku Xhuxhumaku July 8, 22:48

            Mor gjoja Epiriot , s’te vjen turp mor mut gjirizi, morr i kuq, shkerdhate haleje.

  8. info analitike July 8, 17:49

    Vetem kafshet mund te mbrojne ate regjim kafsheror e cnjerezor.

    Reply to this comment
  9. Bruklinantikomunisti July 8, 20:06

    E mbrojn te gjith ato qe ishin spiuna maloket bythqira dhe epirioti ju qifsha grate o legena

    Reply to this comment
  10. alphade July 10, 14:57

    Ka egzistuar ligji per : “Agjitacion e Propagande” ! Kjo
    zonja ruse me sa duket eshte bashkuar me Hrushovin
    kunder Enver Hoxhes: Vete fakti qe eshte denuar 10 vjet
    tregon se perfshihet ne kete Ligj.
    Me nje fjale e ka kruajtur prapanicen me gastare, keshtu
    thuhet nga nahia ime……!

    Reply to this comment
  11. alphade July 10, 15:03

    Shtojce: Ata qe shkelin ligjin,cilidoqofte Ai, denohesh .
    Pse e kane shkelur ligjin ?! Nese shkelet nje ligj ne ka-
    pitalizem ose ne regjimin e kaluar cdo vend i botes e de-
    non,pavaresisht nga sistemi shoqeror…..!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 10, 18:22

      O alphade, po rrote cari ngele, ku e di ti qe kjo ka qene me Hrushovin kunder Bythos? He mo ku e di? Ti ben arsyetimin, qe meqe e kane futur ne burg, ajo ka shkelir ligjin, sepse nuk merr parasush faktin qe ne kohen e Bythos te futnin ne burg edhe pa eshkelur ligjin. Apo ben sikur nuk e di qe ne burg te fusnin edhe kot fare, po fare ama. Debil!

      Reply to this comment
  12. Krist July 11, 01:06

    Ky shkrim,hedh poshte te gjitha shkrimet e Bedri Islamit,Viktorit, Xhevdetit,Sevo dhe Fatos Tarifes,e kompani.Mendoj se gazeta e nderuar Dita,duhet te jete me e qarte dhe korrekte per shkrimet e te lartpermendurve,kur rreshqasin,nga e verteta e “vertete”.Edhe disa komentues,te mos shkruajne me stilin e standarteve dhe steriotipeve te stilit marksist-leninist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*