Rrëfimi i së miturës që u përdhunua nga babai: “Hyri në pyll dhe më vuri duart në fyt…”

August 20, 2016 09:31

Rrëfimi i së miturës që u përdhunua nga babai: “Hyri në pyll dhe më vuri duart në fyt…”

Dëshmia e vajzës 15-vjeçare së përdhunuar nga i ati dje në policinë e Dibrës: “Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallrat ë tjera për shtëpinë tonë,” e ka nisur rrëfimin 15-vjeçarja E. Përgjegji.

Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer me furgonët e trasnportit. “Zakonisht furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në nje vend ku ne nuk ndalonim asnjëhërë.

Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec, se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll, me fyri duart në fyt, më rrëzoi përdhe, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri,” janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai.

Vajza i tha grupit hetimor në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke eprekur në vend eintime dhe se e fyente rëndë, madje edhe në prani të personave të tjerë. Ajo tha se tetë vjet më parë mbeti jetime, pasi nëna e saj ndërroi jetë në një aksident automobilistik.

E.Përgjegji është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër. Ajo i tha policisë se duhej të merrnin rrobat që ajo kishte veshur ditën e ngjarjes duke argumentuar se ato të vërtetojnë përdhunimin.

“Ne, – thanë oficerët e policisë gjyqësore, – kemi parë se vajza është dhunuar nga ky shtetas, por për ta faktuar nëse ajo është përdhunuar, e kemni dërguar vajzën për një vizitë të specializuar gjinekologjike në Tiranë.

Njerka dëshmoi se prej tre muajsh, bashkëshorti i saj kishte shfaqur “dashurinë” për gjakun e tij, vajzën 15-vjeçare. “Guri është kthyer nga Greqia tre muaj më parë. Kishte ndryshuar totalisht. Sa herë hyne në shtëpi e prekte vajzën në gjoks.

Madje e fyente. “Ti do të bëhesh kurvë i thoshte. Kam mbetur e befasuar. Jam e sigurtë se Guri e ka përdhunuar vajzën e tij,” janë deponimet e gruas së dytë të Guri Përgjegjit në Polici./Panorama

August 20, 2016 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*