Rrëfimi i sheikut arab: Pasuria më e madhe, nëna (Video+Foto)

May 2, 2016 15:36

Rrëfimi i sheikut arab: Pasuria më e madhe, nëna (Video+Foto)

Ai është një “playboy”-t misterioz arab që ka makinat super të shtrenjta dhe të lara me ar.

Është mik i ngushtë i reperit amerikan Dr.Dre dhe qëndron në hotelet më luksoze të qyteteve më të pasura të botës.

Londra është destinacioni i tij kryesor, si i shumë sheikëve të tjerë. Që prej mbërritjes atje në muajin mars, 23 vjeçari, Turki bin Abdullah ka bërë jo pak bujë.

Ai ka marrë me vete një automjetin Aventador, që kushton 350 mijë euro, 6 Mercedes AMG off-roader, 370 mijë euro, si dhe makina të tjera të tipit Rolls Phantom Coupe, 350 mijë euro, Bentley Flying Spur, 220 mijë euro, si dhe një Lamborghini Huracan, 180 mijë euro.

Makinat që të gjitha janë importuar nga Lindja e Mesme. Ai dhe shoqëruesit e tij ngasin rregullisht makinat e tyre në rrugët më të pasura të Londrës Perëndimore.

Raportet e ndryshme e kanë përshkruar atë si një sheik i pasur, një playboy arab, një princ saudit dhe një biznesmen. Por askush nuk e di saktësisht se kush është ai, atë që ai bën.

Mediat britanike shkruajnë se ai lë të kuptohet se është i lidhur me familjen mbretërore saudite nga ana e nënës së tij.

Kush është saktësisht Turki Bin Abdullah?

MailOnline ka tentuar për ta takuar vetëm atë, dhe ia ka arritur. I riu është treguar i gatshëm të flasë për makinat e tij të shumta, por ka qenë i rreptë për sa i përket të dhënave për jetën personale.

Për sa i përket makinave, ai i cilëson si “pasion” dhe se për to ka financuar babai i tij.

“Ai blen çdo makinë që unë dua”, rrëfen i riu, i cili shton se është duke krijuar biznesin e tij. Për sa i përket pasurive, ai veçon nënën e tij si gjënë më të çmuar që ka.  I riu gjithashtu zbuloi makinën e tij të parë, e cila ishte një Porsche 911.

23 vjeçari shkon në fundjavë në afërsi të Buckingham Palace në qendër të Londrës, aty ku zakonisht shkojnë të pasurit.

 

33AFD39500000578-3567339-image-a-101_1462108079744

33B637A300000578-3567339-image-a-113_1462109740805

33AFEA6A00000578-3567339-image-m-106_1462108816582

 

May 2, 2016 15:36
Komento

3 Komente

  1. kaqi i vertete May 2, 18:22

    makinat te bukura, po ky qenka si jevg me barre
    paraja si gjithmone e verber

    Reply to this comment
  2. ODISEJA May 3, 02:00

    pasuria me emadhe nena dituria familia dhe puna e sporti dhe bamiresia dhe jo makina me flori ore gomere te botes arabe qe nuk dini qellimin e jetes

    Reply to this comment
  3. amerikani May 3, 07:28

    Se mos vetem ky eshte jevg. Te gjithe jevgjitet keshtu do te sillen me parane derisa te mbaroj nafta pastaj do ti bien defit dhe do shetisin me deve si e kane zakon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*