Nga Tirana, ndërron emrin dhe fenë, martohet në fshat në Serbi

September 25, 2016 19:13

Nga Tirana, ndërron emrin dhe fenë, martohet në fshat në Serbi

Prej gjashtë muajsh familja Mali nga Tirana dhe familja Tashiç nga fshati Lopardinca, afër Bujanovcit në Serbi, janë krushq.

Dhurata Mali ka filluar jetën e re me Branislav Tashiçin.

“Jam shumë e lumtur që jam martuar në Lopardincë dhe nuk jam zhgënjyer fare. Fakt është që nuk flasim gjuhën e njëjtë, por flasim gjuhën e dashurisë”, thotë Dhurata, e cila tani e ka ndërruar edhe emrin, Dunja (shq. “ftua”).

Jeta e saj e re filloi para gjashtë muajsh kur një ndërlidhës nga Shqipëria, i propozoi Branislavin, dhe ajo pranoi.

Dhurata së pari ka shkuar që të takohet me burrin e mundshëm dhe familjen e tij. Pas tri ditësh qëndrimi në Lopardincë, ajo vendosi që të martohej me Branislavin. 43-vjeçarja nga Tirana u kthye në vendlindje vetëm të marrë gjërat personale.

Ajo tregon për dasmën: “E organizuam më 13 gusht me më shumë se 200 të ftuar”, – rrëfen për Al-Jazeera, Dhurata (Dunja), që veç emrit ndërroi dhe fenë, nga besimi mysliman u shndërrua në ortodokse.

Vjehrra e Dhuratës, Javorka Tashiç, tha se ajo është shumë e kënaqur me nusen e saj të re, madje e do më shumë se sa vajzën e saj.

“Nëna e Dhuratës vjen shpesh për të na parë, edhe pse janë 400 kilometra larg. “Bashkë shëtisim, punojmë dhe jetojmë në lumturi. Dunja flet gjuhën e saj, por unë e kuptoj, pasi kam prejardhje nga Kosova”, shton Tashiç.

Në Bujanovc janë më shumë se 15 martesa të tilla, por shumica nuk dëshirojnë të flasin për media.

Siç thotë Dhurata, ndërmjetësit i kanë porositur që mos të komunikojnë me media.

Të gjitha këto martesa bëhen nga ndërmjetës, të cilët këtë e konsiderojnë si biznes, edhe pse mes dy popujve, shqiptarëve dhe serbëve, martesat kanë qenë të paimagjinueshme për shumë shekuj e dekada.

Kur janë pyetur në anonimitet për çmimin që paguhet për këto martesa, agjencia nuk tregon. “Paraja nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që asnjë e re nga Shqipëria nuk është kthyer e pakënaqur. Kjo mendojmë është e mjaftueshme”, – thonë në kushte anonimiteti.

September 25, 2016 19:13
Komento

9 Komente

  1. demo September 25, 19:33

    po na e marrin kalane nga brenda

    Reply to this comment
  2. Drini Bardhe nuk ka te ndale ! September 25, 20:27

    LE TE SHERBEJNE KETO VAJZA TE MBETURA PA U MARTU , SI MJET PER TE QETESUAR GJAKRAT MES SHQIPTARVE DHE SERBEVE ! pROBLEMI ESHTE SE A KA NDONJE NGA SERBET QE TE PRANOJE TE MARRI PER BURRE NJE SHQIPTAR ? Dikur emigronin djeme nga Shqiperia spse me punen ketu nuk siguronin nevojat e domosdoshme per nje jetese normale , tashti problemi eshte shume me ndryshe ;- emigrojne femrat , sepse ne SHqiperi , nga qe djemt kane emigruar jashte , nuk gjejne k.. burrash , andaj shkojne atje ne Serbi per te shuar etjen per k.. ! Fundja per keto gjera edhe ne duhet te jemi tolerante !

    Reply to this comment
  3. albanian in n.y September 25, 20:47

    Flasim gjuhen e dashurise thote….. ky tipi po nxori me shume se ndonje gromesime nga goja dhe ka nxjerr teper. O zot i madh cfare surratesh. Ai tepke cetnik, kjo si koperativiste leneshe. Kur ishe kaq keq per nje burre, me mire ishe martu me nje plak italion mi goce. Vend perendimor. Po sose nga katundi afer kryeqytetit, tek katundi i mbarum ne jug te Serbise. Ju rafte panuklla!

    Reply to this comment
  4. ABC September 26, 06:33

    Kush jan keta nderlidhes qe na turperojn keshtu??
    C’far behet keshtu o burra!!!

    Te jemi tolerant, nuk them jo un. No qoft se dy te rinj njihen diku ateher le te martohen dhe te flasin gjuhen e “dashuris”. Por te na dalin nderlidhas dhe te na shesin grat te serbi ky esht ofendim. Sa turp i madh. Sa keq me vjen per ata shqiptar qe kan luftuar ne Dardani dhe jan gjall sot. C’far po i shohin syt!!

    Dhe tani hec te dalim te gjith bashke ne per rrug, dhe te kendojm me duar ne qafe “O sa mir me qen Shqiptar”. Sa hipokrit qe jemi. Nuk esht aspak mir me qen Shqiptar kur shikon dhe degjon gjera te tilla.

    Reply to this comment
  5. vasili September 26, 12:09

    Ju uroj nga zemra:
    Te trashegoheni,me jete te lumtur!
    Ju na treguat ne te gjitheve,qe dashuria dhe respekti njerezor,i bashkon njerezit dhe nuk njeh kufij shtetesh
    .Nje mesim i madh i dhene nga njerez te thjeshte per politikanet,apo mendjet e semura nacionaliste te mbeshtjella me erresiren e urrejtjes se verber asgjesuese,vecanerisht per Ballkanin tone.
    Tragji-komikja me nacionalistet e gjitha llojeve, eshte se brenda races se tyre,ata cfaqin me shume urrejtje asgjesuese me njeri tjetrin,se me ata pertej kufijve.
    Dhe historia na meson(por sa pak mesojne njerezit nga historia,do te thosh Bernard Shou).
    Nga dashuria dhe respekti i vertete njerzor, perfitojne te gjithe,me urrejtje humbasin te gjithe,mbasi ta mban mberthyer gjate gjithe kohes dhe ate mendje qe ke per gjera te mbrapeshta.
    Dhe duhet thene qe shume ndjejne kenaqesi nen pushtetin e urrejtjes,por ata me nuk i perkasin me qenies njerzore.

    Reply to this comment
  6. Bali September 26, 13:06

    Pse te mos martohen me serb, kur martohen edhe me turq. Ketu ka vetem nje dallim se martesat me turq konsiderohen martesa mbrenda “sojit”.

    Reply to this comment
  7. PidhiISateme September 26, 15:59

    Keshtu i bie qe edhe ne eksportojme plehrat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*