Rrëfimi i ushtarit që ekzekutoi Çausheskun: Askush nuk dëshiron të jetë në vendin tim

December 18, 2014 17:59

Rrëfimi i ushtarit që ekzekutoi Çausheskun: Askush nuk dëshiron të jetë në vendin tim

Duart e Ionel Boyerus butësisht dridhen teksa për “The Guardian” rrëfente ditën kur para 25 viteve, në një oborr i dha fund mbretërimit të diktatorit Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortes së tij Elena.

Në Krishtlindjet e vitit 1989, ai ishte roje në gjykimin formal të çiftit. Më pas i nxori jashtë objektit. Gjersa diktatori këndonte këngën e internacionales, bashkëshortja e tij me gjakftohtësi ulërinte: “Pirdhuni”! Pastaj i vendosi para murit dhe i vrau me kallashnikovin e tij.

E gjitha ndodhi kaq shpejt sa që fotografi ushtarak arriti të bëjë vetëm një foto të të shtënave të fundit, para se trupat të binin për toke.

“Edhe sot bëhem nervoz kur flas për këtë”, thotë Boyeru duke ngritur një gotë me raki. “Ndalova dy jetë. Në luftë kjo është e pranueshme, por është shumë e vështirë kur vret njerëz të paarmatosur. Këtë askush nuk do ta dëshironte, edhe pse për mua vrasja e njerëzve ishte punë”.

Burri trupmadh dhe me mjekër sot është gjysh që nuk i vjen keq që ishte ai që i dha fund mbretërimit të diktatorit rumun, të frikës dhe varfërisë së këtij sistemi. Sepse, familja e tij ishte në mesin e miliona njerëzve të përndjekur, transmeton Telegrafi.

“Gjyshi im ishte prift, liberal, që shumicën e jetës e ka kaluar në burg”, thotë Boyeru. “Ai ishte me të vërtetë i lumtur pas këtyre ngjarjeve. I lumtur që u ndryshua regjimi, përkatësisht që Ceausescu ka vdekur. Ai më: tha ‘Mos ta ndien, se unë do t’i marrë të gjitha mëkatet tuaja’”.

Nuk ishte e lehtë të ishe një nga ekzekutuesit më të famshëm të shekullit të kaluar. Boyeru këtë e ka paguar me humbje të privatësisë dhe shkurorëzim nga bashkëshortja, të cilin e kishte shqetësuar lavdia e tillë torturuese.

https://www.youtube.com/watch?v=U_PP0dRbMFI

Boyeru beson se plumbat e tij e vranë Ceausescun, sepse kur filluan të shtënat, vuri re se një nga tre anëtarët e skuadrës së pushkatimit u bllokua për disa çaste, ndërsa tjetri kishte harruar që të vinte armën në pozicionin automatik, ndaj shkrepi vetëm disa plumba.

Nicolae dhe Elena “ende ishin shumë të dashuruar” dhe kërkuan që të vdesin së bashku, pavarësisht se gjyqi kërkoi që ekzekutimet të kryhen veçmas. Por, atij iu përmbush dëshira ndaj ndjehet më mirë që i vrau menjëherë.

“I ekzekutova shumë shpejt. Mendoj se ua mundësova që të vdesin me dinjitet”, thotë ai.

Rumunët e brezit të tij, të cilët u arsimuan në frymën e teorisë komuniste dhe mizoritë ç’njerëzore, edhe sot flasin për çmimin e trazirave politike.

“Çdo revolucion kërkon gjak. Dhe, mos harroni, revolucioni i ha heronjtë e saj”, thotë ai duke i ngritur supet, transmeton Telegrafi.

Boyeru atëkohë ishte 31 vjeç, ushtar në njësitin elitar të parashutistëve dhe vullnetar i misionit misterioz të Krishtlindjeve. Urdhrin e ka marrë vetëm një moment para takimit me diktatorin i cili vetëm një ose dy ditë më parë ishte sundimtar absolut.

“Ministri më pyeti: ‘A mundeni ju?’. Unë ju përgjigja: ‘Mundem’. Çfarë mund të thosha tjetër?”.

Rumania ra në kaos. Ishte një nga vendet e Bllokut sovjetik të Evropës Lindore që rrëzoi udhëheqjen komuniste. Togu i Boyerit fshehurazi kishte ndjekur revolucionin në Radion Evropa e Lirë, që ishte e ndaluar në Rumani. I tërë njësiti më 21 dhjetor u detyrua të jepte betimin për besnikëri ndaj njeriut që Boyeru do ta pushkatonte në më pak se një javë.

“Ata na detyruan të nënshkruajmë një deklaratë se nuk pajtohemi me atë se çfarë po ndodhte dhe se do ta mbështesim dhe mbrojmë Ceausescun”.

Por, të nesërmen u tronditën duke shikuar se si po pushtohet ndërtesa e Komitetit Qendror nga protestuesit, ndërsa Çaushesku dhe gruaja po iknin me helikopter.

“Ushtarët qanin nga gëzimi. Njerëzit që më parë kemi menduar se ishin dakord me regjimin, tani shpërthyen nga entuziazmi. Nxorëm alkoolin e fshehur, rakinë shumë të keqe dhe e pimë”, thotë Boyeru.

Pastaj disa ditësh në kazermë nuk dinin se çfarë të bënin me veten. Gjithçka ishte monotone, por e tensionuar.

“Po të ekzistonte mundësia ta pushkatonim Çausheskun! Po të binte në duart e mia, do të dija çfarë do të bëja?”, ka thënë një mik i tij në prag të Krishtlindjeve.

Emri i tij ishte Dorin Cirlan, ndërsa ditën tjetër u bë pavetëdije vullnetar i skuadrës së pushkatimit.

“Për fat të keq, ai ka marrë më shumë se kaq”, thotë Boyer. “Kur u kthyen nga vendi i gjykimit, helikopteri ishte plotë me prokurorë, gjykatës dhe oficerë të rangut të lartë. Pasi vend nuk kishte, ai u detyrua të ulej mbi kufomat. U traumatizua më shumë se unë. Atëherë donin të gjithë të ishin në vendin tonë. Sot askush”. /Telegrafi/

 

 

December 18, 2014 17:59
Komento

3 Komente

  1. opozitar i sfilitur December 18, 18:08

    Fati qe meritojne diktatoret

    Reply to this comment
  2. stefan December 18, 20:09

    Nuk duhesh puşhkatuar ne ate menyre .Duhesh gjykuar me mire e pastaj te denohesh me burg e jo me pushkatim.Ai beri shume per Rumănine.Cfarr po bejne keta tani. ? Me miliona euro te vjedhura ?

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi December 19, 01:21

    E kam parë skenën e pushkatimit? Nuk më ka pëlqyer nxitimi me të cilin i çuan atje? Dikush ishte i interesuar të bënte bujë dhe zhurmë me atë akt? Nuk kam pasur kurrfarë simpatie për Çausheskun por mënyra e veprimit me të dhe me bashkëshorten ishte shumë e pabesë? Gjermania nuk bëri akte te tilla me liderët gjermanolindorë!? As vendet e tjera lindore? Atëhere pata ndjenjën se bota demokratike po përhapej me… ” Plumba”(!) dhe se vepronte ndryshe nga sa deklaronte!? Kam një shije të hidhur nga filmi i pushkatimit dhe e tërë skena e këtij akti? Ashtu si dhe nga një film tjetër për zhdukjen (vrasjen) e familjes cariste të Romanovëve? Qëllimet në tê dy rastet më duken edhe sot të errëta dhe misterioze!? Në tregimin e këtij ushtarit rumun ndjej zhgënjimin dhe përthyerjen morale që e ka bashkëshoqëruar pas kryerjes së këtij akti? Ideatorët e pushkatimit të Çausheskut ende nuk kanë dalë në skenë të spiegohen!? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*