Rrëfimi i Vera Bekteshit: Si u vetëvra Ladi, djali i Mehmet Shehut

November 11, 2018 18:03

Rrëfimi i Vera Bekteshit: Si u vetëvra Ladi, djali i Mehmet Shehut

Gjithnjë mbeten gjëra pa thënë… Ndonjëherë sepse nuk është momenti, sepse nuk është pjekur koha, ndonjëherë sepse nuk do të lëndosh të tjerë.

Vera Bekteshi i është rikthyer sërish autobiografisë së saj, duke i shtuar një portë të tretë. “Vila me tri porta”, kështu titullohet autobiografia e botuar nga UET Press.

                                Silva Turdiu – Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Janë histori, detaje, kujtime, që ia ka shtuar rrëfimeve të mëparshme, duke e bërë kështu edhe më të plotë historinë e saj në tri kohë, para, gjatë dhe pas internimit, për shkak të dënimit të të atit, gjeneralit Sadik Bekteshi, me grupin “puçist” të ushtarakëve në vitin 1974. Duke jetuar brenda dhe jashtë Bllokut të udhëheqjes, Vera Bekteshi di jo pak “sekrete” nga ajo lagje e pakapërcyeshme për shqiptarët deri në vitin 1991.

Shumë syresh i ka rrëfyer në autobiografinë e saj. Një nga faqet që ia vlen të veçohet është një analizë krahasuese që Bekteshi u bën dy figurave kryesore të diktaturës, Enver Hoxhës Udhëheqësit dhe Mehmet Shehut-Kryeministrit.

Ky ndryshonin ata nga njëri-tjetri dhe se si ai burri gjithnjë i vrenjtur (Mehmet Shehu) uli kokën dhe u dorëzua përpara udhëheqësit me buzëqeshjen e stamposur në fytyrë. Si u përgatit eliminimi i Kryeministrit të vendit, i cili ishte dhe pasardhësi i sigurt i diktatorit dhe si e pësoi familja e tij.

Njëri prej djemve të ish-Kryeministrit, Ladi (Vladimiri), inxhinier me shpirt artisti, ishte shok i saj dhe Bekteshi tregon se ai u vetëvra, pikërisht ashtu si kishte premtuar, me rrymë elektrike. Teksa rrëfen për ato ditë ankthi, kur frikej se mund ta ndanin nga i biri, ajo tregon edhe për një takim me Spartak Ngjelën, i cili do t’i tregonte për premtimin e Ladit. “…më tregoi për Ladin, që i vinte keq që nuk mund të më takonte dhe se fjalët e tij të fundit, në rast se atij do t’i ndodhte e njëjta gjë me mua, ishte se do dinte si t’u shpëtonte pasojave me një mënyrë që inxhinierët elektrikë dinë ta bëjnë fare kollaj.

– Kam frikë se ai e bën, – tha Taku, – sepse ai është më i brishti nga ne.

– Mund ta bëjë, – shtova unë.

– Por s’ka për të pasur rast, kurse unë s’do bëj asgjë tjetër veçse do mbyll gojën, sepse në asnjë mënyrë nuk dua të humbas djalin, – shtova në fund. Qe vërtet hera e fundit që takova Takun para largimit nga Tirana, ndërsa Ladin nuk do ta takoja kurrë më.

Të tre i mbajtëm ato premtime të shprehura në shenjë ‘solidariteti’ ndaj njëritjetrit, të thëna në dukje ashtu si kot, të tre bëmë pikërisht atë që thamë jo nga vaniteti, por ndoshta sepse nuk kishim tjetër zgjedhje: Taku u arrestua dy javë pas të atit, Ladi u vetëvra duke lidhur rrymën me sustën e hekurt të krevatit, unë mbylla gojën dhe nuk e humba djalin…”

 

                                   Vera Bekteshi

Vera Bekteshi – Vila labirint

Vila e Kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë, Mehmet Shehut, ndodhej në të njëjtën rrugë me atë të Udhëheqësit, përkarshi Vilës së Partisë. Kjo e fundit mbante këtë emër sepse ishte një lloj klubi ku mblidhej darkave udhëheqja e lartë, për të parë ndonjë film ose për të luajtur ndonjë lojë shahu, bilardo apo letrash. Blloku i Udhëheqjes, i ndarë me postbllok nga pjesët e tjera të Tiranës së Re, përfshinte tri rrugë paralele dhe një tërthore me to.

E para ishte rruga jonë e Vilës me tri Porta dhe e nja tetë vilave të tjera. Në rrugën e dytë ndodheshin tri vilat kryesore që sapo përmenda, në rrugën e tretë të Bllokut, nja pesë apo gjashtë vila, në rrugën tërthore dy ose tri të tjera. Kaq ishte gjithë Blloku i famshëm. Që të shkoje në rrugën e dytë duhet të mendoheshe mirë.

                                                                                       Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Për këtë arsye, këtë rrugë e kujtoj vetëm nga fëmijëria e hershme kur s’kishe nevojë të mendoje shumë. Anash kësaj rruge, nuk e di se nga buronte një përrua i vogël, po di se kalonte fare pranë vilës së Kryeministrit dhe vazhdonte më tej, duke u lidhur me vilën Belotti të Udhëheqësit, me një lulishte jo fort të sistemuar, por plot jeshillëk. Kur ishim të vegjël, luanim kukafshehthi rreth këtij përroi të vogël ku kishte shelgje dhe mund të fshiheshe lehtë.

Të gjitha këto pamje m’u kujtuan papritur, kur në fshat, natën e 18 dhjetorit të vitit 1982, morëm vesh për vetëvrasjen e Kryeministrit. Po atë vit, disa muaj përpara ngjarjes, kishte ardhur lajmi gojor edhe te ne në fshat se pas ngritjes së vilës së re të Udhëheqësit, me rastin e martesës së bijve të tij, po ndërtohej edhe një e re për Kryeministrin. Lajmi i fundit qe se kjo vilë po e konkurronte të parën. Fakti që ky lajm mbërriti deri në veshët tanë, tregonte se diçka po vlonte në Tiranë.

Jo vetëm ne fëmijët që u rritëm në Bllok, kur filluam të mendonim me mendjen tonë (kush e pati atë fat), por edhe shumë të tjerë, e dinin fare mirë se e kaluara e Kryeministrit shqiptar ishte për t’u pasur zili: shkolla amerikane e Fultzit në Tiranë, më pas akademia ushtarake në Itali, Lufta e Spanjës, eksperienca në Francë, komandant i Brigadës së Parë Sulmuese gjatë Luftës së Dytë, nja pesë gjuhë të huaja që ai njihte, biblioteka e tij etj.. Nuk e di për ç’arsye ai mbante kurdoherë një pamje të ngrysur, pothuajse të egër në fytyrë.

 

   Vladimir Shehu, gjatë zborit

E mbante ngaqë ndihej në nivele shumë të larta krahasuar me të tjerët, apo ia donte puna meqë ish kryetar i ministrave. Nuk e di, por, nganjëherë më dukej se e përdorte si maskë këtë egërsi. Kjo hamendje m’u përforcua në vizitën që kreva në vilën e tyre, me rastin e vdekjes së nënës së Kryeministrit. Në vizitën e ngushëllimit pra, ai më priti personalisht, gjë që s’e prisja aspak. Mendoja se do më takonte vetëm Fiqreti, e shoqja e tij, që nuk linte rast pa më hedhur ndonjë thumb.

E gjithë biseda atë mbasdite u soll rreth historisë së të ëmës, për të ritë e saj, kur përpiqej të pengonte hedhjen e të bijve nga çatia e shtëpisë, që donin të imitonin fluturimin e Dedalit me të birin Ikarin, pasi e kishin lexuar këtë gjë në një libër. Ai krijoi një situatë kaq komike me këtë kujtim, saqë ne harruam ku ndodheshim dhe shpërthyem në të qeshura të forta. Nganjëherë më dukej se atë maskë e përdorte për kontrast me Udhëheqësin.

Nëse Udhëheqësi ecte madhërishëm si patriark, sikur shkiste nëpër rrugë të kadifenjta, Kryeministri do manifestonte kaq shumë energji në lëvizjet e tij, saqë do dukej përherë si djalosh. Nëse Udhëheqësi do t’u prekte kalamanëve flokët me ëmbëlsi, kalamanët do iknin me vrap sapo të shfaqej Kryeministri. Nëse nga goja e Udhëheqësit gju më gju me popullin do buronte vetëm ‘mjaltë’ dhe nga buzët e tij të trasha do çlirohej ajo buzëqeshja e fiksuar një herë e përgjithmonë, të dytit nuk do t’ia njihnim kurrë buzëqeshjen.

Nëse i pari s’kish qëlluar kurrë me dorën e tij, për të dytin thuhej se kishte vrarë shumë, por kurrë pas shpine. Por me gjithë këtë pamje të egër dhe kontrast të plotë me Udhëheqësin, Kryeministri shqiptar dukej sikur e admironte Atë, dhe, nga të gjithë dihej, se i kish zbatuar me përpikëri dhe bindje të plotë urdhrat dhe vendimet e dhëna prej Tij.

Në Tiranë nuk na binte kurrë ta shihnim Kryeministrin, sepse ajo rruga e dytë, siç thashë, ishte pothuaj e pakalueshme për ne, por në plazh vilat tona ishin afër dhe megjithëse na duhej të kalonim rreth e qark që të mos ia prishnim atij qetësinë gjatë gjumit të drekës, e shihnim herë pas here.

Të gjithë ia njihnim huqet, sidomos ato të gjumit, ngaqë ai preferonte të pushonte në tendën jashtë në kopsht dhe të mbuluar me fier erëmirë. Por çuditërisht, me gjithë këtë egërsi, brenda shtëpisë së tij gëlonte një lloj antikonformizmi: Dadoja e tre djemve të tij, Maria, ishte një grua çeke me sy të kaltër dhe zë basi, që u plak dhe vdiq në këtë familje si të ishte pjesëtare e saj.

Ishte një grua që s’e hiqte librin nga dora dhe që na drejtohej kurdoherë me mirësjellje dhe një distancë të pëlqyeshme. Por nga ana tjetër ishte dhe një kameriere plot forma të lakuara, me një emër të çuditshëm grek, që sillej në plazh sikur të ishte pushimtare dhe s’kishte asnjë lidhje me shërbimin apo punën në përgjithësi.

Ajo ishte kaq e guximshme, saqë herë pas here kur kaloja në rrugën pranë vilës së tyre më drejtohej me nofkën “Vera Sadiku” duke qeshur, me gojën plot dhëmbë të bardhë e të bukur, thjesht për të më qesëndisur, meqë rridhja nga e vetmja familje veriore në Bllok. Ajo me sa duket kish dëgjuar se në anët tona rreshtohej pas emrit tënd ai i babës dhe kjo gjë i dukej se mund të përligjte qesëndinë.

Por e papritura e madhe në këtë familje ishin të tre djemtë e Kryeministrit shqiptar, që në kontrast me të dy prindërit e tyre, ishin të qeshur dhe miqësorë. Siç e kam thënë më parë, unë kisha shok Vladimirin, të madhin. Ladi lexonte shumë dhe shpesh këmbenim libra që mezi gjendeshin dhe që ishin të ndaluar. Kishim besim të plotë te njëri-tjetri. Kishte kaq dhunti në të treguarit e librave që lexonte, saqë kur po më fliste për Centaurin e Abdajkut, për një moment m’u duk se njeriu-kalë ishte aty pranë.

Në vitet e gjimnazit ai shkroi disa tregime në gazetën “Zëri i Rinisë”, që u komentuan më së shumti jo për vlerën, sesa për pesimizmin e tyre dhe ai i dëshpëruar nuk botoi më të tjera. Kam menduar gjithnjë se ai do të bëhej një shkrimtar shumë i mirë, për shkak të thellësisë së mendimit dhe humanizmit të tij, përveç modestisë befasuese dhe një të qeshuri të pastër e të mrekullueshëm, që nuk mund ta harroj dhe që s’ka të bëjë aspak me të shkruarin, por me personalitetin e tij të veçantë.

Durrsakët e kujtojnë me dashuri për vitet kur drejtoi URT-në, uzinën e prodhimit të radiotelevizorëve dhe ku qëndroi gjatë në atë detyrë, duke krijuar edhe rrethin e tij shoqëror jo vetëm me kolegët inxhinierë, por edhe artistët e qytetit. Bashkë me lajmin se po ndërtohej vila e re e Kryeministrit (që më saktë po lidhej me të vjetrën duke krijuar një labirint të nëndheshëm e sipërdheshëm korridoresh), në fshat erdhi edhe lajmi i fejesës së Skënderit, djalit të tij të dytë me një vajzë nga një familje e prekur.

Në atë kohë, dikush quhej i prekur nëse kishte një birë politike, që do të thoshte se kishte dikë të dënuar nga regjimi. Silva, e porsafejuara e Skënderit, rridhte nga një familje e pasur, me një dajë të së ëmës të arratisur pas burgut politik. Për më tepër, i arratisuri, Arshi Pipa, profesor letërsie në SHBA, fliste pa da kundër regjimit të Tiranës në radion “Zëri i Amerikës”.

Gjithandej nëpër Shqipëri nuk kish bisedë më të lakuar se kjo fejesë. Ne të dënuarit duhej të gëzoheshim me këtë lajm sepse në dukje ishte një lëvizje mëse liberale, por kish diçka që s’kuadronte dhe të gjithë ishim në një lloj pritjeje. Parë nga larg, mua nuk më është dukur asnjëherë se Mehmet Shehu aprovoi fejesën e djalit të dytë me një vajzë nga një familje e prekur, thjesht nga siguria që kishte fituar apo nga mendjelehtësia.

Përkundrazi, kam mendimin se kjo fejesë, që në pamje të parë dukej si sfidë ndaj Udhëheqësit gati të verbuar dhe të ‘lehtosur’ nga një diabet i gjatë, u manipulua prej tij, duke e aprovuar fillimisht, por qe në të vërtetë një kurth i mirëstudiuar dhe i ngritur për ta eliminuar Kryeministrin. Nga fjalët që qarkullonin dhe që vinin nga Tirana, thuhej se Kryeministri nuk e anuloi fejesën e të birit edhe kur Ai u shpreh qartas kundër saj. Këtu besoj, nuk qe më çështje dhembshurie për të birin, por çështje sinjali për në krye të pushtetit…

Udhëheqësi veproi edhe më me mjeshtëri se në rastet e tjera të ngjashme të ‘rrezikimit’ të pushtetit, saqë u krijua përshtypja e gabuar se po lëshonte pakëz frerët. Po ta ndjekësh me vëmendje, skenari i ngjan pakëz atij të Fshesës së Hekurt, kur Ai vetë i çoi lajm Kryeministrit, se në Ministrinë e Mbrojtjes po hartoheshin tezat e reja të mbrojtjes, ndërkohë që kishte urdhëruar vetë për to. Por ky ishte rast shumë më i komplikuar, ishte skenari për eliminimin e pasardhësit të tij.

Kështu, Udhëheqësi fillimisht e aprovoi fejesën, duke shkuar me të shoqen edhe për urim, fejesë që pas disa muajsh do ta përdorte për goditjen përfundimtare të Kryeministrit. Ky rol u luajt aq mrekullisht, saqë edhe të burgosurit politikë që bënin analiza të sakta të situatave politike, ranë në kurth.

Në momentin e transmetimit të një komunikate shumë të rëndësishme, të dhënë nga Radio Tirana më 18 Dhjetor 1982, ata prisnin me gojë hapur marrjen e pushtetit nga Kryeministri, ndërkohë që mësuan për vetëvrasjen e tij. Këto i shpjegon hollësisht djali i tretë i Kryeministrit, Bashkimi, në librin e tij “Vjeshta e Ankthit”, botuar në vitin 1993. Ndërsa për ne lajmi i vdekjes së Kryeministrit, më tronditësi i të gjitha lajmeve të deriatëhershme, nuk qe krejtësisht i papritur.

Në familje analizonim pamjen e tij në televizor kur shfaqej herë pas here kohët e fundit dhe vinim re se e kishte humbur egërsinë dhe fytyra si e squllur për herë të parë shprehte dhimbje. Dhe fjala e tij e fundit në plenum: – Asgjë nuk më ndan nga Partia ime! – ra si rrufe në sallën e ngrirë. Atë çast ne po ndiqnim lajmet dhe kthyem njëkohësisht kokat nga njëri-tjetri.

E kuptuam se ai ishte thyer përfundimisht prej Udhëheqësit dhe se fundi i tij do ishte i shpejtë. Ai, si tregon me hollësi i biri në po këtë libër, nuk bëri asnjë rezistencë ndaj sulmit, thjesht uli kokën që Udhëheqësi t’ia hiqte sa më shpejt. Kryeministri kishte kuptuar më së fundmi se sinjali i dërguar qe i rremë dhe i hedhur prej vetë Atij për ta groposur. Kryeministri mund të kishte pasur plot aftësi, por në intrigat e pushtetit ishte diletant para Udhëheqësit.

Mbase gaboj, por mua më ka mbetur përshtypja se Kryeministri shqiptar u largua nga kjo botë, duke e admiruar vrasësin e tij pikërisht për shkak të së vetmes aftësi që Ai kish’ dhe që atij i mungonte… Brenda gjashtë muajve nga vetëvrasja e Kryeministrit, familja e tij u shpërbë: E shoqja u arrestua dhe mbas pak kohësh u eliminua.

Ladi vrau veten në po atë mënyrë që i kishte kumtuar vite më parë, në 1974-n Spartak Ngjelës dhe mua, domethënë duke lidhur me korrent sustën e krevatit të tij. U arrestuan dhe burgosën, gjithashtu, djemtë e mbetur gjallë, i dyti Skënderi dhe i treti Bashkimi. I vëllai i Kryeministrit, oficer madhor gjithashtu u burgos, kurse një vëlla tjetër u vetëvra duke u hedhur nga ura. Kryeministri shqiptar që kishte bërë gjatë jetës aq e aq “kurbane” për Partinë dhe Udhëheqësin e saj, u bë vetë përfundimisht kurbani më “i kushtueshëm” i kësaj Partie.

Burimi: Gazeta Panorama

v.l/ Dita

November 11, 2018 18:03
Komento

23 Komente

  1. Tartufi November 11, 18:44

    Histori relikesh prej teneqeje te ndryshkura.
    Nuk kane nevoje populli shqiptar te lexoje kete mbeturine te deshtuar Vera, perpara nje njeriut te vetem ,qe I dermoje deri
    ne fund pa meshire si funderat e ketij kombi.
    Ai qe mer guximin te komentoje me mua ,per Enver Hoxhen se eshte nje diktator I ketij populli ,une jam gati
    te perleshem me te pa mare parasysh se c fare do te
    ndodhi. Bardhosh Gjon Zeneli I burgosuri I Spacit dhe
    Burelit. Enver Hoxha eshte dhe do ngelet figura me e
    madhe historike komuniste ,me pastrimin deri ne thelb
    te fares se degjeneruar komuniste ne kete shqiperi.
    Te thenat e viteve 80 te ne kambin e Spacit nga Bardhoshi

    Dhe nje here qe neve komunisteve na vjen fati te keputim zinxhiret e skllaverise,,, jo qe nuk I keputim keto zinxhire,,, por lidhemi disa here me shume me keto zinxhire dhe me keto zinxhire te skllaverise lidhim dhe te tjeret qe nuk ju takojne keto zinxhire.
    I burgosuri dhe doktori I burgut te Spacit ne vitet 80 ta
    Nuri Sallaku,,, komunist I oreve te para,se bashku me
    vellane e tij te burgosur ne Burel Dullen,mbaruar ne Moske per gazetari..

    Reply to this comment
  2. L.H (ish student i viteve '70) November 11, 18:55

    LADI SHEHU ISH TJETER GJE NDERSA KJO SHKERDHATA BASHKE ME SHKERDHATEN NGJELA DHE IDJOTIN BASHKIM DUHEN BURGOSUR PRAPE SI ISH BLLOKMENE.
    (Djali i dyte i mehmet shehut qe u be edhe sebepi ,skender shehu ish nje gjeni i vertete qe nuk dinte se çfar ish blloku)

    Reply to this comment
  3. Sazan November 11, 19:10

    Pa polemizuar aspak me zonjën Bekteshi , unë kam mendimin tim për këto tragjedi .
    Enveri , para 29 nëntorit 1944 , kishte bërë shumë pabesi e krime për të qëndruar në krye të Partisë , me një garë të ndershme ai , as do ishte zgjedhur , as do kishte qëndruar dot në krye të Partisë , ndërsa pas Çlirimit e deri sa vdiq ai u kthye në një përbindësh . Tmerrin më të madh e përjetonin ata që ishin më afer tij .
    Mehmeti , me të gjitha meritat e të metat, qe një kobure ( pisqollë ) ideale në dorë të Enverit .
    Udhëheqja e jonë degradoi , degjeneroi , tradhëtoi Idealet e Luftës , e nisën luftën si heronj antifashistë dhe përfunduan vetë më keq se fashistët .
    Enveri ndoshta mendonte , se me vdekjen e tij Mehmeti do ndiqte tjetër rrugë dhe prandajë e la partinë të pastër ( ? ) me të shoqen , me Ramiz , me Sali , me Fatos e me legenë plot .
    Ajo parti , me në krye Enverin me kokëfortësi kishte përgatitur asgjesimin e sigurtë të vetes.
    Një erë e lehtë fryu dhe ajo u dorëzua pa lavdi . Kjo qe partia e pastër që la udhëheqësi gjenial ? ) !
    Vetvrasja e Mehmetit është fundi logjik i jetës së tij !

    Reply to this comment
  4. alphade November 11, 19:25

    Po te mos e kishin njohur zonjen Bekteshi do t’i jepnim ca
    kredibilitet ne ato qe thote dhe realisht thote disa te verte-
    ta por nga ana tjeter ajo thote nje te vertete absolute kur
    e nxjerr veten si kundershtare te “UDHEHEQESIT” qe sic
    e shikojme ne kete rrefim as emrin nuk do me ja kujtue,
    Enver Hoxhes”! Do te isha dakort me te nese kjo zonje
    do te behesh desidente pasi e internuan por kjo ka qene
    kunder “Udheheqesit” edhe kur “luante kukafshehtas me
    Ladin ne perroin i vogel me shilgje ne Bllok” ! Andej nga
    nahia ime i thone se keta qe hanin,pinin e flinin ne Bllok
    a paskeshin “kruajtur vete prapanicen me gastare” ! En-
    veri nuk i paska patur faj ketyre qe sot veterrefehen per
    per urrejtjen qe kishin per ” Udheheqesin” dhe si te tille u
    denuan jo padrejtesisht ! E paskan merituar, bile kjo zo-
    nje dhe familja e saj nuk pati fatin dhe shyqyr qe s’e pati
    fatin e familjes se Mehmet Shehut e cila pothuajse se u
    shfaros. Nje gje eshte e qarte s’e askush nen rregjimin
    komunist te Enver Hoxhes nuk eshte “denuar kot”,sic
    perpiqen ta paraqisin disa ! Atehere nuk ekzistonin shpif-
    jet ,manipulimet,intrigat,sajimet sic ndodh sot ku cdo gje
    eshte genjeshter e mashtrim qe perdorin partite politike
    kunder njera tjetres per kapital politik. Po kalojme kohera
    te dhimbeshme ne ferrin e anarkizmit qe sot po interpre-
    tohet si demokraci por qe demokraci nuk eshte kurrre-
    sesi !!!!

    Reply to this comment
    • katarakti November 11, 19:47

      Shume e sakte dhe e vertete ne ato qe shkruan. Mehmeti e priti me kenaqesi fejesen e djalit te tij me Silven, pasi para saj Skenderi ishte lidhur me nje vajze te bukur, por imorale. E njohur ne Tiranen e asaj kohe. Alphades do te donja t’i thonja se ne kohen e Enverit denoheshe vetem per nje fjale goje, per nje shprehje opinioni qe binte ne kundershtim me dogmen e Partise. Ai regjim te ndalonte edhe te mendoje, pa le me te shfaqnje ndonje mendim kritik apo mosdashes ndaj serial killerit Enver Hoxha. Dhe prandaj perfundoi ashtu si perfundoi. Se ky regjimi i tanishem eshte me i mire ose e i keq se ai i pari, kjo nuk do te thote asgje. Dhe nuk justifikon fare krimet e asaj kohe.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 November 12, 11:37

        o karatakt
        nga e ke këtë informatë”nje vajze te bukur, por imorale.”??
        unë e kam njohur,por aspak për imorale!!
        apo do të vazhdojmë mbrojtjen e të vdekurve sikur të ishin të gjallë??
        apo ajo pordha në zëmër nuk të ka dalë akoma??
        frika të lëviz në damarë sa herë dëgjon o lexon emrin e verit??

        Reply to this comment
  5. katarakti November 11, 19:39

    Shume e sakte dhe e vertete ne ato qe shkruan.

    Reply to this comment
  6. gjallesa qe flasin November 11, 19:59

    Botoni sa me shume per Mithat Frasherin, per Vera Bekteshi, per Spartak Ngjelen, per ata qe pushkatoi Enveri, per Hitlerin qe bashkepunuan dhe fituan e sot na mburren se jeten ata po e bejne, me parate e buxhetit te shtetit mosegzistues, bashke me ata qe moren pushtetin. A ka perçarje sot me keto veprime dhe perkrahje te krimineleve qe u behet?

    Reply to this comment
  7. Lame Duka November 11, 20:47

    E nderuar Vera, ne respekt te privacioneve tuaja, me duhet te shkruaj se ne rrefimin tend ne nje moment gaboni: nuk e keni mesuar ate nate para ngjarjes qendrimin e Mehmetit ne analizen e Byrose ( jo ne Plenum), por shume me vone. Me respekt, nje dashamires.

    Reply to this comment
  8. Nje moshatar November 11, 21:10

    Vera te tregoje per babane e saj sadikun.
    Ne 90ten vellai i kesaj veres u BE pronar i Fabrikes se bires ne tirane.
    Se plasi peshku.
    Se kish qene i Internuar duhej te behej pronar i pasurise se popullit.

    Po pse e linte sala.
    Nje TA marr dhe e rrasi ne Burg.
    Keshtu detyroi sadikun te pranonte qe shkodra U clirua me 28 nendorit te 1944.
    Si Kommandant I brigades se shkodres duhej “TA Dinte mire”

    Keshtu nga sadiku kemi peshqesh daten 28.

    Kjo Vera e perkedhelur qe I shkelte njerezit me kembe Kur ISH bije blloku , Bije gjenerali.
    Pa Le femijet e k. ngjeles, pupupu u dukej vetja sikur kishin cliruar tiranen.
    Per lad shehun nuk them nuk kshim degjuar llafe the keqija. Ishte I respektive.
    Se ATA dy te tjeret ishin Kot.
    Pa Le ai i vogli, bashkimi qe eshte keshilltar i rilindjes.
    Nje gagarel I perkedhelur qe e mbashin me ilace see ish I pjerdhur nga trute.
    E di gjithe Tirana e re.

    Reply to this comment
  9. Nje moshatar November 11, 21:11

    Vera te tregoje per babane e saj sadikun.
    Ne 90ten vellai i kesaj veres u BE pronar i Fabrikes se bires ne tirane.
    Se plasi peshku.
    Se kish qene i Internuar duhej te behej pronar i pasurise se popullit.

    Po pse e linte sala.
    Nje TA marr dhe e rrasi ne Burg.
    Keshtu detyroi sadikun te pranonte qe shkodra U clirua me 28 nendorit te 1944.
    Si Kommandant I brigades se shkodres duhej “TA Dinte mire”

    Keshtu nga sadiku kemi peshqesh daten 28.

    Kjo Vera e perkedhelur qe I shkelte njerezit me kembe Kur ISH bije blloku , Bije gjenerali.
    Pa Le femijet e k. ngjeles, pupupu u dukej vetja sikur kishin cliruar tiranen.
    Per lad shehun nuk them nuk kshim degjuar llafe the keqija. Ishte I respektive.
    Se ATA dy te tjeret ishin Kot.
    Pa Le ai i vogli, bashkimi qe eshte keshilltar i rilindjes.
    Nje gagarel I perkedhelur qe e mbashin me ilace see ish I pjerdhur nga trute.
    E di gjithe Tirana e re.

    Po to ku I di keto?
    Ti ishe ne kampi e tepelenes pa radio e Pa gazetA

    Reply to this comment
  10. intelektuali November 11, 21:38

    O Ilir Hoxha, qe fshihesh pas spiunit te sigurimit, Alban Deges, halepastruesit te New Yorkut, apo Neti Internetit, halepastrues nga Viena e Moxartit, ose Anticensura halepastrues nga Bathorja e Saliut,

    PO PSE KOPJON INTELEKTUALIN MORE MAVRI?

    Kjo vetem me gudulis koshiencen qe me ne fund nje pinjoll i Enverit po kopjon intelektualin properendimor duke pranuar ne kete menyre epersine e intelektit te tij ndaj intelektit te katunarit dru me pre qe ju dha Partia e Punes.

    KOPJOJE PA PROBLME INTELEKTUALIN O ILIR HOXHA

    sepse:

    Keshtu te ben me mire dhe tregon pafuqine intelektuale qe te la Enveri dhe Nexhmija.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 12, 11:41

      o të shkërdhefsha robt,o nastrokari,o nastro i qiri nga gërku,”Anticensura halepastrues nga Bathorja e Saliut,”
      po me mua çpate??
      pak ta kam qirë tëtëmë,gruan dhe vajzat??
      ty nuk të qi o bythë shqyer se nuk jam i atij krahu!!
      dhe njëherë robt ku i ke o kërmë e ndyrë!!era kërmë gërku vjen!!

      Reply to this comment
    • gjallesa qe flasin November 13, 09:26

      Sa bukur e paska zberthyer sazani! Keta njerez sot jane gjeni prej balte. Me keq se zonja Bekteshi qe ju kujtuan sot se çfare ka bere me ate djalin.

      Reply to this comment
  11. bashkekohese November 12, 07:50

    Vladimir Shehu nuk e vrau veten duke lidhur korrentin ne susten e krevatit, por duke lidhur ne dy duart e tij dy fije te nje jasteku me korrent dhe duke mbyllur celesin e jastekut. Por Vera, nje mitomane e llojit te Spartak Ngjeles, flet per gjera qe nuk mund t’i dije. Ne librin e saj, ashtu si Ngjela ne librin e tij “mulli kujtimesh” shkruajne per ngjarje, qe nuk i kane jetuar. Thjesht perdorin emrin e Ladit, duke “harruar” qe ai e vrau veten pas 6 muajsh, kur e hoqen nga Tirana dhe e internuan. Pra nuk e beri menjehere. Enveri, ne fillim, beri sikur e diferencoi nga pjesetaret e tjere te familjes, duke pritur qe Ladi te mohonte babane dhe te vertetonte ekzistencen e radios se Mehmet Shehut. Ne 1974, koha kur Enveri ishte i semure dhe vendin e drejtonte Mehmet Shehu, i biri i tij nuk kishte pse te mendonte gjera te tilla. Qe Ladi ka dashur te takoje Vera Bekteshin, por nuk ka mundur, eshte e dyshimte. Pastaj keto fjale ia ka thene asaj Ngjela, qe perseri eshte pjese e “kujtimeve” te tyre, pra te pabesueshme. Ata qe e kane njohur Ladin, une jam njera prej tyre, nuk e kane njohur si njeri te brishte, por si nje inxhinier te talentuar, dinamik dhe me nje deshire te madhe per jeten.
    Tregimi i Veres ka shume pasaktesi. Nuk eshte bere asnje plenium ne te gjalle te Mehmet Shehut per ceshtjen e tij. Jane bere vetem mbledhje byroje. Pse e eliminoi Enveri Mehmetin, arsyet jane me te thella dhe te shkruash per to do arsyetime dhe vend te gjate. Thjesht, Enveri krijoi bindjen se Mehmeti nuk do vazhdonte ne rrugen e tij dhe zgjodhi nje leshko si Ramiz Alia. Enveri mendoi per familjen e tij dhe, ne te gjalle, nuk mund t’i shkonte mendja se Ramiz Alia do jepte aprovimin per arrestimin e Nexhmijes. Enveri e Nexhmija e njihnin Ramiz Aline, por jo aq sa mendonin!.Une mendoj se te pakten ekonomine Mehmeti do e trajtonte ndryshe.
    “Pucin” e gjeneraleve e goditi Enveri, nuk kishte kush ta bente tjeter, por nisjen e denimit te Beqir Ballukut e beri Mehmeti, sigurisht bashke me Hysniun. Enveri nuk u mjaftua me kaq, ai vuri ne gjykim gjithe gjeneralet shqiptare. Por, Vera e di mire se kush ia beri gjyqin babait te saj, midis gjeneraleve te tjere. Sadiku, nje njeri i mire dhe trim, u be pjese e te denuarve. Ishte nga te paktet qe nuk pranoi asnje nga akuzat qe u ngriten per gjeneralet shqiptare.
    Shtepia e Shehajve eshte ndertuar, ne mos gaboj, para zgjerimit te shtepise se Hoxhajve.
    Eshte bere zakon te shkruhet sot per gjera, te cilat ne ate kohe i dinin shume pak vete dhe, njerez te ndryshem, ku bejne pjese Spartaku dhe Vera, i japin vetes “staturen” se dinin gjithshka. Sidomos, kur ishin larg Tiranes prej shume vitesh.
    Enveri e zhberi familjen Shehu brenda dy javesh. Ne fillim i internoi, qe ne fillim te muajit janar, pastaj i burgosi dhe jo pas 6 muajsh. Edhe Ladin do e burgoste, por deshi ta detyronte qe edhe ky te fliste si Shehajt e tjere, ashtu sic bene ata ne deponimet e tyre, sigurisht te detyruara nga hetuesit e panumert dhe mizore. Me Ladin familja e Hoxhajve kishte “hesape” te vjetra, meqe ai “guxoi” te behej shef i Sokol Hoxhes. Ladi zgjedhi rrugen e veteflijimit dhe nuk pranoi te behej pjese e asaj loje. Per kete meriton te kujtohet me dhimsuri e respekt.
    Vera, nje dite dosja e tij do behet publike dhe ti, po te drejtohem ty meqe je nje e radhes, qe kerkon te perfitosh vemendje te publikut me keto qe shkruan dhe rishkruan, do shikosh se cfare drame luajti kryeregjisori Enver ne fatin e tij.

    Reply to this comment
    • LORA November 12, 11:44

      Mirenjohje bashkekohese,per kete informacion mbi te respektuarin
      Vladimir Shehu.Uroj te jete e afert dita e berjes publike te dosjes se tij,,,edhe qe mitomanet te mbyllin squpin.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 12, 12:41

      folja ka kohët e saja që ndryshojnë nga gjuha në gjuhë!!
      ajo ka dhe një kohë që nuk është në asnjë gjuhë por që përdoret gjithmonë në të gjitha gjuhët dhe në të gjitha shkrimet!!
      quhet ” e tashmja e të shkuarës”!!
      kjo e tashme e të shkuarës është në çdo shkrim,në çdo tregim!!
      çfar do të thotë?!
      ne shkruajmë sot diçka që ka ndodhur në të shkuarën!!
      pra sot është”E TASHMJA” që mund të jetë e saktë,ose më mirë të themi është e saktë,kuse ngjarjet e përjetuara më parë janë “E SHKUARA”, që EDHE në rastin më të mirë,nuk janë të sakta!janë kujtime të përjetuara,dhe të ndryshuara me kalimin e kohës!!sa më e gjatë të jetë koha aq më të pasakta janë kujtimet!aq më të manipuluara nga nënndërgjegjia janë ndryshuar!!
      nuk e di sa të vërteta janë këto shkrime të bekteshit!?
      nuk e di se çperson është,por mjafton të kuptojmë se të gjitha janë vendosur në kohën “tashme të të shkuarës”!!
      shpesh shkruhet “e vërteta,për x,y,z”ngjarje!!është pothuajse e njëjta gjë!!
      dhe e vërteta e sotme nuk perceptohet njëlloj nga persona të ndryshëm!!
      bekteshi ka dhënë variantin e saj të ngjarjeve,në radhë të parë të kohës kur i ka jetuar dhe më pas ato që ka dëgjuar!!
      sa mund të jenë të vërteta!?
      nuk e di!!
      di vetëm këtë që ajo është përpjekur të hedhë në letër ato që ka në kokë!!di gjithashtu që nuk e ka bërë për ti dhënë njohuri të tjerëve,por e ka bërë për të përfituar materialisht!!
      po të kishte dashur të përçonte atë që ka jetuar,mund ta kishte bërë falas!!

      Reply to this comment
  12. shabani November 12, 08:26

    Ju morri Enveri nga fshati dhe ju beri ministra dhe mire beri po ju nuk e mbajtet dot ekulibrin me vone ju futi nje nga nje ne burg se donit te beheshit parizjane po gabuat se Lana nuk ishte Sena keshtu qe ish parizjani i viteve 30 Tarrasi ja u rrasi

    Reply to this comment
  13. demo November 12, 13:31

    O Shabano,,moret haqet tona o Shaaabe,se enveri vertet ishte kriminel ne shpirt,por enveri ishte aq frikacak sa i binte alivanija kur pelciste ciftja,,prandaj keta vrasesit e vertete,keta egzekutoret e urdhrave te enverit nuk na dhimbsen hic!

    Reply to this comment
  14. demo November 12, 13:32

    O Shabano,,moret haqet tona o Shaaabe,se enveri vertet ishte kriminel ne shpirt,por enveri ishte aq frikacak sa i binte alivanija kur pelciste ciftja,,prandaj keta vrasesit e vertete,keta egzekutoret e urdhrave te enverit nuk na dhimbsen hic!,.

    Reply to this comment
  15. Paci November 13, 09:52

    Bukeshkale i mori Enveri nga kafshar te leckosur dhe i beri gjenerale dhe me ne fund i dolen te pabese dhe vazhdojne te hedhin
    balte kunder kryeherojt te heronjeve e shqiptarit me te madh te te gjitha koherave .

    Reply to this comment
  16. Golik Kokojka D, November 14, 02:51

    Kini MENDIEN ju-VENDIM-MARRES !

    Paci me te lumte! (1)
    Jua mbylle gojen te gjitheve.
    Enver Hoxhe z’bem me nena.
    S’ngihet kush n’ato BEDENA.
    *
    Shikoni, c’thote BOTA perparimtare
    Mos degjoni keto te sotmit Langare.
    I Pari Gjergj kastrioti-Skenderbe
    I dyti; I madhe i Ismail Qemali,per ne.
    Sa Enver Hoxha -Enver PARTIZANI.
    Mjaft degjoni, pseudot te sokellijne.
    Dihet,”nuk haet buke, pa bere therrime”
    Sa “me te thatin,digjet dhe i nomi”..
    Ketu, kini mendien, ju vendim marres,
    Pa njohur kalin, bere KALORES…

    1. Paci- komentues ..

    Me “Nene Pashakon”.
    Golik Kokojka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim