Rrëfimi i Xhimi Karter: 40 vjet pas marrëveshjes SHBA-Kinë

January 26, 2019 20:10

Rrëfimi i Xhimi Karter: 40 vjet pas marrëveshjes SHBA-Kinë

40 vjet më parë, Presidenti amerikan Jimmy Carter negocioi dhe nënshkroi një marrëveshje historike me Kinën, e cila normalizoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Por që nga ajo kohë, rritja e jashtëzakonshme ekonomike e Kinës dhe sanksionet tregtare vitin e kaluar të Shteteve të Bashkuara ndaj Pekinit kanë bërë që dy vendet të krijojnë një marrëdhënie me dyshime reciproke.

Katër dekada pasi nënshkroi marrëveshjen, Presidenti amerikan Jimmy Carter i dha një intervistë ekskluzive gazetares Greta Van Susteren. Zoti Carter tha se marrëveshja e vitit 1979 mbetet e suksesshme.

Ajo që Deng Xiaoping i premtoi në atë kohë popullit kinez, botës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mua personalisht, ishte hapja dhe reformat ekonomike. Udhëheqja kineze lejoi reforma të jashtëzakonshme në vend. Më parë atje nuk kishte pasur asnjë lloj reforme. Tani Kina është një shoqëri shumë e hapur, dinamike, kur është fjala për tregtinë”, thotë ai.

Zoti Carter nuk është dakord me sanksionet e administratës Trump ndaj Pekinit dhe me këtë rast përmend koncesionet e Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara, pas takimit të vitit të kaluar të G-20-ës në Argjentinë.

Kina ka rënë dakord të bëjë dy-tre gjëra. Njëra është që të blejë më tepër bimë soje. Ata kanë blerë një sasi të madhe të sojës amerikane. Po ashtu kanë premtuar të hapin rrugën e investimeve për korporatat amerikane në Kinë. Kur nuk kemi marrëdhënie të mira me Kinën, kjo dëmton të dyja palët, i dëmton ekonomikisht Shtetet e Bashkuara,” tha zoti Carter.

Eksperti për Kinën Christopher Johnson mendon se Presidenti Donald Trump bëri gabim që i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Partneriteti i Transpaqësorit, i njohur edhe si TPP:

Në thelb, shumica e sfidave me të cilat përballemi, janë dy-palëshe; marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Kinën trajtoheshin në një mënyrë apo një tjetër në Partneritetin TPP. Sidomos çështje të rëndësishme, si subvencionet ndaj ndërmarrjeve shtetërore, transferimi i detyruar i teknologjisë, apo mbrojtja e pronësisë intelektuale, të përfshira në TPP, ishin nënshkruar nga një numër i madh vendesh; kur shqetësimet vijnë nga një grup vendesh, Kina ka prirjen t’u kushtojë më tepër vëmendje,”- tha zoti Johnson.

…Përsa u përket marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, zoti Johnson thotë:

Jam i shqetësuar kur është fjala për marrëdhënien afatshkurtër. Jemi duke përjetuar një keqësim të përgjithshëm në marrëdhëniet strategjike, do të thosha më të këqijat në një periudhë të gjatë kohe. Përplasjet ekonomike dhe tregtare janë vetëm një simptomë e një sëmundjeje më komplekse, që ka të bëjë me marrëdhëniet tona si dy fuqi botërore.”

Zoti Johnson shton se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë tepër të rëndësishme kur është fjala për një tjetër shqetësim që kanë Shtetet e Bashkuara: të bindin Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore.

burimi: voa

v.l/ Dita

January 26, 2019 20:10
Komento

2 Komente

  1. demo January 29, 17:08

    Floriri i vogel kinez.
    Na ra per pjese nje mut muti nje megaloman,qe ne vend qe te merakosej per mireqenjen e popullit,vriste mendjen,ke do te vriste.

    Reply to this comment
  2. demo January 30, 00:12

    Kur e kuptoi enver hoxha se kinezet,duke filluar nga shoku Mao,talleshin me te?Sinjali i pare duhet ti kete ardhur qekur shoku Mao per ceshtje te revolucionit boteror,te botimit te veprave te tij,u konsultua jo me shokun enver,por me shokun Mufit Mushi,nje perkthyes
    Se si nuk e futi ne grupin e Teme Sejkos ky Mufitin,Ai lart e di.se edhe Teme Sejko per kaq u denua.Beri nje bisede te paautorizuar me Hrushovin gjate udhetimit nga Vlora ne Butrint.
    Kina as i nderpreu,as kishte ndermend te nderpriste ndihmat per Shqiprine.Abdyl Kellezi,Koco bTheodhosi,ishin shume te suksesshem ne ndermjetesine per ceshtje ekonomike.Cu E Lai preferonte me mire te operonte me ata te dy,se sa me Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun.Edhe Beqir Balluku ishte shume i suksesshem ne Kine.Arriti te terheqe aq material luftarak,sa Shqiperia mund te llogaritej nga vendet me te armatosura ne Evrope.
    Vetem HYQMI enver hoxhes nuk npo ecte paralel me ndihmat ekonomike-ushtarake.Ky mesonte Maon te eleminonte Cu En Lain,,qe te vinte ne pushtet ministri mbrojtjes Lin Biao,,AY i leshoi nje rrakete Lin Biaos.Enveri e mesonte ta varte mu ne sheshin Tien-An-Men ,Hrushovin be Kines Ten-Hsiao-Pingun,,Mao i tha,qe e kemi floririn e vogel dhe mu ne sheshin Tien An Men,e beri kryeminister.Enveri e mesoi ti shpallte lufte Imperializmit Amerikan,Mao vajti u takua me kryeImperialistin Ricard Nikson mu ne Pekin.Enveri e mesoi tja linte stafeten gruas se tij,ky e mori bushtren me gjithe katershen dhe ja vari per gjuhe.
    Cfare i mesonte enveri,ata benin te kunderten.
    Prandaj ju shkurtua jeta shokut enver.
    Gjithe keta qe kishin marre mijra tonalata mall dhe miljarda dollare nga Kina enveri i pushkatoi,,,pooor kete floririn e vogel kinez ,,jo!Ky i mbeti peng.Se ky e perqeshi edhe nga Amerika!!!U vesh si kaubojs.
    Kinen e nxorri nga mjerimi ne varferi,,Nga Varferia ne Pasuri,,,Jo 1 miljon rreckamane shqiptare,pooor 1 Miljard rreckamane kineze i beri zengjina,popullin me te perparuar dhe te fuqishem te botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*