Rrëfimi/ Mjekët më thanë s’shpëton, mjalti më shpëtoi vajzën me leuçemi

July 29, 2017 12:39

Rrëfimi/ Mjekët më thanë s’shpëton, mjalti më shpëtoi vajzën me leuçemi

Atëherë kur mjekët, mjekësia dhe gjithçka tjetër dorëzohen përpara sëmundjeve, ju mos u dorëzoni. Gjithmonë mund të ketë një zgjidhje dhe këtë e tregon më së miri rasti i një burri nga Elbasani.

“Mjekët në dy shtete të ndryshe u dorëzuan përpara sëmundjes së leucemisë së të bijës dhe thanë se për të nuk kishte shpëtim, ndaj ia kthyen atë të dëshpëruar në shtëpi.

Vajza u identifikua me leucemi. Mjekët në Shqipëri më thënë se nuk bëhet. Atëherë e nisa për në Greqi. E mjekuan, por edhe atje u dorëzuan. Më kishin hequr çdo shpresë. Më thanë merre çoje në shtëpi. Merret me mend se sa u dëshpëruam. E mora dhe e solla në shtëpi. Por nuk hoqa dorë”, tregon burri nga Elbasani.

Veli Dika tregon se pikërisht atëherë kur mjekët i hoqën shpresat nisi beteja e tij.

“Thashë do t’i hyj vetë kësaj pune. Nisa terapinë sipas mënyrës sime. Kombinova mjekimin me ilaçe që më kishin dhënë mjekët me kurën popullore të produkteve të bletës dhe me besimin në Zot. Mu desh të vajzës sa vinte e përmirësohej. Vazhdova kështu për disa muaj. Derisa sëmundja e kobshme u largua nga trupi i vajzës sime” – rrëfen Veliu.

Më pas ai nuk e ka dërguar vajzën në asnjë mjek. “Nuk e dërgova më as për analiza. Ajo u bë shumë mirë. U bë e shëndetshme dhe vazhdoi jetën normalisht”.

Banori vazhdon më tej tregimin e tij. “Më pas e martova dhe ajo ka fëmijë. Punon me bashkëshortin e saj në Itali”.

Të gjithë këtë mrekulli Veli Dika ia dedikon bletëve.

“Gjithë këtë mrekulli ia dedikoj mizës së bekuar. Nuk ka si bleta. Që të komunikosh me ato duhet të jesh edhe i pastër në shpirt. Dhe ato na e shpërblyen. Bleta është fiksimi i jetës sime”.

Ai kujdeset çdo ditë për kosheret e mbetura. Kanë krijuar një miqësi të patreguar dhe po i shton sërish nga dita në ditë./Infoelbasani

July 29, 2017 12:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim