“Kush merr përsipër të bëhet prind, duhet të dijë ta rritë mirë fëmijën”

November 9, 2017 21:05

“Kush merr përsipër të bëhet prind, duhet të dijë ta rritë mirë fëmijën”

“Nuk dua të flas për këtë, por kam kaluar disa probleme me djalin, dhe e ndjej shumë peshën e të qenurit baba”.

Fjalët janë të Reshat Arbanës, të cilin do ta shohim shumë shpejt në rolin e babait në skenën teatrale.

Artisti është pyetur për rolin e tij si prind në jetën reale dhe është shprehur se edhe pse nuk i pëlqen, “klasifikohet tek prindërit fanatikë”.

“E kuptoj dhe e kritikoj veten, por është diçka e pandryshueshme për fat të keq”, është shprehur aktori, duke theksuar se të qenurit baba është puna më e vështirë.

Çdokush që merr përsipër të bëhet prind, duhet të ndjejë përgjegjësi për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve – thotë aktori i mirënjohur për emisionin e pasdites në kanalin TCH.

Arbana nuk ka veçuar një emër të veçantë ndër kolegët, kur ka ardhur puna tek listimi i artistëve të preferuar. Por mes tyre, veçon Sandër Prosin. “Edhe kur më bënte vërejtje për ndonjë rol, ma bënte me shumë finesë”.

Aktori nuk ka lënë pa përmendur nismën për ndalimin e filmave të periudhës së komunizmit.

Ai ka mbrojtur mendimin se pavarësisht tematikave apo cilësisë artistike, ato mbeten një kujtesë për brezin e ri dhe nostalgji për të vjetrin. “Mbase nga ana artistike nuk kanë qenë shumë cilësorë, por kanë pasur pastërti morale. Tani shohim të ashtuquajturit VIP-a të zhveshur…”.

Për Reshat Arbanën, kinematografia e pas ’90-ës ka prodhuar shumë pak filma dhe për këtë nuk e ka fajin paraja.

“Para ka, ka shumë madje. Vetëm se shkojnë për disa projekte e të tjera gjëra, që nuk merren vesh”, ka shtuar artisti me ironi.

n.s. / dita

November 9, 2017 21:05
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 9, 21:55

    Suksese i nderuari Rashat Arbana;si gjithnje;
    KRYEROLE.
    Se pari miresenaerdhe dhe faleminderit gazetes “Dita”,pavaresisht,nisur me “probleme” me djalin.
    Na gezoni qe jeni mire me shendet e do nisni nje
    stad te ri me rolin e babait,qe besoj ska te dyte,artist tek ne qe ta luaje si ju.pera i perket asaj shprehies qe thoni;me pelqen te me klasifikojne si prind “FANATK”do te thosha;aw mw twpwr BABA,ku ti gjejme te tillet “fanatike” prinder, si JU.
    Pa tjeter cdo njeri dhe sidomos artistet e mbedhenj si Reshat Arbana do te kene te vecantat e tyre.
    Sukses I deruar ARTIST me se pari NJERI
    Nje jete me “MODELIN e njeriut
    Reshat ARBANA .
    Me konsiderate:
    Bashkemoshatari
    Guri Gaimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*