RRËFIMI: “Pagova 15 mijë euro charterin, 30 mijë euro spitalin për 20 ditë”. Shifrat e frikshme, disa kanë shitur shtëpitë, si po kthehet Covidi shqiptar në biznes miliona euro me Turqinë

November 22, 2020 09:40

RRËFIMI: “Pagova 15 mijë euro charterin, 30 mijë euro spitalin për 20 ditë”. Shifrat e frikshme, disa kanë shitur shtëpitë, si po kthehet Covidi shqiptar në biznes miliona euro me Turqinë

Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar 565 chartera ambulancë drejt Turqisë dhe më pak drejt Italisë, duke u kushtuar pacientëve shqiptarë mbi 6.7 milionë euro për udhëtime dhe 12 milionë euro të tjera për kurimin në spitale

 

Bilal A. 54 vjeç, zbuloi se kishte COVID-19 pas një skaneri në 10 gusht. Burri thotë se u shqetësua, por jo aq sa të alarmohej. Ai mori mjekime dhe për 10 ditë u kurua në shtëpi, por gjendja nuk po përmirësohej.

“Temperatura nuk po binte, gjendja u përkeqësua,” i tha ai BIRN, duke kërkuar që të mbetej anonim.

54-vjeçari që drejton një biznes funeral në Tiranë iu drejtua Spitalit Infektiv në ditën e 11-të, i sëmurë rëndë, por qëndroi aty më pak se 48 orë. Ai thotë se një prej mjekëve që kujdesej për të i kishte thënë se aty “nuk mund të shpëtonte”.

“Në spital gjendja ime ishte më e keqe,” tha ai, ndërsa u ankuar se medikamentet nuk i kishin bërë asnjë efekt.

Të afërmit e tij jashtë spitalit mblodhën paratë dhe e nisën drejt Turqisë, përmes një prej shumë kompanive që po veprojnë në biznesin në shpërthim të ambulancave ajrore.

“Kur na u rreziku jeta, bëmë zgjidhje individuale dhe shkuam në Turqi, në Stamboll me charter,” i tha ai BIRN.

Qindra shqiptarë të tjerë kanë bërë të njëjtën zgjedhje të vështirë që prej fillimit të pandemisë për t’u kuruar nga COVID-19.

Autoriteti i Aviacionit Civil, AAC, i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se deri më 18 nëntor kishte pasur 565 “fluturime për qëllime mjekësore” nga Rinasi, shumica dërrmuese e të cilave në muajt tetor dhe nëntor.

Të dhënat e AAC tregojnë se numri i fluturimeve u rrit nga 5 në muajin maj, kur epidemia COVID-19 ishte ende nën kontroll, në 152 fluturime gjatë muajit tetor. Muaji nëntor shënoi një rekord të ri me 206 fluturime për qëllime mjekësore deri me datë 18.

Nga të dhënat e mbledhura nga dy kompani që ofronin shërbimin e avionit ambulancë, pacientët shqiptarë kanë shpenzuar rreth 6.7 milionë euro vetëm për fluturimet jashtë shtetit. Shpenzimet minimale për ditët e qëndrimit të tyre në spitalet e Turqisë llogariten të kenë kushtuar edhe rreth 12 milionë euro të tjera.

BIRN mësoi se çmimi mesatar për një fluturim me charter kushton 12 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi në spitalet e Turqisë kushton mesatarisht 1200 euro. Pacientët e COVID-19 shpenzojnë minimalisht 15 ditë qëndrimi në spital.

“Në total shpenzova 45 mijë euro, vetëm charteri 15 mijë euro dhe 30 mijë euro qëndrimi në spital për 20 ditë,” tregoi Bilal A. Ai shtoi se në shpenzime nuk përfshihej kthimi pas me avion normal pasagjerësh me të vëllanë dhe shpenzimet e tjera të vogla.

“Ça të them? Jemi në borxh, jemi me minus,” tha ai përmes një bisede telefonike.

Faqja e parë, DITA

Kapacitetet në dyshim  

Numrat e të infektuarve me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në tetor dhe nëntor në Shqipëri. Deri më 19 nëntor, vendi numëronte mbi 15 mijë raste aktive, 424 të shtruar në spital dhe 657 të vdekur.

Shifrat zyrtare nuk përfshijnë qindra raste të tjera, që sipas informacioneve që BIRN mblodhi në terren, shmangin testimin me tampon për metoda alternative si skaneri apo grafitë.

I pyetur për pacientët që kuroheshin jashtë vendit, kryeministri Edi Rama pretendoi në një intervistë televizive se shërbimi që ofronin spitalet shqiptare ishte i njëjtë, ndërsa tha se qeveria “nuk ndalonte askënd” të udhëtonte.

Por me kurbën e infeksioneve në rritje dhe me spitalet COVID në ezaurim, është e paqartë se sa mund të përballojnë spitalet e vendit.

Një infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi” i tha BIRN në kushte anonimati se veç mungesës së shtretërve, problem mbetej mungesa e stafit.

“Kemi anëtarë të stafit të infektuar dhe tani ngarkesa është e jashtëzakonshme. Ka nga ne që po mendojnë të heqin dorë,” tha infermierja.

Mjeku Erion Dasho i tha BIRN përmes telefonit se kapacitetet njerëzore ishin ndryshimi i vetëm mes mjekimit në vend dhe atij jashtë.

“Një i afërm i imi udhëtoi në Turqi dhe pagoi 1200 euro ditën e qëndrimit. Nga ana mjekësore asgjë nuk ndryshonte që t’ia vlente pagesa. I vetmi ndryshim është që ke një infermier që kujdeset për një pacient dhe shërbimi i hotelerisë,” tha ai.

Edhe kompanitë që kryejnë transportin jashtë vendit flasin për një fluks në rritje të kërkesave nga Shqipëria. Doktoreshë Arjana Sina, drejtuese mjekësore e International Turkish Hospital e quajti gjendjen “ të jashtëzakonshme”.

Ajo detyrohet të ndërpresë bisedën çdo minutë për t’iu përgjigjur njërit prej dy telefonave që ka në tavolinë. Mjekja imazheriste tha se nga skanerat që bëheshin në spital, rezultatet ishin 80 për qind pozitivë për COVID-19.

“Ngarkesa është e frikshme, bëjmë 60 skanera në ditë dhe nga këto 80 për qind janë pozitivë dhe shumë janë të rënduar,” i tha Sina BIRN.

Ajo shpjegoi gjithashtu se International Turkish Hospital po dërgonte pacientë në “Istinye University Medical Park” në Stamboll dhe se fluksi i udhëtimeve ishte rritur prej fillimit të tetorit dhe po ashtu edhe numri i kërkesave. “Fluturime ka çdo natë,” tha Sina.

Mjekja imazheriste tha se ata nuk i pranonin të gjitha rastet, duke vënë në dukje se shanset e mbijetesës së personave të intubuar për shkak të COVID-19 ishin të njëjta si në Shqipëri, edhe në Turqi.

“Në rastet e intubuara, shanset janë njësoj si atje si këtu. Duhet thënë kjo, pasi unë nuk dua që njerëzit të futen në borxhe apo të shesin shtëpinë dhe vihen në siklet, se bëhet fjalë për jetën e njeriut,” tha ajo.

Edhe Margarit Dado,  drejtues ekzekutiv i Albanian Intercare Services – një kompani e specializuar në transportin e urgjencave mjekësore, tha se pas shpërthimit të infektimeve nga COVID-19, numri i kërkesave ishte rritur. Dado tha se transporti kishte një sërë specifikash dhe pavarësisht kërkesave, mjaft raste refuzoheshin.

“Ka katër kërkesa që të kryhet transporti. Duhet një pasaportë e vlefshme për 6 muaj në Turqi, një raport i gjendjes jetike të pacientit, përfshi saturimin e gjakut, tensionin apo problemet e tjera, pagesa si dhe një letër pritëse nga spitali, sepse nuk të pranon avioni nëse nuk e ke.. Rrezikon të mbetet pacienti në barkun e avionit,” tha Dado.

Sipas Aviacionit Civil, mbi 87 për qind e fluturimeve për qëllime mjekësore kishin si destinacion Turqinë. AAC shpjegoi se 496 nga 565 fluturimet ishin për në Turqi, pjesa më e madhe e të cilave në Stamboll. Vetëm 20 prej këtyre fluturimeve kishin si destinacion Ankaranë.

Ndërkohë, drejt Italisë ishin bërë 37 fluturime kryesisht në Romë dhe pjesa tjetër në numra më të vegjël ndahej mes Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Ndërmjetës dhe chartera turistësh

Numri i lartë i kërkesave për kurime jashtë shtetit ka krijuar një treg pjellor edhe për spekulime. Sipas Dados, në lojë janë përfshirë edhe kompani jo të specializuara, që sipas tij rrezikojnë pacientët.

“Ka kompani që organizojnë udhëtime turistike dhe tani po marrin prenotime për chartera mjekësorë. Ka kompani funerale që po marrin prenotime, që është thelbësisht kontradiktore,” tha Dado.

Ai pranoi se shumë pacientë po paguanin tarifa të kripura.

“Po i shohin si xhetona,” tha ai, ndërsa shtoi se ndërmjetësit merrnin 10 deri në 20 për qind të tarifave nga spitalet. Dado vuri gjithashtu në dukje se kjo përfshirje e kompanive të paspecializuara vinte në rrezik serioz pacientët, për shkak se transportimi i të sëmurëve kishte kritere. “Kemi bërë regres në këtë pikë,” shtoi ai.

Kompania e Dados realizonte fluturime edhe nga vende të tjera të rajonit, Maqedoni e Veriut dhe Kosova, por ai tha se situata në Shqipëri ishte më e rëndë.

Edhe mjekja Sina vuri në dukje se në treg kishte dhjetra operatorë të tjerë, që në mjaft raste nuk kishin lidhje me mjekësinë.

“Janë shumë që kryesisht bëjnë rolin e ndërmjetësit,” shtoi ajo.

Të dy operatorët i dhanë BIRN çmime të ngjashme shërbimi që vareshin kryesisht nga gjendja e pacientëve. “Nëse nuk ka urgjencë dhe pacienti mund të udhëtojë vetë, charteri mund të prenotohet përpara dhe çmimet shkon deri në  10 500 euro, por nëse rasti është urgjent, vetëm udhëtimi mund të shkojë 20 mijë euro,” shtoi ajo.

Të dy kompanitë po ashtu treguan për çmime të ngjashme të shtrimit në spitalet në Turqi. Për një person që kërkonte ndihmë të specializuar, çmimet sipas Dados varionin nga 1200 në 3500 euro dita në spitale që ofronin hoteleri më luksoze. Dado tha se për qëndrimin në pavione normale, pagesa shkonte rreth 600 euro dita.

Sipas Sinës, çmimet në spitalin me të cilin ata bashkëpunonin shkonin nga 1500 euro dita për një pacient që do trajtohej në një situatë normale, deri në 2000 euro për pacientë që ishin në intubim.

Të dy ndërkohë ngritën shqetësimin e mungesës së sigurimeve shëndetësore për shqiptarët. “Një pacient që ka sigurime shëndetësore nga një vend i Europës nuk paguan asnjë qindarkë nga xhepi,” tha Dado.

Mungesa e sigurimeve private shëndetësore u pamundëson shqiptarëve të përballojnë mjekimin pa u futur në borxhe.

“Shqiptarët paguajnë siguracione shëndetësore në shtet, por nuk e marrin aty shërbimin,” përfundoi mjekja Arjana Sina.

 

——-

Vladimir Karaj është redaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania. Në foton kryesore: Një air-ambulanca në aeroportin Ataturk të Stambollit. Titulli është i redaksisë online të DITA.

November 22, 2020 09:40
Komento

30 Komente

  1. xxx November 20, 16:45

    siguracioni shendetsor ne usa s’mbulon udhetime me charter ne cfaredo spitale qe zgjedh ti, por vetem brenda nje rrjeti te caktuar spitale qe perfshin plani i sigurimit shendetsor.
    Edhe ne BE dueht te funksionoje njelloj, nuk te paguan shteti udhetime private per trajtim privat shendetsor sipas zgjedhjes individuale.

    spitalet publike ne shqiperi nuk faturojne kosto si me lart perkundrazi.
    Mjekja Arjana Sina te mos ngaterroje kot ceshtjet.

    Reply to this comment
    • Berati November 20, 18:07

      Pse edhe ne Amerike marrin çarterin per tu kuruar ne Turqi? Sigurisht qe ne BE nuk te paguan njeri çarterin se ske nevoje te shkosh kund. Pyetja eshte pse detyrohen te shesin shtepite per tu kuruar jashte kur sipas kumanarit mjekesia ne Shqiperi eshte njesoj si ne Gjermani?

      Reply to this comment
      • xxx November 20, 20:25

        “Sigurisht qe ne BE nuk te paguan njeri çarterin se ske nevoje te shkosh kund.”

        s’paska klinika private BE, vetem shtetrore

        Reply to this comment
    • Spitalet ne Shqiperi me te mira se cdo vend tjeter Europian ose North Amerikan November 20, 18:33

      Mashtrimet e radhes. Ngjallje paniku mes njerezve. Shqiptaret e semure te shkojne ne spital dhe nuk kane aresye te shkojne tek orivati. Sigurisht po zgjodhe privatin do te pagush vete. Pse cfare prisni qe privatin tja u paguaje shteti? Spitalet e COVID ne Shqiperi jane me te mira se cdo ven tjeter Perendimor qe une kam jetuar ne keto 26 vjet si ne Europe dhe Ameriken e Veriut.

      Reply to this comment
    • CercizTopulli November 22, 20:18

      Kush eshte Margarit Dado?
      Margarit Dado, drejtues ekzekutiv i Albanian Intercare Services – një kompani e specializuar në transportin e urgjencave mjekësore.
      Cfare eshte kjo kompani?
      Eshte kompani private apo jo. Nga na dolen keto CEO dhe “specialiste” qe dine me mire nga mjeket dhe specialistet e spitaleve?
      Nuk e shikoni qe e tere kjo tragjedi qe mban vulen e shtetit po kthehet ne biznes privat per tju rrjepur tere jeten?
      Ne vend qe njerezit ti kerkojne llogari Rames pse financoi qindra miliona per disa kazane zjerjeje, ose sterilizimi, pse financojne qindra miliona per bizneset e ilaceve, pse financojne qindra miliona neper PPP me pronare te panjohur, po ktheheni ne karremin e radhes te balozeve qe ju vjedhin me idera te tilla.
      Ne vend qe ti ktheheni Rames per megavjedhjet qe po i ben shtetit dhe i le spitalet pa barrela dhe pa tezga, bini ne kurthin qe vete Rama dhe horrat e tij biznesmene duan qe te bini.
      Dikush permend New Yorkun. Po dhe atje falimentimi ndodh se parate e paguara siguracioneve private i ha privati, dhe jo spitali.
      Te mendosh te krijosh siguracione private ne nje vend tejet te varfer si Shqiperia do te thote ta katandisesh sistemin mjekesor ne nje makine vrasese te pandalshme. Sistemi privat mjekon vetem ata qe kane leke, te tjeret vdesin.
      Sistemi privat eshte privat vetem per te vjedhur parate tuaja.
      Ju i paguani shtetit dhjetra taksa qe i vjedhin Rama dhe bashkepunetoret e tij.
      E dini cdo te thote te lejohet siguracioni privat ne Shqiperi?
      Do te thote qe cdo lloj cmimi, qe nga sherbimet dhe deri te ilacet te vene ne stratosfere, sepse privati do futet per biznes, per fitim, dhe jo per tju sherbyer juve sa me mire. Per kete e ka detyre shteti shqitpar. Ai duhet ti sherbeje popullit se paguhet nga gjaku i popullit.
      Mos e hani kete karrem, qe gatuhet ne prapaskenat midis Dados dhe shushunjave te shtetit, qe nga Ramuti, Ahmetaj, e kermat e tjera te PPPve.
      Eshte kurth per tju larguar nga kerkesa e llogarise qe duhet te keni ndaj Rames qe ka vjedhur shtetin.
      Eshte kurth i ndyre per te shfrytezuar tragjedine dhe per te bere biznes, ne vend qe te japin llogari dhe te mbajne pergjejgesi per situaten dramatike.
      A mundet ti shnderroje Rama kazanet e dhiarit nga Rexhepaj ne dhoma spitali, apo ne bombola oksigjeni?
      Ku jane 400 milionet e tenderave te sterilizimit?
      Nuk mjaftonin keto qindra miliona per disa pavione e krevate me teper?
      Apo prisni qe tjua zgjidhin hallin private qe nuk i njihni aspak, dhe qe rrojne duke shfrytezuar mundesine qe sheti ua dhuron duke i lene pacientet rrugeve dhe pa sherbime korrekte?

      Reply to this comment
  2. Hako November 20, 17:47

    Artikulli mund te pranohet si i sakte pothuajse, por persa i perket shtetasve Europiane, qe flet per pagimin e shpenzimeve nga siguracioni , JA KE FUT KOT PLAKO.pastaj nuk ka kompani sigurimi ne bote qe te mbuloje semunden e Covid 19.

    Reply to this comment
  3. Leo November 20, 18:06

    O xxx
    Kur nuk din mos komento.
    Ne Europ nuk pse iken me u kurue jashte shtetit. Ku me shkue ne Shqiperi a Turqi? Shqiperija nuk ka spitale as mjeksi.
    Por mjere ata qe smuren ne ate vend

    Reply to this comment
    • xxx November 20, 20:30

      problemi eshte se personi 54vjecar me lart ka shku n spital pas 10 ditesh, mjeku i familjes ka gabuar, pacienti me kovid siptoma mesatare e te renda do shtruar heret

      Reply to this comment
  4. Km November 20, 18:21

    Pas kesaj zallamahije e shpifje per mjekesine shqiptare qendrojne te paguarit e kompanive airore carter.te hetohet dhe do shikoni emrat e dishove,pishove e mishove.mund te shihni edhe emrin e bashave dhe kuneterve qe jane mesuar te nxjerrin milionat nga plehrat ,vdekjet,shitjet e kasetave te keimit serb.

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 20, 18:28

    Nga shkrimi lart:
    “54-vjeçari që drejton një biznes funeral në Tiranë iu drejtua Spitalit Infektiv në ditën e 11-të, i sëmurë rëndë, por qëndroi aty më pak se 48 orë. Ai thotë se një prej mjekëve që kujdesej për të i kishte thënë se aty “nuk mund të shpëtonte”.”
    ““Në rastet e intubuara, shanset janë njësoj si atje si këtu. Duhet thënë kjo, pasi unë nuk dua që njerëzit të futen në borxhe apo të shesin shtëpinë dhe vihen në siklet, se bëhet fjalë për jetën e njeriut,” tha ajo.”
    Njeri (mjek) thote se aty (spitalin infektiv) nuk kishte shpetim! Tjetra thote, se edhe ne Turqi per te intubuarit shancet e shpetimit jane njelloj si ne Shq.. Me nje fjale: kak mashina, mut shoferi!

    Reply to this comment
    • Alfred Cako November 20, 19:10

      Keto jane vetem genjeshtra te ndyra xhorxhsoriste qe njerezit te genjehen dhe te besojne qe gjoja ekziston covidi.

      Nuk ekziston covidi!

      Kete e dine te gjithe ata qe nuk u besojne televizioneve dhe gazetave te komanduara nga shoqerite e sorosit qe jane ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjithe politikanet e botes i kontrollon elita e Londres dhe New Yorkut qe e ka emrin e organizates illuminati edhe ka ne krye rothschildet edhe pas tyre rockefelleret ne SHBA.

      Qe ne 1981 eshte thene ne kete liber qe do perhapej gjoja ky virus:

      https://insajderi.com/libri-i-vitit-1981-qe-parashikoi-ardhjen-e-koronavirusit/

      Ky eshte planifikim. Elita e ka planifikuar rrjedhen e ngjarjeve.

      Prandaj mos u besoni genjeshtrave te lajmeve ne televizione dhe gazeta.

      Reply to this comment
      • Hako November 20, 19:59

        Po cfare elite more njeri, Ulu me kembe ne toke dhe leri keto teori konspiracioni se nuk beson kush.Sot ne bote jane me shume se 7 miliard njerez dhe 80%e tyre nuk jane nen influencen e asnjerit qe ju permendni tash sa kohe.Vizitohu me mire.

        Reply to this comment
      • Mason 5G November 20, 20:17

        E ke gabim kovid egziston. Eshte virus informativ zakonisht ve ne nokaut trurin e persona e qe ushqehen me informazione nga mediat osé shkakton panik me pasoj infarket kardiak.

        Reply to this comment
        • Alfred Cako November 21, 10:14

          Shume sakte ky humori yt ti Mason 5G.

          Me kete pandemi imagjinare u provua plotesisht para te gjithe botes diktatura e fshehte e illuminatit edhe qe gati te gjithe njerezit ne bote u besojne genejshtrave te illuminatit.

          Reply to this comment
          • Gzim Kulufi November 21, 15:40

            Ti me emrin e Alfred Cakos, apo vete Alfred Cako, sa klase shkolle ke bere? Se po te kesh bere te mesmen ne kohen e atehershme, do mesoje mbi viruset, midis te cilve edhe ato koronale, qe jane me rezistente, e ndonjehere me agresive. Pastaj, nwse eshte modifikuar dhe ka dale nga laboratori, ky eshte tjeter problem!

          • Gzim Kulufi November 21, 15:40

            Ti me emrin e Alfred Cakos, apo vete Alfred Cako, sa klase shkolle ke bere? Se po te kesh bere te mesmen ne kohen e atehershme, do mesoje mbi viruset, midis te cilve edhe ato koronale, qe jane me rezistente, e ndonjehere me agresive. Pastaj, nwse eshte modifikuar dhe ka dale nga laboratori, ky eshte tjeter problem!

          • Gzim Kulufi November 21, 17:43

            E cuditshme, se si elita planifikon nje genjeshter, kur ajo fare kollaj mund te planifikoje edhe nje virus! Dhe pse do te duhej kjo genjeshter?!

          • Gzim Kulufi November 21, 17:44

            @A.C. E cuditshme, se si elita planifikon nje genjeshter, kur ajo fare kollaj mund te planifikoje edhe nje virus! Dhe pse do te duhej kjo genjeshter?!..

          • Gzim Kulufi November 21, 17:44

            @A.C. E cuditshme, se si elita planifikon nje genjeshter, kur ajo fare kollaj mund te planifikoje edhe nje virus! Dhe pse do te duhej kjo genjeshter?!….

      • Ok November 22, 18:06

        Trap

        Reply to this comment
  6. info analitike November 20, 19:47

    Ju kujtohet shoke “SHENDETESIA FALAS, FALAAAAAAAS” e po e gezofshi e mos u ankoni sepse me 25 prill do ta votoni perseri te ngazellyer.

    Reply to this comment
  7. Niku November 20, 20:45

    Ju të Ditës duhet të ndihmoni shqiptarët për të kuptuar këto spekullime. Kam kunatin dhe gruan e tij me Kovid në Tiranë dhe gjerat që mi thonë se çfarë paisjesh mjeksore kanë për të luftuar virusin, unë nuk mund t’i siguroj me siguracionin privat që kam. Pra në Shqipëri ka lehtësi dhe shpenzimet janë minimale për këto raste. Në rast se është i vërtetë shkrimi i mësipërm, është detyrë e medias që të ndihmojë mjeksinë dhe njerëzit. Ashtu si në rastet e tjera, spekulantët edhe me Kovidin nuk mungojnë dhe kjo është e pafalshme për politikën shqiptare që luan me jetën e njerëzve.

    Reply to this comment
  8. El español November 20, 20:47

    Covid 19 trajtohet nga shteti dhe paguhet 100% raporti, te pakten ne spañe por edhe ne gjithe be
    Edhe instancia dhe mjekimi jane gratis.
    Si ne shqiperi
    Se del ndonje qe ka lek EI prish se i teprojne eshte hesap tjeter
    Nuk ka spital ne b.e te kushtoje 1200 euro dita, kush eshte ky mashtrues, mos besoni meta pseudo gazetare me keto artikuj

    Reply to this comment
  9. Dn November 20, 21:15

    Sikur sicili prej tyre te kishte dhane per te krijuar kushtet per spitalet ketu jo vetem zta po edhe ne te gjithe do kishim perfituar edhe per vite e vite! Jo haram i kane ato pare sedjersa e popullit eshte kur hajrin nuk ia shohin edhe duhet t’i shpenzojne per shendet .ishallah marrin mend!
    Wilma a i shpenzoj krejt ato milliona qe i vodhi shendetsise ?!

    Reply to this comment
  10. Alfred Cako November 20, 21:35

    Lexoni ca shkruan Alfred Cako.

    Keto jane vetem genjeshtra te ndyra xhorxhsoriste qe njerezit te genjehen dhe te besojne qe gjoja ekziston covidi.

    Nuk ekziston covidi!

    Kete e dine te gjithe ata qe nuk u besojne televizioneve dhe gazetave te komanduara nga shoqerite e sorosit qe jane ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjithe politikanet e botes i kontrollon elita e Londres dhe New Yorkut qe e ka emrin e organizates illuminati edhe ka ne krye rothschildet edhe pas tyre rockefelleret ne SHBA.

    Qe ne 1981 eshte thene ne kete liber qe do perhapej gjoja ky virus:

    https://insajderi.com/libri-i-vitit-1981-qe-parashikoi-ardhjen-e-koronavirusit/

    Ky eshte planifikim. Elita e ka planifikuar rrjedhen e ngjarjeve.

    Prandaj mos u besoni genjeshtrave te lajmeve ne televizione dhe gazeta.

    Reply to this comment
  11. komentatori nga cadra per portalin e zenit November 21, 17:42

    cojeni te shkretin ne pavionin e afrim dangellise te shpetoje ,se i kane futur mikrocip ne tru dhe ka dale jashte faze.

    Reply to this comment
  12. mirel November 22, 17:03

    Kush eshte Margarit Dado?
    Margarit Dado, drejtues ekzekutiv i Albanian Intercare Services – një kompani e specializuar në transportin e urgjencave mjekësore.
    Cfare eshte kjo kompani?
    Eshte kompani private apo jo. Nga na dolen keto CEO dhe “specialiste” qe dine me mire nga mjeket dhe specialistet e spitaleve?
    Nuk e shikoni qe e tere kjo tragjedi qe mban vulen e shtetit po kthehet ne biznes privat per tju rrjepur tere jeten?
    Ne vend qe njerezit ti kerkojne llogari Rames pse financoi qindra miliona per disa kazane zjerjeje, ose sterilizimi, pse financojne qindra miliona per bizneset e ilaceve, pse financojne qindra miliona neper PPP me pronare te panjohur, po ktheheni ne karremin e radhes te balozeve qe ju vjedhin me idera te tilla.
    Ne vend qe ti ktheheni Rames per megavjedhjet qe po i ben shtetit dhe i le spitalet pa barrela dhe pa tezga, bini ne kurthin qe vete Rama dhe horrat e tij biznesmene duan qe te bini.
    Dikush permend New Yorkun. Po dhe atje falimentimi ndodh se parate e paguara siguracioneve private i ha privati, dhe jo spitali.
    Te mendosh te krijosh siguracione private ne nje vend tejet te varfer si Shqiperia do te thote ta katandisesh sistemin mjekesor ne nje makine vrasese te pandalshme. Sistemi privat mjekon vetem ata qe kane leke, te tjeret vdesin.
    Sistemi privat eshte privat vetem per te vjedhur parate tuaja.
    Ju i paguani shtetit dhjetra taksa qe i vjedhin Rama dhe bashkepunetoret e tij.
    E dini cdo te thote te lejohet siguracioni privat ne Shqiperi?
    Do te thote qe cdo lloj cmimi, qe nga sherbimet dhe deri te ilacet te vene ne stratosfere, sepse privati do futet per biznes, per fitim, dhe jo per tju sherbyer juve sa me mire. Per kete e ka detyre shteti shqitpar. Ai duhet ti sherbeje popullit se paguhet nga gjaku i popullit.
    Mos e hani kete karrem, qe gatuhet ne prapaskenat midis Dados dhe shushunjave te shtetit, qe nga Ramuti, Ahmetaj, e kermat e tjera te PPPve.
    Eshte kurth per tju larguar nga kerkesa e llogarise qe duhet te keni ndaj Rames qe ka vjedhur shtetin.
    Eshte kurth i ndyre per te shfrytezuar tragjedine dhe per te bere biznes, ne vend qe te japin llogari dhe te mbajne pergjejgesi per situaten dramatike.
    A mundet ti shnderroje Rama kazanet e dhiarit nga Rexhepaj ne dhoma spitali, apo ne bombola oksigjeni?
    Ku jane 400 milionet e tenderave te sterilizimit?
    Nuk mjaftonin keto qindra miliona per disa pavione e krevate me teper?
    Apo prisni qe tjua zgjidhin hallin private qe nuk i njihni aspak, dhe qe rrojne duke shfrytezuar mundesine qe sheti ua dhuron duke i lene pacientet rrugeve dhe pa sherbime korrekte?

    Reply to this comment
    • mirel November 23, 15:39

      Pa permendur ketu vjedhjen ne Rrugen e Kombit, 230 milione euro nga Basha im i shtrenjte dhe Salikadavra qe i lepisha skrotumin e fishkur etj etj…qe mos i gezofhin asnje dite deri sa te arrestohen dhe parate te kthehen e te perdoren per spitalet.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim