Rrëfimi prekës i një arvanitasi

September 11, 2015 15:00

Rrëfimi prekës i një arvanitasi

Historiani Arben Llalla sjell një rrëfim të Tetodor Pangallos, i cili tregon rrënjët e tij prej arvanitasve.

“Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.

Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre

Arbërishtja ishte gjuha që fliste Kundurioti, Kryeministër i Greqisë, Bubulina, Boçari, Suliotët dhe shumë të tjerë. Ishte gjuha që kuptonte dhe dinte Karaiskaqi, Andruçoja e shumë të tjerë luftëtarë të revolucionit për pavarësi.

Në fushatën e Azisë së Vogël në vitet 1919-1922 arvanitasit nga Liosia luftonin me bajrakun e tyre. Nuk bënë as një hap mbrapa dhe ranë deri në të fundit. Vetëm kur të kuptojmë këtë do të kuptojmë edhe atë shikimin e arvanitasve të Athinës që përshkruan Tito Athanasiadhi në “Fëmijët e Njovit”. Katalogu i heronjve arvanitas të vrarë në 1922 është më i madh se të vrarët e të gjitha fshatrave të Greqisë së mara së bashku.

Sigurisht që arvanitasit nuk kanë prezencë të rëndësishme vetëm në librin e madh të të vrarëve të nderuar të kombit grek. Ata kanë prezencë të rëndësishme në botën e letrave, në shkencë dhe në institucionet e shtetit të ri veçanërisht duke marrë detyra shumë të larta ushtarake por edhe poste politike…”

September 11, 2015 15:00
Komento

20 Komente

  1. cassowary September 11, 17:31

    Rrespekte Arben Llalla!

    Reply to this comment
  2. lato September 11, 17:39

    Trima kunder turqve,por frikacake ndaj grekeve,qe nuk i lejojne te flasin gjuhen e tyre edhe ne shtepi! Ngrihuni more kerkoni te drejte shkollimi ne gjuhen shqipe, Perfaqesi ne ato komuna me shumice shqiptare(Arvanitase)Mesoni nga vellezerit tuaj arbereshe ne Itali;Ato te drejta qe kane edhe minoritaret ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  3. Akilis September 11, 20:31

    Zoti lato.
    Kapito ty se cfare thote ky zotnia?
    Luftuan per kombin e tyre d.m.th per Greqine.
    Shqiperia jo vetem gjuhen e ka latine 80% por nuk ka histori dhe identitet.
    Arbanitasit jane pjese e Kombit Greke dhe ty qe e quan veten me te zgjuar

    Reply to this comment