Rrëfimi prekës i shoqes së ngushtë për gjyqtaren: Dezi, më trondite mikja ime…

August 31, 2017 18:02

Rrëfimi prekës i shoqes së ngushtë për gjyqtaren: Dezi, më trondite mikja ime…

Pas vrasjes me armë zjarri të gjyqtares Fidelz Hasani që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme, reagimet kanë qenë të shumta.

Një prej tyre ka qenë edhe reagimi i mikeshës së Fidelz, pedagoges Majlinda Keta. Në një status në “Facebook”, ajo kujton ditën e fundit kur është takuar me Fidelz.

Aty kujton Majlinda, kanë folur për familjet, karrierën, për reformën në drejtësi teksa ishte me dy fëmijët e saj.

Postimi i plotë 
Edhe nje grua e vrare…..39 vjec, nene e 2 femijeve te mrekullueshme. Edhe kjo me urdhra mbrojtje….. urdhra nga institucioni prej ku jepte drejtesi per ne, gjykata.
Amnistija e nje dhunuesi ….. na dhunoi te gjithave serish. Fildez nuk e besoj dot se ike, te vrane !!!Luftove per dinjitetin tend femeror, luftove si profesioniste, luftove per familjen tende……po nuk ja dole dot Fildez. Jam e tronditur dhe ende nuk e besoj dot se humba nje mike, nje grua luftetare me fatin dhe kete shoqeri ende ne pritivizem. 1 qershori ishte dita e fundit qe te takova….ishe me 2 yjet e tua, atje ne TEG.
Me listove gjithe gjerat e bukura qe po te ndodhnin me femijet e tu, karrieren tende……folem per reformen qe pritej ne drejtesi….kishe plane, shihje qarte te ardhmen tende dhe te femijeve, besoje se do ja dilje jetes bashke me dy femijet e tu te shkelqyer……anashkaluam me delikatese edhe historine e keqe qe te njihja….. kete qe te mori jeten.
Te urova per shume te mira….prisja lajme te bukura nga ty luftetare e paepur per femren dinjitoze ne familje e drejtesi. Dezi bukuroshja…..ta vrane te drejten per te jetuar, ndonese ti luftove te ofroje drejtesi per shume te drejta te bashkeatdhetareve te tu. Me trondite mikja ime, na trondite te gjithave qe te njihnim qysh nga arsimi.
August 31, 2017 18:02
Komento

1 Koment

  1. Crusader August 31, 19:55

    Gjyqtaret ne Shqiperi jane mekataret me te medhenj. Kane shkaterruar familje, kane vrare ne menyre indirekte me mijera, kane shperfytyruar drejtesine e pronen. Dhe e gjithe kjo per perfitime finciare. Fatkeqesi qe humbi nje jete, por si gjyqtare i qofte ferri i lehte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*