Rrëfimi shokues i Kubas: Im atë më vrau nënën para syve

January 16, 2015 23:12

Rrëfimi shokues i Kubas: Im atë më vrau nënën para syve

Nuk është e lehtë të zbulosh një rrugë shpëtimi por nëse kërkon, përherë e gjen një të tillë.

Këtë më mirë se kushdo e di mesfushori polak i Jakub Blaszczykowski, i cili ka vendosur të publikojë autobiografinë e jetës së tij ku ka edhe disa momente të errëta të jetës së tij.

“Kuba” që është edhe titulli i librit, e ka përjetuar ferrin që në moshën 10 vjeçare ku i ati i tij ekzekutoi mamanë.

I intervistuar nga “Die Welt”, Blaszczykowski shprehet: “Këtë vit mbush 30 vjeç dhe kam një eksperiencë të gjatë mbi shpatulla. Për të shkruar librin më ka ndihmuar shumë një gazetare polake. Libri do të dalë në treg gjatë muajit maj.

Aty zbuloj gjithë jetën time, madje edhe momentin kur isha dëshmitar i vrasjes së mamasë të kryer nga babai im”, thotë mesfushori.

Përpara Euro 2012 Kuba rrëfeu për herë të parë historinë, por këtë herë përqendrohet te detajet.

Nuk është aspak e lehtë, sepse kjo është një ngjarje që nuk do ta harroj asnjëherë. Atë ditë jeta ime ndryshoi, por dua të theksoj se më ka bërë më të fortë.

Jam përballur me shumë probleme të mëdha në jetën time, të cilat njerëzit e tjerë mund t’i shikojnë si tragjedi. E di se çfarëdo gjë e keqe që mund të më ndodhë, nuk do të jetë me e keqe se ajo që më ka ndodhur”.

Të rinisej nuk ishte e lehtë dhe lojtari polak e pranon se pas ngjarjes tragjike ka hasur në shumë vështirësi.

Deri në moshën 16-vjeçare isha vetëm 155 cm i gjatë, por papritur u zgjata 20 cm. U largova nga të gjithë dhe për shumë vjet nuk ftoja njerëz në shtëpi”, shton polaku.

Në fund të intervistës ai përqendrohet te jeta si futbollist, duke e cilësuar veten me fat.

“Futbolli është gjëja që dua më shumë në këtë botë, sepse më dhuron emocione të mëdha. Jam i kënaqur që gjuri nuk më dhemb më pas shumë problemeve fizike dhe tashmë dua të ndihmoj sa më shumë shokët dhe skuadrën. Kam besim se do të dalim nga kjo krizë”, përfundoi Kuba.

January 16, 2015 23:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*