RRËFIMI / Shqiptarët tentuan të mbrojnë gjermanet nga dhuna seksuale në Këln

January 10, 2016 20:32

RRËFIMI / Shqiptarët tentuan të mbrojnë gjermanet nga dhuna seksuale në Këln

Azilkërkuesi kosovar i identifikuar si Leotrim, ishte gjendur së bashku me katër miqtë e tij në mes të skandalit që ndodhi mbrëmjen e 31 Dhjetorit në Këln. Ai kishte kaluar në stacionin e trenave aty pasi do shkonte në qytet për të parë fishekzjarret me rastin e festimeve për ndërrimin e viteve.

Por teksa kishte hyrë në stacionin kryesor të trenit, kishte parë një horror ku se njëqind gra të pafajshme po ngacmoheshin nga një turmë meshkujsh. “Ishte një sjellje e papërgjegjshme, shokuese”,­ ka thënë ai për të përditshmen hollandeze De Telegraaf, një prej gazetave më të mëdha në Hollandë.

Leotrimi 22­-vjeçar është dëshmitar i akteve barbare të kryera nga emigrantët atë natë. Një grup sirianësh tha ai sulmuan 3 vajza pranë stacionit qëndror të trenit. I qëlluan me shishe pijesh alkoolike. U morën çantat e telefonat celularë. 3 sirianë të tjerë kishin kapur një vajzë në një cep jashtë katedrales, e kishin zhveshur dhe i kishin marrë rrobat.

Kosovari thotë se bashkë me shokët e tij kishin ndërhyrë për të ndihmuar vajzën, e cila bërtiste duke kërkuar ndihmë. Por agresorët sirianë i kishin kërcënuar se do i vrisnin duke u drejtuar shishet e thyera të alkoolit që mbanin në duar.

Leotrimi shprehet për gazetën hollandeze se agresorët ishin sirianë, dhe këtë ai e kishte dalluar nga mënyra e të folurit, pasi në kampin ku ai strehohej kishte shumë sirianë. Është një ngjarje e përsëritur shprehet azilanti kosovar 22­vjeçar.

Çdo të premte dhe të shtunë, refugjatë e emigrantë marokenë, algjerianë e sirianë të strehuar në kampet e ngritura në zona të ndryshme të Këlnit, vjedhin shishe me pije alkoolike nëpër dyqane dhe zbresin në qendër të dehur për të marrë pjesë në festa. Është një ritual i përjavshëm thotë djaloshi kosovar.

 

 

January 10, 2016 20:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*