Rrëfimi/ Tragjedia që goditi familjen Toro

August 25, 2016 09:58

Rrëfimi/ Tragjedia që goditi familjen Toro

 

Djali nga Roskoveci që e vrau tërmeti po nisej për pushime në Shqipëri. Përveç vdekjes së Erionit, gruaja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe ka humbur të dy këmbët. Edhe vajza e madhe e familjes ka pësuar goditje në kokë, ndërsa e vogla ndodhet në gjendje të mirë. Rrëfimi i kushuririt të tij, si e mësuan ngjarjen

Erjon Toro, babai i tre fëmijëve të mitur, që humbi jetë nga tërmeti shkatërrues në Italinë Qëndrore, ishte gati duke u nisur për pushime në Shqipëri. Rrëfimi për jetën e tij nga djali i xhaxhait, si e mësuan ngjarjen e trishtë.

Kushuriri i tij Pëllumb Toro tha në media se po e prisnin të vinte bashkë me gruan dhe fëmijët, por jeta iu ndërpre.

Vajza e tij e madhe dhe e shoqja janë plagosur gjithashtu, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima banonte në Amatriçe, një nga zonat që u prek më shumë nga lëkundjet sizmike dhe ku dëmet janë më të mëdha.

Viktima është me origjinë nga fshati Kurjan i Roskovecit. Prej 15 vitesh Erjon Toro jetonte në emigracion, në Itali. Ai ishte baba i dy vajzave të vogla.

Nga tërmeti në shtetin fqinj kanë humbur jetën 247 persona deri më tani dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e shtëpive të shembura.

toro

 

RREFIMI I DJALIT TE XHAXHAIT TE ERJONIT 

Ishte 19 vjeç kur emigroi 15 vite më parë në Itali për një jetë më të mirë. Erjon Toro si shumë shqiptarë të tjerë kërkoi të prekte ëndrrën, ndërsa sot gjeti vdekjen mes 120 personave të tjerë nga tërmeti që përfshiu mëngjesin e sotëm Italinë qendrore.

“Nuk mund ta besojmë vdekjen e Erjonit. Ishte gjithçka e papritur, por nuk kemi në dorë asgjë, madje as natyrën. Në orën 10:00 të paradites na lajmëruan me telefon dhe na thanë se ai kishte vdekur.”. Ky është rrëfimi i Fatjon Toros, djalit të xhaxhait të Erjon Toros, emigrantit shqiptar, i cili mbeti viktimë mes 120 personave të tjerë nga tërmeti që përfshiu mëngjesin e djeshëm në Italinë qendrore. Në një intervistë për ‘BalkanWeb’  Fatjoni tregon se si e morën vesh lajmin e kobshëm.

erion-toroNdër të tjera kushëriri tregon se gruaja e 34-vjeçarit ndodhet në spital, bashkë me dy vajzat, 5 dhe 3 vjeç. “Erjoni ishte djalë i vetëm. Kishte edhe tre motra. Ishte i lidhur shumë më nënën.”, shkon më tej ai.

Amatrice, qyteza ku Erjon Toro ka jetuar për 15 vite me radhë ndodhet në krahinën Rieti, në pjesën veriore të Lazios, qëështë një destinacion i rëndësishëm turistik në Itali dhe sot e rrënuar komplet. Ndonëse qyteza ndodhet në një reliev malor, mijëra qytetarë të Romës dhe jo vetëm, e vizitojnë gjatë verës. Po ashtu, Amatrice, njihet si fshati ku është “shpikur” salca e famshme e makaronave ‘Amatricana’.

Amatrice njihet për lavdinë e saj gastronomike, me një traditë antike, duke u bërë kështu dhe qyteza e kuzhiniereve të Papëve, ndërsa sot kanë ngelur veç gërmallat e saj

INTERVISTA
Kush jua dha lajmin e kobshëm për humbjen e kushëririt tuaj?

Në orën 10:00 të paradites na ka ardhur një telefonatë. Na njoftoi daja i Erjonit. Daja jeton bashkë me motrën e tij në Amatrice. Ata na e dhanë lajmin e hidhur. Jemi të gjithë të shokuar si fis, ishte një humbje e madhe për të gjithë ne. Sidomos për familjen. Erjoni ishte pika e dobët e familjes, djali i vetëm mes 3 motrave.

Keni marrë informacioneve se si është gjendja e gruas së Erjonit dhe dy vajzave?

Aktualisht të trija janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital. Nga ato që na thanë familjarët tanë, gruaja e Erjonit ka fraktura dhe ka thyer legenin, ndërsa vajzat fatmirësisht janë mirë.

Screenshot_21Si arriti të shpëtonte gruaja bashkë me vajzat? Keni mësuar diçka mbi këtë fakt?

E gjithë ka ndodhur falë ndërhyrjes së shpejtë. Ata që kanë dhënë ndihmën e parë kanë mundur të nxjerrin nga shtëpia gruan e Erjonit dhe vajzat, ndërsa kushëriri im ngeli mes rrënojave.

E ka mësuar bashkëshortja lajmin për vdekjen e Erjonit?

Jo ende nuk e ka mësuar. Menduam se është herët për të që t’ja thoshim, pasi është e sëmurë.

Po gjendja e familjarëve të Erjonit si është?

Nëna dhe babai i Erjonit sapo e morën vesh lajmin, u hidhëruan. Nëna dhe tre motrat, (dy prej tyre jetojnë në Shqipëri dhe tjetra në Greqi) marrin ndihmë mjekësore në shtëpi. Jemi të gjithë keq. Nuk kemi fjalë.

Sa vite kishte Erjoni që jetonte emigrant në Itali? Kur ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Shqipëri?

Erjoni, kishte 15 vite që kishte emigruar në Itali. Punonte në ndërtim në Amatrice. Ndërsa e shoqja kujdesej për dy vajzat, një 5 vjeçe dhe tjetra 3 vjeç. Kishte dy vite pa ardhur në Shqipëri. para një jave xhaxhai im u kthye nga Italia bashkë me gruan e tij. Pasi shkonin shpesh tek ai.

*E mbani mend nga bisedën e fundit me Erjonin? Çfarë ju ka thënë?

Para një jave kam folur. Shkoja shumë me të. Ishim si vëllezër. Ishte një bisedë e thjeshtë në ‘FB’. Gjera normale.

A ka ardhur ndonjë zyrtar në familjen e xhaxhait tuaj për t’ju dhënë informacioneve për vdekjen e Erjonit?

Jo nuk ka ardhur asnjë, sepse nuk ishte konfirmuar lajmi ende. Ne edhe pse e dinim, shumë vonë u dha emri i tij në mediat italiane, e më pas doli dhe njoftimi i Ministrisë së Jashtme se Erjoni kishte vdekur. Tani duhet të presim për procedurat e ardhjes së trupit në Shqipëri, nga 1 javë deri në 10 ditë.

August 25, 2016 09:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*