Rrëfimi tronditës i Besartës, e vetmja që mbeti gjallë nga masakra serbe mbi familjen Jashari (VIDEO)

March 5, 2016 22:33

Rrëfimi tronditës i Besartës, e vetmja që mbeti gjallë nga masakra serbe mbi familjen Jashari (VIDEO)

Besarta Jashari, e cila i kishte shpëtuar sulmeve mbi familjen Jashari gjatë vitit 1998, ka rrëfyer shpëtimin e saj nga vrasja e serbëve dhe tmerret që ka përjetuar në ato momente.

Kanali KTV më 2012 ka regjistruar rrëfimin tronditës të Besarta Jasharit, të bijës së Hamzë Jasharit, e cila prej fillimit e deri në fund të sulmit të forcave serbe mbi Jasharët, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte brenda rrethimit te egër dhe e pa me sytë e saj rënien e të gjithë anëtarëve të familjes.

Besarta ka kujtuar edhe fjalët e fundit të nënës se saj, më të cilën thotë se kanë qenë në një dhomë të shtëpisë.

“Shuani se Ademi është ende gjallë. Ne do të shpëtojmë të gjallë. Serbet po ecin”, ka rrëfyer Besarta fjalët e nënës së saj në momentet e fundit të jetës.

Besarta ka treguar me radhë edhe pozicionet se ku kanë luftuar dhe ku janë vrarë meshkujt e shtëpisë, së bashku me Adem Jasharin.

“Unë kam ikur rreth e rreth shtëpisë. Aty e kam parë se të gjithë ishin vrarë. Serbët kanë filluar të bërtasin dhe të gjuajnë me bomba. Unë pas kësaj që pashë, kam hyrë në dhomë dhe jam shtrirë ndër magje”, ka rrëfyer para dy vitesh Besarta, në emisionin “Cosmo” të KTV-së.

Më pas ajo ka treguar se serbet e kishin kuptuar se është e gjallë dhe se e kanë marrë me vete.

“Më kanë shti në një veturë. Aty me kanë pyetur për Ademin dhe Hamzën, por unë ju thashë se ata gjinden në Gjermani”, ka thënë ajo

March 5, 2016 22:33
Komento

4 Komente

  1. Eri March 6, 17:00

    Paç jeten e gjate moj vajze dhe i paharruar kujtimi i Jashareve. Perulemi me nderim per sakrificen e tyre.

    Reply to this comment
  2. LILOLABJA March 5, 23:28

    Lavdi Heronjeve te Kombit !
    I paharruar qofte kujtimi i Jashareve !

    Reply to this comment
  3. Iliria March 6, 04:48

    Lavdi e perjetshme heronjve,trimave tane. Ju rroni gjithmone ne zemrat tona.Familja Jashari lavdi e perjeteshme cfare bete per kombin kundra hordhive serbe.Perulemi me respekt per gjithe familjen Jashari per vepren e tyre ,per sakrificen e tyre ,per besnikerine e tyre.

    Reply to this comment
  4. beni March 6, 07:51

    Ky esht simbol i muhexhajdinve i islamizmit dhe ska lidhje me shqiptarizmin shqiptarizmi nxit dialogun barazine jo terrorizmin edhe pse flitet per komb kur ky esht dhe i ka sherbyer interesave te shteteve qe kan dashur te destabilizojn ballkanin se bashku me terroristin cecen qamil basajev!
    Orjentalizmi dhe komunistet islame interpretojn ndryshe ku terrorizmin e quajn deshmor por kudo ne bote denohet cenimi i shtetit edhe pse e drejta ngelet mister ne shoqeri qe ka te bej me ceshtje te shteteve te medha qe bejn politika te cilat priviligjojn ekonomit e tyre dhe fatkeqsin e popujve qe jetojn mes problemeve te diversitetit kulturor dhe pamundesin e integrimit ne kulturen e shtetit qe ata kan perfaqsuar!
    Nacionalizmi ekstrem ka nje perfundim te tille si i ktij qe dikush e quan deshmor?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*