Rrëfimi tronditës i nënës nga Drenica: Si u përdhunova nga serbët, bashkë me 3 vajzat

March 30, 2016 20:15

Rrëfimi tronditës i nënës nga Drenica: Si u përdhunova nga serbët, bashkë me 3 vajzat

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ende i kanë të freskëta momentet e tmerrshme të cilat i përjetuan gjatë viteve 1998-1999.

Një viktimë, sot 54-vjeçare, ishte dhunuar së bashku me tre vajzat e saj.

Në një intervistë për Klan Kosova, të zhvilluar për gazetaren Lindita Dedinca, ajo tha: “Me përkrahjen e Presidentes, organizatave të ndryshme, po shpresojë që po vjen një e ardhme më e mirë. Po njihet e drejta jonë. Edhe nëse do t’i kemi këto të drejta, dhe lehtësohet pak situata, ne kemi prapë vështirësi të cilat do të na përcjellin gjatë gjithë jetës. Ajo është ngjarje e paharrueshme që nuk largohet asnjëherë nga mendja ime’’.

“Ngjarjet në Kosovë i ka pa e gjithë bota. Është dashur që qysh në momentet e para të lirisë se fituar që të paraqitemi në Qendrën e Ministrisë së Drejtësisë, për të treguar që ne jemi këto si jemi. Duhet të mos heshtet, duhet të tregojmë që këto janë kontribute që nuk i kemi dhënë askush me dëshirë. Ajo na u është imponuar.Heshtja e këtyre rasteve është gabim i madh, sikurse edhe i atyre që nuk na e morën rastin tonë parasysh në fillim’’, ka thënë gruaja, që kishte pësuar me tri vajzat e saj, atë kohë 20, 18 e 13 vjeçe.

Çfarë përjetuan të katër femrat e kësaj familjeje nga Drenica? Pse kryefamiljarja nuk i tregoi asnjëherë bashkëshortit të saj dhe pse në të njëjtën mënyrë vepruan edhe vajzat e saj duke mos i treguar askujt për dhunën seksuale?

March 30, 2016 20:15
Komento

1 Koment

  1. Arben March 30, 20:53

    KRIMINELAT DO TE PAGUAJNE KRIMET E KRYERA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin