Rrëfimi/ Viti i Sadijes pa Dritëroin

February 3, 2018 21:24

Rrëfimi/ Viti i Sadijes pa Dritëroin

Dritëro Agolli prej një viti nuk është më fizikisht mes nesh. Por është me poezinë e prozën e tij. Jeton në kujtimet dhe ndjesitë e familjarëve dhe të miqve, të cilët e kujtojnë këtë fundjavë. Nëpërmjet historive, tregimeve apo recitimeve.

Në këtë vit të parë të mungesës, bashkëshortja e tij, redaktorja e e veprës së Dritëroit, Sadije Agolli e ka të vështirë të gjejë fjalët.

 Si kanë qenë për ju këto ditë pa Dritëroin?

Më ka ndjekur gjithmonë hija e tij. kam qenë gjithmonë e të. megjithatë i thërrisja mendjes se duhet të mblidhesha që ti bëja të gjitha nderet ashtu siç i meritonte. Dhe kam pasur fëmijët në krah. Elonën dhe Artanin, por edhe gjithë miqtë që kanë marrë në telefon, duke më dhënë zemër dhe kurajo. Pastaj duke parë gjithë dorëshkrimet e tij, gjithë këto kohë e mbushja ditën me to.

Çfarë do të bëhet me dorëshkrimet e shumta që ai ka lënë? Keni ndonjë plan për t’i botuar ato?

U botua Libri i Aforizmave. Tani do të dalë edhe libri “Dashuri në moshën e Krishtit”. Kështu që duket sikur jeton. Unë kam qenë edhe bashkëshorte, edhe redaktoja e tij. Kështu që i kam lexuar dhe i kam kaluar të gjitha nëpër duart e mia.

Unioni i Gazetarëve i dha asaj certifikatën pena e gazetarit. Për të cilën ajo ka një falenderim të veçantë kur kujton vitet e veta si gazetare.

“Dritëroi kishte gjetur tregimet e mia dhe i kishte mbledhur në një dosje. Disa reportazhe që kisha shkruar për artistët e kinemasë dhe teatrit i kishte mbledhur dhe thoshte që do të vijë koha dhe do ti botosh. Dhe Elona i gjeti ato. kështu që mendoj që nuk kam qenë gazetare e keqe. Bëj edhe unë një emër, sidomos në shkrimet kritik për problemet e arsimit dhe të shkollave”, tregon Sadija.

Si ishte të bashkëjetonte një shkodrane me një devolli?

Në fillim çdo çift e ka të vështirë të bashkëjetojë me njëri tjetrin. Derisa të mësohen me njëri tjetrin. Sigurisht është dashuria ajo, më madhja që nuk i ve re veset e njëri tjetrit. Por më vonë ka vështirësi, se secili kishte trashëguar nga krahina e vet. Por gjithmonë jemi munduar ti zbusim gjërat. Unë bile edhe kam shkruar këtë.

Si e keni pritur idenë e shndërrimit të shtëpisë suaj në muze në të ardhmen?

Do të vazhdoj të qëndroj deri në fund. Unë e kam të prerë. Nuk ka diskutim ky vendim i imi. Kur të vdes unë atëherë le të bëjnë fëmijët çfarë të duan. Por tani për tani unë ja kam kushtuar jetën atij dhe aty do ta mbyll jetën time.

Çfarë keni për t’i thënë Dritëroit në këtë ditë. Është pak furtunë. Fryn era përtej xhamave dhe mbase ai është duke na dëgjuar.

Të gjitha mendoj që i ka dëgjuar. Se unë nuk mendoj që ka vdekur. Akoma nuk e besoj. Ndofta më vonë mund të them. Por tani për tani. mendoj që ai më ka dëgjuar dhe ai më jep forcën dhe kurajon sot që jam ulur bashkë me ju. e.k/dita

February 3, 2018 21:24
Komento

6 Komente

  1. Berti February 3, 21:55

    Mjekra e zotit

    Dhentë tok kemi kullotur,
    Arat tok kemi lëruar,
    Kur unë isha i përlotur,
    Zoti qeshte i harbuar.
    Kur më ngordhnin bejkat malit,
    Zoti tallej si i marrë,
    Unë gurë merrja zallit,
    E goditja për ta vrarë…
    Eh, ç’të grindur , eh ç’të therur,
    Me tërbim e me poterë!
    Mjekrën zotit s’ia kam krehur,
    Mjekrën zotit ia kam çjerrë.
    Dhe pastaj me dru në dorë,
    E kam ndjekur e përzënë,
    Përmbi malet me dëborë,
    Asnjë fron nuk i kam lënë.
    I kam thënë: hajde, zhduku,
    Fundi yt një fund të jetë,
    Ku të duash shko e struku,
    Jam i zoti të rroj vetë!
    Krishtit kryqin ia kam hequr,
    Pa trokitur në këmbanë,
    Muhametit ia kam djegur
    Çallmën, xhyben dhe kuranë.

    Reply to this comment
  2. I TETI NE BRONZ...I PERMJERRE NGA I ZOTI February 3, 22:32

    Kam qene dhe jam fans i madh i Driteroit te para vitit 1991…

    Per mua Driteroi ka vdekur kur filloi te hidhte balte dhe helm mbi Enver Hoxhen e tij duke ja kaluar dhe te burgosurve te Spacit nga fjalori…

    Sinqerisht nuk ka bythe ku te rrije..

    Nqs pas 1991 Driteroi vret me duart e tij Heroin e “I TETI NE BRONX” duke i kerkuar falje Sali Protopapes….ju lutem i vini emrin ketij HARAKIRI..

    Per Driteroin nuk ka diskutim qe mbi 90% e shqiptareve
    e vleresojne si poet te madh te kombit..por gjithmone ne baza letrare..
    .
    Kurse ne drejtim politik ai eshte fajtor po aq sa dhe ismail kadareja qe te dy kane qene bole te diktatorit..
    .
    Fakti qe Ismaili i ktheu shqiponjat..
    qe fluturonin larg ne brektosa mocali
    .
    Kurse Driteroi Sali Protopapen e ktheu ne Sali Berishe dhe ju ul ne gjunje LU-LEVE te tij.
    .

    Dritëro Agolli
    Elegji për Enver Hoxhën
    1.
    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
    Dhe pranvera erdhi me mundim
    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
    Erdhi me një det me hidhërim.
    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
    Shqipërisë zemra iu lëndua,
    Shqipëria jote po derdh lot.
    Shqipëria Jote s’i kish parë
    Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
    Qielli i ballit Tënd me yj të larë
    Ndriti dhe nga retë nuk u zu…
    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
    Deshe jetën në çdo poezi.
    2.
    Malet heshtin, malet ulin kryet,
    Roje rrinë në arkivolin Tënd,
    Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
    Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.
    Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
    Më rëndon në krahun tim, Enver,
    Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
    Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…
    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
    Falmë Enver që kaq i dobët jam!
    Paska çaste kur njeriu I shkretë
    Veten se pushton e dot s’e mban!
    3.
    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
    Nëpër fluturime si nëj zog,
    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…
    Ti na rrite dhe na bëre burra,
    Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
    Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
    Ndezëm komunizmin prag më prag.
    Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
    Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
    Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet
    Nëpër gjysmëshekullin e ri.
    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
    Neve, që furtunash jemi turrur,
    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
    4.
    Vallë a do mësohemi njëherë
    Pa të patur pranë dhe mes nesh,
    Bora nëpër male kur të bjerë,
    Dielli kur të dalë midis nesh,
    Plisat kur të ngrihen në luginat,
    Fushat kur të vishen me flori,
    Kur të nisë Komani turbinate,
    Kur të mbushet plot liqeni i ri,
    Kur të zgjohet herët Gjirokastra
    Dhe të hapen portat në sokak,
    Kur shamitë e nuseve buzarta
    Flokëve të çelin si zëmbak,
    Kur të mblidhen shesheve fëmijët
    Tok si luleshqerrat në livadh,
    Kur si zjarr të ndizen karafilët
    Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,
    Kur Një majet duart të trokasin
    Mbushur plot me lule dhe me gaz,
    Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
    Dhe të rrahin krahët në pullaz,
    Kur Tirana mes përmes të dritave
    Të lundrojë natën si në det,
    Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
    Të na duket sikur dikë pret,
    Kur të vijnë Kongreset e Partisë
    Me hap komunizmi ngadhnjimtar
    Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
    Me flamurin Tënd të ngritur lart…
    5.
    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
    Zemrën time do ta nxirrja jashtë
    Të ta jepja Ty me ngazëllim!
    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
    Fjalët më përzihen, sigurisht!
    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
    Dhe harroj që jam një komunist?
    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
    Dhe armatën komuniste çon.
    Si profet ngre kokën madhështore
    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
    Dhe na thotë njihni veç fitore,
    Pastë nder e dritë vendi im!
    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
    Që e lidhëm më dyzetenjë,
    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
    Jam me mendje, frymë dhe me zë!
    6.
    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
    Ndonëse shoh si komunistët larg.
    Unë e di se zemra Jote e madhe
    Di të falë, e mua ti më fal
    Si poet u preka kësaj radhe
    Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.
    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
    Pashë pranë të pavdekshmit sy!
    Jam krenar që gjendem në armatën,
    Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
    Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…

    %%%%%%%%%%%%%%%%

    gabim/krim qe ka bere Agolli eshte qyrravitja para vrasesit te 21 janarit 2011 Lul Bash kriminelit…

    E Duam Driteroin e ‘I TETI NE BRONX”
    por nuk e duam Agollin
    qe u shtri ne kembet e pergjakura
    Lul Bashkriminelit dhe sali protopapes.

    Reply to this comment
  3. Zeqo Lebetia February 4, 06:46

    Na thartuat koken me keta bejtexhinj qe nuk I njeh kush ne letersine boterore. Se per te tjerat, si qenie njerzore, me dy kembe me nder mysebet ka qene ky robi.. Rakine pa hesap, lekun e donte shume, pa mund, edhe ate placken e kishte me shume xhan se xha Bequa. Shherbetor ne kohe te Verit, super lake ne kohe te Ramziut, me nje fjale nje bejtexhi I rendomte I nje katundi Ballkanik. I ndrite shpirti lart ne qiell. Amin.

    Reply to this comment
  4. bote sharlatanesh ! February 4, 10:00

    na jan bo kto dy nastradinat komuniste ,(skuthat komuniste ,robt me karaktere kurve qe punuan vetem per lavdine dhe xhepat e veta,si cdo rrace nastradini ne ate vend)
    si ato pellitjet maje minareve ne cdo ore te dites loooool !
    perse duhet te lexojme ne shqiptaret e tjere ,qe per ne s’do thot asigjo fytyra te Tilla kriminelesh ,ne cdo kohe nga media per kto maskarenj ,letraxhonj primitive ,qe vetem kane perfituar nga shoqerie e shteti shqiptare . boll mer me kte mentalitet anadollakesh ,se sjan te gjithe zagare anadolli ne kte vend si dyshja e rropsive komuniste .
    ka shqiptare qe i vjen per me vjell ,me pa surratin e ktyre zagarve komuniste
    po kerkojn ta shndrojne ket shoqeri ne nji shtet arabistani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*