Pagesë ekstra dhe kontroll shtesë për ne, për të udhëtuar në BE

November 10, 2019 11:58

Pagesë ekstra dhe kontroll shtesë për ne, për të udhëtuar në BE

Duke filluar nga viti i ardhshëm, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë do të duhet të kalojnë nëpër një sistem të ri për hyrjen në Zonën Schengen.

Unioni ka hartuar tanimë një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS.

Nëpërmjet këtij sistemi, BE do të kontrollojë paraprakisht të dhënat e udhëtarëve para se të hyjnë në vendet anëtare.

“Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen”, thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian.

Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.

Çdo shqiptar që do të udhëtojë në një vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojë fillimisht, të paguajë një tarifë prej shtatë eurosh dhe të presë për përgjigjen elektronike nëse udhëtimi i tij aprovohet.

Sipas autoriteteve pasi një qytetar të marrë dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE.

Por edhe pse procedura është në dukje e thjeshtë, ajo mund të paraqëse probleme për ata të cilët nuk e përdorin mirë internetin.

“ETIAS nuk është vizë”

Komisioni Europian ka theksuar vazhdimisht se marrja e autorizimit nga ETIAS nuk është vizë.

“Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë. Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE”, tha Kolanko.

Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që ë kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor.

Përveç ETIAS, Bashkimi Evropian aktualisht është duke zhvilluar një sistem të ri që do të lexojë të dhënat biometrike.

“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet e udhëtimit, gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko.

Sidoqoftë, të dhënat biometrike do të mblidhen vetëm herën e parë që një shtetas shqiptar kalon kufirin e BE-së.

j.l./ dita

November 10, 2019 11:58
Komento

25 Komente

  1. Artemisa November 10, 12:53

    Me pak fjake avash – avash po na vene vizat si dikur.
    Bravo Rilindja, kjo eshte nje tjeter “fitore” dhe arritje e papare ne 30 vjet.

    Reply to this comment
  2. Spata November 10, 13:26

    Shqiptaret skan per ta preferuar kete ndryshim te BE.Do rendin te aplikojne per vizen amerikane per punesim e cila me pas do te favorizoje dhe qendtim te perhershem.Pritet qe kjo te filloje nga viti 2020.

    Reply to this comment
    • Sulo Kapedani November 10, 14:56

      Edhe viza amerikane nuk eshte lehte t’a marresh keshtu qe shqiptaret po izolohen serish.
      Kur nuk ke aftesi te rregullosh vendin tend do lepiesh per viza

      Reply to this comment
    • geg hyseni November 10, 15:01

      Nuk eshte vetem per Shqiperine e Rilindjes o idiot i pa ndreqshem…lexoje mire njoftimin, ne se nuk jeni fare analfabet!

      Reply to this comment
    • Bekim November 10, 15:23

      Ju qe ia vini fajin qeverisë, jeni idiote e nuk ia keni haberin. Europa është ngopur me të huaj që hyjnë e dalin pa lënë gjurmë. Këto kushte i ka edhe USA për qytetarët europianë që shkojnë pa viza atje. Ka të bëjë me terrorizmin dhe trafiqet. Jo me qeveritë e vendeve nga vijnë.

      Reply to this comment
    • Tomorri. November 10, 15:29

      Kush ta tha?

      Reply to this comment
    • mirel November 10, 15:38

      Jo more, Amerika do hapi dyert per shqiptaret..
      Rilindja i gjen rruget menjehere.
      Po harron te permende se Amerika ka vene viza per BE

      Reply to this comment
  3. DASHAMIRESI November 10, 14:12

    Turp turp i madh.Deri ketu arritem.Nga shiu qe ishim perfundojme ne bresher.Po kur te ikin ky cfare presim.Ngrihu o popull por ki kujdes.

    Reply to this comment
    • mirel November 10, 15:43

      Sepse qeveria e Rilindjes e coi vendin ne degradim te plote.
      Sepse qeveria e Rilindjes e masakroi kufirin shqiptar, nuk ka me kontroll, nuk ka me territor fix.
      Ne nje ane fut terrorriste greke, ne anen tjeter fut spiunet serbo ruse, ndersa mu ne mes te Shqiperise fut muhaxhedine, ndersa gjithe vendin e ka kthyer ne plantacion kontrabandistesh.
      Cfare mund te prese me ky popull qe rri e ben karshillek.
      Shengenin serb?
      Akoma nuk kuptojne shqiptaret se me Shengenin serb Ramuti po fut mafien serbe ne Shqiperi.
      Berisha asgjesoi nje Remzi Hoxha, ndersa mafia serbe do jua marri shpirtin shqiptareve dhe ne treg, dhe me koka nese hapin pune.
      Duket fantazi, po eshte realitet.
      Ramut qelbesira kerkon mbrojtjen e kokes nepermjet serbeve, eshte spiun i deklaruar, po njerezit nuk po e besojne

      Reply to this comment
  4. Kaplani November 10, 14:44

    Rrofte Shqiperia uropiane dhe lideri maksimus 1.98 Edvin shume gjeni Rama

    Reply to this comment
    • Sulo Kapedani November 10, 15:11

      Sa per informacion ky rregull i ri fillon ne 1 Janar te 2021 dhe jo vitin tjeter sic e shkruan ky gazetar leshi

      Ky rregull i ri do te aplikohet edhe ndaj shtetasve amerikane, po ashtu edhe ndaj te gjithe qytetareve shteteve qe hyjne ne shengen pa viza.
      Pagesa do te jete 7 Euro per aplikimin online

      Reply to this comment
  5. MH November 10, 14:47

    Ju per kete sebep po doni te kopjoni Ameriken:
    Qytetari të paguajë një tarifë prej shtatë eurosh.
    Amerika nuk e disponon nji tarif per kete narsihat.
    Nuk merr as shenjat e gishtave.Kryen testin ne kompjuter dhe pak pa dal paraqitet tek polici qe kontrollon pasaporten dhe njatjeta.

    Reply to this comment
  6. Xhilo November 10, 15:25

    Njerez mos flisni kot pa marre infornacion me pare. Une jetoj ne Canada dhe ky sistem ka kohe qe zbatohet ketu, per te gjithe shtetasit qe jane te perjashtuar nga vizat. Pra per ghermanet francezet apo vendet e tjara europiane qe jane visa exempt. Sistemi quhet ETA, ose electronic travel authorization. Pra europa po vendos kete sistem te njejte qe kanadaja ka me vendet e tjera. Kjo eshte e gjitha, prandaj para se te komentoni informohuni dhe mos bini preh pilitikes.

    Reply to this comment
  7. Dardan November 10, 17:52

    BE duhet te vendose sistemin e Green Card”-it sic e ka SHBA.

    Reply to this comment
  8. specialisti November 10, 18:17

    E dini ju qe edhe Amerikani hyn me vize ne Greqi ?
    Cfare te keqe ka qe nje here ne tre vjet te kontrollohen njerezit qe hyjne ne vendet e BE ?
    BE nuk e ka me popullin por me trafikantet e njerezit e pa rregullt.
    Ministria e Breneshme duhet te jape paraprakisht instruksione, per shtetasit shqiptare, si duhet te veprojne.
    Jemi me vonese.

    Reply to this comment
  9. Skanimi i i udheareve nje mjet sigurie November 10, 18:34

    Skanimi on line I udhetareve eshte nje mjet sigurie I personave me precedent Ne Shqiperi ka shume ! Perfshi edhe poiitikane ! Administrator local ! Ky sittem zbut korrupsionin sa do pak !

    Reply to this comment
  10. Mini shengeni November 10, 20:12

    1.98 cm ky asht per cmim Gines (Guinness Award D)

    Reply to this comment
  11. Realisti 08 November 10, 23:11

    Besoj se shumë shpejt siç ju refuzohen vizat shqipetareve do të bllokohen edhe nga kjo , sistemi ETIAS eshte vetëm për zonen shengen pra per Ballkanin perendimor dhe ca shtete sepse shtete si USA apo UK apo Canada nuk e vrasin mendjen aspak për levizje lire dhe punesim, me pak fjale 6 vite =1.98 bashkim europian jo , punesim jo na mbetet të marrim banese në Valona rofshin gomonet

    Reply to this comment
  12. Malsori November 11, 02:45

    Ky eshte nje rregull kontrolli qe te ndaloj hyrjen ne Zonen Schengen te njerzve me recorde kriminale(si vrases,hajdut,drogazhij,trafikante te femrave dhe femijve).Kete e aplikon dhe Amerika dhe bene shume mire.Ne kete drejtim Europa eshte me vonese,prandaj Prokurori Llalla dhe sera e tij kriminale bredh neper Europ.Po tua mbaj bytha le te vijne ne Amerik.Artemisa eshte shpirt zi,vegel e Sali Lugatit.Eshte detyra e tij te vjell vrere sepse per ate paguhet.Malsori.Boston

    Reply to this comment
  13. Drejt Europes November 11, 08:37

    Shumë bukur, ata që nuk kanë probleme skanë pse të shqetësohen, një herë në tre vjet qënka.
    Shumica e shqiptarëve shkojnë e vjedhin në vendet e evropës dhe vijnë e hapen këtej nëpër tallava.
    Hajdutët e kanë vendin në burg jo në komunitet.
    Rrespekte për njerëzit e ndershëm.

    Reply to this comment
  14. Mirel November 11, 18:44

    Fain sna i ka evropa… Evropa do regull dhe disiplin. Prandai mose te dyndemi ne shpite e botes po te regulloijm shtepin tone.. Po se regulluam ne shtepin ton mose presim te na i regulloi bota..

    Reply to this comment
  15. Droga November 15, 00:20

    Ka gjithmon nje rregull qe thyhet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim