Rregullat e reja ulin numrin e migrantëve

February 22, 2016 13:18

Rregullat e reja ulin numrin e migrantëve

Rregullat e reja të migrimit dakordësuar nga ministrat e brendshëm të Ballkanit në Zagreb të enjten rezultuan në një rënie dramatike të numrit të migranvë që kalojnë kufirin jugor maqedonas gjatë fundjavës.

Policia maqedonase ishte e para që aplikoi procedurat e reja, duke kryer kërkime trupore dhe duke kërkuar pasaporta te migrantët.

Maqedonia lejoi vetëm 310 migrantë të hynin në vend në 24 orët e fundit duke mbyllë kufirin me Greqinë për migrantët afganë, tha policia greke të dielën.

Vetëm irakianëve dhe sirianeve u lejohet hyrja.

Lëvizjet kanë shkaktuar një grumbullim më migrantëve që presin në anën greke të kufirit. Policia greke tha se 800 persona kanë mbetur në kufi të dielën dhe 2750 të tjerë po presin në autobuse aty pranë, raportoi AP.

Si pjesë e rregullave të reja, shefat e policisë së Austrisë, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë kanë rënë dakord të organizojnë transportim të përbashkët të migrantëve nga kufiri greko-maqedonas në Austri. Policia në çdo vend do të garantojë kalimin e migrantëve brenda kufijve të tyre shtetërorë. Migrantët gjithashtu do të portretizohen nga zyrtarët e pesë vendeve.

Ndryshimi përgjatë korridorit të Ballkanit erdhi vetëm disa ditë pas Austria filloi të zbatonte një kufizim të ri migrantët, duke lejuar vetëm 3200 migranë në ditë nga vendet në luftë. Lëvizja austriake nuk dallon shumë nga ajo e Gjermanisë, destinacioni përfundimtar i shumë migrantëve, dhe kjo ende llogaritet në një milionë të ardhur në vit.

Megjithatë, kufijtë e riforcuar të Ballkanit me gjasa do t’i detyrojnë migrantët të ndryshojnë itineraret e tyre, siç bënë verën e shkuar kur Hungaria ngriti gardhin me tela me gjemba për t’i frenuar. Media gjermane raportoi se kontrolle më strikte mbi itinerarin e Ballkanit mund t’i detyrojnë migrantët të kërkojnë të hyjnë në BE nga çdo vend, përfshirë edhe Detin e Zi ose Gjeorgjinë dhe Rusinë.

Akvisitët ndërkombëtar të të drejtave ka paralajmëruar se rregullat e reja në kufijtë jo-Shengen do të sjellin një problem për Turqinë, ku jetojnë tashmë 2 milionë refugjatë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin tha më herët se më shumë se 83,000 migrantë ose refugjatë kanë kaluar tashmë në Greqi në 2016. Agjencia e BE për kufirin Frontex regjistroi mbi 1.83 milionë kalime të paligjshme kufiri në Bashkimin Europian në 2015.

Rreth 200,000 refugjatë tani po qëndrojnë në brigjet e Detit Mesdhe në Libi, raportuan German Welt dhe Sonntag, duke cituar burime të inteligjencës perëndimore. Ata po presin për kushte më të mira të motit që të kalojnë detin dhe t’i drejtohen BE-së./BIRN

February 22, 2016 13:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*