Rrëmbehen 11 avionë, rrezik për një sulm terrorist

September 4, 2014 09:54

Rrëmbehen 11 avionë, rrezik për një sulm terrorist

11 avionë tregtarë janë rrëmbyer në dy javët e fundit në Libi dhe agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se mund të përdoren në sulme terroriste më 11 shtator, në përvjetorin e sulmeve të organizuara nga Osama Bin Laden kundër Nju Jorkut dhe Uashingtonit ku mbetën 3000 të vdekur.

Terroristët libianë kanë postuar fotografi në internet ku shihen duke pozuar pranë avionëve të rrëmbyer nga aeroporti i Tripolit gjatë muajit të kaluar. “Një sërë avionësh tregtarë janë zhdukur në Libi dhe ne e mësuam më 11 shtator se çfarë mund të ndodhë me avionët e rrëmbyer”, shprehet Bill Gertz një gazetar i vjetër i Washington Times.

Sipas Gertz agjencia e inteligjencës e Shteteve të Bashkuara është duke u përpjekur që të lokalizojë të gjithë avionët që i përkasin dy kompanive ajrore libiane.

Në raportin e shkruar nga Bill Gertz në “Washington Free-Beacon”, ai fajëson grupin terrorist “Libia Dawn” një nga organizatë terroriste që veprojnë aty, për vjedhjet e bëra në fund të gushtit.

Libia ka qenë një zonë shkatërrimi pa kontroll që kur administrata Obama dizenjoi eliminimin e Muamar Gadafit në vitin 2011-të.

Gertz informoi se një eksperti i kundër- terrorizimit, Sebastian Gorka shprehet në lidhje me këtë. “Taktika e parë mund të jetë ajo që u përdor më 11 Shtator, ku avionët civil u transformuan nga një mjet i pafajshëm transporti në raketa super precize dhe me fuqi të madhe.

Ndërsa taktika e dytë mund të jetë përdorimi i këtyre avionëve, me shenja dalluese të transportit civil, si mjete mashtrimi me anë të cilëve mund transferohen terroristë të armatosur në lokalitete që janë të hapura vetëm ndaj mjeteve civile”, tha ai.

Një funksionar i Departamentit të Shtetit në SHBA, i cituar në gazetën e lartpërmendur u përpoq që të mos u jepte rëndësi këtyre informacioneve.

“Nuk mund t’i konfirmojmë”, tha ai. Mes objektivave kryesore shihen zonat urbane dhe ekonomike, si fushat e naftës në Arabinë Saudite.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 27 gusht njoftoi planet për sanksione të reja kundër milicëve libianë dhe terroristë.

Në një deklaratë të OKB-ja, paralajmëroi për “praninë në rritje të Al Kaedas e lidhur me grupe terroriste dhe individë që operojnë në Libi”.

September 4, 2014 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin