Rreth 100 mijë persona në Sheshin e Kuq me rastin e festës së Punëtorëve

May 1, 2015 16:20

Rreth 100 mijë persona në Sheshin e Kuq me rastin e festës së Punëtorëve

Rreth 100 000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq në Moskë me rastin e festës së Punëtorëve, manifestim i orgnizuar për të dytën herë në Kremlin që prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, njoftuan autoritetet e kryeqytetit.

“Kjo është një traditë e bukur që ka nisur me parakalime në Sheshin e Kuq”, theksoi kryetari i Bashkisë së Moskës, Serguei Sobianine, cituar nga agjencia e lajmeve ”Interfax”.

“Më shumë se 100 000 persona ishin të pranishëm në këtë parakalim”, sipas kryetarit të Bashkisë ndërkohë që një gazetar theksoi se ishin të pranishëm rreth 60 000-80 000 manifestues.

Për të dytën herë që prej vitit 1991, autoritetet moskovite vendosën të rifillojnë traditën sovjetike me parada në Sheshin e Kuq, ku 1 maji ishte rasti për paradat e mëdha para drejtuesve.

May 1, 2015 16:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*