Rreth 1100 fëmijë janë prekur nga dhuna dhe bullizmi në 2018

January 11, 2019 21:15

Rreth 1100 fëmijë janë prekur nga dhuna dhe bullizmi në 2018

Përgjatë vitit 2018, rreth 1100 fëmijë e adoleshentë kanë denoncuar dhunën, bullizmin, si dhe shfrytëzimin për përfitime ekonomike. Ndërkohë, rreth 220 vajza të moshës 13-15 vjeç kanë raportuar se kanë rënë pre e ngacmimit apo abuzimit seksual, madje edhe në shkolla.

Shifrat u bënë publike gjatë aktivitetit të 10 vjetorit të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, ALO 116. Drejtori i kësaj platforme, Mirgit Vataj tregon se të miturit i janë drejtuar ALO 116 për të kërkuar ndihmë edhe për dhunën e ushtruar nga institucionet arsimore.

Gjatë aktivitetit janë prezantuar edhe raste konkrete të fëmijëve që kanë rënë pre e kërcënimeve apo janë detyruar të lypin nga vetë prindërit e tyre.

Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë përgjatë 10 viteve të veprimtarisë së saj ka arritur të trajtojë mbi 17 mijë raste të formave të ndryshme të abuzimit me të miturit e moshës 6-18 vjeç.

Raporti tregon se gjatë 2017 në 42% të rasteve fëmijët janë dhunuar nga mësuesit, ndërsa 2018 ka shënuar 120 raste dhune në shkollë, 51 raste dhune në familje dhe 29 në shoqëri.

l.h/ dita

January 11, 2019 21:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*