Rreth 1800 kuqezinj protestojnë para Kryeministrisë

Respublica April 7, 2013 15:25

Rreth 1800 kuqezinj protestojnë para Kryeministrisë

Rreth 1800 aktivistë të Aleancës Kuqezi, me parulla antiqeveritare, i janë drejtuar sheshit ‘Skëndërbej” mesditën e sotme, në protestën kundër Berishës. (Përllogaritja e përfërt e numrit të pjesëmarrësve u bë nga ResPublica.al me ndihmën e Google Earth)

Kuqezinjtë me flamur dhe parulla i janë drejtuar Kryeministrisë, ndërkohë që kryeministri i vendit Sali Berisha nuk ndodhej në zyrë pasi sot u nis për në Azerbajxhan, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”, që zhvillohet më 7-8 prill në kryeqytetin azer, Baku.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, i cili mori fjalën para protestuesve deklaroi para turmës se Kryeministri Sali Berisha sot është arratisur duke mos preferuar të qëndrojë në godinë. Spahiu tha se nëse Sali Berisha do të guxojë të kthehet pas kësaj arratisjeje atëherë Aleanca Kuqezi do të bëjë sërish miting proteste me 1 milion shqiptarë për ta larguar Berishën. “Ne i kemi premtuar shqiptarëve bashkimin kombëtar me referendum dhe do ta mbajmë premtimin tonë”, u shpreh Spahiu.

Nën thirrjet “policia është me ne” turma ka mbështetur Spahiun, i cili deklaroi se forcat e sigurisë nuk kishin se nga kush të mbroheshin pasi në shesh ka vetëm kuqezinj të cilët kërkojnë ti japin fund regjimit të Sali Berishës.

“Shqipëria mbi të gjitha është slogani ynë. Aleanca Kuq e Zi vjen si e vetmja alternativë opozitare, e cila përgjatë dy viteve nuk ka reshtur së denoncuari dhe demaskuari çdo aferë korruptive, kriminale dhe antishqiptare të kësaj klase politike krejtësisht antikombëtare”, tha Spahiu.

Spahiu iu referua edhe viktimave të 21 janarit, të cilët humbën jetën pikërisht në të njëjtin vend proteste. “Ne sot, përulemi përpara sakrificës së tyre dhe familjeve që lanë pas”, u shpreh Spahiu.

Respublica April 7, 2013 15:25
Komento

15 Komente

  1. anonim April 7, 15:52

    ata nuk beheshin 1800 duke i numuru bashke me policet, FNSH dhe Garden.

    Reply to this comment
  2. Fredi April 7, 15:56

    Aleance kuq e zi plus Partia socialiste e çon kryeministrin nga zyra e tij direkt e ne qeli.
    Berisha sdo kete as kohe te bej valixhet. Sdo kete kohe as te takoj Lulin dhe Jozin qe ti tregoj perralla me mamadhine dhe ujkun. Sdo kete as kohe per te bere nje miting te vogel ku te premtoj 5 milion vende te reja pune per shqiptaret. Sa gjynah per delet e pd-se qe duhet te fillojne te mendojne me koken etyre dhe jo te programuar si dele-robot . Sdo degjojme me beee beee..t e tyre ne miting. Sa keq..

    Reply to this comment
  3. kordinatori April 7, 16:18

    kaq pak?bashkohuni me PS dhe ju..mbase bashkimi ben fuqin vertete

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 7, 16:36

    fredi:Ruani gjakftoftsin se po shpertheve ne trimeri kush e din se cfar behet.Pa dashje ke shtuar nje zero se realisht ishin 180 dhe gjysa ishin marr hua te PS.Po kaq vota do marri ky Spahiu qe ne turqisht do thot sundues[pra eshte grad turke [dhen parardhesit e tij turq]

    Reply to this comment
  5. Shqiptari April 7, 16:53

    Ishte shi dhe kishte shume te qendruar neper strehat e kullave binjake. Gjithsesi mbase duken pak po ajo qe ben ai o ju numeruesit e leshit eshte shume burrerore dhe pro rikthimit te demkracise.

    Reply to this comment
    • anonim April 7, 17:23

      Po pse me ata 200 trima do e rrezoje Berishen ai? Le te futet ne koalicion po te doje realisht rezimin e Berishes.

      Me luften kunder Berishes ai heq vota nga e majta dhe ndihmon Berishen. Kete gje e di edhe bufi,prandaj edhe sherbetoret e Berishes e perkrahin edhe ketu neper forume dhe bejne sikur jane socialiste te zhgenjyer nga Rama.

      Reply to this comment
    • adi April 7, 17:25

      Te kullat rrine sehirxhinjte dhe jo ata qe paskan ardhe per te protestuar.

      Reply to this comment
  6. era April 7, 17:11

    Edhe ju te DITA-s, kishit lene ndonjerin qe ti numeronte nje per nje portestuesit dhe ne perfundim ju doli numeri 1800 persona ?. Late nam, nuk ka rendesi numeri por ju duhet te perkrahni aresyen dhe shpirtin e protestes, e cila Shqiperi ka disa vite qe ka vdekur.

    Reply to this comment
  7. Fleks April 7, 20:45

    AK po duket si nje makine qe ka dy rrota gome e dy te tjerat vetem disqet.

    E ne ender i duket vetja si makine me 6 rrota.

    Aq sa thote do bashkoje kombin.Pra do bashkoje Niku kombin Shqiptar.

    Si puna e atij qe hipen ne plep per te pare Henen me nga afer.

    Te sulmosh shtetin tend dhe te thuash do bashkoj kombin,as dhite me gjith keca nuk e hane dot.

    Reply to this comment
  8. albafleks April 7, 22:05

    1800?????..AS 1799 AS 1801 e???Kjo eshte gazetari…

    Reply to this comment
    • socialist forever April 7, 22:08

      me fjalet “Rreth 1800” fillon titulli dhe lajmmi. keto syte e tua jane sy…albafleks. se qe te jesh analfabet nuk ka mundesi perderis ke arrit te shkruash nje fjali….

      Reply to this comment
  9. Robespier April 8, 08:21

    Besoj se te gjithe e keni degjuar dje ftesen e cuditshme te Edi Rames bere AK-se per aleance!
    Ftesa e Edi Rames me mire do te cilesohej si nje ftese-kercenim;nje te ketille ftese arrogante as nuk mund t’ia bente AK-se para aleances me “Ilirin e bllokut” ,por tani punet kane ndryshuar;zoti Rama ka rigjetur prepotencen dhe arrogance e tij te njohur,prandaj edhe i dergon ftese-kercenimin Aleances Kuq e Zi….
    Por,kjo nxjerr ne drite edhe dicka tjeter: deri me sot,ne blogjet dhe forumet e ndryshme,filogreket e shumte qe gjallojne si krimbat e plehut, e kane thene e sterthene me dhjetera e me qindra here qe AK-ja eshte nje krijese e Berishes,pra,pikerisht,ate qe le te nenkuptohet ne ftese-kercenimin e Edi Rames…!!!
    Valle te kene pasur te drejte filogreket??!!
    (P.S: filogreke e them ne kuptimin me te keq te fjales,dmth,jo dashamiresit e kultures apo popullit grek,por,zuzaret qe bejne lojen e qarqeve e sillogjeve te ndryshme antishqiptare.)

    Reply to this comment
  10. Fleks April 8, 10:11

    Pse them une se me aleancen qe beri me LSI,PS-ja veshi kepucet me qafa para se te veshe pantallonat.

    Qe do te thote se nuk i vesh dot me pantallonat.

    Ose e perkthyer shqip,pekthehet se nuk ben dot alenace me me AK,FRD etj(qe ishin pantallonat).

    Pasi ata jane tmerruar nga”kepucet me qafa” qe u veshen para pantallonave.

    Ne kohen e sotme te pantallonave moderne,ato nuk mund te vishen me kurre,pasi jane veshur kepucet me qafa.

    Kjo me ben te habitem se sfar keshilltaresh ka prane z E Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*