Rreth 24 mijë pushues janë trajtuar në ambulancat e përkohshme të plazheve

August 11, 2016 10:32

Rreth 24 mijë pushues janë trajtuar në ambulancat e përkohshme të plazheve

Në më pak se dy muaj, rreth 24 mijë pushues dhe turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha qendrat  e përkohshme shëndetësore, të hapura në zonat turistike të vendit. Konfirmimi është bërë gjatë ditës së djeshme nga vetë kreu i Shëndetësisë, teksa ishte i pranishëm në një nga qendrat e çelura posaçërisht për sezonin turistik, tek zona e Malit të Robit, në Golem.

Mjekët e kësaj qendre shëndetësore vënë në dukje se rastet më të shpeshta janë paraqitur tek fëmijët, të cilët kanë marrë ndihmë për gastroenteritet, infeksionet dhe pickimet nga insektet apo peshqit, kurse të rriturit, janë trajtuar për problemet kardiake dhe diabetin. “ Numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar, sidomos këtë 3 javëshin e fundit, duke shkuar deri në 40-50 vizita përgjatë 24 orëve.

Kemi realizuar 1500 vizita, ku pjesa më e madhe kanë qenë fëmijë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, por edhe gastroenterite apo reaksione alergjike, kurse pjesa tjetër i takon moshave më të mëdha me kriza hipertensive, apo çrregullime të diabetit”, bën me dije mjekja e kësaj qendre shëndetësore, Esmeralda Zaçe. Sipas saj, qendra është e pajisur me të gjitha barnat dhe aparaturat e duhura për të trajtuar urgjencat e ndryshme.

Ndërsa ministri Beqaj, ka thekuar se shërbimi në këto qendra do të vijojë deri në shtator, ku janë marrë masat që në asnjë  ambient të mos ketë mungesë të barnave të urgjencës apo materialeve të tjera të mjekimit, të domosdoshme për të përballuar urgjencat e verës.

“Praktikisht, nga nisja e këtij shërbimi në 15 qershor, e deri në fund të javës së parë të gushtit, jemi në 23,800 pushues që kanë marrë shërbimin në këto qendra shëndetësore, dhe ne besojmë se u kemi plotësuar atyre pushimet, kemi kontribuuar në një sezon turistik të suksesshëm, por japim edhe më shumë garanci për operatorët turistikë që në paketat e tyre të ofertave kanë edhe këtë element garancie minimale”, vuri në duke ministri Beqaj. Gjatë 2 javëve të fundit në të gjitha qendrat shëndetësore  turistike është vëne re një rritje e numrit të pacientëve për shkak të fluksit të madh të pushuesve në këto zona.

August 11, 2016 10:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*