Rreth 400 forca të policisë kanë rrethuar Lazaratin

June 24, 2015 16:00

Rreth 400 forca të policisë kanë rrethuar Lazaratin

Rreth 400 forca të policisë kanë rrethuar Lazaratin. Në fshat tashmë ndodhen forcat RENEA, FNSH si dhe efektivë të policisë lokale. Forcat speciale janë pozicionuar dhe po mbajnë në vëzhgim situatën. Në pikat hyrëse dhe dalëse janë ngritur postblloqe.

­Trupi i efektivit të RENEA-­s ka mbërritur pasditen e sotme në morgun e kryeqytetit. Të afërmit po presin jashtë morgut për të tërhequr trupin e pajetë dhe për të zhvilluar më tej ceremoninë mortore në banesën e tij. Një nga të afërmit kërkon që të merren masa ndaj personave që kanë qëlluar në drejtim të policisë.

“Jemi shumë të tronditur. Këtu ndodhemi për të tërhequr trupin. Në Gjirokastër u dërgua në spital por rrugës ka humbur jetën. Nuk kemi ndonjë informacion të saktë. Jemi lidhur me personelin po presim të bëhet disa veprime mjeko ligjore. Nuk e di çfarë mund të themi është humbje e madhe, urojmë të mbyllet me kaq dhe të vendoset dorë mbi këta kriminelë.”­ shprehet një nga të afërmit e efektivit të RENEA-­s.

 

fghgjghjk

June 24, 2015 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim