Rrethimi i tretë i Dibrës

Nga Bedri Islami August 27, 2016 13:00 Updated

Rrethimi i tretë i Dibrës

E gjithë vëmendja e politikës është përqëndruar përkohësisht në Dibër. Aty janë shkulur këto ditë e do të shkulen më tej kryetarët e partive, shefa qeverie e ministra, ish ministra të rënë nga fiku dhe deputetë që bëjnë të fortin, shefa bashkie që kanë banorë nga kjo zonë, do të ketë përplasje e rrjedhje votash, presion majtas e presion djathtas, do të thirren në ndihmë të larguar nga partitë dhe shembulli i parë është dhënë, dhe është dhënë përmes një njeriu të besuar… do të dërgohen të fortët dhe të pasurit, do të ketë sulme e kundërsulme, pazare e shitje…të githa do të ndodhin në fare pak ditë…dhe pastaj, pas së dielës së votimit, do të vijë një ditë e hënë.

Në këtë të hënë, me fillesë që nga e diela në mbrëmje, disa do të thërrasin fitore, disa vjedhje, si ka ndodhur në këtë vend që nga 21 marsi i vitit të largët 1991.

Që do të thotë se asgjë nuk kemi mësuar, asgjë nuk kemi harruar, vetëm se janë transformuar gjërat në një progresion gjeometrik të habitshëm.

Dibra është një bashki. Njëra ndër bashkitë e reja, më e vogël se shumica dhe pak më e madhe se disa të tjera. Rreth verior, me mollë dhe toka të begata, njerëz të mirë, shumë nga të cilët i gjen tani në vilajetin e Bathores ose buzë detit. Ku kanë pasur mundësi për një jetë më të mirë.

Si njëra nga bashkitë veriore ajo ka rëndësinë e saj, pasi prej shumë kohe, mes të majtës dhe të djathtës, në fakt asnjëra nuk është e majtë e asnjëra nuk është e djathtë, qëndron dyshimi: ju, të majtët, nuk e doni veriun, por as veriu nuk ju do ju; ju të djathtët nuk e doni jugun, por as jugu nuk e do partinë tuaj.

Koalicionit aktual në qeverisje, të cilët qeverisin deri tani edhe Dibrën, meraku për humbjen e Dibrës është më i ndjeshëm se meraku për fatin e atij Shukriut. Ai është mirë, aty ku është.

Meraku i tyre është në faktin se përmes Dibrës, të fituar me shumë mundime, ata bëjnë një test të ri të koalicionit të tyre.

Do të jetë ai solid, pra janë mbushur në mend votuesit e tyre se, edhe pse kemi ndasi, vota duhet të rrjedhë në të njëjtin mulli, apo do të ndodhë si në Pogradec, ku për inat të “vjehrrës”, fjetja u bë me mullixhinë.

Ky do të jetë testi i parë i madh solid i koalicionit të ardhshëm. Dhe ky është edhe rrethimi i parë i Dibrës.

Është i pari, sepse është edhe më i fuqishmi, më seriozi deri më tani. Nëse do të ketë “shkarje dheu” mes tyre, e gjithë godina mund të hidhet në erë dhe në vitin 2017, mund të kemi një “1 prill” tjetër.

Rrethimi i dytë i Dibrës ka të bëjë me faktin nëse njerëzit do të votojnë për afërsinë me idetë apo me shembullin. Koalicioni i tashëm, pas zgjedhjeve të fundit vendore, dha një shembull surogato të qeverisjes, përmes një njeriu i cili, jo vetëm që ishte sharlatan , por edhe shembulltyra e atij që nuk duhet të jetë në qeverisje.

Njerëzit do të nisen nga ky shembull për të dhënë besim apo mosbesim, apo do të besojnë edhe një herë idetë që përpiqet të përcjellë e majta, kësaj here e bashkuar rreth një figure të re?

Kjo do të jetë edhe më e vështira: Shembulli i mëhershëm nuk mund të errësojë figurën e tashme, por errëson vizionin e drejtuesit.

Rrethimi i tretë i Dibrës vjen nga opozita. Është më i rëndë se të rrethimet e tjera, pasi, ndërsa për qeverinë është çështje pushteti, për opozitën është çështje më e rëndë se kaq: prej saj do të varet në një shkallë të lartë fati i lidershipit dhe besimi ndaj tij.

Unë nuk jam nga ata që besoj se Basha po bëhet personalitet politik. Ai nuk ka as stofin, as besimin dhe as ndershmërinë për të qenë i tillë.

Në mos tjetër, rëndesa e gjakut të pafajshëm, marrëveshja e turpshme për detin dhe fati i milionave të zhdukura, nuk përbëjnë premisat e një lideri, por të një njeriu të kapur për veshi nga dikush tjetër.

Opozita e kërkon fitoren si shenjë e rikthimit drejt rritjes.

Ajo e kërkon me çdo kusht, edhe duke sakrifikuar nga vetja.

Jo duke sakrifikuar një njeri që deri më tani nuk është shquar për diçka të veçantë, por duke vënë në lojë të gjithë potencën e gardën e saj, deri tek garda e rrezikshme dhe e jashtëligjshme, nën emrin e Azem Hajdarit.

Do të dalë Dibra nga tri rrethimet? Sigurisht, që po.

Por dikush do të mbesë brenda këtij rrethimi dhe sado që është një ndër bashkitë e vogla, pesha e saj do të jetë e madhe.

 

Nga Bedri Islami August 27, 2016 13:00 Updated
Komento

9 Komente

  1. perkthyesi August 27, 14:00

    Mendoj se eshte vertete mekat te fitojne keta dallkauket e PD Dibren! Jo se te mejtet jane me te miret e te gjitheve, pasi kane dhe ata gjynahet e veta, por te shikosh kokorocet e PD, qe nuk i kane lene gje pa bere ketij vendi fatkeq, eshte per te vene duart ne koke! Mbi te gjitha, a besohet Luli, i cili sot duhej te ishte ne burg, po ashtu dhe Mediu, vrasesi famemadh i Gerdecit? Na ruajt zoti mendte e kokes!

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 27, 14:20

    Hajde pukjan e dorzo lopen.

    Reply to this comment
  3. paci August 27, 17:11

    Fotoja lart tregon gjithcka , e shikoni sa bukur i bashkon te zgerdhijur hajnia mbi popullin keto burra . Basti eshte se si fitoj si nuk fitoj qe dihet se nuk fiton Sheferedini , keta burra nuk i sheh me ne Diber puna eshte sa te marrin votat , as Sheferedini i zgerdhijur nuk merret neser me hallet e Dibranve prandaj qeshin se edhe vete e dijne se Lulushit nuk i jep kush votat . Iku koha e mashtrueseve qe premtojne gjithcka e nuk bejne asgje pervecse mbushin thaset per vete e tallen me gishta lart .

    Reply to this comment
  4. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 27, 19:08

    Shikoni foton qe shoqeron shkrimin, a thua se kane fituar dhe po shkojne te marrin celsat e kashtes se Bashkis se Dibres.
    Pervec vajzes se biresuar te Salehit, Lulezimes ne sy bie djali i faturinos se trenit nga Fieri, Fatmir Mediu Cami i ngjizur ne tren nga nje cam, me celular te shtrenjte dhe me kostum firmato 5 mije euro.
    Nuk mund te lesh pa permendur edhe personin qe eshte ne cep te fotografise djathtas qe po i bie me dore se nuk kane cfare te premtojne dhe t’u japin dibraneve pervec k***…

    Reply to this comment
  5. arifi August 27, 20:22

    nuk e di pse shkelqejne po nuk ngrohin shkrimet e Bedriut kohet e fundit.

    me sakte zgjedhjet lokale te Dibres do shenojne fillimin e rrethimit te trete jo vetem ne rrang lokal por dhe ne ate kombetar.

    Rrethimi i pare
    ………………..ishte 2 prilli 1991 qe se bashku me prishjen e qeverise se stabilitetit ne 4 dhjetor te atij viti dhe marrjen pjese ne votime te kolonelit Rajerson ishte nje invazion dipllomatic &i sherbimeve inteligjente jugoserbe te mbeshtur fuqimisht nga ca elezbiberamerikane qe jane gjalleruar fuqishem dhe sot

    Rrethimi i dyte
    ………………..ishte 2005 kur eksperte te dyshimte nga amerika me ca stratege te tipit BGR futen ne duel Meten me Nanon..per te pushtuar kalane berisha I cili ne fakt duhej te ishte ne burg per krimet e 1997-1998..
    Rrethimi I trete
    ………..dhe me I ndyeri ishte maji 2011 kur Bash-krimineli me nje hipokrizi te pabesueshme te Arvizuse dhe nje impotence kriminale te edi rames VRASESI QE ISHTE MINISTER I BRENDSEHM I MASAKRES 21 JANARIT fiton votimet dhe heq njollat e gjakut nga duart me ndihmen e Arviziut mengperveshur dhe edi rames BREKE ULUR.
    ———————————————————-
    pse do fitoje PD jo vetm Dibren por dhe votimet parlamentare ne 2017.
    Rrezimi I Rames pothuajse ka ndodhur dhe po mbahet “zvarre” nga kompetentet deri sa te vije ora.
    Fakti qe u ndodh ne sediljen e Erdoganit ne kohe dhe vend te gabuar kuptohet se atij I eshte vene VIZA E KUQE.
    …………………………………………..
    NGA ANA TJETER RIVALI I TIJ KA AVANTAZH SE :
    -ka patur ne hollande nje pashaporte ekstra amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi.
    -ka mik personal Damir Fazllic qe eshte shume I fuqishem ne koridoret e washingtonit
    -mori medaljen ‘yll ne ngjitje” nga famekeqi arvizu edhe pse nuk ishte thare gjaku ne bulevard
    -pati guximin te shkele me kembe ambasdorin arvizu (me lejen e ketij te fundit) per problemine LHL ne 15 nendor 2013
    -takon ne NY lobin grek te himares egzaktesisht si Donald Lulja I Podestes qe duke shtuar dhe tradhetine me detin Jon nuk ka nevoj eper koment.
    -por fuqia “cudiberese “ e lul udbashit eshte kur takon zonjen Nuland e cila ne vend ti shkule veshin I fut nje puthje llokumi ne faqe.
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    AJO QE ME SHQETESON me shume jane NAZISKINET E KORPUSIT AZEM HAJDARI.
    E pakta ambasda amerikane duhej prononcohej fort per kete grup NAZISKIN…deri sa kjo ambasade nxorri dhe nje qendrim pozitiv edhe me breket e grisuara te Shukriut..pse duhet te heshte per keta terrorista ??
    Dihet qe Lul Udbashi ka/kishte punsuar zullapin e Azemit Kiri si jurist (mazamakeq) por dhe kongresmeni amerikan E ELIOT pati punsuar ciken e Azemit deri para martese ne nje zyre te tij..pra pse duhet te mendojme se ky grup ka lidhje me ato te 2 prillit 1991 dhe te atyre qe mbrojten salen & lulin ne masakren e 21 janarit 2011..
    Azem hajdari erdhi nga rruga dhe u vra siqen rrugesh..pse duhet te durojme akoma fantazmen e tij fashistoide-tribale..pse hesht amabasda amerikane ??
    mos pritet nje 2 prill 1991 apo 14 shtator 1998,,,nen hunden e miqve qe vetem te tille nuk jane…
    ………………..
    e fundit
    zoti bedri..ai vend ka shkue per lesh dhe le ta fitoje kush te doje
    fakti qe lul bash-serbi ka vrare dhe tradhetuar dhe gaztori Donald lu e mban si dollibash te reformes…eshte e pamundur te gjesh nje fjale shqipe…qenka e veshtire te kuptojme qe pushtimi nga miqte..qenka me I rende se pushtimi nga armiqte
    …………………………..besoj se populli I dibres do ti tregoje vendi hajredin pasheve te serbise:
    Lulqim Pasha o po vjen o Radikes
    Valle o ku jan o k’to malet e Dibres 2x

    Valle ku jan o mor’ k’to male e Dibres
    Bejn’ o kuvend o n’ ate fushe o te Gjorices 2x

    Ne fushe o t’ Gjorices o more te kalaja
    Lulqim Pashen more e ka gjet belaja2x

    Qe belaja pashen e ka gjete
    Malet e Dibres more kan lidhe bese 2x

    Kane lidhe bese o, mor kan lidhe te tane
    lulserbit Dibren o mos me ja lane 2x

    Lulqim Pasha o mor’ kryhutaqe
    S`lidhet Dibra more me kerbaçe 2x
    lulqim Pasha more ku e ke ushtrine
    Malet e Dibres o mor’ mi kan’ ngri 2x

    Malet e Dibres more kan’ met o te tane
    Nuk jan pak o mor’ , por 12000 mije 2x

    Reply to this comment
  6. We People (Les Misérables ) August 28, 00:30

    Mesash per zotin Bedri dhe per moderatorin qe vonon komentet.

    te nderuar mos keni frike nga fjala e lire..

    ne vazhdim te komentit te vonuar/censuruar shtoj.

    Dikush nje komentues para ca ditesh tha nje fjale te madhe;

    ose duhet te arrestohet krimineli lul basha

    ose te arrestohet bedri islami si shpifes nda bashes

    ose nqs nuk ndodh nje nga keto…ky eshte monumenti real i enver hoxhes ne ndergjegen kombetare dhe hipokrizia e miqve tane.

    Me qarte

    Zoti Bedri…njhu me lobin me antishqiptar per te gjitha kohrat ne Amerike…qe cuditerisht bejne ligjin ne politik-berjen amerikane ne shqiperi o i mjeri bedri…nuk beson ??

    Përse Lulzim Basha nuk e bëri publik takimin me lobin grek në SHBA

    Përse Lulzim Basha nuk e bëri publik takimin me lobin grek në SHBA

    23 March, 2016, 21:45
    Lulzim Basha u takua në New York me një përfaqësi të lobit greko himarjot të SHBA, të njohur për qëndrime ekstremiste
    ndaj Shqipërisë.

    Duke qenë një lob i mirëorganizuar, ata kënë dhe mbështetjen e dy tri kongresmenëve amerikanë.
    Ne nuk mund të paragjykojmë takimin që Basha ka bërë me lobin grek, pasi politikanët mund të takojnë të gjitha palët.

    Ajo
    që bie në sy është fakti që Basha nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim dhe nuk ka postuar asgjë zyrtare në facebookun e vet.
    Cfarë fsheh Lulzim Basha nga ky takim dhe përse ai ka kompleks ta bëj publik?

    Aq më tepër që ai shoqërohej dhe nga deputeti Strazimiri, i cili nëse ka diçka që nuk shkon “për interesin e SHqipërisë”, në çdo rast ja raporton Berishës. Duke mos folur për atë takim ai fyen dhe miqtë grek që e pritën dhe i rregulluan disa takime gjatë vizitës në SHBA.

    Ata nuk meritojnë të jenë miq ilegalë të tij, pasi janë personalitete të lobit grek në SHBA.

    Nëse nuk i respeketon mos i tako, por nuk mund ti takosh me solemnitet në SHBA dhe ta mbash sekret ne Tirane.

    wake up bedri …

    Reply to this comment
  7. fteri August 28, 08:39

    ****FOTO E NJERZVE “TRIMA” TË KAPËRDISUR TË PD-së LULI,RISTANI,FATMIRI etj. GJUMI NUK I ZE PËR DIBRËN ,harruan këto kopuk se çfar i kan bërë Dibrës për 25 vjet ?,e shkatrruan e vodhën me turma të egërsuara batakqijësh ,e vranë pas shpine duke hapur depot e ushtrisë ,e dogjën ,i vodhën pasurinë ,shkatrruan uzinat e fabrikat ,lanë dibranët pa punë,i mbytën në detë,i futën në hasmëri në skamje e varfëri ,ca morën rrugën e kurbetit ,ca u fundosën në fund të detit ushqim për peshqë .
    ***Këtë
    parti të zezë nuk e harron Dibra kollaj , shkatrruan vlerat e luftës nac-çlirimtare ,përçanë dibrën e futën në konflikte dhe vrasje , ngritën në peidestal figurat tradhtare më të zeza të dibrës dhe kombit.
    ****Tani këto kapitalistë të rijë hajdut të PD-së ,ushtar me paime të S.Berishës që kapërdisen në bulevardin e Dibrës zotrojnë për vete pasuri prrallore po kërkojnë votën popullit Dibrës !!! ,kujtojn se jan budallejë dibranët !!!,por Dibra është e zgjuar i ka provuar vujtjet në kurriz e dëmet që u shkaktoi kjo parti rrënuese për Dibrën dhe Shqipërinë.
    ****Kush dëshiron ti vë zjarrin edhe një herë Dibrës ti jap votën karagjozve të S.Berishës,kush dëshiron punë dhe ndërtimin e Dibrës votën t’ja jap së majtës.!!!
    ******Dibranë ! ,Kujtoni historinë luftën e lavdishme të Dibrës ,kujtoni këngën : /Hajredin Pasha or krye shenajk nuk rrihet Dibra me dajak /.
    *********************** PRA ! ! ! ****************************
    ****Dajak “trimave e sejmen ” të S.Berishës që lanë më gjak Dibrën dhe shqipërinë. .****************************

    Reply to this comment
  8. fteri August 28, 10:40

    !??..

    Reply to this comment
  9. Mark uk August 29, 08:52

    Arif: Me short te zgjedhen per ti marr detyren qenit,ju lumt se po e kryeni detyren ma se miri,nje thes miell ke shperblim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*