Rrezikon të mbytet në pishinë, Facebook i shpëton jetën

August 21, 2017 17:17

Rrezikon të mbytet në pishinë, Facebook i shpëton jetën

Një grua nga New Hampshire e cila ngeci brenda në pishinë pasi iu thyen shkallët ka kërkuar ndihmë në Facebook për të shpëtuar.

Leslie Kahn, ishte duke notuar në pishinë kur shkallët u thyen dhe i ranë sipër duke e lënë të bllokuar brenda në ujë. 61-vjeçarja tha se nuk kishte forcë për të dalë jashtë dhe askush nuk ishte në shtëpi për ta ndihmuar, si edhe telefoni ishte brenda në shtëpi.

Në këtë mënyrë ajo përdori një shufër për të tërhequr karriken ku kishte vendosur iPad-in dhe më pas shkroi në një faqe në Facebook për të kërkuar ndihmë. Një grua që jetonte aty pranë kishte parë statusin shkoi për ta ndihmuar së bashku me policinë.

August 21, 2017 17:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*