Rrezikoni nga kanceri në zorrën e trashë, kontrollet që duhet të bëni sipas moshës

February 7, 2018 15:12

Rrezikoni nga kanceri në zorrën e trashë, kontrollet që duhet të bëni sipas moshës

Me tepër se 80 për qind e rasteve të kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia, dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60 për qind. Ndaj sa më të kujdesshëm të jemi në kryerjen e hershme të ekzaminimeve, aq më të pakta do të jenë edhe pasojat e rënda të kësaj sëmundjeje.

“Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, si dhe feçe gjak okult, janë ndër ekzaminimet dhe testet që ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve”, bëjnë me dije bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Duke u ndalur tek kriteri moshë, mjekët theksojnë se fatkeqësisht në pjesën dërrmuese të rasteve, sëmundja zbulohet tek moshat e rritura kur është në stade shumë të rënduara, kohë në të cilën trajtimet mund të mos jenë efikase.

Ndaj, për të parandaluar këtë gjë, moshat e rritura duhet të fillojnë kontrollet e rregullta mjekësore, kryesisht rreth moshës 50 vjeçare.

Tek njerëzit me histori familjare të prekjes nga ky kancer, kryeja e kontrolleve të rregullta rekomandohet të bëhet më herët se kjo moshë. Moshat nga 50-75 vjeç, duhet të bëjnë çdo dy vjet testin feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, si dhe kolonoskopi çdo 10 vjet.

Në rastet me rrezik të lartë, ekzaminimi duhet të fillojë që në moshën 40 vjeçare.

Ndërsa pas moshës 75 vjeç, kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten nga pacienti.

p.k/dita

 

February 7, 2018 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim