Tjetër viktimë në plazhe, 18 vjeçari mbytet në Gjirin e Lalzit

July 22, 2018 20:40

Tjetër viktimë në plazhe, 18 vjeçari mbytet në Gjirin e Lalzit

Një i ri ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Durrësit, pasi u mbyt në det në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Viktima është identifikuar si 18-vjeçari me inicialet F.A, banues në Tiranë.

18-vjeçari fillimisht është nxjerrë në breg falë ndihmës që i kanë dhënë pushuesit e gjendur aty pranë, por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar dhe ndonëse është dërguar në spitalin e Durrësit, nuk ka arritur të mbijetojë.

Zona e Gjirit të Lalzit dallohet për rrymat e forta nënujore dhe thuajse çdo verë regjistrohen viktima.

Dikur zonë ushtarake, sot gjiri është shndërruar në një nga vendet më të frekuentuara për shkak të afërsisë me Tiranën, por edhe prej famës së fshatit turistik Lura ku kanë banesat verore disa nga politikanët më të njohur të vendit.

s.a/dita

July 22, 2018 20:40
Komento

1 Koment

  1. Arben July 23, 07:24

    Turizmi kamikaz.

    Kategori e re per turizmin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim