“Djema jeni heronj”, Rama mbërrin në Mifol dhe falenderon FA

December 2, 2017 11:33

“Djema jeni heronj”, Rama mbërrin në Mifol dhe falenderon FA

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, dhe kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi kane mberritur ne Mifol.

Ata i jane bashkuar kreut te Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetit te PD, Luan Baçi, dhe atij te LSI, Shezai Rrokaj, qe ndodhen aty qe prej mengjesit.

Gjendja ne kete zone është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji.

Kryeministri Edi Rama ka takuar edhe trupat e Forcave të Armatosura në “Urën e Mifolit”, në Fier. Rama i falënderoi dhe shprehu vlerësime maksimale për punën e tyre këto dy ditët e fundit, ku i gjithë vendi u pushtua nga uji, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

“Djema jeni heronj! Nuk di si tju falenderoj! Falenderimet dhe vleresimet e mia maksimale. Ishte shumë e frikshme situata pasi faktikisht e kaloi 2015 përtej parashikimit. Tani duke u nisur nga situata duhet që të vazhdojnë ndërhyrjet aty ku fatikisht identifikohet me domosdoshmëri”, u shpreh Rama.

Ndërsa kreu i Bashkisë Fier theksoi më tej se: Të paktën 450 mm ujë ka më shumë këtë vit nga përmbytjet.

Kryeministri do të vazhdojë edhe në fshatra të tjerë në qarkun e Fierit. Për të lëvizur më pas në orët e pasdites në një tjetër qark për të vëzhguar nga afër situatën e përmbytjeve.

 

December 2, 2017 11:33
Komento

1 Koment

  1. ELIOT December 2, 12:21

    RAMA E BEN SI ENVERI … BEN KOMPLIMENTE .????POR SBEN PUNE … NE VEND TE HAPIN NJE KANAL ANES QE UJERAT TE MOS PERMBYSIN QYTETET FSHATRAT …. PRESIN QE CDO GJE TE BEHET LEMSH ..DHE PASTAJ SHKOJNE E VIZITOJNE …. MIRE ESHTE TE INKURAJOSH NJEREZT SHOKU RAMA ….POR ME MIRE SHTE TE BESH PUNE TE MIRE … QE TE MOS KETE INONNDATIONE .. ME DOLLARET QE BERI VILEN E VET …MUND TE KISHTE RREGULLUAR MIJERA KANALIZIME .. SHOKU RAMA .////…POR SE MENDOI KETE GJE … NE FILLIM FAMILJA E VET DHE PASTAJ POPULLI …TE DALI KU TE DALI … E BEN SI ENVERI .. E CONTE RININE NE HEKURUDHA PA PARE ME PUNE VULLNETARE ….POR FEMIJET E VET I CONTE NE PLAZHE NE VACANCA ..PER PUSHIME …. DHE PASTAJ BENTE SIKUR INTERESOHEJ PER POPULLIN .. RAMA FUTJU PUNES DHE LEJI SHAKATE …MJAFT U TALLET ME SHQIPTARET …. DHE FUTE BERISHEN NE BURG ..MERCI ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*