Rreziku i një tjetër “rivendosjeje” me Rusinë

February 29, 2020 13:15

Rreziku i një tjetër “rivendosjeje” me Rusinë

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita: Me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, rreziku potencial i një tjetër “rivendosjeje” me Rusinë Putiniste po kërcënon Uashingtonin. Pavarësisht se kush fiton në nëntor, me shpresën për të rindërtuar marrëdhëniet me Moskën, administrata e re amerikane, në vend që të mbrojë interesat e sigurisë së SHBA dhe aleatëve e partnerëve të saj në NATO, mund të përpiqet të t’i japë hapësirë ambicieve europiane të Rusisë.

“Rivendosja e (marrëdhënieve) me Rusinë” nga Presidenti Barack Obama, dhjetë vjet më parë, u dëshmua të ishte një dështim total dhe i dha Moskës dritën e gjelbër për agresione të tjera. Një afrim tjetër do të bazohej në tre parashtrimi të gabuara: se Rusia ka interesa legjitime dhe nuk përbën kërcënim për Perëndimin; se NATO e ka humbur rëndësinë në kohët që jetojmë; dhe se Uashingtoni mund të krijojë një partneritet produktiv me Moskën.

Ideja se Moska ka interesa legjitime për të pasur një përgjegjësi në arkitekturën e sigurisë së Europës sfidon arsyen e ekzistencës së NATO-s dhe maskon revizionizmin e Rusisë. Një skemë e tillë ishte e dukshme në Traktatin e Sigurisë Europiane të hartuar nga Moska pas pushtimit të Gjeorgjisë në vitin 2008.

Në të pretendohej se Rusia mund ta garantonte vetë sigurinë e ish-satelitëve të saj. Traktati u refuzua, por qëllimet kryesore të politikës së Kremlinit kanë mbetur të pandryshuara: uljen e fuqisë së NATO-s dhe kufizimin e rolit të Amerikës.

Një supozim i dytë i rremë në mesin e “rivendosësve” është se NATO është duke u bërë e panevojshme dhe se politikat e Rusisë janë të barazvlefshme me ato të Perëndimit. Në të vërtetë, fqinjët e Rusisë kërkojnë vullnetarisht lidhje të ngushta me NATO-n dhe BE-në, në mënyrë që të konsolidojnë pavarësinë dhe të forcojnë ekonomitë e tyre. Institucionet perëndimore nuk iu imponohen shteteve aspirante që kërkojnë me këmbëngulje të anëtarësohen, si një mbrojtje nga planet kolonizuese të Rusisë.

Moska ka kërkuar të imponojë kontrollin e saj duke sulmuar dhe shpërndarë Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe mund të jetë gati të aneksojë me forcë Bjellorusinë.

“Interesat legjitime” të Rusisë, të cilat ajo i ka reklamuar  shpesh janë veçse pretendimet a saj të mbuluara për të kontrolluar politikat e jashtme, të sigurisë dhe politikat e aleancave  të fqinjëve që dikur ishin pjesë e perandorisë cariste ose asaj sovjetike.

Për më tepër, fushata e vazhdueshme e përmbysjes politike, sociale, ekonomike dhe informative është një përllogaritje strategjike për të shkatërruar institucionet perëndimore që sfidojnë ambiciet e Kremlinit.

Tridhjetë vitet, që nga rënia e perandorisë sovjetike, kanë treguar se nuk ka ndonjë alternativë të qenësishme përveç NATO-s për garantimin e sigurisë kombëtare dhe integritetit territorial të anëtarëve të saj. Forcat amerikane janë vendosur në Europë për të mbrojtur interesat e SHBA dhe për të zbuluar, ndaluar dhe mposhtur kundërshtarët që kërcënojnë secilin nga aleatët.

Prandaj, stërvitjet në shkallë të gjerë Defender 2020 në Europë këtë pranverë janë planifikuar për të vënë në provë gatishmërinë dhe kapacitetet e Aleatëve, në rast të një sulmi rus përgjatë kufirit lindor të NATO-s.

Parashtrimi i tretë i gabuar në mesin e “rivendosësve” është se Uashingtoni mund të punojë në mënyrë produktive me Kremlinin e Putinit në përballimin e sfidave globale. Në të vërtetë, në pothuajse çdo sferë të sugjeruar bashkëpunimi, Moska kultivon në mënyrë aktive konflikte nga të cilat përfiton avantazhe strategjike dhe ul ndikimin e Amerikës. Kremlini mbështet regjime dhe grupe terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme, të cilët janë armiq të përbetuar të SHBA. Ai vë në rrezik sigurinë e energjisë në Europë dhe kërkon të ketë monopolet e furnizimit.

Kërcënimet e tij të vazhdueshme kundër aleatëve të NATO-s përgjatë krahut lindor sugjerojnë nevojën e një fuqie parandaluese të përmirësuar perëndimore. Rusia ushqen konfliktet e armatosura në Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi dhe Azerbajxhan për të mbajtur fqinjët e saj të pa stabilizuar dhe jashtë institucioneve perëndimore.

Ndërhyrjet e saj në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu, kontribuojnë në nxitjen e mosmarrëveshjeve etnike dhe ndër-shtetërore që Uashingtoni dhe Brukseli përpiqen që t’i zgjidhin.

“Rivendosësit” perëndimorë veprojnë mbi premisat e gabuara se Moska, pasi ta ketë nënshkruar një marrëveshje, do i bindet rregullave ndërkombëtare. Nga këndvështrimi i Kremlinit, qëllimi i çfarëdo bisedimeve të mundshme është të mashtrojë kundërshtarin në mënyrë që t’I hapë rrugë për agresionin e tij të rradhës.

Putinistët kanë vijuar me metodat bolshevike të negociimit të dizenjuara për të nxjerrë lëshime maksimale dhe për të dhënë garanci të rreme. Plani i paimplementuar me Gjashtë Pika për Paqe në Gjeorgji, marrëveshja e prishur për tërheqjen e trupave nga Moldavia, dhe Memorandumi i shkelur i Budapestit, i cili garantonte integritetin territorial të Ukrainës, janë ndër shembujt e shumtë të mashtrimit të Moskës.

Kremlini do t’i bëjë thirrje administratës së ardhshme të SHBA-së dhe do i propozojë marrëveshje gjeopolitike që rrisin ndikimin e Rusisë dhe lehtësojnë tërheqjen e Amerikës. Ai do të përqendrohet në heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj oligarkëve dhe ndërmarrjeve shtetërore të përfshira në ofensivat anti-perëndimore të Moskës. Uashingtoni nuk duhet të sakrifikojë sigurinë e Amerikës dhe atë të aleatëve me shpresën e dëshpëruar se Rusia mund të bëhet një partner i besueshëm.

“Rivendosja” e fundit (e marrëdhënieve) me Moskën uli mbrojtjen perëndimore dhe arriti kulmin me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Një marrëveshje tjetër “pa dhëmbë” me Kremlinin thjesht do të inkurajojë përtëritjen e një tjetër agresioni kundër një fqinji që shpreh hapur pavarësinë e tij.

Dita, Albania

DANGER OF ANOTHER RUSSIA RESET

Janusz Bugajski

 

With U.S. presidential elections fast approaching, the specter of another “reset” with Putinist Russia threatens Washington. Regardless of who wins in November, in the hope of rebuilding relations with Moscow thenew American administration may try to accommodateRussia’s European ambitions instead ofdefending the security interests of the U.S. and its NATO allies and partners.

President Barack Obama’s “Russia reset” ten years ago proved an abject failure and gave Moscow the green light to new aggression. Anotherrapprochement would be premised on threeerroneous assumptions: that Russia has legitimate interests and does not pose a threat to the West; that NATO has lost its importance in the current era; and that Washington can forge a productive partnership with Moscow.

Thenotion that Moscowhas legitimate interestsinobtaining a stake in Europe’s security architecture challenges NATO’s rationale and disguises Russia’s revisionism. Such a scheme was evident inthe European Security Treaty drafted by Moscow after its invasion of Georgia in 2008. It claimed that Russia itself could guarantee the security of its former satellites.The Treaty was rejected but the primary goals of Kremlin policy have remained unchanged: rolling back NATO and limitingAmerica’s role.

A second false assumption among the “reseters” is that NATO is becoming redundant and that Russia’s policies are equivalent to those of the West. In reality, Russia’s neighbors voluntarily seek close ties with NATO and the EU in order to consolidate their independence and to boost their economies. Western institutions do not impose themselves on aspirant states that vigorously petition for entry as protection from Russia’s imperial designs.

Moscow has sought to impose its control by attacking and dismembering Georgia and Ukraine and it may be poised to forcibly absorb Belarus. Russia’s often touted “legitimate interests” are barely disguised claims to control the foreign, security, and alliance policies of neighbors that were once part of the Tsarist or Soviet empires. Moreover, the relentless campaign of political, social, economic, and informational subversion is a strategic calculation to dismantle Western institutions that challenge Kremlin ambitions.

The thirty years since the collapse of the Soviet empire have demonstrated that there is no viable alternative to NATO in guaranteeing the national security and territorial integrity of members. American forces are deployed in Europe to protect U.S. interests and to detect, deter, and defeat adversaries who threaten any ally.Hence, the large-scale Defender 2020 exercises in Europe this spring are designed to test Allied readiness and capabilities in the event of a Russian assault along NATO’s eastern frontier.

The third mistaken assumption among “reseters” is that Washington can work productively with Putin’s Kremlin in confronting global challenges. In reality, in almost every suggested arena of cooperation, Moscow actively cultivates conflicts from which it gains strategic advantage and undermines America’s influence. The Kremlin supports regimes and terrorist groups across the Middle East that are sworn enemies of the U.S. It undermines Europe’s energy security and pursues supply monopolies. Its constant threats against NATO allies along the eastern flank necessitates an enhanced Western deterrence force. It nurtures armed conflicts in Ukraine, Georgia, Moldova, and Azerbaijan to keep neighbors off balance and outside Western institutions. And its interventions in the Western Balkans contribute to stirring ethnic and inter-state disputes that Washington and Brussels struggle to resolve.

Western “reseters” operate on the misguided premise that Moscow follows international rules once it has signed an agreement. From the Kremlin’s perspective the purpose of any negotiations is to trick the adversary into conceding ground for its previous aggression. The Putinists have continued Bolshevik negotiating methods designed to extract maximum concessions and issue fake guarantees. The unimplemented Six Point Peace Plan in Georgia, the broken agreement to withdraw troops from Moldova, and the violated Budapest Memorandum, which guarantees Ukraine’s territorial integrity, are among the numerous examples of Moscow’s deception.

The Kremlin will appeal to the next U.S. administration by proposing geopolitical agreements that raise Russia’s influence and facilitate America’s withdrawal. It will focus on lifting economic sanctions on oligarchs and state enterprises embroiled in Moscow’s anti-Western offensives. Washington must notsacrifice American and allied security in the forlorn hope that Russia can become a trusted partner. The last “reset” with Moscow lowered Western defenses and culminated in Russia’s invasion of Ukraine. Another toothless agreement with Kremlin will simply encourage renewed aggression against another neighbor that asserts its independence.

 

*****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

February 29, 2020 13:15
Komento

4 Komente

  1. fteri February 29, 15:34

    Plagë që flasi vet jan mardhanjet midis supërfuqive.Ato vendosin fatin e popujve të vegjël të botës për të ardhmen ,luftë apo paqe, kjo si tu interesoi situata e shoqërojn me vendosjen ose jo te forcave ushtarake , me skena e prapaskena si karremi me peshkun ,kjo i mba gjallë situatat mes supërfuqive ,lësho e tërhiq ,në sferat ekonomike tregëtare e politike -globale ?…

    Reply to this comment
  2. fteri February 29, 15:36

    Plagë që flasi vet jan mardhanjet midis supërfuqive.Ato vendosin fatin e popujve të vegjël të botës për të ardhmen ,luftë apo paqe, kjo si tu interesoi situata ,e shoqërojn me vendosjen ose jo te forcave ushtarake , me skena e prapaskena si karremi me peshkun ,kjo i mba gjallë situatat mes supërfuqive ,lësho e tërhiq e mos e këput ,në sferat ekonomike tregëtare e politike -globale ?…

    Reply to this comment
  3. historia perseritet February 29, 19:41

    Shqiptaret u brumosen 50 vite diktature me “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqiperine”!
    Tani i duhet te degjojne Bugajskin ti tregoje po ate histori “Rreziqesh” vetem se togfjaleshi “Rreziku Anglo-Amerikan” ja ka lene vendin “Rrezikut Rus”…Historia perseritet.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi March 1, 13:55

    Analizat e Bugajskit duken sikur jane me objektive nga ato te Muratit, por ne fakt ato -po si analizat e Muratit- duken sikur jane te dala nga zyrat e Kremlinit. Me anime te tilla subjektive, aspak llogjike dhe larg realitetit, ato sikur duan te provojne te kunderten e asaj cfare (gjoja) pretendojne se thone!
    Nje Amerike e forte dhe agresive eshte ne interesin e Rusise me pare, sepse keshtu Rusia mban ne krah te saj Kinen. Nje Amerike e dobet dhe larg botes, do te sillte te tille vakum, te cilin sot vetem Kina mund ta permbushe! Ose edhe Turqia me ndihmen e vendeve turkmene, por kjo do te sillte katrahure brenda pak vjetesh, cfare do ti coptonte vendet turkmene edhe me shume se sot! Ose ky vakum do te nxirrte gjithfare grupimesh, qellimet e te cilave do te merrnin miliona jete njerzish cdo vit, -cfare nuk perben problem per superfuqite sot, por mund te sillte renien e armeve kimike dhe bakteriologjike ne dore te gjithafre grupesh, gje e paparashikuar nga as edhe nje skenar!
    Persa i perket perplasjes USA-Rusi, kjo s’ka ndodhur as gjate disa rasteve mjaft te nxehta ne Luften e Ftohte, ndaj nuk ka si te ndodhi as sot. Por, afrimi dhe provokimet e Amerikes ne vende ngjitur Rusise, (Gjerorgji, Ukrahine, etj), dhe jo pa qellim, e kane bere Rusine e Putinit me agresive dhe me pak demokratike. Cfare i ka ardhur edhe per shtat Putinit dhe disa kastave ne Rusi. Te mos harrojme se ne kohen e Klintonit, Rusia ishte me pak agresive. sapo erdhi Bushi me planet e tij te raketave ne Rumani e Poloni, (gjoja kundra Iranit), Rusia nisi rrugen drejt autokracise dhe militarizmit! Pikerisht kete donte dhe perendimi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim