Rreziku i varfërisë ekstreme

March 18, 2014 10:28

Rreziku i varfërisë ekstreme

Dalja nga varfëria ekstreme  dhe qëndrimi larg saj – mund të jetë shumë e vështirë. Një raport i ri paralajmëron se rreth një miliard njerëz rrezikojnë të bien në varfëri ekstreme deri në vitin 2030 nëse nuk bëhet më shumë për t’i mbështetur ata në kohë të vështira.

Papunësia, shëndeti i dobët, çmimet e larta ushqimore, konfliktet dhe katastrofat natyrore – këto janë disa nga faktorët që mund t’i çojnë njerëzit të jetojnë nën nivelin e varfërisë, që llogaritet me të ardhura nën 1.25 dollarë në ditë.

Instituti për Zhvillimet e Huaja dhe Rrjeti Këshillues për Varfërinë Kronike publikuan raportin e tretë mbi këtë temë. Drejtuesi i rrjetit Andrew Shepard – autori i studimit – paralajmëron se varfëria po troket.

Njerëzit bien në varfëri dhe shpëtojnë prej saj. Por edhe kur del prej saj, rreziku I kthimit aty përsëri egziston.

Ai thotë se ka tre çështje të varfërisë që duhen zgjidhur.

Mund të kesh qënë i varfër gjithë jetën. Dhe politikat në përgjithësi nuk e trajtojnë këtë problem si duhet. Por mund të mos kesh qënë i varfër dhe mund të biesh në varfëri. Politikat kanë filluar të merren me këtë problem pak më mirë sesa 10 vjet më parë, por ka ende shumë punë për t’u bërë, veçanërisht në Afrikë dhe gjithashtu në Azi. Dhe kur i shpëton varfërisë duhet të vazhdosh t’i ngjitesh trajektores. Duhet të qëndrosh larg varfërisë pët të mos u kthyer përsëri në të.

Llogaritet se pati 1.2-miliardë njerëz në varfëri ekstreme në vitin 2010. Kjo është një ulje prej 700-milionë vetë që nga viti 1990. Zoti Shepard thotë se ky është lajm i mire, por kjo tendencë mund të mos vazhdojë.

Njerëzit që janë kronikisht të varfër, janë të varfër gjatë gjithë jetës së tyre për disa arsye dhe këto arsye mund të jenë mjaft të vështira për t’u trajtuar. Për shembull, ata mund të diskriminohen. Dhe disa vende kanë tani politika të mira kundër diskriminimit, por shumë të tjera nuk kanë apo nuk i zbatojnë ato.

Zoti Shepard thotë se arsyeja më e shpeshtë e rënies nën nivelin e varfërisë është shëndeti i dobët.

Raporti rekomandon tre përqasje për të arritur atë që e quan varfëria zero.

E para nga këto është të sigurohet një lloj ndihme në të holla – transferime në para ose një garanci punësimi. Diçka e cila ofron një rrjet sigurie. Gjëja e dytë është një investim masiv në arsim, sepse arsimi funksionon për të ndihmuar njerëzit të dalin nga varfëria – për t’i mbajtur në drejtimin e duhur.

Hapi i tretë për të ulur varfërinë quhet “rritje ekonomike për të varfërit” .

Duhen vende pune, natyrisht. Dhe këto punë mund të jenë në bujqësi, apo në fusha të tjera, por ato gjithashtu duhet të jenë të mira. Duhet të paguajnë një lloj page minimale. Kjo mund të mbështetet nga një garanci punësimi. Dhe punët duhet të japin mbështjetje shëndetësore dhe të sigurisë.

Raporti u bën thirrje të gjitha vendeve që të ketë mbulim universal shëndetësor dhe menaxhim të mirë të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Çështja e varfërisë kronike pritet të trajtohet ndërsa komuniteti ndërkombëtar vendos se si do të zëvendësojë agjencinë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit vitin e ardhshëm.

Tetorin e kaluar, Banka Botërore raportoi se numri i njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme ka rënë ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit. Por ajo paralajmëroi se rreth 400 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në kushte shumë të këqija. Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim tha se synimi për t’i dhënë fund varfërisë dhe rritja e prosperitetit të përbashkët mund të arrihet, vetëm nëse kombet “punojnë së bashku me urgjencë të re.” Këto përpjekje, tha ai, duhet të përfshijë arsimin dhe kujdesin shëndetësor për fëmijët. / Zeri i Amerikes

March 18, 2014 10:28
Komento

10 Komente

  1. Pëllumb zaimi March 18, 13:02

    Nuk kam gjë me varferinë globale por kam me varferinë shqiptare. “Dita” do të bëjë mirë të na japë shifrat dhe statistikat e kësaj të dytës dhe për atë se ç’plane ka qeveria shqiptare për te operuar mbi këtë “plagë shqiptare”. Këtë duam ne lexuesit!?

    Reply to this comment
  2. Varfëria March 18, 14:00

    Nuk flasin për mua në shqipëri pëllumbo sepse i del boja qeverisë!! Do të flase zeri i amerikës për mua jo qeveria jonë. Jona eshtë për të pasurit?

    Reply to this comment
  3. Qeveria March 18, 14:05

    Nuk merem me miletin e varfër unë. Unë merem me salinë qe ju ka shkaktuar varferine. Unë ju dua juve për protesta dhe për të ardhur ne pushtet. Varferine ja u la saliu. Ai le t’ja u heqë….!???

    Reply to this comment
  4. Varferia March 18, 14:09

    Të lumtë qeveri. Ai saliu do vrare. Po kush ta vrase? Edhe ketë gje ne fukarenjve na i le?

    Reply to this comment
  5. Qeveria March 18, 14:16

    Nuk ja u lashe juve. Juve ju kam lënë të vrisni njëri-tjetrin. Salinë ja kam lënë llallës ta vrasë. Po nuk e bëri llalla ta bëjnë ata që vrau saliu më 21 janar. C’punë kam unë me saliun. Saliu ka punë me zotin. Ai na krijoi ai te na zhduke.

    Reply to this comment
  6. Varfëria March 18, 14:20

    Të qofsha falë o qeveri. Kur do te dalësh në opozitë që të vijmë në protestat e tua?

    Reply to this comment
  7. Qeveria March 18, 14:22

    Kështu fol ti milet pa gati është saliu te vijë e t’ju marë shpirtin

    Reply to this comment
  8. Varferia March 18, 14:25

    Nuk flas më. Vetem saliu te mos vije…?

    Reply to this comment
  9. Qeveria March 18, 14:27

    E sheh tani ? Tani “rilinde”?

    Reply to this comment
  10. Lejleku March 18, 14:54

    Kinezet kane vene nje limit ne riprodhimn njerezor, pra cdo cift nje femije. A ka ndonje politike tek ne per shtresat e varfera per perkujdesje shendetesore ne kete drejtim.?
    Jemi te ndergjegjshem se edhe injoranca njerzore , con ne shtimin e tyre qysh ne moshen trembedhjete vjec per femrat. Por me e keqja nuk kane te ndalur deri vone se nuk dine…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*