Rreziku rus dhe turk, Austria thirrje BE-së për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit

August 22, 2017 12:45

Rreziku rus dhe turk, Austria thirrje BE-së për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit

Në një kohë që Turqia dhe Rusia po rrisin shpejt influencën e tyre në Europën juglindore, ministri austriak i Punëve të Jashtme i bën rritje Bashkimit Europian ta fusë Ballkanin në orbitën e tij.

Kriza e radhës në Europë, sikundër sa e sa më parë, mund të nisë në Ballkan. BE-ja dhe NATO-ja po tentojnë të tërheqin vende si Serbia dhe Mali i Zi në orbitën e tyre, por përballen me konkurrencën për influencë të shteteve si SHBA-të, Rusia, Turqia e madje edhe Arabia Saudite.

Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, paralajmëroi për influencën në rritje të Turqisë dhe Arabisë Saudite. “Në Sarajevë dhe Prishtinë, për shembull, gratë paguhen për të mbajtur mbulesë të plotë në publik”, tha ai, duke shtuar “nuk nuk mund ta shikojmë këtë dhe të mos bëjmë asgjë.

Kurz kërkoi përshpejtim të procesit të integrimit në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbajtur mënjanë Turqinë dhe Rusinë. Ai tha se çështje të tilla si Brexit apo migracioni nuk duhet ta shkëpusin BE-në nga Ballkani Perëndimor.

Sebastian Kurz

Tensionet janë të larta brenda dhe mes shteteve të rajonit, sipas tij dhe “ne duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në këtë rajon kritik duke ofruar një perspektivë të besueshme për në BE.

Që prej vitit 2014 Gjermania ka iniciuar “Procesin e Berlinit” për të promovuar marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe për të rritur marrëdhëniet mes vendeve. Por, pak progres konkret është shënuar prej asaj kohe, çka ka shtyrë ministrin gjerman të Punëve të Jashtme të kërkojë një “Berlin Process Plus” me qëllime dhe objektiva më specifike.

Në të kaluarën Ballkani ka qenë një fushë në të cilën fuqitë e huaja konkurronin për influencë, për shekuj Habsburgët kishin përballë Osmanët, në ndjekur nga Perëndimi kundër Bashkimit Sovjetik. Sot, Turqia dhe Rusia janë rivalët e mëdhenj të BE-së për influencë.

Gazeta gjermane kujton se Turqia po restauron shumë monumente historike të periudhës otomane në Ballkan dhe po intensifikon agjendën e saj ekonomike. Sipas saj, në muajt e fundit janë vënë re disa investime turke në minierat e Kosovës dhe një bashkëpunim në fushën ajrore me Shqipërinë, sikundër dhe një marrëveshje për tregti të lirë me Bosnjën u nënshkrua në muajin Maj.

Rusia është një tjetër aktor i madh në rajon. Moska ka veçanërisht marrëdhënie të ngushta me aleatin e saj tradicional, Serbinë, si pasojë edhe e kulturës së përbashkët sllave dhe fesë ortodokse. Sondazhet tregojnë se shumica e serbëve janë pro-rusë dhe nuk e shikojnë mirë NATO-n, organizatë nga e cila u bombarduan në vitin 1999.

Gjatë një vizite të tij të fundit në Beograd, zv/kryeministri rus Dmitry Rogozin, tha se “Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Europian”.

Russia po ashtu është akuzuar si përgjegjëse për grushtin e dështuar të shtetit në Malin e Zi vitin e kaluar.

Sikur të mos mjaftonte Turqia dhe Rusia, Kina po ashtu shikon një rol për veten e saj në rajon përmes projektit të saj infrastrukturor “Belt and Road”. Sipas këtij projekti, Pekini planifikon të investojë rreth 10 miliardë euro në 16 shtete në Europën lindore dhe jug-lindore./tvklan.al

August 22, 2017 12:45
Komento

6 Komente

  1. perkthyesi August 22, 12:57

    Hapesira vakum nuk ka patur dhe nuk do te kete asnjehere! Europa te hapi syte, se, sic thote me te drejte Ministri austriak, Ballkani fare lehte mund te rreshqase nen ombrellen e ariut polar te Kremlinit, atij panda te Pekinit, ose rrafshnaltes se anadollit! Masat duhen marre qe tani, dhe sa me shpejt! Neser mund te jete vone!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi August 22, 18:00

    Vazhdon mosbotimi i komentit! Aferim u qofte o gazeta Dita, per te cilen kam patur shume respekt!

    Reply to this comment
  3. Arben August 22, 20:49

    CFARE RREZIKU,

    KUR TE FUQIZOHET TURQIA, SI FUQI RAJONALE,

    ATEHERE DO FILLOJME TE SHIKOJME NDOPAK

    JETE ME SY NE SHQIPETARET.

    ALLAHU EKBER

    PERPARA ERDOAN

    GJITHE SHQIPETARET JANE ME TY

    Reply to this comment
  4. Arben August 22, 22:26

    LESHONI KOMENTET, O PORTAL I LODHUR.

    DEKLARATA E KETIJ, PJESA PER TURQINE TE PAKTEN, ISHTE MASHTRIM NE MES TE DITES.

    EDHE NJEHERE

    ALLAHU EKBER

    TURQIT JANE VELLEZERIT TANE.

    Reply to this comment
    • Crusader August 23, 03:16

      Jane vellezerit e tu 100%, po nuk jane tanet. Mos fol per te tjeret, Erdogani e ndriti ne Turqi, qe te rregulloj dhe Ballkanin. Edhe Turqia na duhet tani, nuk na mjaftoi qe na beri Turqi ne mes te Europes, per 500 vjet.

      Reply to this comment
  5. nje antiturk August 22, 22:56

    Ç’te permban pragu , o Arben turku . Po Turqia ka qene Perandori , more zagar i peshtire dhe shqiptari nuk pa nje dite te bardhe , por u tjetersua dhe u turqezua per 500 vjet nga halldupi aziatik e mbeti kombi me i prapambetur i Evropes , sa na konsideronin njerez me bisht dhe ti kerkon te fuqizohet Turqia , qe te shikojme dite te bardhe ? Shqiptaret te gjithe na qenkan me Erdoganin? Epo , ç’te te them , o turk i qelbur : Mos e pafsh diellin neser , kur te dale , por te percjellshin nen pellitjet e hoxhes , ne banesen e fundit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*