Rrëzimi i avionit, Egjipti s’lexon dot kutitë e zeza

June 25, 2016 15:50

Rrëzimi i avionit, Egjipti s’lexon dot kutitë e zeza

Shkaku i rrëzimit të fluturimit 804 të kompanisë “Egypt Air” në Mesdhe vazhdon që të mbetet një mister që duket se nuk është zgjidhur as nga gjetja e kutive te zeza.

Hetuesit egjiptianë bënë me dije se nuk qenë në gjendje që të nxjerrin informacione nga kutitë e zeza që janë dëmtuar rëndë, ndërsa pritej që ato të ofronin të dhëna thelbësore për të zbardhur tragjedinë.

Duke pranuar disfatën, autoritetet egjiptiane i kanë nisur kutitë e zeza dhe regjistruesin audio të kabinës drejt Francës në zyrat e BEA, Organizmi Investigativ Francez për aksidentet ajrore. Ky organizëm konsiderohet si nga më të mirët në botë për analizimin e kutive të zeza dhe egjiptianët shpresojnë shumë në aftësitë e tyre.

Airbusi 320 me 66 persona në bord, u përplas mbi Mesdhe më 19 maj, ndërsa fluturonte nga Parisi drejt Kajros.

Shkaqet janë ende një mister i madh dhe kjo i ka hapur rrugën spekulimeve të shumta që shkojnë nga sulmi terrorist e deri tek një defekt teknik.

Sigurisht që nuk ka prova për asnjë prej këtyre teorive, përderisa askush nuk ka mundur të lexojë kutitë e zeza dhe nëse francezët dështojnë në këtë mision, tragjedia e avionit të “Egypt Air” do të mbetet një mister.

June 25, 2016 15:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*