Rrëzohet aksidentalisht në kanalin vaditës, humb jetën 50-vjeçari në Peqin

August 13, 2018 13:46

Rrëzohet aksidentalisht në kanalin vaditës, humb jetën 50-vjeçari në Peqin

Një 50-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar në një kanal vaditës në Peqin.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.K, banues në fshatin Shez të Peqinit.

50-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës në fshatin Lazarenj rreth orës 12:30.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, për të punuar për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit, si dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

s.a/dita

August 13, 2018 13:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*