Mazhoranca “shemb” Braçen, i rrëzon të gjitha amendamentet

December 3, 2018 13:48

Mazhoranca “shemb” Braçen, i rrëzon të gjitha amendamentet

Maxhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e propozuara nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Erion Braçe deklaroi nga ulësja e tij në Parlament se tashmë ka ardhur momenti që “ligji për tatimin e të ardhurave të ndryshojë, pasi ky vend ka nevojë të mbrojë një fashë të ardhurash të domosdoshme për familjet”. Edhe pse këmbënguli se qeveria “duhet të mbrojë të ardhurat e ulëta dhe minimale për një familje” dhe bëri thirrje që të përballen me një fenomen madhor siç është pabarazia, pasi sipas tij “jemi në hapat e parë të fenomenit të pabarazisë”, edhe ky amendament u hodh poshtë me votë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se qeveria e ka bërë tashmë një hap drejt mbrojtjes së kësaj fashe, duke ulur tatimin për fashën nga 30 deri në 40 mijë lekë me vetëm 1.89 për qind, ndërkohë që më parë taksohej me 10 për qind, sipas taksës së sheshtë.

Edhe në këtë rast, kryeministri Rama ndërhyri për të dhënë shpjegimet e tij.

“FMN-ja e nisi historinë e marrëdhënies me ne, me kërkesën për të ulur pagat dhe pensionet. FMN-ja na kërkoi taksimin e pagës nga 15 mijë lekë, por ne e refuzuam. Sigurisht që është mirë që të mos dalim nga konteksti nga i cili jetojmë. Por mandatin e parë penguam falimentin e plotë, pasi taksa e sheshtë ishte një grabitje për ata që fitonin më pak”, tha Rama.

Çfarë kërkoi Braçe

-Kërkoi mos ndryshimin e taksës minerare. Kuvendi e rrezoi.

-Kërkoi rritjen e taksës për lojërat e fatit nga 15% ne 30%. Kuvendi e rrezoi.

-Kërkoi rritjen e fashës së pagës qe nuk tatohet nga 30 mije leke ne 40 mijë lekë. Kuvendi e rrëzoi.

-Kërkoi që taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi ndryshe dhe libraritë të jetë zero. Kuvendi e rrëzoi: 17 pro 44 kunder 13 abstenim

o.j/dita

December 3, 2018 13:48
Komento

11 Komente

  1. troja December 3, 14:56

    Kuvendi i injoranteve,kuvendi i bythelepirseve.Ça mund te presish tjeter? Voto o popull,voto.
    Fan Noli 1924,deklaronte ne parlament:Parlamenti eshte nje salle e madhe,me gazra e helme mbytes,ku mblidhen baballaret e bejne eksperimente mbi racen e vet.
    Keni afro 30 vjet qe po beni eksperimente mbi kete race te veçante ne ruzullin tokesor,qe ju zgjedh,qe ju duartroket. Vertet race e veçante.

    Reply to this comment
    • Che Guevara December 3, 20:24

      O Brace,a e kupton se ti nuk i duhesh Rames aty?
      A e kupton se PS-ja nuk eshte parti e vegjelise,por e MAFIES ne pushtet dhe pa pushtet?
      A e kupton se te MAJTET,prea fukarenjte dhe idealistet nuki i perfaqeson me PS-ja dhe duhet te organizohgen ne nje parti te re?

      Reply to this comment
  2. Den Buka December 3, 15:45

    Po ç’tu desh o Braçeziu,
    Me ksi soj amendamente,
    Sociopatët dru me pre,
    Mendojnë sot veç për vete !

    Ndërro partinë braçeziu,
    Se ka dal nga udha zotit,
    A s’e sheh se drejt fashizmit
    Po vrapon kjo kurv’ e motit ?

    Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu December 3, 16:17

    Grupet kriminale kane ne dore parlamentin…….. Brace te merret vesh me ata se do te kete me rezultat dhe jo me me bojaxhiun e droguar Ed dhe me kryehajdutin Arben Ahmataj, Minister i Financave vetem per oligarket.

    Reply to this comment
  4. Alberti December 3, 17:18

    Pika kyce qe prek pa perjashtim gjithe buxhetoret eshte pika e trete. Erion Brace kerkoi rritjen e fashes pages qe nuk tatohet nga 30 mije si kerkon dhaskali Ahmetaj ne 40 mije leke. Por ku ha arsyetim Edi Rama, ku kupton gje Arben Ahmetaj nga ekonomia e deshtuar, ku kane ndjeshmeri per ekonomine e mberthyer nga kriza dhe varferine e shtuar qytyket ne salle te parlamentit. Erion Brace ishte nje ze per ti thirrur arsyes kjo fare mazhorance derdimenesh. Por derdimenet nuk hane arsye, ata kane ne krye nje krye derdimen si Rama qe nga ekonomia nuk merr vesh me shume se gomari nga muzika.

    Reply to this comment
  5. info analitike December 3, 19:40

    Ju kujtohet shoke qysh thoshte kriepsikoja? Ju urdheroni dhe ne do te jemi ne sherbmin tuaj. Tani me sa duket sherbetori eshte bere padron e nuk piet me askend. Gezuar shoke se ky paska qene drejtimi i duhur qe ju kenaqi fare.

    Reply to this comment
  6. sapa December 3, 19:45

    I harruat shtepiat per te varferit qe po nderton kryeministri cdo dite?

    Reply to this comment
  7. i juaji Edi Rama. December 3, 19:56

    Mazhoranca dhe une ne krye te saj Shembim (pa thonjza fare) Bracen bashke me ekonomine e Shqiperise dhe shqiptareve. Kemi 5 vjet qe e bejme me sukses.

    Reply to this comment
  8. Nje shqiptar December 3, 20:37

    Propozimet e Braçes duhej te studjoheshin me me kujdes. Duket qe Qeveria ka nevoje per shume para per vitin 2019. Ajo nuk mund te taksoje me shume te pasurit pasi jane nje numer i kufizuar dhe me mire taksojne nje numer me te madh, shumicen e popullit. Nuk mund te taksoje ekonomine e kazinove pasi bejne numrin dy ne ekonomine shqiptare dhe pastaj keshilltaret e huaj i bijne shkurt gjetjes se parave qe duhen. Largimi i rinise nga vendi vjen pikerisht nga kjo politike qe krijon POLARIZIM dhe demton shtresen e varfer dhe te mesme.te popullesise. Bravo Braçe.

    Reply to this comment
  9. fteri December 4, 09:08

    Buxheti i v. 2019-të është buxhet i papunësisë,varfërimit më tejshëm të popullit thjeshtë dhe pasurim i qeveritarve ,politikanve dhe oligarkve.Vetëm 10 % e buxhetit do shërbejë për frymëmarrjen e popullit ,që tëmos vdesë nga uria për bukën e gojës .Turp ky buxhet ku pjesa e luanit përfundon në xhepat e aparatit madhë burokratik në piramidën shtetrore ,të militantëve ,të oligarkve partiak dhe nënëpunsve të hipotekave ,të mjekve që kan dalë me kohë në pension dhe me pagesa marramendëse 2-3 milon qëndrojnë akoma në detyra nëpër spitale të rretheve që flenë dhe u kan rënë trutë më qafë.etj,etj.

    Ky buxhet nuk ka reflektuar për strategjitë afatëgjata për mirqenjen e popullit .Asnjë investim për ngritje të ndonjë fabrike apo uzine ku të punësohet masa e madhe e njerzve në nevojë të pa punë.

    Si mundë të hartosh një buxhet kur nuk rrit pensionet ,kur nuk ulë dritat .A e dini se pensionistët harxhoinë gjithë pensionin e tijë vetëm për dritat e ujnë dhe taksat dhe shkresat e pa numurta burokratike nëpër zyra dhe për ilaçe ,kurse për kërkesat e tjera jetësore mbetet me gisht në gojë .

    Po për reformën në bujqësi nuk dëghuam gjë ,se na mbytën prodhimet e huaja skarco ,për traktorët,për kombanja ,po për sistemin e bonifikimit ku kanalet jan bllokuar ,për përmbytjet që ndodhin sa bie shiu ,për pyjet që janë rrënuar ,për florën dhe faunën .

    Që shqipëria të mundë të konkurojë në tregun ballkanin me grekët e sllavët ,maqedonsit ,italnian dhe europian që na mbytën me çmime të larta.
    Sa është minimumi jetik ?,
    Sa është numri i të pa punve realë ?

    Ky buxhet thellon krizën ekonomike do të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve ,dhe ulje të pansioneve dhe rritje të pa punve ,kjo do të ashpërsoi më tejë gjendjen e moralin e popullit thjeshtë ,do të ketë shfrytëzim më të madhë dhe shtim të kriminalitetit.Shërbimi shëndetësor do jetë më i shtrejtë për popullin e thjeshtë,edhe arsimi do të jetë më i korruptuar ,edhe taksat do ngrihen.

    KY BUXHET DO JETË M A SH T R I M i radhës !.

    Ministri ose deputeti merr sa 25 fishi i pensit të pensionistit !

    Ky buxhet nuk ulë taksat por shfrytëzon në mënyrë të pamëshirshme të varfërit !

    Ky buxhet ësht DISKREMINIM qofte me rinon ,rrit diferncimin midis popullit thjeshtë dhe klasës politike burokratike që sorollasin popullin nëpër zyra. -TUNG-!

    Reply to this comment
  10. fteri December 4, 09:19

    Buxheti i v. 2019-të është buxhet i papunësisë,varfërimit më tejshëm të popullit thjeshtë dhe pasurim i qeveritarve ,politikanve dhe oligarkve.Vetëm 10 % e buxhetit do shërbejë për frymëmarrjen e popullit ,që të mos vdesë nga uria për bukën e gojës .Turp ky buxhet ku pjesa e luanit përfundon në xhepat e aparatit madhë burokratik në piramidën shtetrore ,të militantëve ,të oligarkve partiak dhe nënëpunsve të hipotekave ,të mjekve që kan dalë me kohë në pension dhe me pagesa marramendëse 2-3 milon qëndrojnë akoma në detyra nëpër spitale të rretheve që flenë dhe u kan rënë trutë më qafë.etj,etj.

    Ky buxhet nuk ka reflektuar për strategjitë afatëgjata për mirqenjen e popullit .Asnjë investim për ngritje të ndonjë fabrike apo uzine ku të punësohet masa e madhe e njerzve në nevojë të pa punë.

    Si mundë të hartosh një buxhet kur nuk rrit pensionet ,kur nuk ulë dritat .A e dini se pensionistët harxhoinë gjithë pensionin e tijë vetëm për dritat e ujnë dhe taksat dhe shkresat e pa numurta burokratike nëpër zyra dhe për ilaçe ,kurse për kërkesat e tjera jetësore mbetet me gisht në gojë .

    Po për reformën në bujqësi nuk dëgjuam gjë ?..!,se na mbytën prodhimet e huaja skarco ,për traktorët,për kombanja ,po për sistemin e bonifikimit ku kanalet jan bllokuar ,për përmbytjet që ndodhin sa bie shiu ,për pyjet që janë rrënuar ,për florën dhe faunën .

    Ku është strategjia e qeverisë që shqipëria të mundë të konkurojë në tregun ballkanin me grekët e sllavët ,maqedonsit ,italnian dhe europian që na mbytën me prodhime skarco dhe çmime të larta.
    Sa është minimumi jetik ?,
    Sa është numri i të pa punve realë në shqipëri ?

    Ky buxhet rëndon shqiptarët ,thellon krizën ekonomike do të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve ,dhe ulje të pansioneve dhe rritje të pa punve .

    Ky buxhet do të ashpërsoi më tejë gjendjen dhe moralin e popullit thjeshtë ,do të ketë shfrytëzim më të madhë të popullit thjeshtë dhe shtim të kriminalitetit.

    Shërbimi shëndetësor do jetë më i shtrejtë për popullin e thjeshtë,edhe arsimi do të jetë më i korruptuar e i shtrejtë ,edhe taksat do ngrihen.

    KY BUXHET është JETË M A SH T R I M i radhës !.
    Pasi për popullin nuk pyet jeri ,

    Ministri ose deputeti merr sa 25 fishi i pensit të pensionistit !

    Ky buxhet nuk ulë taksat por shfrytëzon në mënyrë të pamëshirshme më tej të varfërit !

    Ky buxhet ësht DISKREMINIM ,diferencim ,vjedhje korrupsion kombëtar i radhës së 18 vjetve të qeverive të demokratoshkërdhatësisë .

    Pasi rrit diskreminimin e diferncimin midis popullit thjeshtë dhe klasës politike burokratike që sorollasin popullin nëpër zyra tash 28 vjet . -TUNG-!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim