Rrëzohet avioni privat turk në Iran, raportohet për 20 të vdekur

March 11, 2018 17:43

Rrëzohet avioni privat turk në Iran, raportohet për 20 të vdekur

 

Një avion privat turk është rrëzuar në një zonë malore në jugperëndim të vendit ndërsa po udhëtonte për në Stamboll, njofton Reuters.

Avioni i cili po udhëtonte nga Sharjah e Emirateve të Bashkuara Arabe besohet se kishte në ekuipazh rreth 20 persona.

Avioni thuhet se mori flakë në ajër përpara përplasjes. Dëshmitarët okularë përshkruan një top të zjarrtë që u përplas në anën e malit “Helen”.

Shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendngjarje, sipas zyrtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe.

l.h/ dita