Rrëzohet dekreti i Metës për Lojërat e Fatit, Ahmetaj: Presidenti është këshilluar gabim

September 10, 2018 15:49

Rrëzohet dekreti i Metës për Lojërat e Fatit, Ahmetaj: Presidenti është këshilluar gabim

Mazhoranca rrëzoi këtë të hënë dekretin e presidentit, ku kërkohej rishqyrtimi në Kuvend i Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat.

Deputetët socialistë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë nuk pranuan pretendimet e kreut të shtetit, se ligji favorizon dhe ul barrën fiskale për kompanitë e lojërave të fatit.

Ata, përkundrazi, thanë se taksa rritet nga 10 në 15% për Lotarinë Kombëtare.

Kreu i Financave u shpreh se presidenti është këshilluar gabim, pasi nuk është lexuar përkufizimi i “të ardhurave bruto” në nenin 4 të Ligjit për Lojërat e Fatit, që sipas tij, praktikisht nuk jep asnjë ndryshim te shuma që do të paguajnë bizneset e bixhozit.

Ahmetaj premtoi se nuk do të ketë më asnjë kazino elektronike në zonat e banuara pas datës 1 janar të vitit të ardhshëm, pasi ato do të zhvendosen në hotele me 5 yje.

Me urdhër të kryeministrit do të nisë zhvendosja edhe e pikave të basteve sportive, të cilat duhet të respektojnë distancën 100 metra larg në vijë ajrore.

Dy vjet më parë mazhoranca i shtyu efektet e Ligjit për Lojërat e Fatit, ndërsa në seancën e Komisionit të Ekonomisë, deputetët socialistë kërkuan amendim të këtij ligji në mënyrë që tatimi mbi kompanitë e basteve të rritet në 50%.

s.a/dita

September 10, 2018 15:49
Komento

2 Komente

  1. Kunadhja September 10, 19:42

    Pse çfar kerkoni ju qe presidenti lojrave te pafateve te rriste taksat per veten e tij?!?!?!?!?!?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*