Rrëzohet helikopteri rus në Arktik të Norvegjisë

October 26, 2017 19:48

Rrëzohet helikopteri rus në Arktik të Norvegjisë

Një helikopter rus është rrëzuar në det, në Svalbard të Norvegjisë në Arktik, njoftuan shërbimet norvegjeze të shpëtimit.

Ende nuk ka informacione se ç’ka ndodhur me stafin prej tetë personash në helikopter.

Helikopteri i tipit MIL MI-8 i cili ishte nisur për në Barentsburg, një kompleks minierash ruse në arkipelag, u rrëzua 2-3 kilometra përpara se të arrinte destinacionin e vet, thanë shërbimet e shpëtimit.

“Ne dimë vetëm se helikopteri është rrëzuar në det. Nuk e dimë nëse kjo ishte një ulje e kontrolluar.”, tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente.

Një helikopter norvegjez dhe anije shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes, por nuk ka asnjë shenjë të helikoperit, tha zëdhënësi.

Tore Hongset, kreu i operacionit të koordinimit të shpëtimit, tha për televizionin norvegjez se ata po kërkojnë në vazhdimësi por “ka shumë valë në det, edhe pse nuk ka erë, ne jemi në kërkim të helikopterit”, ka thënë Hongset.

October 26, 2017 19:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*