Rrëzohet kërkesa e PD: Jo referendum për mbetjet

September 27, 2017 13:27

Rrëzohet kërkesa e PD: Jo referendum për mbetjet

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbajtjen e një referendumi mbi importin e plehrave.

Lajmi për rrëzimin e kërkesës së PD u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Edmond Spaho, në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Duke folur për media, Spaho u ndal te tri kërkesat e PD të diskutuara në mbledhje, që ishin Reforma Zgjedhore, organet e Vettingut dhe referendumi për importin e mbetjeve.

Kreu i grupit të PD tha se duhet të nisë menjëherë puna për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të futet numërimi dhe votimi elektronik.

“Të mos përsëritet eksperienca e viteve të kaluara. Të fillojë punë një orë e më parë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të realizojmë objektivizmin më të rëndësishëm të kësaj reforme, numërimin dhe votimin elektronik. Ka dhe një premtim të kryeministrit, kur tha se në zgjedhjet e ardhshme do të futet numërimi dhe votimi elektronik.

Në parim u shprehën pro edhe anëtarët e mazhorancës, por edhe ata të opozitës tjetër. Diskutuam për organet e Vettingut, shprehëm mbështetjen për gjithë procesin e Vettingut, krijimin e institucioneve, gjë që nuk ka ndodhur në Komisionin e Ligjeve, ku me forcën e votës mazhoranca bëri shkurtime në numrin e punonjësve.

Ne do paraqesim amendamentet tona, që këto organe të rëndësishme të kenë mbështetjen e nevojshme. Është rënë dakord mes palëve, kthimi pas i PS ëhstë i pakuptueshëm.

Çështja 3 ka të bëjë me referendumi për mbetjet. Ka një kërkesë nga PD për t’iu drejtuar qytetarëve: “A jeni dakord që në Shqipëri të importohen mbetje”?

Kjo kërkesë është zvarritur nga mazhoranca, ne insistojmë që kërkesa të futet në rendin e ditës në Kuvendi, kërkuam që të futet nesër. Mazhoranca e rrëzoi kërkesën tonë, duke u kapur pas elementeve tekniko-administrativë. Ne do t’i plotësojmë mangësitë, do e paraqesim kërkesën dhe do ushtrojmë gjithë presionin e mundshëm mbi mazhorancës për këtë ligj. Është e drejta e qytetarëve të shprehen për këtë çështje kaq të rëndësishme për jetën e tyre”, tha Spaho.

 

September 27, 2017 13:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*